Presidenti Bamir Topi iu është bashkangjitur vendeve të BE-së dhe ka vendosur që të bojkotojë samitin e Ukrainës, duke dalë kështu në mbështetje të ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, e cila është keqtrajtuar nga autoritetet vendase në burg. Kjo është bërë e ditur nga Topi gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç.
“Unë mund t’ju them sot që, dje në mëngjes unë kam paraqitur vendimin tim pranë strukturave tona diplomatike dhe pranë strukturave që menaxhojnë këtë Samit për të mos marrë pjesë duke iu bashkëngjitur linjës së vendeve të BE-së për të protestuar nëpërmjet bojkotit për mënyrën e trajtimit të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, e cila natyrisht sikurse dihet edhe nëpërmjet përcjelljes që ka bërë media, po i nënshtrohet një trajtimi jo njerëzor. Kështu që, në mënyrë të qartë jemi shprehur që do të bojkotojmë këtë takim. Kuptohet bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve, po bojkoti bëhet ndaj vendit mikpritës, jo si vend, Ukrainës, por pikërisht standardit të demokracisë që sot vërtet është një krizë të ushtrimit të tij“, tha presidenti Topi, duke u bërë kështu i pari politikan nga Europa Juglindore, që braktis samitin e Ukrainës, për shkak të keqtrajtimit të Timoshenkos.
Vendim shume i drejte…po ta kishte Saliu kete rast nuk do e humbiste.
Ketu behet dallimi midis njerit te shtetit dhe kafsherise
bamiri do bojkotoje kampionatin europian te futbollit
A e pyete kryeministrin sali berishovic? se te ben te pa beren ky,i fut nje te ikme ne Ukraine e i thote atij bandillit qe eshte ne krye te Ukraines,jemi vellezer te nje gjaku,se kot nuk kemi tere ate Komunitet Shqipetaresh ne Ukraine.
Tani me siguri do te lirohet Timoshenko.Refuzimi i nje prej udheheqesve me te shquar boteror si Topi asht grushti derrmues per Janukoviçin.
Bravo z.Topi keshtu duhet.Te paçim per jet e mot.
Uaaaaaa cfare ka bere vaki. Bamir Topi nuk ka permendur shprehjen e tij standarde: Kryej detyren kushtetuese, te cilen e thote per cdo gje, PA PERJASHTIM. Ja nuk e paska kryer nje here detyren kushtetuese !!! Cfare arritje!
Po ik o burre i dheut futi nje udhetim ne Ukraine me leket tona, as mos e rruj hic, mos na be ne sikur renditesh me BE-ne. Se te themi te drejten, as Ukraines, as BE-se nuk i rruhet shume ne shkon ti a jo. Do me u bo faktor me zorr! Pikaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Jam i sigurte se z.Bamir Topi po nuk gjeti ndonje bilete per Kampionat Evropian,do ta “bojkotoje” ate!
Bamir Topi ka blere prona ne Ukraine me paret e shqiptarve..mos besoni keta maloke