Disa orë pasi Śtefan Fŭle kishte mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë të cilit theksoi, ndër të tjera, se sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për integrimin e Shqipërisë në BE, deputeti socialist Saimir Tahiri, gjatë diskutimeve të lira bëri këto akuza të rënda:
“Drejtori i policisë Shemsi Prençi theu kodin e heshtjes së mafies në luftën e tij të vogël kundër krimit të organizuar. Denoncoi korrupsionin. Ia denoncoi strukturave të shtetit. Ia denoncoi Sali Berishës. Po kjo është qeveria që korrupsionin e mban në këmbë, duke gjunjëzuar njerëzit e ndershëm dhe ata që e luftojnë atë. Kjo është qeveria që gjunjëzon profesionistët, për të mbajtur në këmbë militantët mediokër, që pavarësisht dialektit, dinë të flasin vetëm gjuhën e mafies dhe përfitimeve të paligjshme. Sepse kryeministri vetë, i është gjunjëzuar të birit sekser, të bijës koperturë, ish badigardit mafioz, ministrave që vrasin njerëz e shpëtojnë nga burgu me avokatë sekserë e gjyqtarë pazarxhinj”
Deputeti socialist theksoi se Berisha është kapobanda i kromit. “Një drejtor policie në Bulqizë theu heshtjen në luftën e tij të vogël për të thyer kodin e mafies, mafies së shpellave të kromit siç e quajti ai. Shefat e tij, dhe më i pari vetë Sali Berisha, e hodhën në rrugë. Në Bulqizë po konsumohet një masakër e tërë, me një qytet të nënshtruar ndaj bandave mafioze, që kokën e kanë në Tiranë, e mercenarët në shpellat e kromit. Ndërkohë që fëmijë e të moshuar, gra e burra, janë ushtria e tërë e skllevërve që varfëria e tyre dhe uria e të babëziturve i detyron të mbledhin mineral me trastë në dorë e tua shesin agallarëve me lekë në dorë”, tha Tahiri.
Deputeti Tahiri pohoi se lufta për kromin po merr jetë njerëzish, të vrarë me armë e të zhytur në shpella. “Megi, vajza 25-vjeçare që gjeti vdekjen nga plumbat natën e 2 shkurtit të këtij viti te Komuna e Parisit, mu në mes të Tiranës, është viktima e pafajshme e plumbave të mafies së kromit. Sa të tjerë vriten, plagosen, masakrohen për kromin e paligjshëm. Sepse kodi i mafies i lan hesapet pa fjalë, me konsensusin në tytë të kallashnikovit, mu nën hundën e qeverisë, nën hundën e Sali Berishës, por dhe nën hundën tonë, të medias e publikut. Kodi i heshtjes vlen për ata, për kriminelët e kromit, për agallarët e galerive, për qeveritarët që mbushin xhepat, për zyrtarët e marrë peng nga mafia”, deklaroi Tahiri.
Ç’do të kish thënë Fŭle-ja po të kish dëgjuar këto fjalë të deputetit Tahiri?
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/5/4/saimir-tahiri-mafia-mbrohet-nga-kryeministri
Duheshi kaq vite per tu kuptuar/deklaruar, qe mafia mbrohet nga kryeministri?!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/sali-berisha-no-further-info-needed.html
Saimiri ka shume te drejte –Po ai doganieri i korutpaur me shishen e shampanjes akoma ne pune eshte o Saimir ?
Si e lejoni akoma ate palaco doganier te bej korupsion me shampanja ?looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
by the way, o Saimir ! Erdhi behari do vesh per pushime andej nga Greqia ? looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
Fyle do kish thene: Ne dore e ka populli,ne ju kemi sqaruar;vetem pravera arabe ne Shqiperi,shpeton popullin nga korupsioni i te djathteve dhe te majteve.
Kjo pranvera Arabe ne Shqiperi do sillte njerizit dilitant, hajdute , kriminela ne pushtet, zot rrote
çere t’bjeri mër,çere t’bjeri ato jon m’pushtet. Kriminela, hajduta, mashtrusa me kallare,t’gjth m’pushtet. Nuk ka ku me shku mo zotnia jote Ed Ramo-viçi. Veç tina ke ngel. Hajt tyrqeta zotnia jote pri Lomit m’Baldushk.
Sbesoj se Saliu mbron mafia , pasi ai u betua qe do luftoj KORRUPSIONIN deri diten e fundit te mandatit te tij. Edhe po e lufton korrupsionin nuk e shikoni juve????? Cdo dit kapen me nga 10 kg Cannabis, 2 kg heroine…
Kjo esht lufta e Sali Berishes kunder korrupsionit, 1 lazarat me cannabis, 1 shkrel me hektar te mbjellura nga VET POLICIA atje….
Po andej nga Tropoja sa ka shkuar gjatesia? E kan thyer rekordin GUINNES?
Tropoja esht “qytet” autonom, ska nevoj per polici…. jan aq te civilizuar te mbajn rendin.
lluku papashta o tahiro,na thuj ndonje te re qe nuk dihet.e keqa o tahiro se ne shqiperi nuk mungojne katanet,por mungon silvia kontet.e tere politika shqiptare eshte bashkfajtore ne krim ndaj popullit shqiptar.pa ju mor nje here para populli si dele te gjithve pa perjashtim,kete komedi do shofim perher,hiqa prenes,ne vinja lemes.
Edhe FULE, nje mut si te gjithe te tjeret ambasador eshte.
Cdo te kishte thene Fylja? — Po Fylja e tha,ja uluni me Berishen i tha Edvinit te PS dhe merruni vesh si evropiane,se perndryshe Salihi ju vret e nuk kemi si t`ju mbrojme.
Keto tha Fylja, c`te thoshte me Fyle ziu,i tha te gjitha qe te Krokodili i atehershem.
Me duket se nuk e kemi te qarte ndryshimin e MAFIAs kudo ne bote me ate shqiptare…….MAFIA ne bote krijohet nga njerez me prirje kriminale dhe te duan te pasurohen brenda nates keshtu qe u duhet nje suport dhe suporti me i mire eshte segmenti politik, pra blihet politikani me ne ze qe ti mbroje ata, Mafiozet……ndersa ne Shqiperi MAFIA funksionon ndryshe, ajo eshte pjelle e politikes, e politikaneve sepse ata puna e pare qe bejne kur marrin poste politike, ngrene grupin e tyre kriminal dhe menjehere e hedhin ne veprim……..Pra MAFIA ne bote korrupton segmente politike, ndersa ne Shqiperi politika krijon grupet kriminale te cilat shpejte marrin fuqi Mafioze gje qe behet shume e veshtire qe ajo, MAFIA shqiptare te goditet dhe ndshkohet…….a mund te nmdeshkohet shegfi kabinetit te mnistrit Nishani kur ai te gjitheve atje ku punon, atje ku shko si minister Nishani, i kercenon, i shan, i dhunin por edhe ju ve cmime per licenca, apo per detyra te ndryshme, shikoni ate qe ndodhi ne Rinas…..ai qe e drejtoi kete veprim mafioz, shefi komisariatit sepse eshte njeriu i Nishanit, ngrihet ne detyre ndersa te pafajshmit ndeshkohen……kush eshte mafiozi, ministri apo njerezit e tije qe ai i zgjedh vete……
PO ta kishte degjuarFule,i kshte thene Berishes ne veshe KA GJA ME MARRE EDHE UNE e ishte rregullu edhe AI.
POR MIRE OR SAJMIR GOMARI PERSE NUK BEHESH BURRE PER TU PARAQITUR NE GJYKATE KU PO TE PRET I BIRI DHE E BIJA E SALES POR CE 3HERE NU DEL PSE KE FRIGE
Dikush ka shprese per pranveren arabe ne Shqiperi?pyetja ime eshte :a ekziston rinia ne Shqiperi?Disa te rinj i shoh neper mitingje me Ilir Meten me shoke! e rinine arabe nuk mund ta porosisim per Shqiperi!
ky eshte konstatimi me i sakte i dites se sotme
Deri tani neve si popull e perforcojme thenien qe cdo popull e meriton qeverine qe ka.Ne nuk kemi shoqeri civile qe te udheheqe popullin ne kerkesat legjitime te tij, nuk kemi sindikata qe te kerkoje te drejtat e punetoreve,nuk kemi media qe te preke thelbin e problemeve te popullit,nuk kemi politikane qe te punoje per popullin e tij, nuk kemi president qe te kushtohet interesave te popullit.Me te gjitha keto mungesa qe neve kemi cfare ka te na beje fuleja me shoke kur neve nuk duam as veten tone,Ne shqiperi eshte bere praktike qe nese ndokush nga krahu i qeverise i del ne krah popullit quhet tradhetar i partise ne pushtet,nese nje deputet shpreh nje padrejtesi qe ai e veren apo e has nepermjet aqnkimeve qe i ben elektorati nuk mund ta shpreh hapur,Gazetari ka frike te shkruaje ate qe di, dhe ne themi qe jemi ne demokraci,jo kjo eshte nje demokraci e rreme qe ne asnje vend te botes nuk mund ta hasesh, neve jemi ne nje demokraci hibride qe nuk i dihet se ku eshte kopjuar,po deri tani jemi dhe po vazhdojme qe te jemi vendi me i varfer ne europe kur ne nje kohe si vend nuk na mungojne resurset ne te gjitha pasurit e vendit, Dh e kjo duket se do nje kohe shume te larget qe kete vend ta marrin njerez qe nuk mendojne per vete, deri tani qeverite kane pasuar njera tjetren me te njejtin stil qeverises,dhe ne qoftese qeveria pasardhese nuk ve perpara ligjit njerezit te cilet e kane shkelur ate per aq kohe qe ata kane patur poste qeveritare neve kurre nuk do te bejme shtet, Ligji duhet te jete i ashper per abuzuesit e pushtetit sepse njerezit nuk po nenshkohen edhe pse po demtojne vendin dhe qytetaret e ketij vendi me miljona euro,Ka ardhur koha qe te gjithe te flasim hapur per devijimet demokratike qe po behen sot dhe nuk duhet qe te shohim parlament ne televizor se te gjithe ate i kane interesat e perbashketa ne lidhje me abuzimin ekonomik qe po behet, i tille eshte kromi, energjia, nafta, rruget municionet ne ushtri,privatizimet,transportet ajror e ujor, telefonite celulare interneti,me nje fjale cdo gje vetem vjedhje.
More Zaloshnja, a del per gjah ti?!?! Po qe se pergjigjia eshte pozitive rri nja dy-tre muaj pa dale se me duket se po e kruan shume me kapobanden, me tersin e Shqiperise.Beji nje telefon edhe Saimirit se edhe ai po e kruan shume. Nuk e kuptoni se ketu eshte Rusi dhe Putini i Shqiperise te heq qafe kur te doje.