Në dosje nuk thuhet se ka pasur urdhërues të vrasjeve. Por të dy, si Prendi, e sidomos Llupo, mund të kishin shkaktuar edhe një masakër më të madhe duke qëlluar direkt me turmën
Është zbardhur dosja e prokurorisë për katër të akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Sipas Prokurorisë, Ndrea Prendi, ish- drejtues i Gardës, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa dyshohet se mund të jetë ai që ka ekzekutuar Aleks Nikën. Kurse Agim Llupo ka vrarë Hekuran Dedën dhe Ziver Veizin. Të dy dyshohet edhe për plagosje, pasi kanë qëlluar drejt turmës. Prokuroria nuk thotë se ka pasur urdhërues të 4 vrasjeve. Sipas tyre, zjarri është hapur pas veprimeve të dhunshme të protestuesve.
“Në kundërpërgjigje të këtyre veprimeve të dhunshme, fillimisht është hapur zjarr me fishekë manovër në ajër, nga një pjesë e efektivave.
…Rreth orës 16:00-16:10 rezultn se nga ana e të pandehurit Ndrea Prendi dhe të pandehurit Agim Llupo është qëlluar në mënyrë të njëkohshme në drejtim të protestuesve, veprim ky që është pasuar nga qitjet e efektivave të tjerë të Grupit të Zjarrit.
…Si pasojë e këtyre qitjeve kanë humbur jetën: Ziver Veizi, Hekuran Deda, dhe Faik Myrtaj si dhe kishin pësuar dëmtime të ndryshme të shkaktuar me armë zjarri 7 shtetas, të quajtur Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode, Artes Dybeli, Ilia Qesko, Ilir Papa si dhe Aleksandër Nika, i cili pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi,” thuhet në dosjen e prokurorisë.
Ndrea Prendi
Për Prendin në dosje thuhet se fillimisht ai e ka mohuar që ka qëlluar me armë zjarri. Ai ka thënë se nuk ka dhënë urdhër për të qëlluar. Por ekspertiza ka provuar të kundërtën. Pas kësaj, Prendi ka ndryshuar dëshminë duke thënë se ka qëlluar në ajër.
“Ndrea Prendi, në cilësinë e Komandantit të Gardës, ka qitur me pistoletë në drejtimin perëndimor, në një zonë ku qëndronte viktima Faik Myrtaj, personi i plagosur Artes Dybeli, viktima Aleksdandër Nika e shumë persona të tjerë nga radhët e protestuesve,” thuhet në dosje.
Prokuroria thotë se plumbi e ka marrë Faik Myrtajn në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Pas ngjarjes, duke qenë koshient për veprimet e tij të kundraligjshme të kryera gjatë saj, me qëllim për të orientuar përfundimet e ekspertimeve teknike e balistike në rrugë të gabuar, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të pistoletës së të pandehurit Margarit Kume si dhe ka dëmtuar mekanikisht gjilpërën goditëse të pistoletës së tij për të humbur çdo gjurmë se nga ajo gjilpërë janë qitur gëzhoja,” thekson dosja.
Agim Llupo
Edhe Agim Llupo thotë se nuk ka qëlluar drejt turmës, por provat tregojnë krejt të kundërtën.
“Ai, i pozicionuar në dritaren e dytë, ana veriore, në pjesën e poshtme të bordurës së ndërtesës së kryeministrisë, fillimisht ka ecur dy hapa para, ka qëlluar me automatik me breshëri me 4-5 fishekë në ajër në drejtimin veriperëndimor, e mandej ka ulur automatikun duke e drejtuar tek vendi ku qëndronin viktima Hekuran Deda, së bashku me deklaruesit Fatos Mahmutaj, Hysni Peposhi, Erald BNisha, Sokrat Gode dhe ka filluar të qëllojë tek e tek dhe më pas me breshëri ndaj tyre.
Më pas Llupo ka ndryshuar vijën e shënjimit drejt Portës 1, duke qitur ndaj protestuesve tashmë në distancë në drejtim të vendit ku qëndronte viktima Ziver Veizi dhe persona të tjerët, të cilët i ka qëlluar në mënyrë të drejtpërdrejtë,” thuhet në dosje.
Me kete llogjike, na del dhe Mubaraku i pafajshem, sidomos po te qe partie e vet ne Qeveri. Dhe aty nuk behet fjale thjesht per disa veprime te dhunshme, se ne fund u dogjen komisariate dhe ministri. Dmth. per 600-700 te vraret ne Egjipt duhet ta mbajne pergjegjsine vetem disa shefa policie.
zoti mart hak …
vritka gjenerali njerz…. kur te vdesin ushtaret vret gjenerali ne nje shtet tjeter. OK. po synin kush ja nxiu se me duket gjenerali ka qen mbrenda ne kryeministri. vetem une i shohe keto dhe asnje gazetar nuk i shehe?
ai qe duhet te shkoje ne bangat e te akuzuarve eshte ai qe jep urdher..keta thjesht jane ushtare qe mundohen te ushqein familjen dhe kalojne ne krim…kryeminister qe Sali Berisha ..minister i brendshem Lulzimja ..ketu duhet te ndaloj prekurorija ..po jane te gjithe te blere nga Vicidolsi me paret qe vodhi nga shqiptaret