Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë publike shpenzimet e Behgjet Pacolli si zv.kryeminister i parë. Ky sqarim njëherësh është një përgënjeshtrim i Qeverisë ndaj zërave dhe medieve që kanë folur për shpenzime enorme të Pacollit gjatë aktivitetit të tij diplomatik.
Në komunikatë thuhet:
Duke marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme të medieve dhe keqkuptimet rreth shpenzimeve të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ju informojmë si vijon:
Zëvendëskryeministri Pacolli ka realizuar një seri udhëtimesh zyrtare në Afrikë, Azi, Amerikë dhe Evropë me qëllim të promovimit dhe shtimit të numrit të njohjeve, në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe në koordinim me Qeverinë e Kosovës.
Me ftesë të zëvendëskryeministrit Pacolli, Kosovën e kanë vizituar ish – presidenti kroat, Stipe Mesiq, presidenti i Hondurasit, Lobo Sosa dhe disa delegacione nga Afrika etj.
Në kuadër të aktiviteteve të tij, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, brenda një viti, personalisht ka shpenzuar 17.966.63 euro (Akomodim dhe udhëtime që janë parapaguar nga buxheti i Kosovës).
Pjesën tjetër të shpenzimeve të tij, ai e ka paguar nga buxheti privat. Këto shpenzime janë raportuar dhe zyrtarizuar, por nuk janë paguar nga buxheti i Kosovës.
“Kjo informatë bëhet me qëllim të sqarimit të opinionit publik dhe për të evituar çdo keqkuptim të publikut në këtë drejtim”, thuhet në fund të komunikatës./KD
Nje mut shqiptaret, nje mut kosovaret! Pse duhet te jete keshtu me shqipot xhanem?!Nuk dime te vetqeverrisemi?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
17.966,3 apo 17.966.63 ?
17.966,63 apo 17.966.63 ?
Tema do na e shpjegoni nese jane 18 mije apo 18 milion??Para centeve vihet presja…ketu ose qeveritaret jane injorante e sdine te shkruajne ..ose esht bere me qellim per te konfonduar..kosovaret…te cilet mendojne se jane vetem 18 mije euro…te cilat nuk mjaftojne per nje nate ne hotel luksoz te Pacollit me skorten e tij.Normalisht duhet te jete € 17.966,63
Mirela ku e ke mare diplomen tek “Kristal-i”?Sa mire e ditke matematiken.Aty ka vetem nje gabim qe eshte vendosja e pikes pas dy shifrave te para gje qe perdoret ne shume gjuhe por jo ne shqip.Ashtu sic eshte shkruar lexohet 17966 euro e 63 cent.Qe te lexohet ne miljona euro do ti duhej edhe nje numer ne fund dhe te mos kishte presje perpara dy shifrave te fundit.
Martin ca ke qe u hodhe…te kam preke bacen??Pse nuk paskam te drejte te dyshoj ,perderisa eshte shkruar keq ,ne deklaraten e nje qeverie??E theksova dhe me lart…nuk besoj qe ka harxhuar 18 mije euro per gjithe ato udhetime qe ka bere..vetem nese ka shkuar vetem,me avionat e Rayan Air…qe bejn 10 euro…e ka fjetur ne hotel me 1 yll!!Ps:sa per diplomen time..do te enderroje qe ta kishe ti…dhe ky baca Pacolli qe ka vjedhur gjysmen e Moskes!!