Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri. Dyshohet se e ka blerë (FOTO)

3 Maj 2012, 17:02Politika TEMA
Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në

Prokurorët në Itali, teksa vijojnë hetimet në lidhje me abuzimet e Umberto Bosit dhe djemve të tij, në partinë Lega Nord, kanë mundur që të gjejnë një diplomë të djalit të Bosit, Renzo Bosi, të cilën e ka marrë në një universitet privat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që është lëshuar nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s.

Sipas “Corriere della Sera”, dyshohet që diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord. Mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk ka qenë i pranishëm në Shqipëri për të studiuar dhe e ka blerë këtë diplomë, pa kryer studime. Kjo gjë pritet të zbulohet në ditët në vijim.

Po në universitetin Kristal, ka marrë një diplomë për Sociologji, edhe Pierangelo Moscagiuro, partneri i senatores së Lega Nord, Rosy Mauro.

26 komente në “Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri. Dyshohet se e ka blerë (FOTO)”

  1. Shpata e Damokleut says:

    Kristal e ka reputacionin “Kristali”. Pagua leket merr dipllome. E ce do mesimin? Se mos meson gje. Plus qe edhe universiteti s’ka perse harxhon leke jo per profesore, jo klasa, jo organizim , jo kohe.
    Edhe Evropa na ka zili.

  2. askushi says:

    Me ne fund filluam nga “eksporti”i vlerave.Me keto diplloma Italia ka per te dale nga kriza ekonomike.Si do t’ja bejme me spanjollet dhe grekerit.Thua ta kene marre vesh se si dielt nga kriza.Te presim se dhe per keto vende do bejme sakrifica,do ti bejme vende me ekonomi pararoje.

  3. Vlora says:

    ha ha ha ha te pakten ne nje fushe kemi perparuar,,jemi vertet te paret ne mrekulline e diplomave…

    te pakten per kete tja dime per faleminderit berishes.

  4. hallall sa shum perpara ka ecur shqiperia,domethene edhe ne ktu fushe qenkemi te paret ne evrope,o zot sa bukur cfare arritjesh te medha,jam kurioz da di kush e ka kte universitetin kristal se eshof per dite ne tv…

  5. antipatrea says:

    Hahahaha…Cudia me e madhe qe degjoj,dhe e kam te veshtire ta besoj…Hykan ne pune diplomat shqipetare ne Itali ???? Pse nuk bleu nja 10 gomari ,nga nje per fakultet ti kishte ??? Cfare nuk po degjojme… Sa e blen copen ky kaushi ti shes timen???

  6. viktori says:

    coi njeri djalin ne universitet ne elbasan dhe babi e dinte qe djali po mbaronte shkollen dhe pa pritur djali i thote babit se une skam mare asnje provim por thote une kam gjetur nuse po mire mor i t`hote i jati tani mbas 3 vjetesh thuaj ti dhe pa pritur shohim djalin me dipllome dhe sot eshte mesuesi me dipllomen dhe me masterin dhe pretendon te behet drejtor shkolle . kjo ngjarje eshte e vertete dhe ky shkoi ne elbasan te pakten ne qytet por keta nuk shkojne fare dhe nga italia dhe vaj medet shteti dhe populli mi zi qe e mbyten haduterit e shkolluar tek mafia

  7. andon ashiku says:

    Ky idioti ka ngel ne klase disa vjet ne Itali erdhi ne Tirane e mori diplome!!!!!!!!!!!!

  8. ikandeja says:

    Hahaha kete djale e kemi dhe pagjimnaz!

  9. Ramy says:

    ky i jati i ketij renzo bosit , umberto bossi kujtonte se kosovaret ishin emigrante ne jugosllavine e milloshevicit ashtu si emigrantet ne itali
    ne kohen e luftes ne kosove ky kerkonte qe ti perzene emigrantet d,m,th. milloshi bente mire,qe i perzinte
    nje idiot komplet babai nuk e di i biri

  10. spiridhon markomanxhari says:

    Edhe romaket 200 vjet me pare ketu erdhen e moren avdes.por qe atehere u i hyri krimbi e korrupsioni perandorise se Romes,e sot Italia po vuan ende ato kohe te veshtira pra nuk e mori qe nuk e mori vehten…

    1. aqif pallaska says:

      Ca thu mer palle romaket para 200 vitesh!!!!!!!!!!laji syt e pi ilacet

    2. beso says:

      spiro,korrupsioni eshte semundja origjinale e njeriut,ka te ngjare qe edhe zoti te jete i korruptuar,se kot nuk u jep pushtet maskarenjve.Sa per dijeni,zona nga vjen ku bylmezi,i biri i Bossit,injorant me patente i klasit te pare,vetequhet e pushtuar nga Roma,biles partia e ketyre quhet Lidhja e Veriut dhe kerkon te ndahet nga Italia.Ti e di pse ndodhi permbytja e madhe,sipas Dhjates apo Bibles,sepse njerezit u korruptuan,po edhe Eva e korruptoi Adamin(atehere nuk kishte euro,ndaj merre me mend me çfare e beri pagesen)dhe i hengren te gjitha mollet dhe e lane Zotin pa asnje koqe molle,prandaj u nxeh keq zoti.

  11. spiridhon markomanxhari says:

    or Aqif sic e ke emrin e ke dhe reagimin.. dy mije vjet me pare more pallaske…

    1. Agimi says:

      E more spiridhon, e bone vete gafen me vitet dhe i bie ne qafe Aqifit te sshkrete…

    2. hu says:

      avash ere avash se ka thene 200 vjet te reja e = me 2000 vjet

  12. never says:

    NUK KA PSE TE DYSHOHET QE ESHTE FALLCO. KJO ESHTE E SIGURTE SE AI SHKOLLEN E MESME E KA MBARUAR NE KORRIK 2009 DHE DIPLOMEN 3 VJECARE E KA MARRE NE SHTATOR 2010. AQ BUDALLENJ JANE SA EDHE KAQ LLOGARI NUK KANE DITUR TI BEJNE.

  13. geno says:

    PO shikoni kush e ka prone kete universitet dhe kupton se cfare behet> Nuk e dime a do bej ndonje emision Qafok Qafoku i TV-Planetti per di-lomat false, apo do kunsultohet njehere me Henri Cilin dhe me ate te UFO-s?

  14. SADIU says:

    KUR KA SHITUR DIPLOMA NE ITALI IDIOTI I TOSHKESIT IMAGJINO CFARE KA BERE NE SHQIPERI. U BE DIPLOMA E SHKOLLES SE LARTE PA VLERE, TE VJENE TURPE NGA VETJA KUR DEGJONE TE TILLA GJERA. PO TE HETOHET VETEM NE PERMET NUK DIHET SA KA DHENE. THONE QE JANE DY KRYETAR KOMUNASH ME DIPLOME BILE PA MBARUAR TE MESMEN. DO TE ECIN SHOQERIA DHE EKONOMIA PERPARA ME VEPRIME TE TILLA? MJERE ,MJERE, MJERE NE. KETO TE SHIKOJE QEVERIA DHE SALIU. TEK SHKOLLA , TEK KULTURA ESHTE E ARDHMJA E KOMBIT, KETO TE SHIKOJE QEVERIA DHE SALIU, KETU TE FILLOJE DHE TE LUFTOJE KORUPSIONIN DHE IDIOTIZMIN.

  15. Treviso says:

    Sa i zoti ky Trota.Dy diploma ne univeritetin Kristal. Ky universitet siç paska emrin ashtu qenka.Kristal si kryeministri shqiptar.
    Renzo Bosin,çuni i Umberto Bosit, kishte ne plan qe tu bente kryetari i partise Lega Nord por nga qe kishte 5 vjet per te kaluar vitin e pare dhe kurre se mori ju donte patjeter nje diplome universiteti.Ky nga qe ishte shum i zgjuar, ijati e therriste kudo me emrin Trota.Me vjen keq qe universiteti i Tiranes me emrin Kristal diplomon peshq Trota.
    (rrofte Bosi dhe Trota)

  16. Petro says:

    Ky eshte nje turp i vertete.Ose ministri i arsimit te jap doreheqjen ose te mbyllet ky kristali dhe te shkojne para drejtesise mashtruesit.E kemi paralajmeruar kete fenomen me kohe.Ju pershendes me nje poezi te publikuar prej nje viti e gjysme:

    Diploma fallco

    -Cilët jeni ju,që diploma fallco
    firmosni?
    -Cilët jeni ju që histori të errët
    vendit i vulosni?
    Nesër do të kemi:
    Shefa injorantë,
    Drejtorë injorantë,
    Kryetarë injorantë,
    Deputetë injorantë,
    Ministra injorantë,
    Kryeministra injorantë.
    Nesër, vendi do të jetë i vrarë.
    Do të ket’ marrë një fallcokapar,
    të ngjashëm me një barbone të kollarisur,
    nën urat e botës kapardisur,
    gati,këtë vend, për ta zvarrisur.
    Nesër?!
    Cili kod do të na duhej nesër?
    Ai civil?
    Ai penal?
    Për…
    Për çështjen “TATËPJETË”?
    Ah!… Ndal!…
    Le të presim gjykimin Final.

    1. qyfli says:

      Po pse sot si i kemi?

  17. nard says:

    Ky hajdut ordiner ka disa vite qe shet diplloma fallco.Nuk e di cfare pret MASH.qe nuk e mbyll kete pseudo-universitet dhe pronarin e tij Ahmet Muco ta coje para drejtesise,sepse e njeh mire ai ate vend bashke me vellezerit e tij.

    1. fule says:

      Po te ndash “taksen” me pushtetin, nuk te mbyll njeri. Jepi Diplome edhe Gomarit po deshe.

  18. wert says:

    Te isha kryeminister do kisha mbyllur te gjitha shkollat private, do kisha mbyllur te gjitha lokalet, do kisha ncjerre jashte ligjit nja 40 parti qe hane buke kot.

  19. ALBAN DEGA says:

    UNIVERSITETET E DOMOSDOVES …. DHE AKADEMITE E VICIDOLIT !

    – Mos valle numri i unversiteteve dhe instituteve private
    ne Shqiperi do tua kaloje numrit te studenteve !?

    – Institucione arsimore apo “fabrika pasaportash per asgjekundi” !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pothuajse cdo jave lexoj ne internet apo faqe gazetash, shoh ne ekrane televizionesh apo degjoj ne vale radiosh per nje univesitet te ri, per nje akademi te padegjuar me pare, per nje institut gradash shkencore ne Shqiperi .
    …Kam 17 vjet ne SHBA, nje super-shtet, superfuqi boterore e shkencore qe jep rreth 90 per qind te Nobelisteve, me mbi 300 milione banore, me nje siperfaqe pa fund e pa ane ku nuk perendon Dielli kurre dhe me gati 250 vjet Kushtetute dhe nuk kam pare as degjuar per kaq shume universitete, kolegje, institute, akademi private te reja sa Shqiperia.
    Kryeministri me vota te vjedhura Sali Beriaha dhe krejt klani i tij u bien tupanave te shkollimit masiv…
    Shkollim masiv me nje papunesi masive.
    Arsimin ekstensiv me nje kosto marramendese per familjet shqiptare.
    Pagesa fantastike qe konkurojne me shkollat me ne ze te Amerikes e Perendimit.
    Nivel shkollimi aq i larte sa shume prej te diplomuarve shprehen me krenari se po ta kishim ditur se eshte kaq kollaj per te kryer universitetin, do te kishim kryer edhe shkollen e mesme!
    Mos u cudisni kur neser te degjojme per Universitetin e Domosdoves, sic ironizonte dikur eruditi Fan Noli regjimit e anadollakut Ahmet Zogollit.
    E cfare ndryshimi ka me te Universiteti i Plepave, qe eshte bere fidanishtja e pothuajse krejt gjyqtareve te Berishes…
    Nuk do te jete e larget dita kur studentet te ftohen per te filluar studimet ne Akademine e Vicidolit !!
    Me keto ritme qe hapen institute, kolegje, universitete e deri edhe akademira ne Shqiperi nuk do te jete e larget dita kur numri i tyre do t’ua kaloje edhe numrit te studenteve!
    Pse jo!? E vetmja gje qe prodhojne ato jane pasaportat per asgjekundi, sic jane kthyer me vite diplomat e tyre, ne nje vend ku papunesia shtohet paralel me numrin e Universiteteve te Domosdoves, Instituteve te Plepave apo Akademive te Vicidolit.
    Rendesi ka qe diplomat e tyre shiten sa frengu pulen nga spekullatore e dallaverexhi te nje qeverie dallkauke qe ne vend te qeverise kerdis popullin e vet !
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me keto fabrika parash pa fund per pronaret e tyre dhe fabrika papunesie pa fund per viktimat e tyre shqiptare!
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje qeveri qe vjedh voten e popullit!
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje popull, qe akoma nuk e ka kuptuar mesazhin e nje prej baballareve boterore te demokracise Abraham Linkoln se “cdo popull ka qeverine qe meriton” !

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 7 MARS 2012

  20. altin says:

    Duhet te jipni dorheqjen zoti Minister i arsimit.
    Shqiperine e mbushet me njerez qe sic marrin diplomen me leke ashtu dhe drejtojne me te njejtin mentalitet edhe institucionet ku ju po me leke i keni futur.

    Shqiperia eshte mbushur me te pashkolluar me diplome.

    e shoh dita dites te ardhmen e ndritur qe na pret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje