Gjyqtarja e çështjes Brejvik shpërthen në lot në sallë

7 Maj 2012, 18:43Lifestyle TEMA

Që prej 16 prillit, ajo është bërë e njohur në mbarë botën. Quhet Elisabeth Arntzen dhe kryeson trupën gjykuese në çështjen kundër vrasësit Anders Behring Breivik. Norvegjezja 52 vjeçare qau disa herë ndërkohë që po lexohej autopsia e viktimave të Breivik. Arntzen luftoi me lotët, por nuk i mbajti ato.

Por edhe prokurorja e shtetit, Inger Bajer Engh, që në pamje të parë duket e ftohtë, shpërtheu hapur në lot disa herë.

Sipas gazetës Dagbladet, në fakt e gjithë salla po qante kur dëgjonte për tmerrin e shkaktuar nga Breivik.

8 komente në “Gjyqtarja e çështjes Brejvik shpërthen në lot në sallë”

  1. fule says:

    Edhe Gjyqtaret e Gerdecit keshtu po qanin per viktimat? Apo do i keqkuptonte Doktori pastaj.

    1. tani97 says:

      te lumte or mik! me mire s’thuhej dot.

  2. orli says:

    Fule!mos harro dhe avokatin e gerdecit vishen,dhe ai i shkreti shpertheu ne lot(jo per viktimat,por qe nuk u zgjodh ne kld) edhe pse partia qe”mbron”viktimat e gerdecit e propozoi..

  3. hajriu says:

    Ahhhh , ku eshte bota e ku jemi ne ….. Ne ballkanasit jemi 1000 vjet drite larg kesaj bote te emancipuar . A mund ta parafytyroni dot nje gjykatesin tone te beje kete veprim ???????? Respekte prokurores dhe gjykateses se çeshtjes Breivik.

    1. hasan demiri says:

      jpo mo si jo.. gjyqtari gjin gjoni qan ne salle ose edhe nje tjeter demiri.. keta te dy e di sa shume qajne.. po nuk jam e sigurt per vendimit apo per parate. po c’do president qe vjen ne fuqi i ka shume xhan se me sa duket ia ngrohin xhepin edhe atij.. ja ky eshte gjyqesori ne shqiperi.. flasin per korrupsion por emrat me te perfolur si gjin gjoni qe ka shkuar ne kld me dhjetra here por cuditerisht asnjhere nuk eshte mare mase ndaj tij.. ky eshte kriminel.. maskara hajdut dhe legen. ky eshte figura e gjyqtarit te sotem ne shqiperi.

  4. rito says:

    se ckam nji si kshu tip zeri qe mvjen verdall e thot qe ky esht cuni putinit shi sa njgajn

  5. Fitim Hoxhati says:

    Gjyqtaret tane te Gerdecit jane shume me profesioniste dhe ligjore ndersa ata te Brejvikut duhen shkarkuar ne vend per paaftesi profesionale dhe shkelje jo thjeshte te ligjit por te parimeve themelore proceduriale.

    Gjyqtarit nuk i lejohet te jete i njeanshem sepse duke shprehur haptaz keqardh je per viktimat, efektivisht mbeshtet nje akuze per ta nderkohe qe pa mbaruar gjyqi nuk perjashtohet qe te mos kete viktima brejvikane por te vdekur aksiden tesh. Dhe flasim pastaj per gjyqtaret e Gerdecit qe i zinte gjumi ne seance nderkohe qe as akuza nuk pretendon te kete shkelur njeri kembez arme.

    Cfare gjyqi mund te jete ai i Brejvikuit kur behet brenda me pak se nje viti per trefishin e viktimave, nderkohe qe ne per nje te treten mendojme dhe ple qerojme per me se 4 vite.

  6. ana says:

    Zoti Hoxhati, Gjyqetare tane me ato te çeshtjes Brejvik kane nje ndryshim thelbesor;
    Njerezit kane ndjenja ndersa ne nje numer te madh kafshesh, ndjenja nuk ekziston. Dhe besoj se kete e dini qe: Profesionalizmi ne ç’do fushe ju shkon per shtat njerezeve dhe jo kafsheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje