(E PERDITESUAR)- Në tryezën e ditës së mërkurë të opozitës për çështjet e medias, një ditë përpara Ditës Botërore të Lirisë së Medias, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli pak në fillim. Ai bëri tre premtime përpara gazetarëve. Premtoi një shërbim publik radioteleviziv të standardeve evropiane, një kuadër ligjor transparent për ndarjen e reklamave si dhe një akt të lirisë së informacionit, ku çdo medie do ketë akses të menjëhershëm në informacionin zyrtar.
Më pas, duke bashkëbiseduar me gazetarët, Rama i shtjelloj këto tre ide. Rama tha se klientelizmi nuk është një shërbim që ofrohet nga opozita. “Shërbimi që sot ofron opozita, është vështirësi, mund edhe sakrifica. Nuk besoj se me këto tre aspekte të të jetuarit opozitar mund të krijohet ndonjë klientelë apo mund të gjenden klientë të cilët në këmbim të sakrificave, të mundit dhe të vështirësive, të të japin aksesin, një akses mediatik klientelist. Kështu që në këtë aspekt besoj është e qartë, nuk ka lidhje fare opozita me klientelizmin, si nocion dhe dihet se kush i krijon klientelat,” tha Rama.
“E dyta, për ta plotësuar që të mos i ngelet merak askujt. Në tre pikat që unë mendova që ishin themelore, po jo të vetmet në një qasje të re të pushtetit ndaj medias, të pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit të katërt, e theksova jo pa qëllim por me vetëdije, që ne duam të sfidojmë traditën dhe veten. Jemi të gjithë dëshmitarë, nuk është një histori që ka filluar dje me ardhjen e kësaj qeverie dhe nuk është një histori që do fillojë nesër me qeverinë tonë. Është një histori më e gjatë dhe unë besoj që nuk ka shans që faqja e kësaj historie të ndryshoj nëse nuk marrim edhe një përgjegjësi për ta bërë këtë, duke qenë të vetëdijshëm se duhet thyer një traditë shumë e keqe dhe duhet sfiduar edhe vetvetja, sepse tundimet e pushtetit janë shumë të forta në krahasim me programet e shkruara kur je në opozitë. Kjo është e vetvetishme,” vijoi Rama.
Televizioni publik
“E sigurt është që ne do ta transformojmë rrënjësisht Televizionin Publik Shqiptar. Kjo është një domosdoshmëri, bëhet fjalë për një shërbim, për të cilin gjithë qytetarët paguajnë, nuk ka rëndësi shumë sa audiencë ka apo nuk ka. Në fund të fundit një shërbim publik radio televiziv nuk është një shërbim i cili duhet bazuar tek audienca maksimale, por është një shërbim i cili duhet bazuar tek disa qëllime për një interes publik, që për një arsye apo një tjetër krejtësisht legjitime, media private nuk i ka parësor. Gjëra që nuk mund ti bëj dot media private, për arsye se nuk është e suportuar nga taksat e publikut por është e suportuar nga çka mbledh nëpërmjet reklamës, në një treg të hapur dhe konkurrues, duhet t’i marri përsipër shërbimi publik radio televiziv. Këtu nuk isha parasysh thjesht të balancojmë lajmet, por kisha parasysh një ristrukturim nga themeli dhe një model absolutisht tjetër të shërbimit publik televiziv, jo thjeshtë sesi ndërtohet struktura dhe kush bëhet drejtori, por në programim, financim dhe të gjitha. Ky është një debat i hapur që kërkon një studim dhe një vizion të detajuar që ne do ta kemi gati ditën që do fillojë fushata elektorale. Do t’ia themi njerëzve sesi do të jetë Televizioni Publik Shqiptar në qoftë se ne do të na besojnë qeverisjen, ashtu sikundër duam t’i themi njerëzve për çdo aspekt të programit tonë sesi e shohim ne zhvillimin në këtë fushë, në këtë fushë, në këtë fushë, në qoftë se duan të na besojnë qeverisjen.
Reklamat shtetërore
Tjetra që e shoh prapë shumë të rëndësishme, është që përsëri ta sfidojmë traditën po dhe veten tonë duke krijuar një kuadër ligjor që të jetë konform asaj mënyre idealizuese që e përshkroi Andrea Stefani, ku shpirtrat e skllavërueshëm të vendosen në pozicionin që të mos jenë të detyruar të skllavërohen duke krijuar norma të përcaktuara shumë qartë për mbrojtjen e lirisë dhe njëkohësisht për aksesin në paratë publike për reklamat televizive apo reklama në shtypin e shkruar, të cilat gjithsesi është shumë e rëndësishme që qeveria të shikojë mundësinë t’i kufizojë në parim, për aq sa i shpërndan t’i shpërndajë më kritere shumë të qarta bazuar tek norma që nuk i ndajnë mediat sipas pikëpamjeve apo sipas tundimeve të pushtetit.
“Freedom of information act”
E treta kam parasysh se çfarë heq Filip Çakuli, apo edhe çfarë heqin edhe gjithë të tjerët për të pasur akses në dokumentacionin zyrtar që ne duam edhe këtu ta sfidojmë traditën dhe ta sfidojmë edhe veten për të krijuar një platformë informimi lehtësisht e mundshme në kushtet e teknologjisë së re ku çdo dokumentacion zyrtar, i çdo dikasteri qendror dhe i çdo agjencie shtetërore të jetë i aksesueshëm njëherë nga gazetarët cilëtdo qofshin ata duke pasur një “freedom of information act” që të jetë një dokument i mirëfilltë që garanton lirinë e informacionit për të gjithë. Sigurisht të gjitha këto janë fjalë, gjithkush nga ju sikundër edhe nga publiku ka të drejtën e Zotit dhe të dyshimit që të thotë këto i kanë thënë edhe të tjerët përpara, këto po thoni edhe ju tani, por prova gjithmonë ka treguar të kundërtën e fjalëve të thëna, ne fjalën kemi në kushtet e të qenit në opozitë. Besoj që është shumë e rëndësishme t’jua them që unë i pari e di fort mirë atë që edhe ju e dini se tundimet e pushtetit vënë në provë shumë të fortë gjithçka që mund të shkruhet si një paketë qëllimesh të mira në një program. Por ama të gjitha çfarë flasim për median nuk kanë vlerë nëqoftëse nuk vendoset në themelin e marrëdhënieve të qeverisë me median, pushtetit ekzekutiv me pushtetin e katërt dhënia fund e çfarëdo presioni të çfarëdo natyre, mbi çfarëdo ekrani apo tribune mediatike me qëllim deformimin e vijës editoriale. Nëqoftëse ndodh kjo ka ndodhur një gjë shumë e madhe për median në Shqipëri dhe për të gjithë ju që jeni këtu pa dallim sepse unë nuk besoj që mungon sot një eksperiencë në supet tuaja për të mos e lejuar që historia e rotacionit politik të bëhet dhe një histori e kalimit nga parajsa në ferr nga ferri në parajsë i atyre që për arsye legjitime rreshtohen në një krah apo në një krah tjetër.
Cicero, cicero Z. Rama, se ciceroni shume bukur. Me cicerimat tuaja, Sali Taliban Ram Berisha, do te jete ne pushtet edhe nja tridhejte vjet te tjera, nderkaq, toi do te kesh dale ne pension te parakohshem. Kujdes me Librezen e Punes, se mos humbasesh ndonje vit, per pakujdesi ne shenimet e ndryshimeve te vendeve te punes. Paq!
O Alban gomari, dua te ju them dissa komentuesve militant te PS-s si puna jote se pikêrisht kjo Politika qe ka zgjedhe Edi Rama pas kêthimit ne Paralament dhe largimi i tij nga politika destruktive me protesat te ndryshe rrugêve êshte menyra me e mire pêr te ardhure ne pushtet, dhe besojê se me kêta politik qê ka zgjedhe Rama tash jame i sigurt se do fitoje zgjedhjet e 2013 edhe pse pêr mua êshte dhe do te jete nje hajdute ordiner. Poshte militantet e Ps-s qê jane ne gjendje ti ven zjarrin Shqiperis per interesat e tyre persanale
Turp me t’ardh ene ty. Po m’dukesh se don me flirue me Bamirin. A mos ke fillue me lexu Kurbanin a?
kryeministri berisha u ka dhan liri te plot mediave. Ne shkojm kudo neper studiot televizive dhe flasim dhe pjerdhim lirisht nga goja!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
A din ndonje rruge tjeter ti more zotni? Nese po, hidhu po ta mbajti bitha, dhe e ke ameriken dhe evropin pas bithe. hahahaha, inatin mund ta kesh te madh me Saliun, por Saliu pikerisht me lufte nuk mundet, se ate e ka armen e vet. saliu nuk din si me luftue ne terren paqesor more burre, aty humbet gomari se don vetem tym e mjegull.
Dakort jam me propozimet e Rames, dhe besoj si liberal ne formim dhe ne sjellje do te kete rast ti materializoj kur te vij ne pushtet. I vetmi shqetesim eshte si do te sillet me vellain siamez te Frangajt, oktapodin Kokedhima?