A duhet të kemi frikë nga Rusia?

5 Maj 2012, 11:12Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen flet për gazetën gjermane, BILD.

 

Zoti Sekretar i Përgjithshëm, këtë intervistë po e realizojmë në Muzeun e Murit në Berlin, që na kujton Luftën e Ftohtë. Nga Rusia kanë ardhur kërcënime kundër mbrojtjes raketore të NATO-s, që tingëllojnë njësoj si në atë kohë. A po rikthehet sërish Lufta e Ftohtë?

Kërcënimet e Moskës janë të pajustifikuara. Mbrojtja raketore nuk drejtohet nga Rusia. Në të kundërt, ne e kemi ftuar Rusinë për tu bërë pjesë. Ne për shembull mund të shkëmbejnë të dhëna dhe me këtë do e mbrojmë popullsinë tonë në mënyrë më efektive nga sulmet me raketa. NATO nuk është armik i Rusisë.

 

Shefi i Përgjithshëm i Shtabit në Rusi ka folur për mundësinë e një sulmi të parë nga ana e tyre mbi mbrojtjen raketore. Nuk duket dhe aq miqësore kjo. A duhet të kemi sërish frikë nga rusët?

Para 15 vitesh ne kemi nënshkruar një marrëveshje, në të cilën sigurojmë se nuk do ketë dhunë të ndërsjellë. Dhe kjo marrëveshje vlen. Ka natyrisht edhe shumë përparime në vitet e shkuara në luftën e përbashkët kundër terrorit, drogës dhe piratëve.

 

Megjithatë në Rusi janë dyfishuar në vitet e shkuara shpenzimet për mbrojtjen…

Do të ishte një shpërdorim i burimeve ruse nëse vendi do të bëjë shpenzime të mëdha për armatimin kundër një armiku artificial, që nuk ekziston.

 

Për momentin ka shumë kërcënime nga terroristët, piratët, regjimet diktatoriale. A është bërë bota më e pasigurt?

NATO është përpara sfidave më të mëdha. Ka shumë rreziqe, terrorizmi ndërkombëtar, rreziku i përhapjes së raketave me rreze të gjerë dhe armëve të shfarosjes në masë, kërcënimet ndaj anijeve, sistemeve të komunikimit dhe internetit. Për të mbajtur nën kontroll gjithçka, duhen mundime të mëdha, në mënyrë që edhe misionet tona, si ai në Afganistan, të vijojnë të shkojnë përpara.

 

Megjithëse misioni në Afganistan është gjigand, sërish Afganistani nuk është i sigurt. Presidenti Karzai është i korruptuar, vetëm në vitin 2011 pati më shumë se 3 mijë civilë të vrarë nga sulmet talibane dhe 90 përqind e heroinës në nivel botëror vjen nga Afganistani. A mund të quhet i suksesshëm ky mision?

Po. Nëse do të bëjmë një vlerësim të misionit në Afganistan, nuk duhet të përdorim njësi matëse evropiane. Afganistani është një nga vendet më të varfra në Europë me tradita të tjera. Ka akoma shumë sfida, por nuk mund të themi se suksesi ka qenë i vogël. Ka 20 përqind më pak sulme se një vit më parë, ekonomia rritet, 8 milion fëmijë shkojnë në shkolla, mes tyre 3 milion vajza.

 

Një tjetër pellg krize është Siria. Pse nuk sulmon NATO, edhe pse regjimi atje po vret popullsinë e tij. Pse nuk veproni siç bëtë në Libi?

NATO nuk ka qëllim që të sulmojë ushtarakisht Sirinë. Ne synojmë një zgjidhje politike në bazë të planit Annan të Kombeve të Bashkuara. Unë i bëj thirrje qeverisë atje që të ndalojë sulmet mbi popullsinë.

 

Si i përgjigjeni akuzave se NATO ka sulmuar Libinë për shkak të naftës?

Në rastin e Libisë pati një mandat të qartë të Kombeve të Bashkuara dhe mbështetje nga vendet fqinje. Në Siri nuk është kështu. Përveç kësaj, është një vend shumë i komplikuar. Prandaj një ndërhyrje ushtarake do shumëfishonte konfliktet. Duhet të ketë një zgjidhje politike me një angazhim të fortë të vendeve të rajonit.

13 komente në “A duhet të kemi frikë nga Rusia?”

  1. dulla says:

    rusise nuk ja ka pas,nuk ja ka,dhe nuk do ta kete USA,apo nato po themi,se AMERIKA eshte perbindeshi qe e mban me leke. rusia te kete frike,,,se po nxefen bobat,ja dajne floket ne katsh

  2. Cakalli7 says:

    nato eshte nje dinozaur qe ka 20 vjet qe zvarritet me nje kembe ne varr. amerikanet frikesojne evropianolindoret me rusine edhe i mbajne me shprese per copat qe stalini u mori ne luften e 2. gjermanet rrine menjane urte. sarkozia fluturon me presh anlezet e kane si litar ne qafe te kontinentit

    1. daku says:

      pash zotin,ju greket edhe pa breke ne bythe,po me ameriken mereni.Ik ere ha noi cap buke,ose kap noi pension,se dhe llogjiken idote tuajen,kemi mangut.Kur fol per AMERIKEN ngrehu ne kembe, or palle pabuxe

    2. Edi Detroit says:

      Ti Cakallo je ne rregull filaqi,ti ju nxjerr ruseve passaporten Helene,dhe shpeton,po me fat jini ju vorio-epiriotet bre,jeni te zgjut,nje kembe ne lindje dhe leka dhe mbrojtje kerkoni nga perendimi dhe Ameriqia.

      1. salistalin says:

        hahahahahaha, “vorioepiriotet” jane dmth me kembe hapur ? A mos po presin per ndonje gje te gjate nga dikush ?

    3. aqif pallaska says:

      Je expert anal-ist i vertete ne gjeo-politike dhe sidomos Europen Lindore, po NATO-ja dmth USA e ka rrethuar Russine nga te tera anet mor leshko te gjitha vendet e Kaukazit jane shtete “bananas” te komanduar nag USA
      Ti vazhdo si Enveri qe sfidonte boten i ulur ne nje grumbull plehu.

  3. Albanian says:

    duke pare deklaratat e sekretarit te pergjithshem shihet qarte se PO, NATO ka frike Rusine, kujt do i thoshte tjeter NATUA se une nuk jam armiku yt pos atij te cilit i ka frike?

    1. daku says:

      doli dhe nje truthare tjeter.Ore AMERIKA e kthe mrapc planetin 300 here,me bomba nukleare,por thjesht eksperimenton,me ne kafshet dy kembesore sa here i teket.Shyqyr qe nuk kane noi hitler president,se masanej gjej brime e futu.Po ta kishte turku,,,,,,,,,vaj medet puna.Po shyqyr qe e kone bobat,qe coku ta hudhin vallen

  4. hasan spacca tutto says:

    sic dihet Nato u krijua per ti bere balle gardhit te hekurt sic e quante curcill, me renien e komunizmit automatikisht duhej te mos e gzistonte as nato, 70% e shpenzimeve i kryen usa dhe qellimi eshte te krijojne tensione nemenyre qe te justifikojne aksionet luftarake. kete gjee kerkojne bosat e kompanive te naftes se ajo sjell shume perfitime.

    1. daku says:

      rrofsh o cono,se na hape syte.TRONGELL rus,i kalibrit sovjetik

  5. hasan spacca tutto says:

    ma vai a cagare imbecile, non capisci un cazzo dalla politica

    1. aqif pallaska says:

      cono do te godise net-i duhet te shkruash arabisht ose farsi jo ne gjuhen e “infedelev-e” jaa kafirun,,,,hahahahaaaaaaaaaa po bej shaka

  6. ajdin says:

    po habitem me disa ;PO ku ka byth Rusia me u kap me NATON a edini se 24 ore po ta kete me gjithe mene e harrojme emrin RUSI.Ne ne shqiperi po shkatrojm armatimin e po marrim barutin per te djege vetveten.Amerikani bashke me Naton shkojne e i hedhin Irak,Avganistan,Libi te presim edhe pak kur te shkoj ne Siri.Pse municjonit si i arohet skadim ta hedhe ne Amerik jo zotnij,ka vende boll.Shikon daten e skadimit e vrapon per ti hequr,skan per te kalur as 2 vjet ta pres IRANI.Keni per ta pare;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje