Jahjaga kthen ligjin: Neni 37 dhe 38, kundër lirisë së shprehjes dhe medias

8 Maj 2012, 16:59Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendim që t’ia kthejë Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Kodi Nr. 04/L-082, i miratuar në Seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 20 prill 2012, dhe i pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më 4 maj 2012.

Përmes një komunikate për medie, thuhet se “bazuar në kompetencat e Presidentes së Republikës së Kosovës, sipas nenit 84 pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal u mor pasi u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve si dhe me Nenin 22, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj”. /Zëri/

1 komente në “Jahjaga kthen ligjin: Neni 37 dhe 38, kundër lirisë së shprehjes dhe medias”

  1. Nadia Shabani says:

    Shume mire ka bere bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje