Julia Timoshenko i jep fund grevës së urisë. Ukraina anulon Samitin e Jaltës

8 Maj 2012, 17:34Politika TEMA

Politikania e opozitës ukrainase, Julia Timoshenko, pritet që nesër t’i japë fund grevës së urisë. Pas plot 20 ditësh. Lajmin e bëri të ditur e bija e saj, Jevgenija Timoshenko.

Ish- kryetarja e qeverisë ishte në grevë urie që prej 20 prillit për shkak të kushteve të burgimit.

Në burgun e saj ka mbërritur një mjek nga Gjermania për ta vizituar. Neurologu Lutz Hams do të nisë trajtimin e politikanes së opozitës. Ajo do kurohet në një spital në Ukrainë, ndryshe nga sa ishte pretenduar më parë nga ana e saj për një trajtim në Gjermani. Mjeku Hams thotë se bashkëpunimi me kolegët e tij në Ukrainë është shumë i mirë. Ndërkohë pritet që në Ukrainë të shkojnë edhe të tjerë mjekë gjermanë.

Kritikat për gjendjen e Timoshenkos kanë bërë që Ukraina të anulojë një samit të krerëve të shteteve evropiane.

Lajmin e bën të ditur agjencia Interfax, duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Jashtme.

Këtë samit e kishte refuzuar edhe presidenti Bamir Topi, i pari president jashtë BE që e bëri publik qëndrimin e tij. Zyrtarisht nuk është thënë asnjë arsye për anulimin e samitit, por bojkoti masiv duket se është argumenti kryesor. Samiti do mbahej në Jaltë.

4 komente në “Julia Timoshenko i jep fund grevës së urisë. Ukraina anulon Samitin e Jaltës”

  1. mambo jumbo says:

    kurvat ukrainase jane te mirenjofura kudo ne bote dhe kjo eshte njje nga ato

  2. Xhogu says:

    Liria e fjales, u jep te drejte si njerezve te mencur e te civillizuar te shprehet ashtu edhe nje kafshe mesjetare si ty, nje injoranti JUMBO (qe po ta perkthesh shqip do te thote: shume i madh).
    Dhe shoqerive njerezore nuk i kane munguar asnjehere injorant e kafshe DHE TI JE NJE NGA ATA.

  3. Nensi says:

    Shoqja Julia Timoshenko e pame duke u puthur me avokatin ne qeli nuk dukej e smurë?

  4. Xhozi Plehra says:

    Po si keshtu moj motra, as 1 jave nuk e mbajte agjerimin ?
    Keshtu eshte kur mesohesh te hash e te pish qyl e te vjedhesh miletin.

    Tani rri e beje burgun deri diten e fundit.

    Bravo Ukraina, hajdutet ne burg !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje