Për të mos mbetur integrimi peng vetëm i zbardhjes së 21 janarit, Berisha i shton listës së problemeve edhe reformën zgjedhore. Krejt papritur demokratët prishin konsensusin. Sa për hallin e partive të vogla, nuk kujtohet askush
Një ditë më parë, gazeta Tema paralajmëroi përmes një editoriali se për të mos përmbushur kushtin e Bashkimit Europian për zbardhjen e plotë të 21 janarit, kryeministri Sali Berisha do të tentojë të prishë një kusht tjetër ku vlen edhe vota e opozitës, duke tentuar kështu të lërë fajin tek opozita. Në të vërtetë qëllimi është që statusi të mos mbetet pa u marrë për shkak e vetëm të 21 janarit.
Dhe në fakt sot ka ndodhur kështu. Demokratët kanë krisur reformën zgjedhore, duke rrezikuar sërish ta çojnë atë drejt dështimit. Në mënyrë krejt të papritur ata janë tërhequr nga një formulim për të cilin kishin rënë dakord për më parë.
Përfaqësuesi i socialistëve në këtë komision, Damian Gjiknuri thotë se tërheqja e demokratëve është e papritur dhe e çuditshme. Por në fakt nuk është krejt e çuditshme. Berisha synon ta lërë fajin për statusin tek kritere të tilla, për të mos u përballur me krimet e tij.
Çfarë ka ndodhur?
Përfaqësuesi i PS dhe ai i PD në komisionin e reformës zgjedhore dolën të tensionuar nga mbledhja.
Demokratët kishin tentuar të hiqnin një nen të pranuar më parë, që do i mundësonte KQZ-të të hapte kutitë me probleme. Socialistët thonë se kjo do hiqte mundësinë për transparencë, kurse demokratët thonë se kjo transparencë do e zgjaste pa fund procesin e ankimimit.
“Sot në mënyrë krejt surprizë, krejt të paparashikuar, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore z.Rusmali kundërshton një tekst që ka gati mbi 1 javë që është negociuar dhe është rënë dakord. Bëhet fjalë për nenin 116 të draftit, besoj se edhe media e ka, ku është rënë dakord që kutitë e materialeve zgjedhore të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por të hapen vetëm për disa shkaqe të caktuara, ku janë listuar disa nga këto shkaqet, në pikën 6 të këtij neni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor. Zotërinjtë sot në mënyrë krejt të papritur, jam shumë i zhgënjyer nga kjo, e mohojnë këtë, nuk është teksti që kemi rënë dakord thonë. Ndërkohë që të gjithë komunikimin mjafton që të shkoni e të pyesni z.Viktor Gumi si sekretar i komisionit apo dhe personat mbështetës të këtij komisioni, çfarë teksti kemi shpërndarë përpara deputetëve në komision,” tha Damian Gjiknuri.
Kurse Oerd Bylykbashi i PD tha: “Eshtë bërë një formulim që ndryshon thelbësisht këtë konsensus të arritur, që është futur, nën rrogoz dhe bën ndryshim thelbësor të një momenti kompromisi, i cili synon përmirësimin maksimal të procesit të numërimit. Do të krijonte një problem shumë të madh, sepse atë që neve sot bëjmë, 4500 kuti të materialeve zgjedhore, i hapim 66 KZAZ, duke e fraksionuar ngarkesën e punës, të gjithën më pas ta bëjmë duke e hapur me proces ankimor të 4500 kutitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila do të rrënonte procesin ankimor, do ta zgjaste në mënyrë të skajshme.”
Ndërsa Gjiknuri këmbëngul se ishte një nen për të cilin ishte rënë dakord, duke ofruar madje edhe dokumentin e grupeve të ekspertëve. “Unë kam tekstin që ka shpërndarë grupi ekspertëve komisionit. Ky është teksti aktual, teksti i negociuar, i rënë dakord dhe ku bëhet qartë fjalë për çfarë kemi rënë dakord. Pika 6 e nenit 116 thotë shumë qartë: “kutitë e materialeve të votimit hapen në KQZ gjatë fazës së shqyrtimit të ankimit, në përputhje me nenet 136 dhe/ose pika 1 e nenit 138 të Kodit nëse prova/provat e kërkuara administrohen në kutinë e materialeve të votimit, si dhe kur ka mospërputhje mes numrit të fletëve të gjetura në kuti dhe votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, kur nuk është përdorur teknologjia në qendrat e votimit, si dhe në dy-tre raste të tjera kur ka shënime për vërejtje në protokoll. Gjëra që dihen, janë raste klasike të ankimit dhe ne këto i kishim vënë në mënyrë specifike në ligj. Kishim rënë dakord, ka qenë pjesë e një pakete të negociuar, të rënë dakord nga ekspertët, kemi edhe komunikimet e plota elektronike, të anëtarëve të komisionit me këtë tekst,” tha Gjiknuri.
Harrohet kërkesa e partive të vogla
Veç kësaj mosmarrëveshje të papritur mes dy partive te mëdha, ajo që lë serish të pakënaqura partitë e vogla është shpërfillja prej komisionit të posaçme, i propozimit për korrektimin e sistemit. Megjithëse kane dorëzuar pranë Kuvendit një dokument me 26 firma, edhe të kreut të mazhorancës Berisha e liderit të opozitës Rama, sërish ky draft nuk do të diskutohet nga Komisioni. Kjo nënkupton, qe nëse partitë e mëdha do të plotësojnë kërkesën e aleatëve për korrektim të sistemit, duhet të zgjerojnë objektin e punës së komisionit të reformës zgjedhore, përmes një vendimi në parlament.
Berisha eshte bere shume i lexueshem tashme, habitem si nderkombetaret vazhdojne te mos e kuptojne.
berisha u lexua ne
………….2 prill 1991
………….26 maj 1996
………….mars 1997
………….14 shtator 1998.
Kurse mbas gerdecit jane bere te lexueshem podestat,tom ridge dhe frank wislerat.Fisniku john withers po e thote hapur fare qe berisha eshte nje monster qe mbahet ne kembe nga lobi i tij ne washington dhe ambasadori arvizu qe eshte emeruar prej tyre.Berishovic eshte si nje avion gjuajtes bombardues made in UDB qe komandohet “me robot”.Misioni i tij mbaron pas privatizimit te tre h/c mbi lumin drin qe jane objektet e fundit qe e mbajne akoma ne kembe ekonomine shqiptare.Keto fjali me integrime ,reforma,
komisione ,dialog jane perralla e babagjyshit arvizu & volfarth plehut..
No coment!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/sali-berisha-no-further-info-needed.html
Te lumte MERO BAZE, keta dallkauket e PS duhej ta kishin prezantuar kete parlajmerim qe keni bere ju ne ediatrialin e TEMA. Por si ne shume raste, nuk e ben se ndoshta ose jane hunj gardhi, ose hane ne nje tenxhere me Saliun. Shpjegim tjeter nuk ka, sidomos perballe faktit qe PS ka bere shume pazare te pista me PD pas vitit 2005. Dhe kete corben e presidentit e te kodit zgjedhor e ka gatuar pazari anti-kushtetues i pikturistit Edi Rama me plehun Sali Ram Berisha.
Flasin per frike vonimesh procesi, ata qe grabiten mandatine Tiranes per 2 muaj rresht duke trukuar naten e numeruar diten.
Zgjebet nuk duan hapje kutish. Edhe ato pak cope qe u hapen e pame se si ishin. Kishte votuar “Ramy i vjeter” per te gjithe emigrantet e zones ?
Vertet i nderuar Mero Baze -te mendova sapo e lexova paradite lajmin -Oh zot dolli orakulli i z. Mero Baze-doli i vertete!! Je parashikues e paperseritshem e i paarritshem!!! Une vertet te pershendes-je i vecante_’I vetem trim ne lufte”!! Vazhdo mik e publicist i nderuar – mos u terhiq, mos u dorezo!!
kush tha qe nderkombetaret s’e kane kuptuar Berishen???? Ata jane qe i fryjne asaj pune; pse thua iu dogj zemra per shqiptaret?? S’e kuptoj pse pritet prej nderkombetareve te kuptojne, kur ate pune e kane ne dore shqiptaret vete
Opozite e vertete ne Shqiperi eshte:
1-Mero Baze pastaj njiqind vende BOSH, dhe vjen tek tuk ndonji nga aleanca opozitare…!!!
Ka shume arsye pse Berisha nuk e do reformen zgjedhore, duke filluar nga manipulimi i zgjedhjeve deri tek bllokimi i zgjedhjeve te parakohshme duke bllokuar reformen zgjedhore. Per me shume ai mund te kete marre kerkesen dje qe presidenti duhet te jete konsensual per te marre statusin e vendit kandidat, dhe ne kete menyre Berisha s’ka me interes te plotesoje 12 kushtet e tjera pasi Berisha ka vendour ta marri presidentin vete. Ka dhe mjaft arsye te tjera.
Per sa i takon 21 janarit, Saliu i mbylli punet me 21 janarin, tashme hetimi u mbyll pa cuar urdheruesit e vrasjeve ne gjyq. Gjyqi do zgjasi me vite, e nuk mbyllet para marrjes se statusit. Saliut i mjafton kontrolli qe ka mbi gjyqesorin per ta mbyllur pas disa vitesh, kur te jete harruar, sic u harrua gerdeci. A e mbani mend gerdecin qe ishte kerkese e BE per tu hetuar, dhe tashme as nuk do tia dije njeri qe u mbyll pa u zbardhur?
E vetmja gje qe mund te ndihmoje ne zbardhjen e 21 janarit eshte presidenti konsensual, por tashme dhe kjo s’mjafton pasi dosja qe ka cuar prokuroria ne gjykate eshte e paplote. Per me shume Fule s’kerkoi president konsensual por vetem negociata.
po vjen koha si mubaraku
Ne Zgjedhjet Parlamentare (2009) doli “Fandi Spathi” Ilir Meta, qe me Votat e se Majtes “I dha OKSIGJEN” Berishes te formoje qeverine! Opozita e HALLAKATUR doli nga Parlamenti, me Protesta, Greve Urie e deri ne KROKODIL…por me nderhyrje te NDERKOMBETAREVE:-Hyri ne Parlament, vetem si GARNITURE! Sikur te mos mjaftonin keto, me Tragjedine e 21 Janarit 2011, per ironi megjithese u poshteruan Presidenti e K/Prokurorja si “Hor e Lavire bulevardi, Opozita perseri u fut ne Parlament si “garniture”. Nuk mjaftuan poshterrimet nga K/Parlamentarja e K/Ministri ndaj Opozites, ne skene doli KLLOUNI H.Milloshi. Ai e vet-deklaroi se “U pagua me shume nga Berisha”, vuri kandidaturen per Kryetar Bashkie ne Kryeqytet (?!) Me gjithe manipulimet:-Rama (+10) vota, Basha (+80) vota, Vula e TURPIT i mbeti Milloshit, qe i hoqi se Majtes 1380 vota. Pra META dhe MILLOSHI ne te dy rastet “i dhane OKSIGJEN” Berishes! Mjerre ky popull nga kjo klase politike. Nuk i dihet fundi (?!)
Tamam sikur ta kishe gojen helm o Mero . Por une e kam nje dyshim se kjo eshte nje loje e te dyja paleve per te spostuar partite e vogla .
Mire ua ben SALA AKOMA NUK E PASKENI NJOHUR?Qenkeni vertete budallej ose teper NAIVE. AI eshte burri me i pabese ne Shqiperi dhe qe s’mban fjalen.
Tropojanet vrane ne bese BAJRAM CURRIN .Po ATA vrane AZEM HAJDARIN.Ju akoma besoni o BUDALLEJ!C’do dokument duhet fotografuar,incizuar me ze dhe firmosur nga c’do antar i komisionit qe te jene e vlefshme.