Zbardhet misteri i origjinës së zbutjes së kuajve

8 Maj 2012, 11:40Lifestyle TEMA

Kuajt janë zbutuar 6 mijë vjet më parë në zonën mes Ukrainës,  jugperëndimit të Rusisë dhe Kazakistanit perëndimor. Në këtë përfundim arrin një studim gjenetik.

Më pas kuajt e zbutur u përhapën në Europë dhe Azi, duke u mbarështuar me kuaj të egër gjatë rrugës.

Sipas BBC, studimi është realizuar nga Universiteti i Kembrixhit.

Por kjo çështje është kundërshtuar ashpër nga shkencëtarët. Provat arkeologjikë sugjerojnë se kuajt janë zbutur pikërisht në stepat euroaziatike, por provat nga ADN-të mitokondriale sugjerojnë se kuajt janë zbutuar në vende të ndryshme në Europë dhe në Azi, pa lidhje me njëra- tjetrën.

1 komente në “Zbardhet misteri i origjinës së zbutjes së kuajve”

  1. hajriu says:

    Po ç’ne BL-ja nuk eshte zbutur akoma??????
    P.S. Na grricet menderen me kete ritmin tuaj o tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje