Një ditë pas vizitës së Fyles, rrezikohet reforma zgjedhore. Kërkesa e të vegjëlve injorohet

4 Maj 2012, 12:42Politika TEMA
Një ditë pas vizitës së Fyles, rrezikohet reforma zgjedhore.

Vetëm një ditë vizitës së Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, që përgëzoi Shqipërinë për progresin në disa reforma, situata është acaruar në komisionin e ngritur për reformën zgjedhore. Demokratët akuzojnë socialistët se po prishin konsensusin e arritur. Shkak për këtë përplasje është bërë kërkesa e PS për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore edhe në qendrat e numërimit. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga demokratët, që thonë se kutitë mund të hapen vetëm nga KQZ në rast se ka ankimim.

Duke folur për mediat, përfaqësuesi i PD në këtë komision, Oerd Bylykbashi tha se propozimi i PS prish konsensusin, pasi shton ngarkesën e punës në qendrat e numërimit.

Megjithatë Bylykbashi tha se procesi do të mbyllet brenda 15 majit.

Të dy partitë e mëdha megjithatë duket se nuk kanë ndërmend që të trajtojnë problemin e partive të vogla me sistemin zgjedhor, duke argumentuar se nuk e kanë pasur të përcaktuar në mandatin e punës së tyre çështjen e sistemit.

Menjëherë pas mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri në një prononcim për gazetarët nga selia rozë akuzoi mazhorancën se po rrezikon kompromisin.

Gjiknuri deklaroi PD e quajti të papranueshme pikën e nenit për hapjen e materialeve zgjedhore, ku ishte rënë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por vetëm për disa shkaqe të listuara në KQZ gjatë procesit të ankimimit.

“Shumica kundërshton një tekst për të cilin ka një muaj që është rëndë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave. Ata në mënyrë të papritur e mohojnë këtë se nuk është teksti që nuk kemi rënë dakord. Pala demokrate e mohon këtë, duke thënë se nuk është teksti që është rënë dakord, ndërkohë që mjafton të thonë se çfarë teksti kanë shpërndarë. Teksti është pikërisht ai që i negociuar dhe ai që është rënë dakord. Pika 6 e nenit thotë: “kutitë e materialeve hapen në KQZ gjatë shqyrtimit të ankimimit, kur ka mospërputhje me fletët e votimit, kur nuk është përdorur teknologjia në qendra, raste klasike të ankimit, kishim rënë dakord, kemi komunikimet e ekspertëve, teksti ka mbi 1 javë që është në duart e komisionit të reformës dhe sot krejt papritur PD nuk bie dakord. Po kërcënohen afatet, pasi çdo vonesë mund të kërcënojë afatet”- deklaroi Gjiknuri.

7 komente në “Një ditë pas vizitës së Fyles, rrezikohet reforma zgjedhore. Kërkesa e të vegjëlve injorohet”

  1. anticensurë says:

    mos u mërzisni o njerëz!paskal milo e tha mirë”berisha nuk e dredh dot!ai ka firmosur!”
    e ju e dini që berisha e mban fjalën,firmën po e po!

  2. Dule Bisha says:

    Te doli fjala direk o Mero, pa mbushur 24 ore direk e shkaterroi situaten Sala…

  3. sheqerja says:

    me gjithe keto qe po ben sala EDI FLE AKOMA,tiranen e vodhi ,anetarin e gjykates se larte Fylen e genjeu diten per dreke etj,etj ,etj

  4. hajriu says:

    Nuk eshte apsolutisht ndonje çudi kjo puna e partive te vogla , e kunderta do te me habiste tej mase . PD + PS = PPSH , Rama + Berisha = Merda

  5. bushi says:

    A E DINI SE…, ky Bylykbashi eshte i biri i nje sekretari te PPSH-se? E cfar prisni pra nga ky “gjaku i ri” i PD-se, pervec se te ndjeke “porosite” e sekretarit 25-vjecar te partise se vjeter, Stalin Berishes?

  6. LORA says:

    Sic mbrojti verdiktin e votes se 8 majit 2011(ne seancat turperuese te KQZ-se e te Kolegjit Zgjedhor) njashtu do te garantoje voten ne “reformen zgjedhore” qe po drejton,nga pala e opozites.U bene madem keta deshtaket transparente te PS-se,qe na i quajne eksperte.

  7. LORA says:

    Sic mbrojti verdiktin e votes se 8 majit 2011(ne seancat turperuese te KQZ-se e te Kolegjit Zgjedhor) njashtu do te garantoje voten ne “reformen zgjedhore” qe po drejton,nga pala e opozites gjiknur efendiu.U bene madem keta deshtaket transparente te PS-se,qe na i quajne eksperte.Ky nuk di te flase ne menyre logjike, e jo me te hartoje rregulla loje me kusaret e “famshem” te votes se shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje