Një grup i madh kineastësh dhe spektatorësh morën pjesë në premierën shqiptare të filmit “Sorrelle mai” të regjisorit të njohur italian Marko Belokio. Në ceremoni erdhi edhe vetë autori nga Italia, për të diskutuar me kolegët dhe studentët shqiptarë. Regjisori italian Marko Belokio dhe regjisori shqiptar Dhimitër Anagnosti firmosën pllakat e qeramikës, të cilat vendosen për respekt të veprës së tyre në sheshin e yjeve para teatrit “Moisiu”. Sheshi i yjeve i ndërtuar këto ditë mban edhe nënshkrimet e kineastëve dhe aktorëve të shquar si Fransis Ford Kopola, Sandër Prosi, Xhanfise Keko, Klaudia Kardinale, Agim Qirjaqi, Ian Harlan e shumë të tjerë.
“Për shkak të krizës tani njerëzit në Itali shkojnë shumë më pak në kinema, ndërsa regjisorët po krijojnë filma më pak të kushtueshëm. Por këtu në Shqipëri ka probleme më të mëdha. Këtu në Durrës organizohet prej disa vjetësh një festival shumë i njohur ndërkombëtar i filmit artistik, por qyteti nuk ka asnjë kinema të vetme. Ky është qytet i madh dhe kjo mungesë është një problem i madh. Në Tiranë nuk gjen asgjë nga arkitektura madhështore apo qendrat tërheqëse, por mund të ndjehet shpirti i të rinjve që përpiqen për të krijuar veprat e tyre dhe për të sjellë diçka të re në kulturën shqiptare. Kur një njeri i moshës sime dhe me interesat e mia viziton një vend të ri, gjëja e parë që kërkon të bëjë është të njihet me godinat që dëshmojnë stilet arkitektonike dhe arkitekturore, të vizitojë kishat, por në Tiranë nuk gjeta asgjë nga këto”, tha Belokio, ndërkohë që është e kuptueshme që filmi i tij u shfaq në teatër./VOA
pse se cuat ne bathore kete italianin ? ajo eshte kryevepra jone me perfaqesuese ! po te shohesh bathoren kupton shqiperine nga jugu ne veri .
Vrima e fundit e kavallit.
po ci dum gjurmet e historise ne shqipot more Z.Belokio,po s’ka kinema Durrsi,por ka vila more Belokio qe nga vilat e Zogut,deri ne vilat e Partise komuniste,me tej vilat zogisteve te rinj,pluripartijake te demonkracise allashqiptaro neomoniste.Sa per gjurmet e historise,ato sipas mendesive te kokes Nr1 qe mer fuqine,pastrohen,shtohen,hiqen,regullohen,sistemohen,shoshiten,qe ne fund ndricohen c’do koka Nr1 e radhes.Vjen koka tjeter ne krye,perseti gjurmet e historise marin trajten e kesaj koke,qe avazi vazhdon vazhdimisht ne pafundesine e kohes.
Po historianet c’bejne? Allbanistani s’ka historiane,ata qe jane i binden kokes Nr1 ndryshe ngelen pa roge qe te vrasin veten,si i ndjeri A.Klosi apo Ll.Serboja,ndaj hiq e mos keput eshte edhe kjo puna e historianeve.Allbanistanin e drejton gjithemon nje koke,kjo koke eshte drejtesia,kushtetuta,historia,arsimi,shendetesia,ekonomia,arkitetktura,dhe gjithe pistat qe ka jeta o nje shtet.Pa miratimin e kesaj koke,as puset e naftes nuk jane cpuar dikur.Do te thote qe kjo koke ka qene edhe gjeolog pa diplome.Shkurt esapi specialistet e c’do fushe ne allbanistan jane vera apo vrima e fundit e kavallit.
mire e ka se dhe nje kala qe pati tirana ne qender edi ja dha njerezve te vet qe tani eshte kafe ,
monumentet historike i kemi por duhet te lodhesh pak ti shohesh se siper tyre kemi ndertuar kafene e bare si p.sh te kalaja e durresit kemi nje alamet kafeneje qe ta ka qejfi te rrish,te kalaja e krujes ke 100 lokale qe mund te hash mish e te pish raki,te kalaja e elbasanit kemi alamet kafeneje, ngjitur me muret e vjetra e keshtu me rradhe,vjen edi apo vjen sala kjo pune ne shqiperi keshtu e ka.dhe ju doni HISTORI…kerkojeni se e gjeni…
Shpreh habi regjizori se ndoshta i ka mbetur mendja tek intervista e Doktorit ne Euronews me 1995-6 kur mburrte modelin ekonomik shqiptar me anglishto-tropojancen e tij me shprehjen “We have kiosks!”.
Prandaj filmi “Koncert ne Vitin ’36” vazhdon te jete aktual edhe ne shekullin e 21-te.
Po pse me z.Belokio nuk shkuat ne Paskuqan dhe Bathore,per te cilen z.kryeminister e ka si shembull zhvillimi.Aty mund te shihni stile arkitekture,qe nuk i ke pare ne asnje vend te botes,por paska qene nje gabim i mikepritseve tuaj qe nuk ju paskan cuar per ta vizituar.
Eshte e cuditshme qe dikush kommenton me emrin tim,ska problem,patjeter qe eshte i kuq,vetem ata fyejne,shkatrrojne,djegin,e plackisin ashtu sic bene per 50 vjet.
Pse nuk i treguat mbi Albanopolin regjizorit “sybukur”?!
Pse nuk i treguat rrenojat e vjetra te mureve ne qender te Tiranes, kalane e vjeter te Topiasve (Toptansve), apo mozaikun antik tek Amb. Kineze, apo kishen katolike neoklasike te stilit roman tek rruga e Kavajes ?
Perse i sillni ketu si korifenj keta dordolece dhe nuk iu tregoni se kush jeni ju vete ?! Apo ndoshta nuk e dini se kush jeni ?! Dhe ne fakt, ky eshte problemi, qe kineastet tane, shumica kane qene oficere te Sigurimit ne rezerve (spiunonin njeri-tjetrin), kurse historianet dhe arkeologet gjithashtu ishin kelyshe karrieriste te poa tij sistemi te shemtuar…!
Tregojini blogun:
albanopoli.wordpress.com
ktij dordoleci, dhe do e marre vesh cfar ka qene (Albanopoli) “Tirana” dhe Epidamnusi “Durresi” i sotem…!