Dyshime se vrasja e dyfishtë në Tropojë ka një tjetër autor

4 Maj 2012, 21:32Politika TEMA

Prokuroria e Tropojës ka ngritur një pistë të re hetimi për vrasjen e dy burrave, Eduart Dollapaj dhe Kaçanik Gjuriçin, vrasje këto të marra përsipër pas dorëzimit të polici nga Manjola Dollapajt. Sipas burimeve të besueshme të prokurorisë së këtij rrethi, dyshohet se dy viktimat bashkëshorti dhe personi tjetër për të cilin policia thotë se ishte i dashuri i 31 vjeçares janë vrarë nga një tjetër individ, i cili mund të ketë ardhur në momentin e përleshjes së tyre, kurse gruaja është detyruar të marrë përsipër krimin. Të njëjtat burime thonë se kjo është vetëm një pistë hetimi dhe se në konkluzione të sakta për autorësinë dhe shkakun e vrasjeve do të dilet në fund të procesit hetimor.

Manjola Dollapaj, pasi ka pranuar se është autorja e krimit në mesnatën e të mërkurës, ka tentuar të vrasë veten në qelitë e komisariatit të Tropojës.

Policët e gjetën në gjendje kritike, ndërsa me bishtin e flokëve të gjata kishte bërë një lak rreth qafës. Menjëherë u bë ndërhyrja dhe 31 vjeçarja i ka shpëtuar vetëmbytjes për të vazhduar qëndrimin e saj në paraburgim derisa pas vlerësimit të masës të dërgohet në burgun 313 ne Tirane. Dollapaj ka pranuar në polici dhe prokurori se është autorja e vrasjes së burrit të saj Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe të Kaçanik Gjuriçit 27 vjeç, vrasje që sipas saj i ka bërë nga paniku. Sipas versionit të policisë, e cila i referohet dëshmisë së gruas, dy orë pas mesnatës, të enjten 31 vjeçarja ndodhej duke biseduar në dhomën e ngrënies së bashku me 27 vjeçarin Gjuriçi. Atë moment në shtëpi ka mbërritur burri i saj Dollapaj, i cili ishte punonjës në hidrocentralin e Fierzës, por që është kthyer atë orë në banesë, për të marrë një vegël makine, e cila i ishte prishur.

Kur ka parë burrin tjetër në shtëpi, Dollapaj e ka sulmuar me një kaçavidë. Gjuriçi është mbrojtur me një thikë, të cilën e kishte me vete. Kështu ka vazhduar përleshja midis dy burrave, ndërsa gruaja ka marrë armën, të cilën e mbanin në shtëpi, iu është afruar dy burrave dhe i ka qëlluar ata, ndërsa ndodheshin sipër njëri-tjetrit. Përveç plagëve me thikë dhe me kaçavidë tek trupat e viktimave u gjetën plagë me armë zjarri, të cilat ishin bërë njëkohësisht tek të dy burrat për shkak të pozicionit në të cilin ata ndodheshin momentin kur janë qëlluar nga 31 vjeçarja. Megjithë versionin e dhënë dhe pranuar nga gruaja, policia dhe prokuroria po heton në kompleks ngjarjen e dyfishtë ku mbetën të vrarë Eduart Musa Dollapaj, 34 vjeç dhe Kaçanik Imer Gjuriqi, 27 vjeç./ABC News

5 komente në “Dyshime se vrasja e dyfishtë në Tropojë ka një tjetër autor”

  1. misionari says:

    Nderim per Eduard Dollain, njeriu qe u vra per te mbrojtur nderin e tij dhe te fisit te vet!

  2. hajriu says:

    Po kjo shurra , qe te lante sado pak paturpesine e saj mund ta bente vetvrasjen ne ate çast dhe jo te kujtohet tani . Me vika sinqerisht keq per ish burrin e saj , pa per kete shurre as ma ndjen . B*tha ben e b*tha peson …

  3. Lleshi says:

    Dashuri le te benin ata por me burrin ç’paten xhanem?
    Te shkonin ne nje vend tjeter jo aty, te shtepia e burrit. E moren ne qafe budallenjt! Nuk paskan qene per ate pune. Yazık olsun!
    Kesaj i thone; “shkon dreqi dhjet n’prrue,vjen e fshin bythen me mue”!

  4. Sali UDB Berisha says:

    Kjo nuk durohet. jam ka shkoj un e marr hak :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

  5. Arturi says:

    Ky eshte degjenerimi ku jane katandis ‘familjet’ shqiptare. Ka plot Grigja ne xhiro qe nuk ju mjafton bureci qe kan ne krevat. Hahaha keto te bejn vetem te qeshesh me te madhe, jane femra debile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje