Flamuri i Serbisë në qendrat e votimit në Kosovë

6 Maj 2012, 15:36Rajoni TEMA

Pavarësisht paralajmërimeve të Misionit të OSBE-së në Kosovë  i cili organizon zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë për serbët në vend se në qendrat e votimeve nuk do të ketë simbole serbe, ato janë parë në disa prej këtyre qendrave.

Një burim i Kosovapressit bën të ditur se në qendrën e votimit në shkollën fillore “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës, pranë shenjës së OSBE-së, ka qenë i vendosur edhe flamuri i shtetit të Serbisë.

“Flamuri serb është shpalosur në mëngjes edhe në Zubin Potok në shkollën fillore “Jovan Cvijiç”, por që pas një ore është hequr”, ka thënë burimi.

Ai më tej ka shtuar se pjesëtarët e OSBE-së në Zubin Potok janë në dijeni për mbajtjen edhe të zgjedhjeve lokale nga serbët e këtushëm, por janë duke i injoruar ato.

Po ashtu edhe në qendrën e votimit në Graçanicë, pranë flamurit të OSBE-së, është i vendosur edhe ai i Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje