Nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar të lidhur me akuzat e Agim Hotit, se Haliti e ka urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si shpifje.
Ai i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së shtetit që ta hetoj për akuzën e Hotit ndaj tij.
“Dëshiroj të sqaroj opinion publik se akuza që bën ndaj meje qytetari i panjohur për mua, Agim Hoti, në gazetën ‘Express’ të datës 9 maj, se gjoja unë e paskam urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, është një shpifje e radhës kundër meje. Agim Hotin, kurrë nuk e kam takuar, kurrë nuk kam pirë qoftë edhe një kafe me të, e as që ia kam dhënë dorën ndonjëherë. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetër, duke shpifur ndaj meje, ka për qëllim që të më dëmtoj në opinion”, shprehet Haliti.
Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë./KD
Edhe pse 1) nuk jam fare perkrahes i Xhavit Halitit dhe 2) nje tereqje e tij komplete nga politika do te ishte ne te mire te Kosoves — megjithate keto fjale te zotit Haliti (ketu ne kete artikull) jane korrekte dhe me vend. Pra, prokuroria te filloje me hetimin e kesaj ceshtje….
Ndersa per ata qe jane per nje burgosje apo dicka edhe me drastike ndaj Xhavit Halitit, do ti pyesja: Si do te ndjeheshit ju kur dikush ju akuzon per vrasje apo dicka te tille!??? A do te duhej qe ju te burgoseshit menjehere apo jo!? Une them JO!!! Sepse ndryshe cdokush mund te dali dhe te akuzoj tjetrin per vrasje apo dicka tjeter (me motive nga me te ndryshmet)… Prokuroria e ka per detyre te reagoj e para….
P.S. Nje tereqje e zotit Haliti nga politika do te ishte PATRIOTIZMI i tij me i qelluar (sot per sot) dhe veprimi qe do t´i ndihmonte me se shumti shtetit te Kosoves.
Ore ky trimi killer me llagapin Hoti duhet te jete ndonje nip i Namik Hotit se ata jane eko-liberale aleate te Millosheviçit.
Set Lumes
Vetem Patriotizem ky Haliti nuk ka pase as nuk ka.Vraswjet politike ne Kosove jane shume dhe duhet te zbardhen.Nuk eshte nje rast qe akuzohet ky njeri dhe jo nga vetem nje person.
E rendesishme eshte se nuk e akuzon politika por njerez te ish sherbimeve sekrete ish vrases pra bedelat e tyre.
Ky akuzohet qysh me vrasjet e vllezerve Gervalla dhe K.Zekes.
Gjate luftes vete Thaci ka pase deklarue se do ta pushkatonin Rugoven pas luftes por amerikanet paten reague ashper.