Çfarë do të thotë për Europën zgjedhja e François Hollande President i Francës?

5 Maj 2012, 12:38Politika TEMA

Nga Taulant Balla

 

Në fakt Europa nuk ishte një çështje themelore në zgjedhjet presidenciale në Francë. Por këto zgjedhje ishin sigurisht kryeartikulli i përditshëm kudo në kontinent.

Kjo për shkak se në rast fitoreje të kandidatit socialist Francois Hollande, të shumtë janë ata që mendojnë se rikthimi i së majtës franceze do të ndryshojë raportet dhe qasjet aktuale në shumë dimensione. Në këtë këndvështrim pyetja e parë që lind është së çfarë do të ndodhë me marrëdhënien kyçe franko-gjermane, e cila përbën edhe themelin e Bashkimit Europian.

Analisti i “Financial Times” për Europën, Ben Hall, thotë se “një President i ri francez ka sigurisht më shumë hapësirë për të manovruar se Presidenti aktual. Është e qartë se ajo çfarë François Hollande synon të bëjë është përdorimi i mandatit të tij për të vendosur më shumë presion përkundrejt Gjermanisë me qëllim realizimin e projektit të tij për riorientimin e eurozonës drejt një politike që i kushton më shumë vëmendje rritjes ekonomike dhe që nuk është e fokusuar vetëm tek “austerity” – masat shtërnguese.”

Është tashmë e qartë se Hollande do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe kjo vjen në një moment kur politikat e së djathtës europiane për masa shtrënguese duket se nuk po japin rezultat.

A po ndikon kjo në një ndryshim të madh politik në kontinentin e vjetër?

Projekti i ri ekonomik i propozuar nga socialisti Hollande i fokusuar drejt rritjes duket se do të jetë modeli i ri ekonomik europian. Në tre vitet e ardhshme Europa do të ketë një hartë të re politike. Rezultati impresionues i laburistëve anglezë në zgjedhjet lokale të kësaj jave ka rritur pritshmëritë për një fat të njëjtë të konservatorit Cameron me presidentin francez në largim Nikolaz Sarkozy. Të dy mund ta mbyllin karrierën politike me vetëm një mandat. Këtë vit Hollanda dhe Rumania do të kenë zgjedhje parlamentare, ku socialistët dhe socialdemokratët pritet të marrin mandate të qëndrueshme për të qeverisur vendet respektive. Në 2013, në pranverë në Itali dhe në vjeshtë në Gjermani, harta politike e së majtës europiane mund të plotësohet me demokratët italianë dhe socialdemokratët gjermanë, të cilët do të kenë rritje krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, por të detyruar, sipas pritshmërive, të bashkëqeverisin me parti të tjera. Në Gjermani analistët parashikojnë një bashkëqeverisje SPD-CDU si në mandatin 2005-2009, kjo edhe për shkak të fragmentarizimit të votës nga disa parti të vogla, po të kemi parasysh zgjedhjet e fundit rajonale në disa lande.

Këtë të diel votohet në Francë, në Greqi dhe në Serbi. Socialistët e ministrit të financave Venizellos janë të detyruar të paguajnë dështimin ekonomik dhe financiar të 30 viteve, por edhe masat shtrënguese të imponuara nga qeverisja konservatore europiane, të aprovuara edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Megjithatë duket se në Greqi zgjedhjet do të ndryshojnë vetëm numrat në Parlament dhe emrin e Kryeministrit, por jo kabinetin qeveritar. Demokracia e Re e Samaras do të dalë e para në zgjedhje, por as bonusi elektoral që i ofron sistemi zgjedhor, nuk do t’i mundësojë formimin e Qeverisë e vetme. I vetmi aleat i mundshëm mbetet PASOK-u, të cilët do të renditen të dytët. Gjashtë parti të ekstremeve, në të majtë dhe në të djathtë, do të marrin me shumë se 50% të votave, të marra sëbashku, por as Demokracia e Re dhe as PASOK-u nuk do të bëjë koalicion me asnjërën prej tyre.

“Zgjedhjet në Francë dhe në Greqi janë ndryshore të reja në ekuacionin sensitiv ekonomik dhe financiar të Europës. Shumë shpejt do të mësojmë nëse këto ndryshore do të përmiresojnëe ose jo pritshmëritë e daljes nga kriza”, thotë Giovanni Magi gazetar i Euronews në Paris.

19 komente në “Çfarë do të thotë për Europën zgjedhja e François Hollande President i Francës?”

  1. Edi Ramovici says:

    Quiz: Cfare do te thotê pêr Europen zgjedhja e Edi Rames ne 2013?

    a)Pêrdhunim Demokarcie?
    b)Kêthimi ne Sistemin Komunist?
    c)Bashkim me Greqistanin?

    1. Vlora says:

      jo,,, do te thote rrenjen e komunistit te fundit ne europe dhe nje shprese edhe, per shqiptaret .

    2. fule says:

      Triumf i qytetarise dhe ngordhja e qenve te politikes se shpellave.

      Po per nje te pjerdhur nga trute si ty, do jete ilac, ndoshta sherohesh.

      1. Edi Ramovici says:

        Ju shpellarte e saliut nuk e qelluat pyetjen e sakt te Quizit, ishta Bashkimi me Greqistanin , pra lexoni me shume ore kokê bosha

    3. elio says:

      Zgjedhja e Hollande o me thene frymemarrje e re per Evropen, shenje e ndryshimi te kursit, shenja se politika e Merkelit ka marre fund dhe fillon renia e gjermaneve dhe e teorive te tyre te shtrengeses e mbi te gjitha se I ERDHI KOHA SALES dhe njerezve te tij….filloni numeroni ditet…countdown filloi per te gjithe ju plehrat e tij…

  2. plaku says:

    Djema, une kisha keto gjera.
    – Jam shume dakord me shkrimin e mesiperm.
    – Problemi kryesor ekonomik i Frances nuk eshte borxhi shteteror, por deficiti i tregetise se jashteme. Industria e ka humbur aftesine konkuruese, prandaj Franca importon me shume mallra se sa ajo eksporton.
    Shkaku kryesor per kete eshte zhvillimi i ndryshem i rrogave ne France dhe Gjermani. Ne fund te viteve 1999 rrogat ne France ishin 8% me te ulta se ne Gjermani. Franza ishte lokomativa ekonomike e Europes dhe kishte teprica pozitive tregetare. Ne periudhen 2000 deri 2012 rrogat ne France u rriten shume me shpejt se ne Gjermani ne te cilen u aplikuan politika te fora te frenimit te rritje se rrogave.Pjesa e luanit e deficiteve franceze ne tregetine e jashteme shkaktohet nga eksportet gjermane.
    Kjo pabarasi e rezikeshme mund te korigjohet ne se rrogat e francezeve ulen ose rrogat e gjermaneve rriten. E di qe per sa i perket kesaj pike Clausi nuk eshte dakord.
    – Hollande deshiron qe, Merkli ne Gjermani te stimuloje rritjen e rrogave te punonjesve, te toleroje rritjen e inflacjonit dhe qe te behet nje ndarje racjonale e borxheve ne te gjithe vendet e Eurozones. Kjo do tju jepte mundesi vendeve te Eurozones qe, ne to te krijohen impulse per rritje ekonomike dhe te eksporteve. Ne fakt partia socjaliste gjermane SPD ja ka premtuar keto gjera Hollande. Duket gjithashtu se qeveria spanjolle dhe italjane jane dakord me francezet sepse edhe ata duan impulse per rritje dhe jo vetem te kursejne si te çmendur duke krijuar edhe probleme te shumta socjale ( vetvrasjet ne Itali).
    – Une personalisht uroj qe, te fitoje Hollande qe, ti jepet fund politikave te nxitura nga bankjeret te cilet, me anen e sherbetoreve te tyre, qeverive te djathta, duan qe, me pretekstin e krijimit te nje shteti sa me te lire, te prekin faktorin socjal te ekonomive te tregut socjal qe ka BE. Kuptohet se, kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme sepse ka te beje shume edhe me luften qe ka filluar midis DEMOKRACISE ( te fituar me lufte dhe sakarifica dhjetra vite me pare nga popujt e Europes ) dhe fashismit financjar qe eshte futur ne beteje dhe sillet si nje elefant i terbuar ne nje dyqan porcelani.
    Kam shpresen se populli francez do japi kontributin e tij ne kete lufte qe gjoja behet nen preteksin e rritjes se konkurences kundrejt vendeve si Amerika, Kina, India, Brazili etj.
    Pershendetje

    1. Cun I Ri says:

      Gjermanin e ka penalizuar ndarja ne 2-sh per me shum se 40 vite, edhe sot e kesaj dite i vuan pasojat, shikojm Gjermanin lindore qe ska ate stimul si ajo Ish Amerikane te perendimit.
      Gjermania doli e humbur, e uli koken, punoj,punoj…. sot gezon primatin ne Europe per ekonomi.
      Franca doli si e fituar, nuk e uli koken nuk punoj si gjermania.
      Ne kto 2 vende me ben pershtypje me shum numri i madh i emigranteve, edhe pse kan shum emigrant keto 2 vende kan nje ekonomi stabel edhe pa lekundje te forta si ajo Italiane (se ajo Greke esht me keq se e jona).
      Hollande esht i fituari i zgjedhjeve ne France, (se njoh mire) te shikojm si do reagoj ekonomia nen drejtimin e tij (Franceze).
      Pershendetje.

    2. Claus says:

      pershendetje plaku,

      e lexova shkrimin tend dhe pashe qe me kishe “ngacmuar” ne nje pike mbi te cilen edhe here te tjera kemi diskutuar.
      Here te tjera nuk kam replikuar per faktin e vetem se problemet ekonomike jane teper komplekse dhe receta per zgjidhjen e tyre nuk ka. Ne forumin tone ne hedhim idera dhe mire bejme, por zgjidhjet e tyre aq te thjeshta nuk mund te jene dhe nuk ka se si. Jam i sigurte dhe ti e di mire kete ( te flas me “ti” nga koinfidence virtuale dhe nuk besoj se e merr per ofendim) qe ne fakultet ne lenden e “Ekonomise Politike” leksionet e A.Malajt dhe G. Rulit kane filluar qe “ekonomia kapitaliste eshte nje ekonomi ne varesi te kerkeses dhe ofertes se tregut, pra pa plan dhe kaotike ku krizat shfaqen ne menyre periodike” ndersa evitonin fjalen qe eshte “ekonomi e zhdervjellet me ulje ngritjet e saj” etj,etj. Por po e le hisorine, kjo ishte per konkretizim te asaj qe kam shkruar diku me lart. Pra nje te drejte kishin apo jo? Kete e pranon edhe ana tjeter sot. Besoj se deri ne kete pike jemi dakort. Ekonomia i pergjigjet tregut dhe tregu eshte shpeshhere eshte “kryenec dhe lozanjar”.

      Persa i perket rritjes se rrogave ne Gjermani: Nuk mund te them me saktesi se si jane ne raport me Francen por nje gje di te them, rrogat jane nje problem teper kompleks qe lidhet me konjukturen, inflancioni, politiken e taksave, kualifikimin e punonjesit, moshen, numrin e femijeve etj,etj.
      Mendimi im eshte qe Gjermania ka rrogat nder me te lartat ne EU (ketu perjashtoj Zvicren).Pas viteve 2000 reformat qe ndermori socialdemokrati Schröder beri qe nje mase e madhe e njerezve qe ishin te papune, rreth 5 milione u krijoi kushte detyruese atyre qe tu pergjigjeshin tregut te punes pa hezitim edhe duke marre parasysh rroga te vogla, kur absurdi qendronte qe ai kontigjent njerezish me mire e kishin te ishin te papune duke marre asistencen sociale se sa ti pergjigjeshin tregut te punes me nje rroge te vogel (ligjet Hartz). Pra ky kontigjent ka rroga te uleta, ndersa pjesa tjeter nuk e vuan kete, perkundrazi. Taksat e larta jane ato qe sjellin “uljet e rrogave”. p.sh. nje punonjes qe merr ne muaj 4500 € bruto, nga taksat qe paguan ne xhep fut vetem gjysmen e saj pra rreth 2300 € sepse taksat mbi papunesine, sig.shendetsor, pensionet, taksen e solidarietit kane bere punen e tyre.
      Rrogat nuk jane ilaci i zgjidhjes se problemeve.
      Edhe per rastin e masave shtrenguese qe perdor gjermane, une nuk shoh asgje te keqe. Mentaliteti gjerman i kursimit, jo si amerikan, ka dhene provat e veta pozitive. Investimet jane marrje borxhi, borxhi do te maturohet nje dite dhe do te paguhet, ose ne rastin me te keq do te lahen me borxhe. Une nuk jam kunder investimeve, por te pakten me karar.
      Borxhet me te medha i kane lene qeverite e majta, kam frike qe edhe Hollande me ato reforma qe do te ndermarre (nese i ben realitet) do te sjelle reaksione te ndryshme ne EU. Por nje gje nuk prekin keta:

      Te gjithe duan qe Gjeramania te paguaje, por subvecionet qe merr Franca per bujqesine nga EU jane kolosale, po ashtu rabatet qe kane vetem britaniket ne EU qe quhet “rabati britanik” askush nuk e ze ne goje. Mos harro qe Gjermani paguan 22 milirde € ne vit ne arken e EU.
      Ne fund, se u zgjata shume, desh te shtoj qe qenia ne kohe e Merkelit si kacelare ka qene nje fat per EU.
      Ata burra lehtesisht te manipulueshem do te sillnin shume coroditje ne keto kohe krizash. Per kete jam dhe kam qene i sigurte.
      Pershendetje

      1. plaku says:

        Claus,
        E lexova me shume kujdes shkrimin tend dhe kam keto mendime :
        – E kam shume per nder qe ne te dy ti drejtohemi me ti njeri tjetrit.
        – Jam dakord me ty qe, sistemi kapitalist per momentin eshte sistemi me i mire i deritanishem per shoqerine njerezore, deri sa njerezimi, ndoshta me vone, te gjeje ndonje alternative tjeter.
        – Claus, nje nga gabimet e medha te bashkimit monetar eshte fakti qe vendet e ndryshme ne Eurozone kane performanca te ndryshme ekonomike. Gjermania ka performance te larte ekonomike dhe prandaj Euro per Gjermanine eshte e çvlftesuar gje qe stimulon shume eksportet gjermane.
        Prandaj ndoshta do ishte mire qe faktori konkurence per Gjermanine te ulet duke rritur rrogat ne Gjermani dhe ulur rrogat ne vendet e tjera te Europes Jugore si Itali, France, Spanje etj.
        – Claus, mik, me fal se duhet ta mbyll se ka filluar ndeshja per kupen e Anglise midis Celsit dhe Liverpulit. Une jam me Celsin.
        Te uroj ty dhe familjes nje dite te djele te bukur.
        Pershendetje.

  3. socialisti says:

    o Zoti Balla, lere Europen dhe na thuaj cfare keni ndermend ju te beni kundrejt Berishes? Sa serioze jeni ne betejen tuaj?
    Ju ne vecanti plot here e keni sulmuar Berishen dhe jeni dukur mjaftueshem serioz, bashke me Erjon Brace. Por nderkohe thuhet se motra e juaj punon tek nje firme shume prane Berishes, te cilen e keni ndihmuar me nje nderhyrjen tuaj diku nga tetori. Eshte e vertete? Jo por gje, por bashke me Edin na keni hequr trurin me keto miqesite e dyshimta me njerez tejmase prane Berishes…

  4. Rani says:

    O Taulant lere Fransua Hollanden po shih baraken tende qe po shembet. Ta them une çfare do te ndodhe me zgjedhjen e Fransuase; asgje s’do te ndodhe, pse ça pret ti, nje revolucion te dyte, duhet revolucion ne shtepine tende o Landi e jo ne France. Lerini keto analizat pa vlere se jeni bere bajat………

  5. kelmendasi says:

    Z.Plaku
    Keni ba nje analize marrksiste per Francen dhe Gjermanine.
    Ekonomija gjermane asht ekonomija numer nje ne Europe qysh ne krizen e vitit 1974.Prandaj Franca u detyrue te prandoj futjen e Anglise ne BE qe bashke me Angline te konkuronin ekonomine gjermane por deshtuan.Qe Gjermanija te rrit inflacionin nuk merr urdhera nga Holland.Gjermanve u eshte bere presion per suficitin tregtar ne takimin e G8 para me shume se nje viti por Merkel u pergjigj;Nuk eshte faji yne se prodhime tona jane me cilsore se te tjerve dhe kerkohen me shume.
    Ke harrue se bankat jane private komandohen nga milioneret qe kane kapitalet.Po te ishte si mendon ti se qeverija e Holland (po fitoji) se komandoj bankat nuk do te kishin nevoje SHBA qe borxhin e qeverise te tyre ta bleje Kina.Kina e blen borxhin amerikan ne bankat Amerikane e jo Kineze.6 persona te nje familje ne amerike zotrojne pasuri sa 100 milion amerikan.Bankat amerikane kane para boll por jo qeverija.Paret e qeverise vijne nga taksat dhe doganat.
    Po fitoji Holland te hanen bursat do te gllihen te tronditura shume .
    Kete e kane paralajmerue me kohe specialistet e bursave.
    Nuk e lexova cfare prallise Balla por fitoren e Holland nuk e duen as gjermanet as amerikanet as anglezet.
    Nese Balles i pelqen Holland dije se Holland nuk e ka idene se kush asht Balla as Rama e si hine ne pune hic

  6. Kelmendasi says:

    Me te vertet,pse merreni me boten e nuk shihni ku ju pikon catia.Sot ne Shqiperi ka pllakos vjedhja,korrupsioni qeveritar,krimi i organizuar shtetnor.Kryemutnistri Sali Enver H Berisha,asht koka e krimit,i cili vjedh familjarisht,u hap rrugen e vjedhjes serbeve e grekeve,ka fut ne dore drejtesine e cila favorizon e mbron krimin.Duke qene cerdhja e komunisteve e spiuneve te dikurshem,PD vazhdon lehjet e zakonshme gjoja kunder komunizmit.Kulmi kur ket lufte fallso e drejton vet Sekretari i PPSH Sali Berisha

  7. plaku says:

    kelmendasi,
    Une kisha keto gjera :
    – Te faleminderit per shkrimin civil.
    – BE u krijua ne vitin 1951 dhe kishte nje qellim shume te mire per te bere te mundur qe te mos behej me lufte ne Europe.
    – Shume politikane perendimore deshen qe kjo ender e bukur e bashkimit europian te zhvillohej me tej dhe bene gabimin e madh qe, pa bere bashkimin politik te vendeve te Europes te benin bashkimin monetar pra te krijonin Eurozonen ku te gjitha vendet te kishin monedhe te njejte.
    – Gabimi i madh i krijimit te Eurozones eshte fakti qe :
    a.- Vendet kane performanca te ndryshme ekonomike. Ti e di se vlera e valutes se cdo vendi eshte nje pasqyre e performances ekonomike. Pra vlera e Euros eshte me e vogel se sa aftesia e performaces ekonomike te Gjermanise, Hollandes, Austrise, Luksemburgut etj. . Ndersa vlera e Euros eshte me e larte se performanca ekonomike e Frances, Italis, Spanjes etj. Pra kjo situate eshte ne favor te eksporteve gjermane, hollanceze, austriake dhe ne disfavor te eksporteve franceze, italjane etj.
    b.- Me parpara cdo vend kishte valuten e tija dhe me anen e bankes qendrore perkatese mund te bente vleresimin ose cvleresimin e valutes se tij. Kur Italia kishte probleme me borxhet dhe eksportet banka qendrore italjane cvleresonte Lireten Italjane duke ulur keshtu artificjalishte borxhet e jashteme dhe sidomos i bente eksportet e saja me konkuruese.
    Tani kjo gje nuk mund te behet sepse vleresimin ose nenvleresimin e Euros ka te drejte ta beje VETEM BQE.
    – Te kujtoj se aktualisht ne bote ka dy shkolla ekonimike ate gjermane dhe ate anglosaksone. Shkolla gjermane mendon se dalja nga kriza behet VETEM me kursime dhe kursime. Kjo shkolle beri ate qe shkateroi ekonomine greke dhe te njejtat rezultate po shifen edhe ne Spanje dhe Itali. Shkolla tjeter eshte shkolla anglo-saksone qe, mendon se dalja nga kriza duhet bere me anen e RRITJES se KERKESES ne keto vende. Sic beri Ruzvelti ne Amerike ne vitin 1933 me “Great Deal” gje qe eshte edhe teoria e ekonomistit te madh anglez Keyenes.
    – Te kujtoj se, qeveria ne Hollande ra, sepse te djathtet dolen nga qeveria se, pane se populli nuk i mbeshteste me planet e tmereshme te kursimit te rekomandonte Gjermania. Ne France mund te zgjidhet Hollande dhe ai kerkon qe te kalohet ne investime per te patur rritje ekonomike. Si ka mundesi te kursesh kur ti je ne recesjon. Shifni se si eshte katandisur Greqia. Te njejtin mendim si Hollande kane edhe socjalistet gjermane, qeverite italjane, portugeze dhe spanjolle. Pra Merkeli yt, nuk ka me mbeshtetje dhe ti e di mire se kete jave ajo nxori teorine e re, ku krahas kursimeve vendet e Eurozone duhet te krijojne edhe nje fond per rritje ekonomike.Kuptohet qe, ne se do kete rrijte ekonomike ne Greqi dhe Itali do kene perfitim edhe shqiptaret qe punojne atje dhe do kene mundesi qe, me vone te dergojne leket e tyre ne familjet ne Shqiperi.
    – Desha te te kujtoj se, kalimi ne recesjon i Greqise, Spanjes,Italise etj ka bere qe te ulet shume KERKESA edhe per eksportet gjermane gje duket kjarte.
    – Me e rendesishmja eshte se, kjo gjendje e keqe ekonomike eshte si ushqim per populiste e djathte dhe te majte. Mos harro se cfare ndodhi ne Gjermani ne vitet 30-dhjete dhe si rezulat i kesaj krize te tmereshme Hitleri me demagogji ( premtoi pune dhe buke ) mori fuqine dhe e coi Europen atje ku e coi.
    – Mos harro se bankat ne vitin 2007 kishin mbetur pa leke dhe qeverite nen pretekstin e “To big to fail” i refinancuan ato me leket e taksapaguesve.
    Ne se do te te tregoj se si eshte puna e bankave me thuaj, mund te te sqaroj, por jo me kete shkrim se doli shume i gjate.
    Pershendetje.

  8. luis says:

    Nje njeriut te emancipuar si Edi Rama nuk eshte enderr Grecia qe po me duket se disa idiota i japin rendesi sikur kush e di se ceshte dhe ne fakt eshte dicka me teper se ne por sigurisht me nje mentalitet racist tipik ballkanik dhe te emancipuarit as nuk kane deshire as per ta zene me goje,prandaj endrra e nje perparimtari si Rama eshte ngritja e nje shteti te vertete europian me nje qytetari vertete europiane dhe aspak greke e aq me pak anadollake.
    Saliu ii juaj eshte perzierje tamam sikur perzierjet prej muti qe cdo gje ka ne brendesi por emrin e ka nje mut i madh dhe kameleon dhe servil i te gjitheve aq sa e ka percudnuar kete komb qe vertete ka shume te meta por me nje drejtim te mire ambientohet shume shpejt me te bukuren dhe perparimin dhe dihet se perparimi eshte mu ne perendim dhe jo ne Greci apo Turqi,Serbi qe aq per zemer i ka Saliu i juaj.

  9. Gingi says:

    Shpresoj,qe Hollande te kete kurojon e forcen te nxjerre Francen nega Euro.
    Te filloj,c’Montimin e cmendurise monedhe e vetme.
    T’ju prish lojen makabre eurokrateve dhe bankiereve.
    Nje tjeter shprese vjen nga Qipro. Emerimi i governatorit te bankes qipriote. Panicos demetriades. Pikerisht ai, pikerisht ne Qipro.
    Shpresa me e madhe tek Hollande eshte, rimarrja e sovranitetit. Per Francen, per europen, edhe per ne, se gjeografikisht aty jemi.

  10. Lupi says:

    Me sa duket autori i shkrimit i njeh shume thell politiken .
    Ku e ka mbaruar Universitetin.ZErrooooooooooooo

  11. eleYΘeriskepsi says:

    Zhvillim i shkurtime?
    Nje betej e kote!
    Teoria qe qarkullon si fantazem sot ne Evrope.
    Nje debat pa kuptim qe injoron burimet e verteta te prosperitetit ekonomik
    dhe pasqyron “rremujen” ne te cilen ndodhet Evropa.
    Zgjidhja e vetme eshte nxjerrja dhe qarkullimi i Evromologut me garanci te BQE,dhenja e kredive shteteve, drejtperdrejt nga BQE ,ashtu si FED, dhe jo nepermjet bankave private.
    Deri me sot ,votuesit Evropian kan derguar ne shtepit e tyre shume qeveri,dhe jan gati te dergojn edhe te tjere.
    Pra, nese BE-ja nuk deshiron te aplikoje keto masa të thjeshta ekonomike dhe kembengul në pasurimin e disa shtete mbi te tjeret, atehere,popujt nuk do marrin aspak mundimin te hyjn ne pseftodilima te tipit ,Shkurtime i perndryshe CAOS .

  12. Nadia Shabani says:

    Nuk e kam shume problem se kush fiton ne France por ne Shqiperi cfar do te behet o Taulant a e zgjidhet problemin e kodit zgjedhor per hapjen e kutive me Saliun apo jo po as Holland as Sarkozy nuk na kane pasur ndonjehere ne list ne shqiptaret.Ketu cfar po behet do te zgjoheni nga gjumi juve dhe cfar eshte ajo puna e motres qe punon neper kompanite e Berishes, nuk mund ti gjeje ndonje vend tjeter, atje u zhytet te gjithe? Si u ben te gjithe njelloj keta? Sqaroje veten tende per kete, po nuk qe e vertete kundershtoje se po e demtoni reputacionin e PS-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje