Thaçi: Në Ballkan secili shtet ka nga një Mitrovicë

7 Maj 2012, 18:22Rajoni TEMA

Kohërat e luftërave në Kosovë dhe në Ballkan kanë perënduar. E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si një vend i pavarur, por me kufij të hapur dhe të integruar plotësisht në BE dhe NATO. Para së gjithash, nuk do të ketë kërcënime për ndarje të territorit të Kosovës, nuk do të ketë këmbime të territoreve dhe nuk do të ketë autonomi speciale në Kosovën veriore. Megjithatë, nëse dikush në Bruksel ka dalë me këtë ide për ndryshim të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë, ose në vendet fqinje. Do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekte të paktën gjashtë shtete.  Secili shtet në rajon e ka nga një Mitrovicë të vogël brenda, ka theksuar mes tjerash kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për TIME./KD

5 komente në “Thaçi: Në Ballkan secili shtet ka nga një Mitrovicë”

  1. Shefqet Cela says:

    Drejt e ka thene: “ne çdo shtet te ballkanit ka nga nje Mitrovice”.
    Megjithate, fatkeqesisht, asnje tjeter shtet i Ballkanit nuk ka nje qeveri kaq te varur nga te huajt dhe kaq pasive.
    Kosoves i afrohet vetem Shqiperija me problemet gati te njejta me Greqine, qe pretendon jugun, djepin e qeverise se Vlores. E keqja me e madhe eshte se qeverija eshte jo vetem servile karshi grekut, por xhymerte per te
    plotesuar jo vetem pretendimet e tyre por per te shitur e falur edhe teritore.

    1. Enough is Enough says:

      KU E KE PARE MITROVICEN NE SHQIPERI TI ROBNGREJT,APO TA KA MESU SHOKU NGUSHT BERISH SERBI

      1. Bardhi RKS says:

        KU E KE PARE MITROVICEN NE SHQIPERI TI ROBNGREJT,APO TA KA MESU SHOKU NGUSHT BERISH SERBI

        Nuk e ka Thaci me Shqiperine o i gezuar,ai e ka me Serbine e cila ka luginen e Presheves,Sanxhakun etj,Maqedonia ka me shume se Mitrovicen e ka Tetoven,Gostivarin,Strugen,Kerqoven,Dibren etj,Malii zi ka Ulqinin etj,etj.

  2. Misiri says:

    E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës

    kjo eshte fjalia e duhur dhe qe duhet respektuar
    http://www.freealbania.blogspot.com

  3. loni says:

    E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës

    kjo eshte fjalia e duhur dhe qe duhet respektuar
    http://www.freealbania.blogspot.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje