Ushtaraku që vdiq live në Skype mund të jetë qëlluar?

7 Maj 2012, 12:33Lifestyle TEMA
Ushtaraku që vdiq live në Skype mund të jetë qëlluar?

Gruaja e një kapiteni të ushtrisë amerikane, që vdiq ndërsa ishte duke folur me të në Skype, thotë se ka parë një vrimë plumbi në dollapin pas tij, në momentin që ai u shemb.

Një zëdhënës i ushtrisë megjithatë thotë se Bruce Kevin Clark vdiq për shkaqe natyrore, ndërkohë që po shërbente në Afganistan.

Zonja Clark ishte në El Paso, Teksas, ndërsa po fliste me burrin, që i vdiq përpara kameras. Për dy orë ajo tentoi që të kontaktonte kolegët e burrit të saj për ta ndihmuar.

Më në fund dy vetë nga personeli i ushtrisë hynë në dhomën e kapitenit Clark dhe i kontrolluan pulsin. Megjithatë zonja Clark thotë se nuk i thanë se çfarë i kishte ndodhur të shoqit.

Ajo thotë se vendosi të bëjë publik faktin e plumbit për të nderuar të shoqin.

5 komente në “Ushtaraku që vdiq live në Skype mund të jetë qëlluar?”

  1. paskuqani says:

    Si ne SHQIPRI edhe ne SHqiptaret nga Amerika msojm, por me nji ndryshim qe ne i marim vetem huqet e kqia Amerikes.si çesht per shembull rasti ktiushtarit.

    1. fule says:

      Do e ket hetuar vdekjen specialisti i rastit Kosta.T

      1. Eri says:

        Per te mos thene qe edhe videoja e kesaj me burrin te dali e montuar, per kete i japim borxh amerikes tre specialistet tane!!!

  2. rilinda says:

    Po Arvizuja akoma se ka quajtur burre shteti ,vrasesin e ketij ushtaraku?

  3. Alfonci says:

    Amerikanet e kane vrare vete mbrapa shpine se jane shumë të pabesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje