“Injorant, mi halesh”, “Palaço, i pafytyrë”. Debati i plotë ‘parlamentar’ mes Gjanës dhe Shalsit

3 Maj 2012, 12:41Politika TEMA

Ky është debati në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese mes drejtuesit të komisionit, deputetit demokrat Jemin Gjana dhe deputetit socialist, Eduard Shalsi, që përfundoi në konfrontim fizik.

 
Eduard Shalsi:
 Unë në fakt do të doja t’ju përgëzoja për iniciativën dhe sot, për herë të parë, do të doja të përgëzoja kolegët e mi të maxhorancës, që më në fund…
Ardian Turku: Kemi debatuar dhe për ligjin e gjuetisë dhe ligje të tjera, nuk është hera e parë.
Eduard Shalsi: Sikur t’ju eksitonte dhe nafta, siç ju eksiton peshku, do të ishte shumë mirë. Për hir të së vërtetës, ju përgëzoj sepse është pikërisht ky roli që Parlamenti duhet të luajë mbi qeverinë, ndaj për mua është një surprizë shumë e këndshme dhe mënyrë e të formuluarit të pyetjeve…(ndërhyrje) A ta mbaroj içik se e kam bezdi kur flasin dhe nuk përqendrohem dot. Dhe numri i madh i pyetjeve që bëri relatori dhe, në parantezë, doja të thosha që në një numër të tillë pyetjesh që unë kam bërë për “Albpetrolin”, jam paragjykuar. E përgëzoj sinqerisht rolin tuaj, sepse realisht ky duhet të jetë roli ynë mbi qeverisjen. Ta mbajmë të përgjegjshme dhe të saktësojmë çdo pikë të paqartë për të gjitha propozimet që ato sjellin.
Jemin Gjana: Zoti Shalsi, unë ju garantoj se nuk do të paragjykoheni nëse do t’i referoheni siç i ishte referuar zoti Metalla në çdo nen të ligjit. Ka qenë një kohë të gjatë një  kolegu ynë, një njeri i njohur, që kur vinte problemi të bënte pyetje, bënte 120 pyetje; Në qoftë se keni kuriozitet, mund t’ju them që Shkëlqim Cani sa herë që nisnim mbledhjet brenda Komisionit bënte 120 pyetje. Problemi është që ne nuk paragjykojmë numrin e pyetjeve tuaja, s’e kemi paragjykuar as të “Albpetroli”, por ndryshimi me zotin Metalla është i tillë, që u detyrova t’i bëja dhe vërejtje që të mos e përshkruajë nenin dhe vërejtjet, por bëj vetëm pyetjen. Dhe, pyetjet e zotit Metalla ishin të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me secilin kapitull.
Eduard Shalsi: Jo more! Ç’thua, mo ç’thua? Merri shihi se çfarë kam thënë! Hapi procesverbalet! Mos na hap këtë muhabet tani!
Jemin Gjana: A ka mundësi të bësh qetësi o burrë, e të lësh të tjerët që të flasin? Unë të lash të flasësh. Ç’ke që nervozohesh? Nervozohesh me veten?
Eduard Shalsi: Injoranca më nervozon, madje dhe më acaron injoranca.
Jemin Gjana (çohet në këmbë): Dëgjo. Duhet të matesh mirë kur flet. Mos guxo ta bësh më! More vesh?
Eduard Shalsi: Si, si? Mos ta bëj më? Jo do ta bëj (çohet në këmbë), por po të them…
Jemin Gjana: Palaço, i pafytyrë! (Ulet në karrige)
Eduard Shalsi: Po të them, mos e bëj më këtë veprim. Dakord! Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu.
Bedri Hoxha: Po ti e ofendove, Shals. Mos bëj ashtu.
Ardian Turku: Po ti nuk lë njeri të flasë, ndërhyn përherë.
Eduard Shalsi: Unë jam ndërprerë 100 herë kur flas, dhe t’i po më tregon mua.
Osman Metalla: Kë ofendon ti? Kë ofendon?
Jemin Gjana: Dil përjashta. Dil përjashta po të them.
Eduard Shalsi: Mos më thuaj mua dil përjashta. Jo mua dil përjashta.
Jemin Gjana: Ik përjashta tani, po të them!
Besnik Bare: Po nuk e nxjerr dot ti përjashta atë.
Eduard Shalsi: Nuk më nxjerr dot ti përjashta. E di unë kur dal jashtë, ti dil përjashta (debat në sallë). Kush je ti, more? Respektoj Komisionin unë.
Osman Metalla: Po si mund t’i thuash kryetarit injorant more?
Eduard Shalsi: Unë thashë që më acaron injoranca. Po, dhe e them prapë. Dhe sidomos arroganca e injoranca. Po më tregon mua që paskam bërë pyetje që s’kanë pasur lidhje me ligjet. Pyetjet e mia s’ka të drejtë t’i komentojë asnjëri. E kam unë të drejtën.
Ardian Turku: Po ti komenton përherë…
Eduard Shalsi: Unë e kam duruar për shkak të moshës, e kam toleruar për shkak të viteve. Por të më thotë mua që pyetjet e tua s’kishin lidhje me çështjen!
Osman Metalla: Duhet të respektoni etikën dhe të vendosni një marrëdhënie të tillë në Komision.
Eduard Shalsi: Çfarë etike more?! Merr shih procesverbalet. Do kulturë etika.
Bedri Hoxha: O Shals, por ti e fyeve… Ke folur sa herë ke dashur.
Eduard Shalsi: Si e fyeva unë, more? Më jam fyer unë në këtë Komision, o s’ka.
Bedri Hoxha: Nuk ke asnjë të drejtë më shumë se të tjerët. U ndërpreve ti, se mos je ndonjë burrë më i mirë se të tjerët.
Besnik Bare: Jemin më fal, një gjë të vogël. Se si i formulojmë ne pyetjet, secili i shpreh në mënyrën e vet. Ju nuk keni të drejtë të bëni vërejtje në mënyrën se si formulohen pyetjet nga ne. Komentin e bëj të shkurtër dhe askush nuk ka të drejtë të interferojë në këtë punë. Se po të flasim pastaj për kulturë dhe për profesionalizëm, pastaj kalojmë në histori tjetër.
Eduard Shalsi: Merr shih procesverbalet dhe shih ça keni thënë.
Jemin Gjana: Nuk paragjykojmë kurrkënd për pyetjet, por nëse ju vini në Komision dhe shtroni idenë se paragjykoheni për pyetjet, atëherë unë kam obligimin që në emër të të gjithë kolegëve të maxhorancës t’u bëj të qartë – komisionit, opinionit dhe kujtdo tjetër – që ju nuk paragjykoheni sa herë bëni pyetje për projektligjet. Atë që bëri zoti Metalla, jua vura si element krahasues. Dhe do të paragjykoheni gjithmonë, nisur nga fjala dhe nga emri mos pretendoni se po paragjykoheni.
Eduard Shalsi: Unë nuk kam marrë përgjigje akoma për ato pyetje që kam bërë. Përgjigje që kanë lidhje me privatizimin e “Albpetrolit”, me të ardhurat.
Jemin Gjana: Megjithatë secili vetveten tregon, dhe bëni mirë që ta frenoni veten dhe të bëni kujdes në fjalët që lëshoni, sepse pastaj…
Eduard Shalsi: E pastaj dhe pastaj?
Jemin Gjana: Dhe pastaj këtu është Komision, mbledhja këtu është mbledhje. Statusi i deputetit është status i deputetit, disa gjëra mbyllen këtu dhe dalim jashtë pastaj. Në qoftë se je koshient, matu mirë pastaj. Unë të them matu mirë.
Eduard Shalsi: Unë jam superkoshient dhe s’kam nevojë të matem. E kam në natyrë unë që matem dhe i peshoj mirë veprimet. Kam dhe kulturë për më tepër, dhe qytetari!
(Jemin Gjana vijon pyetjet ndaj ekspertëve të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas mbyllet mbledhja).
(Jemin Gjana kërkon sqarim nga Eduard Shalsi)
Jemin Gjana: Mos guxo të më flasësh më ashtu. More vesh?
Eduad Shalsi: Ik andej, more mi, o mi!
Jemin Gjana: Ore palaço! Kë shan ti? (Godet me shkelm Eduard Shalsin. Ndërhyjnë deputetët e tjerë për të ndarë sherrin).
Eduard Shalsi (te dera e Komisionit): Hajde këtu, more mi halesh!
(Debati zhvendoset në korridor).
Eduard Shalsi: O mi! O mi halesh hajde!…
Jemin Gjana: S’merr vesh ti, Shals?
Ardian Turku: Boll Shals, ik andej se nuk ka lezet.
Bedri Hoxha: S’ka faj ai (Jemin Gjana), ti e ke fajin që i thua injorant, ai 60 vjeç burrë. Është turp i madh.
Eduard Shalsi: Po atij s’i vjen zor që tenton të gjuajë, 60 vjeç burrë (Debati vazhdon në korridor me deputetët Hoxha, Turku dhe Metalla. Duke dalë nga korridori, Eduard Shalsi godet me pëllëmbë në kokë Jemin Gjanën)!
Eduard Shalsi: Hajde këtu, ta tregoj unë ty (Ndërhyjnë deputetët e PD-së për ta larguar)!
Ardian Turku: o Shals, ik andej ore, nuk behët kështu. S’të vjen zor, kë prek më dorë? Ik ore Shals tani, se s’ka lezet. Bën si gangster.

PANORAMA

36 komente në ““Injorant, mi halesh”, “Palaço, i pafytyrë”. Debati i plotë ‘parlamentar’ mes Gjanës dhe Shalsit”

  1. Kris says:

    E njoh une Jeminin.Eshte me te vertete mi H….sh sic thote Shalsi.

    1. aurelio says:

      Edhe une e njohê ket Shalsin, njrei me ta pa cipe nuk mund te gjesh se ketê, nje llafazan i paturpêshem

      1. fule says:

        Cme duhet mua cipa e njerit e tjetrit. Burra si Jemini vlejn sa per ndonje kryeplak afer Vicidolit, po je me teper.

    2. Vlora says:

      macoku i madh berisha te gjith mjnj halesh i ka mbledhur rreth vetet .

      dhe ja ka aritur vetem kur hyn macoku zhduken te gjith minjte .

    3. xhoni says:

      Qenka plakur,bile RRJEDHUR fare ky maloku Jemin Gjana!!!Nuk paska me takat,qe ta provoje edhe nje here LOJEN ME KUNGULLESHKA SIPER TAVOLINES SE ZYRES ME KEMBE PERPJETE KU E ZUNE MAT!!!Haaaa!!!Dhe na del tani e na ben moral,ky IMORAL ZAGAR!!!

    4. Nik Kodra says:

      Une njoh Turkun. Ai hiqet si zotni por dhe ai nje mi gjirizi eshte.

      Tung

      Nik

    5. GEZIM HANZA says:

      hahahah, mi halesh. Dhe miu i haleve proteston se nuk mund te pranoje qe eshte mi halesh por eshte vetem mi. Mi nga kuksi, hahahahahaha

  2. edi says:

    nuk e kuptoj pse nuk i nxirni komentet e mia a jeni gazete e lire apo edhe juve i mbushni breket nga spiunat e saliut me duket se ne shqiperi asgje nuk eshte e lire flm…

  3. gezim says:

    Po shalsi ka lene kalamanin e vet ne rruge, do pyesi per te tjeret.

    1. elio says:

      Nigjo ti gzimo, vetem per shalsin mos fole as mo per cunin e vet se nuk di ca gjona te vogla qe duhet ti mesosh perpara se te flasesh, kaqol..
      Shalsi eshte nje cike gjaknxehte po ja solli ne maje te hundes ky hajduti…isha ministri i bujqesise qe katandisi cdo gje per ibret

  4. england says:

    Keta te partise se Berishes(se PD nuk ekziston me)jane te gjithe ne stilin e tyre,ca si insekte,disa te tjere si zvarranike,dhe pjesa me e madhe kafshe,dhe miu i merzit Jemin nuk ben perjashtim,sikur nuk mund te leme pa permendur zhaben Mesile,po ashtu dhe kermilli Paloke(thone se keta pra kermijte kane kater hunde,2 per frymemarrje,dhe 2 per nuhatje)ndersa Genci eshte nje gjarper,qe i duhet prere koka,pa harruar buburrecin Halim te zh-drejtesise,dhe nuk mund te le pa permendur zhurmuesen e parlamentit,ose gjinkallen Jozefine…

    1. Londra says:

      po ste vjen turp ty qe ke vene emrin england. nese je rezident ne england ky vend duhet te ndjehet i turperuar se ke mban ketu.
      ne qe po flasim jemi rezident ne londer dhe po te dush shkembejme addressat private dhe diskutojme se kush po jeni ju dhe ne.

      1. Liverpool says:

        Hej , Londra ! Pse te erdhi keq ty qe England t’i krahasoi P.D.-erastet e hales se ndyre P.D.-me minj gjirizesh, me insekte apo kafshe te tjera??
        Une mendoj se , minjte zhabat e te tjere , duhet ta ndjejne vehten te fyer nga qe krahasohen me qenie te peshtira si P.D.-istet dhe kryetari i tyre.Keta jane me te ndyre se cdo gjallese qe existon neper gjirize.A e di c’eshte partia e Berishes dhe SRB-i vete? Jane tamam si ato larvat e kufomave ,te cilat e dekompozojne cdo gje te gjalle.Keshtu e kane dekompozuar vendin tone keta krimba!

  5. Pavaresia says:

    Me te vertete turp. Nuk marr persiper te diferencoj,(ne skandale te tille qe zhvillohen ne nivele te larte te strukturave te shtetit)fajtorin apo shkaktarin e krijimit te situatave te tilla. Por mund te them se kur individit (cilido qofte ai)i cenohen te drejtat dhe kur ky individ, ne perpjekje per ti mbrojtur keto te drejta, e tejkalon te drejten e tij duke rene ne veprime te pa drejte, do te humbi shume nda te drejtat e tij.Sepse ne lidhjet qe krijohen midis ,,SHKAK-PASOJE”, ,,pasoja”, mund te jete me ,,fajtore” se ,,shkaku”. Prandaj ne cdo mardhenie, duhet te jemi te kujdesshem e te na udheheqi aresyeja dhe jo pasioni. (Ju lutem mos me keq kuptoni se nuk pretendoj ti jap leksione edukate kurkujt, por…)

  6. beso says:

    ik Shalsi,s’dole gje;si lejon te kaloje JerMini 1 m largesi?Nuk te falet Shalsi,do te heqim nga Facebook-u.JerMini do peshk ti thua nafte.Po Jermini do t’a kete me dy kuptime punen e peshkut,se ne gjysmen e Italise i thone peshk nje tjeter gjeje.

  7. keta te sales me perngjasin si ne vitet e 30ta ne amerik banda gagsteresh si lloji al kapone kta dhe bejn krim dhe te sulmojn,se per moral dhe etik,jan ba si zabeli metis veq burgu jau mbyll te gjitha si forcen si korrupcionin si vjedhjet,sulmet,e ndoshta kur te hyn ne biruc doju bie ndermend per etik dhe moral.

  8. artani says:

    Po pse me Shalsin po merresh more gazeta tema? Ne te gjithe e njohim dhe dime se kush eshte Eduart shalsi.
    Nuk eshte se Gjana eshte i perkryer por ama nuk mundet te krahasohen gjana, majko, islami etj me shalsi dhe njerez si puna e tij.
    na jepni dicka tjeter se na neveritni me nnjerez si puna e tij(Shalsat)

    1. a says:

      O b…q… i Sales, ku e njeh Shalsin ti?! Kush jeni JU TE GJITHE qe e njihkeni? Domosdo qe nuk krahasohet me plehrat e tipit Gjana ose Islami qe na hapin barkun vetem kur i shohim dhe jo me kur i degjojme. Nese nuk te pelqen Tema qepe halen dhe shko andej nga 55. Andej gjen plot plehra si puna jote qe as shqip nuk dini te shkruani. Bashkohuni bashke e mos na ndosni mjedisin.

      1. artani says:

        Sa mire po e didi shqipen po e shohim zoteri mos i shqeteso.vetem juve nuk po e njihni se cfare lloj surrati eshte shalsi.sa per plehra mendoj se je i mbushur kembe e koke ne plehra keshtu qepe dhe mos na trego se cfare gazete lexojme ne. po te ishte qe nuk e pelqejme kete gazete nuk e lexojme dhe komentojme.
        do ishte ne nderin tuaj te mos shkruani me se jo vetem nuk dini te shkruani, por edhe era qelbesire po i vjen komentit tuaj.
        Respekte tema.

  9. Ramy says:

    ky jemini ka ngacmuar nje sekretaren e vet por qe ishte goca e nje te pd.
    kur e mori vesh plaku i vicidolit e ka rahur ne zyre
    me shpulla .te rahur tamam jo sa per te kaluar radhen
    por per ta mbajtur mend

  10. e verteta says:

    Ramy eshte e vertete kjo qe thua dhe ai miku i Pd-s,bodigardi i Kryeministrit tentoi tja kepuse ato ….e fishkura,por trimi Jemin i ra ne gjunje dhe i lepiu prapanicen.

    1. Ramy says:

      te pershendes

  11. Kelmendasi says:

    Ma njeri te edukuem se Shalsi nuk kam rastise me pa .Ndofta konkuron me Braçen dhe Ballen.Bile une po çuditem se ky Shajsi flet rradhe fort.Edhe kur ishte nenkryetare bashkije rralle fort e ndigjoje maksimumi kater here ne dite me ate fytyre gjithe gaz e dashamirsi qe transmetonte.
    U çudita si asht perzie ne diskutim te tille.

  12. une says:

    Pavaresisht se Shalsi mund te kete 1000000000000 here te drejte se paragjykohet ose nuk i lejohet te beje pyetje, menyra se si drejtohet dhe flet i shkon per shtat vetem nje rrugaci, arroganti dhe injoranti. Une nuk e kuptoj pse e kane kete mani per te krijuar tension. Per te mos folur per ate Besnik Baren qe pa e hapur gojen te acaron, le me kur e hap.

    Me Shalsat dhe Baret, PS nuk fiton zgjedhjet as pas 20 vjetesh. Per kete duhet reflektuar dhe vene kembanat e alarmit.

    P.S. Jo se te tjeret ne ate komision apo me gjere, si nga njera pale apo nga tjetra jane me mire. Eshte karakteristike e m… te madh te politikes shqiptare.

  13. ismeti says:

    gjanoviq,metoviq ,saloviq jam ma shkie sewe shkijet bile edhe grekofila turp per shqipri o AVNI RRUSTEMI KU JE ORE SE SHQIPRIA KA NEVOJ PER NJI SI TI

    1. Arbeni says:

      Po sikur po vjen pranvera dhe nje pyetje kishim se kush do e bej punen e berberit?
      Me sa duket ky ismeti duhet ta bej mire si thua ti zoti ismet nuk te japim shume lodhje?
      Kaq kishim

  14. alex says:

    Nje gje eshte e vertet qe mero Baze e njeh shume mire se kush eshte Jemin Gjana, dhe cfare respekti gezon jo vetem ne parlament, tek partite politike por edhe ne popull.Do doja ti beja thirrje publike qe eshte ne nderin tuaj personal qe si pronar i kesaj gazete te mos lejoni komente qe nuk ja vlen. sic edhe e di mire Mero nuk i prish asnje lloj pune Zotit Gjana, por te pakten beje kete qe e njeh vete personalisht se cfare njeriu eshte. Po te mos jete e vertet mundet ta kundershtoni, por jemi te sigurt qe e dini mire.
    Per sa i takon shalsit nuk ja vlen pasi njihet se cfare halabaku eshte.
    Mire ti behet partise socialiste kur nuk di te zgjedhe deputet e saj, dhe jo 20 vjet por me shume do e vuaj kete gje me shalsat dhe shoket e tij.
    Respekte zoti Mero dhe ne pritje te reagimit tuaj nga nje miku juaj i vjeter, qe per hir te se vertetes nuk jemi pare per rreth 3-4 vjet per arsyet tona familjare te larguara nga albania.

  15. durresi says:

    hej popull me shalsin po merreni? lereni te shkretin pasi nu e di se cfare eshte parlamenti.
    Po me zotin gjana flet ai qe ka rreth 20 vjet deputet i zgjedhur nga populli dhe jo deputet aksidentalisht i futur ne parlament.
    kerkoje shalsi se e gjen ate qe je duke kerkuar.

    1. diti says:

      Hej fush kruja po diskutojme per halabakun EDuard shalsi nese ke degjuar apo njohur ndonjeher? Por per momentin nuk kemi se cfare te flasim dhe po merremi me halabakun ordiner shalsi.
      uroj te jeni mire

  16. fushe kruja says:

    o cuna me qe ju thoni se emin gjana eshte mi halesh atehere edhe une jame dakort me ju por po ju kujtoj se mi halesh me i madh eshte sali berisha

    1. beso says:

      fusha,mos i ngaterro gjerat.Miu eshte Jemiu,Haleja eshte saliu,keshtu qe te dy bashke jane Miu i Halese

  17. tonin prosi says:

    I lutemi te gjithe drejtuesve te komisionit te lene me nji ane pasionet me qene se jane keshilltare negativ. Perqendrouni ne objektiven dhe shtregoni doren njeri tjetrit se kjo ashte e vetmja mynyr qe te zgjidhesh problemet . Tonin prosi

  18. ajdin says:

    SHALSIT nuk i lejohet;GJana eshte burre vjeter,prandaj duhet pak rrespekte.

  19. Endrit says:

    Jemin Gjana, nje njeri qe te kall krupen. Po te shohesh te gjitha komentet ka nje urretje publike ndaj ketij njeriu. Ish-agjent i sigurimit te shtetit. Imoral dhe manjak seksual. Idhtak dhe genjeshtar. Servil i Berishes. Korier i Berishes per tek I Rugova.

    Organizator i kryengritjes se 14 shtatorit ’98.

    Ndyresire qe vetem ne Kukes mund te gjendet.

    Shalsi te jete sigurt qe ka bere me te miren. Here tjeter mos i thote mi por mut halesh.

    Do ta vuaje bashke me femijet e tij dhe Nexhmie kurven e cila eshte pompuar mire ne shkollen e mesme bujqesore ne Korce.

    Fshesazhi ka qene ne Starove te Pogradecit. Spiunonte cdo njeri.

    Intrige e gjalle ky poshtersi

  20. Mali63 says:

    Emin Gjana jo mi halesh po mij i gropave skeptike qe jane pa pastruar prej 20 vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje