Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka komentuar zhvillimet e fundit të arrestimeve të shqiptarëve në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të forcohemi. 13 vjet pas luftës në Kosovë, 12 vjet pas luftës në Luginë të Preshevës, 11 vjet pas luftës në Maqedoninë perëndimore, shqiptarët po i arrestojnë e vrasin në të gjitha këto vende si dhe në veriun e Kosovës. Shteti serb dhe maqedonas nuk do t`i ndalin sulmet e tyre derisa të bëhet bashkimi kombëtar shqiptar. Edhe shqiptarëve që nuk e duan bashkimin kombëtar, thjesht, nuk do t`iu mbetet rrugë tjetër. Ata do të na sulmojnë deri atëherë, dhe më pas nuk do të mund të na sulmojnë më”, deklaroi ndër të tjera Kurti.
Sipas tij, shqiptarët duhet të punojnë sa të jenë gjallë për kombin. “Ne nuk kemi nevojë t`i dëshmohemi askujt tjetër. Ne duam të jemi të lirë dhe ne duhet të jemi të lirë. Ne s`duhet të lejojmë që të jemi objekt i vendimeve të të tjerëve. Na nevojitet ndihma e të tjerëve, por vendimi duhet të jetë yni”, ka theksuar Kurti.
Pra te bashkohemi me Shqiperine…qe te vriten edhe ata per ne….
Ide e bukur….Zgjerim i problemit, jo zgidhje e tij…
Une nuk e shikoj keshtu,si Dilema.Bashkimi do ti qetesoje,ata prandaj bejne keshtu.Kur te shohin qe bashkimi eshte fakt atehere nuk do te kruhen me asnje.
Dilema! Te ta beje nje pytje? Po kur ato u vriteshin per ty kur shqiperia shpalli existencen e saje ne 1912 a nuk kishin menduar ndonje ide te bukur siq mendone ti? Ata u vrane ne piken e egzistences se frymes tende dhe ndaluan fuqite ballkanike te perparonin ne territorin e shqiperise aktuale.