Besnik Hoxha, Ardiana Bera dhe Arjana Paco do të përbëjnë treshen e gjyqtarëve që do të shqyrtojë akuzat për tre të pandehurit e 21 Janarit: Ndrea Prendin, Agim Llupon dhe Margarit Kumen. Ndërsa një tjetër trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Hoxha do të gjykojë të pandehurin e katërt, Armando Kasaj, i cili do të gjykohet veç tre të pandehurve të tjerë. Gjyqtaret janë përzgjedhur nga shorti elektronik i hedhur në mesdite në Gjykatën e Tiranes, ndërkohë që tashmë pritet që të përcaktohet data e nisjes së gjykimit. Prokuroria ka zbardhur edhe kërkesën për gjykim në lidhje me ngjarjen e ndodhur 15 muaj më parë. Pasi ka renditur në mënyrë kronologjike ngjarjen, organi i akuzës ka përcaktuar se vrasjet kanë ndodhur rreth orës 16:00 të mesditës kur edhe situata ishte përkeqësuar pas veprimeve te dhunshme te protestuesve ndërsa Prendi dhe Llupo sipas akuzës, kane qëlluar ne mënyrë te menjëhershme ne drejtim te turmës. Ndërkohë sipas Prokurorisë, pandehuri tjetër Armando Kasaj, akuzohet se ka qene personi i vetëm qe ka fshire pamjet nga serveri i kryeministrisë. Prokuroria e Tiranës dorëzoi dy ditë më parë në Gjykatë dosjen e ngjarjeve të dhunshme të “21 janarit” për katër të pandehurit: Ndrea Prendi, Agim Llupo, Margarit Kume dhe Armando Kasaj. Ndërkohë qe vendosi pushimin e hetimeve ndaj efektivave të Gardës së Republikës, Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agron Malaj, Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli.
Akuzat për 4 të pandehurit
Më datë 21.01.2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.285, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërmat “dh” e “ë” dhe 25, të Kodit Penal, veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal, veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/3 i Kodit Penal.
Pas hetimeve te kryera me vendimin e dates 20.04.2012 eshte vendosur pushimi i hetimeve ne ngarkim te personave nen hetim, Dashamir Shehu, Aleksander Deda, Fatos Bushati, Altin Kollcinaku, Agron Malaj, Alfred Ahmetcenaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Cela, Mark Nikolli dhe po ne te njejten date eshte vendosur dhe ndarja e procedimit penal te mesiperm ne dy procedime, ku procedimi penal Nr.285 qe ka te bej me vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e shtetaseve,Artes Dybeli, Ilia Qesku dhe Ilia Papa per shkak te pamjaftushmerise se provave dhe zbehtesise se tyre ne drejtim te individualizimit te autorit, do te vazhdoje te hetohet,ndersa per procedimi penal Nr.285/21 qe lidhet me vrasjen e shtetasve Ziver VEIZI,Hekuran DEDA e Faruk MYRTAJ,hetimet tashme jane perfunduar,eshte vendosur dergimi i ceshtjes ne gjyq dhe sot po ju paraqesim per kompetence gjykimi te pandehurit
NDREA PRENDI, i biri Pjetrit dhe Diles, datl.01.08.1959, lindur në Mirditë, banues në Tiranë, Njësia Bashkiake Nr.5, Rr.“Lidhja e Prizrenit”, Rr.“Adem Jashari”, Pall.4, Shk.1, Ap.7, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me mase sigurimi“Arresti në shtëpi”,parashikuar nga neni 237 i K.P.Penale dhe i mbrojtur nga avokat i zgjedhur z.Genci Gjokutaj.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,” parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë.
2. AGIM LLUPO, i biri i Zarik dhe Liri, i dtl.30.09.1967, lindur në Fier i Ri të Rrethit Lushnjë, banues në Rr.“Mihal Grameno”, Pall.14, Hyrja Nr.3, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”parashikuar nga neni 238 I K.P.Penale dhe i , mbrojtur nga Av.Besnik Cerekja.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode.
3.MARGARIT KUME, i biri i Janit dhe i Sotirës, i dtl.05.09.1954, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Qemal Stafa”, Nr.207/1, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, mbrojtur nga Av.Qazim Gjonaj.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Te pafajshem do dalin,nuk e kuptoj pse i bejne gjyq.Dihet sistemi drejtesise ne kete vend.
Tema, na thoni ndonje gje per biografin e 3-shes, t’kemi informacion me te gjer rreth tyre…. Ju flm per punen te palodhshme qe beni.
Bashk me FIKS FARE.
Te tre jane gjyqtare te transferuar ne Tirane kohet e fundit. Nga ai lloj i sjelle nga Kreshnik Spahiu. Si puna e Cimit qe gjykoi masen e sigurise. E non so se mi spiego!!!
Aha lene se e mora informacionin si do dali gjyqi, hajt pra me shnet,OPOZITA,me OPOZIT e kam fjalen jo per EDI RAMEN po per ato familjaret e femijet e shkret qe skan kujt ti thon BABA,ja mori SALI BERISHA.
Besnik hoxha=PD shkoder
Ne qofte se i ka zgjedhur ai “i madhi”dihet sesi do te perfundoje gjygji,kshuqe kot qe presim haber te mire’ja te shofim ???
Denimin po ua them un i pari (te pa fajshem)arest shtepie munges provave,kemi per te par estrada ne kete shtet qe jetojm asgje sesht cudi,ka rug shum akoma vendi jon
qe te flitet per drejtesi.