Berisha e ul më tej stekën “presidenciale”

3 Maj 2012, 12:49Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Pas vizitës triumfaliste në Ankara, ku shpalli se Turqia është ALEATI STRATEGJIK i Shqipërisë (vini re: aleati është në njëjës) dhe se shqiptarët janë “vëllezër” me turqit, Berisha deklaroi me forcë se kandidatura për President Republike do të vinte nga rrethi drejtues i PD-së dhe do të zgjidhej me aq vota sa parashikon Kushtetuta. Pra, me të paktën 71 vota.

Këtij qëndrimi ai nuk i ndryshoi asnjë centimetër deri në ditën që u nis për vizitë në Uashington. Pas takimit me Sekretaren e Shtetit Klinton, ai deklaroi në Zërin e Amerikës se do të kishte konsultime për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Steka “presidenciale” e Berishës u ul kështu një shkallë më poshtë…

Pas takimit sot me Stefan Fyle, Berisha e uli stekën “presidenciale” edhe një shkallë më poshtë. Ai zëvendësoi fjalën “konsultime” me “negociata”.

“Diskutuam edhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. E sigurova komisionarin se e konsideroj këtë një proces domosdoshmërisht me negociata, një proces që duhet të respektojë plotësisht frymën dhe germën e Kushtetutës, një proces për të cilin ne do angazhohemi në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit. Kandidatë ka, janë të mirëpritur, por procesi fillon në afatin e përcaktuar nga Kushtetuta,” tha Berisha në një konferencë shtypi pas takimit me Stefan Fyle-n.

Të shohim nëse presidenti i ri do të zgjidhet sipas frymës së kushtetutës, e cila përcakton se ai duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar, apo sipas germës së kushtetutës, e cila lejon edhe zgjedhjen e presidentit vetëm me votat e mazhorancës.

 

http://respublica.al/artikuj/2012/5/3/berisha-e-ul-me-tej-steken-presidenciale

21 komente në “Berisha e ul më tej stekën “presidenciale””

  1. anticensurë says:

    “Ai zëvendësoi fjalën “konsultime” me “negociata”.
    që e përkëthyer në shqip është FATOS NANO!
    me një konsensus të tillë kënaqen të gjitha palët e pordhitikarëve shqiptar!
    berisha:
    e ka njeriun e tij drejtuesin e “kolonës së pestë” në PS e opozitë!
    ilir meta:
    është bërë byth e brekë për shkak të bikorrupsionit!
    edi rama:
    do ta pranojë për të treguar “kompaktësinë” e grupit të tij parrlamentar!
    të tjerët:
    si pjerdh kush!

    1. fule says:

      Shiko mer cfare poze te shpifur ka mere ne kete foto, si fytyre gjarpri.
      Dhe ka helmuar jo pak.

  2. Ben Chicago says:

    Po dhe ti ju lere komunistave te zgjedhin o Zaloshnja,ke te zgjedhin keta; Rucin,apo Doklen,le te zgjedhin Xhelil Gjonin me mire,po dine negociata keta te majtet,keta vetem forcen kane si gjuhe te tyre.

    1. Ana says:

      Beni , ke te duash ti , dhe Ruci dhe Dokle realizimi me i madh do ishin per ne

  3. Visar says:

    Fajin e kane vete shqiptaret qe mbajne ne krye te vendit nje diktator komunist. 22 vjet Shqiperia vazhdon me diktature, ku vajti demokracia?!

  4. eksperienca says:

    Ne finale llaf te mire gur ne torbe.

  5. Pavaresia says:

    Refleksioni i z. Zaloshnja, pa dyshim qe na hap ,,oreksin” edhe neve te shprehemi ketu(por qe s’ka per te na pyet kush)sipas te drejtes te cilit do shqipetari, brenda e jasht vendit, se si duhet te zgjidhet kryetari i shtetit, si duhet te jete ai dhe kush mund te jete ai. Ne situatat e nje polarizimi te skajshem politik qe egziston aktualisht ne vendin tone,gjetjes te PRESIDENTIT,duhet ti para prije nje proces konsultimi politik real dhe jo formal e bazuar ne formula te pandereshme… Se dyti, PRESIDENTI i ardhshem duhet te jete nje figure me kapacitetet e nevojshem per te qene ne ate post, por te mos kete qene i angazhuar ne asnjeren nga partite politike, qofshin dhe ato te ,,voglat”. Nje figure e tille mund te jete shume i suksesshem diplomati i karieres z.AGIM FAGU(Nje figure e njohur e sportit shqipetar qe ia shton me shume vlerat ne kuptimin e njohjes publike)

  6. Sinani says:

    Konsultime dhe negociata eshte e njejta gje. Ali Hoxha apo Hoxhe Aliu.
    Por nese ndiqni ngjarjet ka shume mundesi qe vete Berisha te kandidoje per president. Eshte e vetmja menyre per ti zgjatur ditet vetes. Te presim dhe te shohim!

  7. plaku says:

    Djema, une mendoj se, edhe neve ketu ne forum bejme lojen e mediave te politikaneve dhe nderkombetareve qe tallin koqet me neve. Ne kemi nje kushtetute dhe sipas kushtetutes aktuale ne rundin e fundit ( te kater ) ne se nje kandidat do mbledhi 71 vota ai do behet president. Ky eshte nje fakt dhe gjerat e tjera jane bla bla bla per te treguar se, gjoja po “zhvillohet debat”. Une kam mendimin se, fjalen e fundit do ta thote Ilir Meta. Ai ka kater vota dhe dy jave me pare i tha indirekt Berishes se, pa mua ( kater votat e mia ) nuk zgjidhet presidenti. Eshte shume e shemtuar loja qe bejne keta publicistat tane te nderuar te cilet kuptohet se, duhet te mbajne familjet e tyre me buke duke bere shkrime si shkrimi i mesiperm duke treguar se, fjalori i Berishes qe kur u kthye nga Amerika ndryshoi. Nuk arrij te kuptoj se ku eshte ndryshmi midis fjaleve “konsultime” dhe “negociata”. Troç muhabeti, maxhoranca ka ne parlament 71 vota dhe ka te drejte te zgjedhi presidentin. “Konsensual”, “uniteti i popullit” etj. brockulla si keto jane vetem bla bla bla. Edi e di kete gje shume mire, por ja qe politika keshtu edhte ne te gjithe boten. Populli dhe vetem populli ka fuqine qe, ne vitin 2013 te heqi me voten e tija Salen. Per presidentin,mos besoni llafet boshe te PS se gjoja ne zgjedhjen e presidentit “konsensual” duhet “te perfshihet populli”. Cfare lesh populli, populli ka zgjedhur tashme parlamentn dhe basta, populli e tha fjalen e tija ne vitin 2009. Pra populli eshte ne fakt i perfshire ne parlament qysh ne vitin 2009 kur dha voten. Me nje fjale, miq, kjo puna e zgjedhjes se presidentit eshte nje pune e mbaruar dhe kuptohet se mediat, politikanet, nderkombetaret jane te interesuar qe te behet shume zhurme per asgje, sepse ne kete menyre ata justifikojne rrogat e tyre te majme dhe populli i thjeshte blen buke me lista.
    Ketu behet fjale per nje revolucjon te vertete. Problemi eshte se, populli nuk eshte budalla dhe e kupton se, beri gabim qe, zgjodhi nje horr si Sala. Populli e kupton se, revolucjoni do ishte shume i “shtrenjte” per te, do vriteshin dhe plagoseshin femijet e tij. Populli e ka pare se, ne demokraci, lavdi zotit, ka nje menyre me te “lire” ( jo ne kuptimin e lirise ) per te permbysur qeverine hajdute te Sales. Kjo menyre me e lire eshte VOTA.
    Pra miq, neve ketu ne forum jemi bere pjesmares se nje loje budallaqe te mediave, politikaneve dhe nderkombetareve ne lidhje me presidentin, ne kuptimin e gabuar te filosofise kot “The show mus go on.” Kam mendimin se, Sala i thote shpesh se shoqes ne krevat : “Pse jane kaq budallenj qe bejne bla bla bla neper gezeta, tv dhe forume. Zgjedhja e presidentit ka marre fund. Ilirin e kam ne thes.” Mendoj se, Sala ka te drejte sepse kushtetuta i jep te drejte ne kete rast. Nga ana tjeter edhe neve e dime se bejme bla bla bla, sepse nuk na ka mbetur te bejme dicka tjeter me gjithe se e dime shume mire se bla bla bla tona ketu ne forum jane nje brime ne uje. Edhe ne genjejme vet vehten duke kritikuar Salen dhe keto “genjesthtra” te embela sikur na mpijne trurin.
    Mendoj se, PS duhet te filloje te mendoje per zgjedhjet politike te vitit 2013 dhe te mos harxhoje energji te kota per nje loje te ciles i dihet fundi. E kam fjalen per presidentin. Ne se Sala humb ne 2013 cfare rendesie ka se kush eshte presidenti. Rendesi madhore ka qe Sala te hiqet sa me shpejt nga skena politike shqiptare dhe te dergohet ne ndonje muzeum ne Vucidoll.
    Pershendetje.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      jam te njejtit mendim.. Voto per ndryshim dhe shif para, lere ligjin te merret me keta horra me vone..

  8. e verteta says:

    Fatos Nano eshte thjeshte loja e kryeministrit.Si ju shkon ndermend qe Sala ne prag pensioni te zgjedhe president Fatos Nanon?Edfhe pse e di qe per pare e poste Nano shet nene e babe,Sala nuk eshte aq budall sa te beje Fatosin te gjithpushtetshem qe ta rrase ne burg e ti nxjerre hakun e kater viteve qe e futi ai ne 92-93-in.

  9. koz says:

    KJo eshte driteshkurtesi e Zaloshnjes me duket apo qellim i mire i tj per te pare tek theniet e njeriut primitiv nga vicidol ndonje lloj llogjike dhe qendrueshmeri mendimi. e vetmja gje qe mund te nxjerrsh nga brockullat e papergjegjshme te Bishes eshte se si nje njeri pa principe, tinzar e pa karakter ky idnvid kujtdo qe takon i flet me gjuhen dhe fjalet qe ai mendon se interlokutori pret prej tij. Keshtu “vllait” te tij mysliman anadollak i flet per gjakun e njejte qe ka me turqit, Klinotn dhe administrates amerikan i thote tekstualisht ato qe kemi degjuar nga goja e Arvizut, dje Fyles dio ti thote ato qe ka thene Fyle – pra biseda eshte – Berisha – ne do te konsultohemi gjeresiht …
    Fyle – duhen negociata
    Berisha – ne do te bejme negociata me te gjithe .. (kjo sdo te thote detyrimisht edhe me opoziten dhe Ramen)… sipas kushtetutes (pra qe cfaredo tethoni une (nese kam 71 vota) do te zgjedhe ke te dua une.
    E bukura e Bishes eshte se eshte qartesisht i lexueshem dhe infantil ne cdo gje qe thote dhe ben.
    Nese sheh qe do te kete presion te forte nderkombetar do te ulet ne negociata per te pranuar nje idiot qe ha pershesh dhe si prish pune. Ky eshte limiti i tij – as mund te imagjinoi ky maskaram qe te pranoje negociata per ate qe eshte i bindur se ja ka lene baba me testament (sic e sheh ai ceshtjen e presidentit apo cdo individi te shtetit shqiptar). Budalleku i Rames qe beri ndryshime kushtetuese duke i lejuar ligjerisht pushtet te pakufishem nje hajduti ordiner, uzurpatori te shpifur dhe njeiru shoqerisht e menderisht te prapmbetur dhe shoqerisht te rrezikshem.
    Nje shoqeri e shendoshe duhet te ishte shkeputur me kohe e perundimisht nga ky lloj individi – dhe ketu e kam fjalen se pari per opoziten dhe poppullin opozitar qe duhet ta bojkotoje kete qurravec te peshtire dhe te flase per nje shqiperi pa te tille kufomash politike, sic edhe me median e vertete qe sduhet ti jape asnje hapesire ketij lumpeni te ndyre. Shqiperia tashme duhet te shikoje tej ketyre 8 vjeteve Berishian(apo 20 vjete Berishian = kohe e humbur) me shpresen dhe ndergjegjesimin per nje ndryshim renjesor te politike berjes dhe rivendosje vlerash reale ne cdo drejtim te shoqerise si pikenisje te rilindjes Shqiptare.

  10. Kelmendasi says:

    Eh more z.Zaloshnja nuk po kuptoj presidentin e zgjedh parlamenti apo kryetaret e partive.Kjo fryma e kushtetutes nuk po e kuptoj çfare asht;Kushtetuta thote;Presidenti zgjillet pa debat nga parlamenti;
    Ky Fyle nuk e permendi konsensusin qe patet thane se e perseriti zedhensja e tije para do ditesh.Dy gjera ka;Ose zedhensja ja ka fute me hamendje pa pyet Fylen,ose keni rrejt ju gazetaret.
    Fundi dalet hajer se as ajo z.Klinton nuk foli per presidentin hiç.
    Spo kuptohet a asht zgjedhje ligjore per presidentin apo pazar me si ble nje viç per mish dimri.Edhe ne vitin 2007 u rreken dhe u lodhen analista e gazetare se Berisha nuk e zgjedh presidentin pa leje te Rames(biles atehere ishte megjithmend veshtire)por e zgjolli mirpo sot asht ma e thjeshte.Ku asht steka tash e merr vesh ma vone z.Zaloshnja por do te jete vone per ty.

  11. Mili says:

    Enveri e mbajti me diktature popullin ne komunizem , por ky qen po e mban ne demokraci me diktature e cila eshte akoma me e keqe se thote sepopulli ka lirine e fjales HHaaaa cfare genjeshtre .

  12. Avni Rustemi says:

    “Duhet të them, – do të theksonte Avni Rustemi, – para se gjithash që, si person nuk kam pasur kurrë pasoja nga veprimet e Sali Berishës…. Qysh prej 1912, kur pas shekujsh robërie, Shqipëria , më në fund , u deklarua e pavarur, Sali Berisha, në vend që të përforconte ndjenjat kombëtare shqiptare, i shembi duke proklamuar një qeveri shqiptare në Shqipëri të Mesme, si rezultat e së cilës vepër ngjau shkatërrimi i qeverisë së pavarur te Vlorës. Në pranverën e 1914-s shqiptarët patriotë deshën me e çkoqë një pjesë të Shqipërisë së jugut nga dominacioni grek dhe formuan trupa vullnetare për luftë. U rreshtova edhe unë midis tyre, por nuk mora pjesë në asnjë ndeshje. Nuk vonuam të konstatojmë se Esat Pasha, ministër i luftës në qeverinë e princ Widit, në vend që të na përkrahte neve, organizonte e përkrahte banda të çrregullta malësoresh që luftonin kundër nesh… Të mbetur mes dy zjarreve, vullnetarët patriotë nuk munden të vazhdonin luftën. Për shkak të këtyre ngjarjeve, Sali Berisha nisi të akuzohej prej popullit, por u mbrojt dhe u shpëtua prej trupave italiane. Në mbarim të 1914-s mësova që Sali Berisha kishte masakruar në Shqipëri të Mesme një shumicë patriotësh shqiptarë, atëherë kur Shqipëria veriore ish nën pushtimin e malazezëve e serbeve. Masakrat, tregimin e ta cilave e kam dëgjuar nga goja e refugjatëve duke qarë, ishin vepra të bandave të organizuara dhe të pajisura drejtazi prej Sali Berishës. Ky ka vepruar kështu për të kënaqur ambicien e tij personale për pushtet, pse ish lidhur me të gjitha vendet radhë, duke ndjekur nevojat e çastit të interesit të vet. Ka nja katër ose pesë, muaj, pra që Sali Berisha është përpjekur të shembë qeverinë e pamvarur të Tiranës. Për të gjitha këto arësye, e konsiderova Sali Berishën si autorin kryesor të mjerimeve të vendit tim dhe ushqeva për të një urrejtje të thellë” (Arkivi F.A.R.D.4Dok.Nr.IV/841)
    http://F.A.R.D.4Dok.Nr.IV/841

  13. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    KUSHTETUTEN CE NE 2008 E NDRYSHOI RAMA ME BERISHEN ISHTE SE RAMA DO TI FITOI ZGJEDHJET DO BEHEJ KRYEMINISTER DHE SA PERKET PRESIDENTIT AI KETE PUNE DO TA KISHTE LENE TE KRYER DO THOSHTE PRESIDENTI DO ZGJEDHET SIPAS KUSHTETUTES DHE KJO PUNE ESHTE E KRYER,POR HUMBJA E PS NE ZGJEDHJE TE MJERIN EDI RAMA E KA LENE NE HALLE E SIDOMOS EDHE GAZETEN TEMA E CILA PO MUNDOHET TE TREGOHET SE ME TAKIMET E BERISHES ME TE HUAJT AI PO LESHON PE,POR BERISHA DIHET BENE KONSULLTIME DHE PERSERI NE FUND E ZGJEDHE TOPALLIN EDHE PSE TEMA ME KOMENTE TE THATA PO I BEN REZISTENCE

  14. albani says:

    Ky zoteri, qe shihni ketu, eshte kryeministri i Shqiperise. Por ka qene edhe predident,dhe gjate presidences se tij Shqiperia u dogj, u shkrumbua, u plackit, u rrenua. Thone dhe shkruhet se ky e ka ulur steken e presidentit te ardhshem. Kjo nuk eshte e vertete! Sa here qe njerezit mendojne se ai terhiqet, po behet me i arsyeshem, atehere vjen rreziku ngaq njeriu i pabese. Edhe kete radhe po keshtu do te ndodhe. Cfare doni ju, negociata. Le te behen negociata, konsultimer, port ne fund fare, do te behet (vendoset) sic do ai, sepse, edhe kete here i pabesi, do te tregoje veten si te pabese, sic e ka treguar gjithnje.

  15. i vemendshmi says:

    o njerez, a e lexoni ca ka thene berisha? “një proces domosdoshmërisht me negociata, një proces që duhet të respektojë plotësisht frymën dhe germën e Kushtetutes”
    pra pyetja eshte neme 71 vota. se ai do i permbahet frymes apo germes ne perfundim te negociatave. ose shqip: president konsensual apo me 71 vota?

  16. Pal Ndue Rrok Mirdita says:

    nqs nuk zhduket nga politika ky idiot Vucidoli Shqiperia keshtu do shkoje ..ky eshte i semure psiqik..nje krimb i peshtire qe gjithe jeten u zvarrit te behet dikush ,,po ngeli vetem nje dordolec

  17. Luani says:

    Jemi bere si grate plaka qe vetem shajme dhe mallkojme . Kur do te veprojme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje