Fyle: Zbardhja e plotë e 21 janarit pa ndërhyrje politike, kusht për integrimin

3 Maj 2012, 12:28Politika TEMA

Në fjalimin e mbajtur përpara ligjvënësve shqiptare, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përsëriti sërish se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Por ai tha se kjo varet nga reformat që do bëjnë shqiptarët. Ndër kriteret kyç për të arritur integrimin evropian, Fyle ka renditur edhe zbardhjen e plotë të 21 janarit, pa ndërhyrje politike. Fyle kërkoi të luftohet korrupsioni dhe ripërsëriti kërkesën për heqjen e imunitetit. Komisioneri i BE tha se zgjedhjet e lira janë përparësi në rrugën drejt integrimit në BE. Më poshtë 4 pikat kyçe, që do mundësonin hapjen e rrugës për integrimin në BE, sipas Fyles.

 

1. Reforma Zgjedhore

“Zhvillimi i duhur i zgjedhjeve mbetet përparësi për aspiratën e saj në BE. Të përfundohet puna e mirë që është bërë. Tregoni rezultate për Kodin duke u përqendruar në propozimet e OSBE/ODIHR dhe kjo duhet të vihet në jetë përpara zgjedhjeve 2013.

 

2. Roli i Parlamentit

“Puna e parlamentit e bazuar në dialogun konstruktiv është themeli i demokracisë funksionale. Jam dëshmitar që parlamenti është bërë vendi ku kontribuohet në hartimin e ligjeve. Shpresoj të ruani këtë atmosferë për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale, përfshirë zgjedhjen e një kandidati që të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve. Është tregues i funksionimit të demokracisë në vend”.

 

3. Sundimi i ligjit

“Gjyqësor i pavarur është i rëndësishëm. Duhen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Themelore të hidhet dritë plotësisht për 21 janarin përmes një procesi gjyqësor të lirë nga ndërhyrjet politike. Korrupsioni është element me rëndësi është kufizimi apo heqja e imuniteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët. Ju i jeni afruar një konsensusi politik dhe ju nxis të shpejtoni më shumë. Imuniteti duhet bashkëpunimi prokurori e përgjithshme – polici, ku askush nuk është mbi ligjin”.

 

4. Të drejtat e njeriut

“Është vlerë themelore e BE. Si për personat me aftësi të kufizuar, romët, personat LGTB. Hyrja në BE nuk do të jetë një punë e lehtë. Së pari, vendeve u duhet të sigurojnë respektimin për demokracinë, si edhe një administratë publike që funksionon mirë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë angazhimin tonë me Shqipërinë. Zgjerimi është proces i përbashkët”.

14 komente në “Fyle: Zbardhja e plotë e 21 janarit pa ndërhyrje politike, kusht për integrimin”

  1. anticensurë says:

    o fyle,zbardhje të plotë të 21 janarit nuk do të ketë!harroje!përndryshe nuk do të kishe bisedu me “burrin e shtetit”krah për krah,do të kishe bisedu ballë për ballë me telefon dhe xham ndërmjet!
    për 21 janarin ka një urdhër dhënës dhe zbatues!
    urdhëri: sali beerisha
    zbatuesi:
    lul basha
    ndrea prençi
    etj…..
    prandaj o fyle,mos na mbaj me valium!e dimë që na qetëson por nuk nai zgjidh problemet!
    PS:falemderit ju të redaksisë për kujtesën që na bëni dhe për komentin e parë
    ” Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.”
    llogjikisht nuk mund ta ul ritmin kur është kometi i parë!
    kurse “pa uleni pak ritmin”është shumë e trashë si këshillë!

  2. Kritiku says:

    Ore Zoti Ster-Fyll, si shume po i justifikon dietat qe do te marresh sepse erdhe ne Shqiperi. Por, po i justifikon me deklarata idiotesh qe e ve ne pikepyetje nivelin tend intelektual.
    Ja disa shembuj, per rrjedhjen e truve te tu:

    1- Ti thua qe “Zhvillimi i duhur i zgjedhjeve mbetet përparësi për aspiratën e saj në BE. Të përfundohet puna e mirë që është bërë”..Te pyes ty ose Fyll…Ku e shikon ti punen e mire qe eshte bere?! Po per vjedhjet diten me diell te zgjedhjeve perse nuk thua gje?

    2- Ti thua qe “Jam dëshmitar që parlamenti është bërë vendi ku kontribuohet në hartimin e ligjeve. Shpresoj të ruani këtë atmosferë për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale, përfshirë zgjedhjen e një kandidati që të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve”…Ju pyes perseri…I ke syte ne vend apo te kane plasur? Cfare atmosfere te mire ke pare ti deri tani ne zhvillimet ne Parlamentin Shqiptar? Apo te ka emocionuar e qeshura prej putane e Xhozit, apo shperthimet histerike te Berishes?

    3- Ti thua qe “Duhen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Themelore të hidhet dritë plotësisht për 21 janarin përmes një procesi gjyqësor të lirë nga ndërhyrjet politike”…Ti u ule me kriminelin sot dhe duhet tia kishe thene ne sy qe ai vrau njerez te pafajshem…

    Ik ore fyll qe te hash dreke se e meriton….

  3. bushi says:

    Po, shoku fyll-e, dakord me pikat e tua…, por per te drejten themelore te njeriut, ate per pronen e ligjshme, pse nuk thua asnje fjale? Apo mos keto te drejta (te njeriut) sipas teje (qe vjen nga nje vend ish-komunist), jane vetem te drejtat ndaj “jevgjeve” dhe “sumceve”…?

  4. Labi Vlore says:

    “Shqiperi te kam dhjere,s’te kuptova asnjehere”Keshtu do shkruante Faik Konica per ne.Kishte te drejte.Ne jemi njerez te pakuptueshem.Shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar njhere epergjithmone shprehjen,se gomarin e nxjerr vete i zoti nga balta.Shume komentues presin qe te i thote z.Fyle Saliut,se ai eshte kriminel.Se ai eshte gjakatar.E ku di me une se c’fare te tjera.Ai nuk punon per kete mor te mjere.E ben mire qe nuk e thote, enuk na ndihmon ne kete drejtim.Kur do mesohemi ne,qe ti rregullojme vete punet tona??Kur??Bejne mire Europianet qe na lene ne fatin tone.Te mesojme te ecim vete me kembet tona.Po nuk mesuam,mire jemi keshtu si jemi.U deshen me qindra e madje mijera vjet,te fitonim pavaresine,kurse tani,u lutemi te vijne e te na sundojne perseri te huajt.Saliut,qe eshte kriminel,dhe qe duhet ta heqim nga pushteti,jemi ne qe duhet ta bejme,se perndryshe nuk ka kuptim nje shtet i pavarur.Ju do thoni.Po ne s’jemi te pavarur,sepse bejme c’thote Arvizu-ja.Edhe per kete fajin perseri e kemi ne.Po te ishim te ndergjegjshem e me qytetari dhe patriotizem,as Arvizu-ja nuk i fuste hundet ne punet tona.Por ne e kerkojme vete te fusi hundet Arvizu-ja.E kush eshte ai qe nuk pranon te behet zot shtepie,kur vete i zoti i shtepise i pergjerohet,qe shtepine etij,ta drejtoje ai??Asnje.
    E kete nuk e kupton as kryetari opozites.Une kam patur konsiderata te vecanta per te.Mendoja se ne PS ka njerez te zgjuar,por gabohesha rende.Ua them me sinqeritet.Gabohesha rende.PS-ja nuk qenka gje tjeter,vecse nje grumbull injorantesh frikacak,qe tashme nuk shpresoj me,se mund te drejtojne kombin nga e ardhmja.Thjesht jane te paafte.Nderkombetaret u thone,se duhet te bashkepunojne me qeverine,per te kryer reformat e nevojshme qe duhen per statusin e vendit kandidat.E keta e bejne,a thua jane pjese e qeverise.Reformat e perbashketa,qe i nevojiten vendit,i kryen nje qeveri teknike,me mbeshtetjen e te dyja paleve,deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Keta japin konsensusin e tyre qeverise,duke qene ne opozite.Ky eshte kulmi.Ne c’do vend te botes,nqs qeveria ka nevoje per votat e opozites,per reforma kyce,opozita kerkon krijimin e nje qeverie teknike,ashtu si ndodhi se fundmi ne Greqi dhe vazhdon akoma ket ne Itali.Une habitem akoma me tej,kur shikoj se krytari opozites dhe opozita ne pergjithesi,po bejne reformen zgjedhore,me qellim parandalimin e vjedhjes se votes ne zgjedhjet e ardhshme.Qesharake.Votat perseri do vidhen.Me kujtohet,se kur vendi kishte hyre ne pragun e luftes civile,e vriteshin njerez dite per dite,e nate per nate nga bandat,Saliu jo vetem qe se vuri ujte ne zjarr,por betohej ne parlament per mandatin e dyte si president.E kjo ndodhte ne vitin tashme te larget 1997.Ai njeri,votat do ua vjedhi perseri,e mire te ua beje.Nuk me vjen keq aspak.Per opoziten e stme jo se jo,por as per popullin Shqiptar.”C’do popull meriton ate qe ka ne krye” ka thene nje njeri i mencur dikur,qe tani nuk me kujtohet emri.Ose si themi ne nga Laberia.”Ai stan,ate bulmet ka”Uroj qe Sali Berisha,te shkaterroje ate vend deri ne qelizen e fundit.Nuk me vjen aspak keq,perderisa ne ate vend nuk gjendet askush qe ti dale zot atdheut.”Gjen shesh,e bej pershesh” dhe mire ben Saliu qe ben pershesh.

    1. anticensurë says:

      or ti djalë me pseudonimin “”Labi Vlore” je i njëjti që ke shkruar këtë koment në”Rama fton drejtuesit e partive parlamentare: Të ulemi për presidentin, na duhet një garant i Kushtetutës, jo një noter partiak”???????

      “”Labi Vlore — 30 Prill, 2012 në 5:45 pm
      Shikoj.Ndryshimi eshte qe une ndjehem akoma Shqiptar.E ne vend te mar armet e trimerise se tepruar,ngaqe nuk jam aq trim sa ti,do perdor te gjitha menyrat e mundshme ne kete bote,per te permbysur regjimin.Ndryshimi midis atyre qe japin nje thes miell per vote dhe une??Une nuk e perdor mundesine time per te bere sa me shume vota,per te vjedhur Shqiperine,por per ta ndryshuar ate.Une do dhuroj projekte falas,se keshtu deshiroj,e nuk pyes shume per mendimin tend z.anteicensure.Sepse fakti qe te shikoj njerez si ty,tek burgu 313,eshte nje kenaqesi,qe nuk ka cmim.me barbarin,duhet te luftosh me menyrat e ngjashme te tij.Kemi avantazhin e madh,qe nuk jemi kriminela dhe hajduta.Kurse ti,po te thuash emrin e vertete,ka mundesi qe kushedi se kush je.Ose nuk e thua nga frika.Une e them hapur,emrin dhe qellimet e mija,pavaresisht paragjykimeve,si sekser i Rames apo c’faredo lloj tjeter etikete.Nuke kam fare problem.Po ti,qe trazon ujrat ne kete gazete te nderuar,na thuaj pak kush je,e me c’fare merresh??Edhe nese deshiron,na thuaj pak strategjine tende,nqs je njeri i ndershem,se si largohet regjimi barbar nga pushteti.Se une,faj njerezve qe shesin voten per nje thes miell,nuk u ve dot,se ata nuk kane buke per darke,se i ka lene regjimi ne ate gjendje,qe te mundet te ju belej voten.Shume bukur.Ne do bejme oferta akoma me te medha.Te betohem.Po te betohem.Se po te kisha para,nuk do nguroja ti harxhoja te gjitha,per te eliminuar faren e keqe qe eshte mbjelle ne Shqiperi me c’do lloj menyre.Do perdorja te gjitha menyrat e mundshme kunder regjimit.Natyrisht,ne limitet e legales.
      Përgjigjjuni””””
      nqse je ti i njëjti që ke shkruar këtë koment,atëherë unë po përdor thënjen e konicës për të shpjeguar karakterin tënd!

      “Labi Vlore te kam dhjere,s’te kuptova asnjehere”

      përshëndetje anticensurë

      1. Labi Vlore says:

        Me vjen mire qe lexon komentet e mija,kjo tregon se ke vleresim te vecante,prandaj u kushton dhe shume vemendje.Une u qendroj atyre,dhe po te them,qe kohet e fundit,nuk me kane pelqyer disa levizje te opozites me Edi Ramen ne krye.E kjo ne disa raste me ka bere te dyshoj se ndoshta mbeshtetja ime ndaj opozites aktuale eshte e pavlefshme.Sidomos dje,me vizitene komisionerit Fyle ne Tirane.Mqs kembengul,po te them,qe nga dje e sot ndryshova prape qendrim.Do vazhdoj ta mbeshtes opoziten akoma me fort se dhe me pare.Me vjen keq qe po te zhgenjej,me qendrimet e mija ndonjehere ne kundershtim me njera-tjetren dhe ne kohe kaq te shkurter,por ja qe kur beson me shpirt ne nje kauze te madhe si ajo e opozites,ndonjehere pritshmerite jane te medha e te menjehershme.Kjo me ka ndodhur me opoziten Shqiptare,disa here,e kjo qe sapo permende nuk eshte hera e pare.Sepse une nuk bindem kollaj.E sa shikoj qe ndonje gje me ben te dyshoj,e ndryshoj qendrimin tim.Megjithate si te thashe,me behet qejfi shume qe lexon me kaq vemeendje komentet e mija te njepasnjeshme.Sa per komentin e fundit,qe thua se s’me ke kuptuar asnje here,me vjen keq te ta them,por une dhe populli Shqipatr ne pergjithesi,nuk kuptohemi aq kollaj sa mendon ti.Shprehja e Konices,per Shqiperine,nga nje ironizon me Shqiperine dhe Shqiptaret,por nga ana tjeter deshmon kompleksitetin e atij populli.Prandaj dhe Konica e deshi Shqiperine deri sa mbylli syte.Shko ha ndonje kocke te Saliut,ate bej,e na ler ne ketu tek Tema,te komentojne rehat.

        1. anticensurë says:

          “por ja qe kur beson me shpirt ne nje kauze te madhe si ajo e opozites”
          dëgjo mor TRAP!
          NUK ËSHTË KAUZA E OPOZITËS!ËSHTË KAUZA E POPULLIT,POR E TRADHËTUAR NGA POLITIKANËT QË VETQUHEN OPOZITË!
          “Sepse une nuk bindem kollaj.”
          ti mor tymelek ndryshon mendim më kollaj se në tregues ere!shpresoj që në zanatin tënd të mos jesh i të njëjtit nivel,se mjerë ata që do të jetojnë nën projektet e tua!
          sa për kockën e saliut,nuk besoj se ke nevojë të të trekoj se ku ta futësh kur të jesh kapsë!
          sa për komentet në TemA,mos harro se janë për njerëz normalë,dhe jo për psiko-labilë si ti!
          konica kishte të drejtë që nuk i kuptonte shqiptarët si ti!ata megjithëse kuptonin thënjet e konicës nuk arrinin ti vinin në jetë!e njëjta gjë është dhe me ty!
          26 vjeç dhe të fluturojë njeriu kështu?!?!
          “intelektual”,pale!!??
          hec mor karabush se sja vlen të merresh me ty!

          1. Labi Vlore says:

            Po kur nuk ja vlen,pse vazhdon te merresh me mua??A nuk po bie edhe ti ne kundershtim me vehten,ashtu si dhe une?Kjo tregon se jemi qe te dy Shqiptare ashtu si na ka pershkruar Konica.Pra,te nje gjaku.Me vjen keq qe u nervozove kaq shume,ndoshta dhe une e kam tepruar,sepse ndoshta ti nuk je nga ata njerez qe pret te te hedhe ndonje kocke qe hedh Saliu??Por,kete duhet te na i thuash ti.Edhe me heret une thjesht dyshoja,nuk e thashe ne menyre perfundimtare,qe ti pret ma pdurim kocken e radhes.

  5. TROJA says:

    Komisioner i Europes Kurve:
    Do pranosh Shqiperine me kete korupsion qe do te thote se edhe Europa eshte e koruptuar dhe noton mbi korupsionin.
    Do pranosh shqiperine me kete drejtesi ku zevendeskryetari qeverise zihet me presh ne duar dhe ju e haroni? Kaq drejtesi te dobet ka Europa,keshtu vepron drejtesia ne Europe?
    Ku ka vend qe quhet kapitalizem dhe pronaret e ligjshem nuk kane mare pronat.Europa njeh sot ligjet e komunizmit,po perse e shkateruat ate sistem qe kishim,kur pronat ishin te te gjitheve dhe te askujt,kurse sot pronari i ligjshem ka vetem letrat e kapitalimit,kurse pronat i kane vjedhur pushtetaret qe ju po i inkurajoni sot.Per ket keni ardhur qe te na thoni se Europa ju pranon edhe keshtu?
    KETU BEHET BATERDIA,HIQEN NJEREZIT ME 30 VJET ARSIMTARE NGA PUNA DHE MINISTRI NUK TE KETHEN PERGJIGJE,LIHEN NJEREZIT RRUGEVE PA PUNE SE DO PARTIA DEMOKRATIKE DHE JU FLISNI PER TE DREJTAT E NJERIUT.KETU VRITEN NJEREZ NE MES TE SHESHIT DHE JU BENI DEMAGOGJI,NJELLOJ SI KY QOFTEXHIU I OSBE. Me fal se harova se kemi feste kete muaj,HOMOSEKSUALET KANE PARADEN PARA KRYEMINISTRISE,JU PRESIM TE SHEKONI SI POPULLI DO TE KENAQET PER TE DREJTAT E NJERIUT QE KERKON EUROPA.PAS KESAJ DO TE NA PRANONI NE EUROPE. FITORE E MADHE,PER KETO PROBLEME VUAN SHQIPERIA.

  6. agim basha says:

    Zotnia i Brukselit,ka plotësisht të drejtë kur flet për plotësimin e kritereve për integrimin…Ato,vetë komisioni europian i ka përcaktuar me kohë..janë 12-pika në mos gaboj…Përsëritja e tyre,mbase ka ndodhur në mënyrë të përmbledhur,ndërsa z.Fyle,përmend vetëm katër pesë të tilla…Ndërsa përmendja e zbardhjes së 21-janarit,në rastin e sotëm,më duket se tregon për mungesë serioziteti nga ana e këtij zyrtari,që ne të gjithë i besojmë…”1-Janari,duhet të zbardhet,por kjo nuk është standart që e kërkon Be..Kur komisjoni flet për pavarësinë e institucioneve,dhe drejtësinë..e përfshin këtu…e ka thënë edhe këtë…Përndryshe,nëse integrimi do na marrë edhe disa vite të tjera..me siguri do të ndodhin edhe ngjarje të tjera të rënda..(se Shqipëria,është vend i çuditshëm,dhe i të papriturave…)Mos do duhet vallë që të presim të zbardhet çdo ngjarje për të fituar statusin për kandidat..?!-Unë e kuptoj se gjithçka është në të mirë të[ procesit,por nuk mund të pritet që çdo ngjarje që ndodh në Shqipëri,duhet të përfshihet patjetër në kushtet e integrimit…Nëse është detyrë shtëpie edhe zbardhja e 21..janarit,ajo i takon drejtësisë shqiptare që ta realizojë..dhe jo detyrimeve prej Brukselit…

  7. Kelmendasi says:

    Eh z.Fule ne nuk kemi prite te tilla leksione kto i dijme.Patem shpresen se po thua ta zgjedh Rama presidentin e jo asnje fjale per kete pune.
    Me duket se i paske thane Berishes bane çfare te duesh.Keshtu ne m-l shqiptare te themi PIRDHU

  8. NjeQytetarOptimist says:

    http://www.top-channel.tv/video.php?id=11541

    He mo Fyle si po te duket DIKTATORI ne minuten e 3:00 ??
    Te habiti huh ??

    Ktheu koken Fyleja…Hahaha…Ahh te shkretet ju qe merreni me nje perbindesh…

  9. dialogistet says:

    E more Nexhat si tu duk Fulja kesaj here?
    Po c’kuiton ti Fejzo, Saliu do mbaje fjalen qe thote para Fules,mos u bej hajvan or Nexhat,sa te hype Fulja ne avion Saliu i haron c’ka thene.

  10. besa says:

    te nderur komentues me respekt ju kujtoj se z.Fyle nuk shte opozita ai kontrollon 12 pikat eBE dhe i shton dhe 21 janarin z.Fyle nu mund ti thote salukut ik por eshte populli qe do tja beje kete nder zFyle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje