Krasniqi: Me arrestime në Maqedoni dhe në Serbi duan të na frikësojnë

6 Maj 2012, 14:43Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t’ju japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Kryeparlamentari Krasniqi u ka bërë thirrje dy shteteve fqinje që të kenë kujdes me shqiptarët, pasi pozita e tyre nuk është më sikur kishte qenë në shekujt e mëparshëm.

Në një intervistë për Express, Krasniqi shprehet se disa popuj nuk po mund të pajtohen me pozitën e avancuar të shqiptarëve dhe po e mbajnë rajonin të trazuar.

“Sigurisht se janë konfliktet e vjetra, janë ideologjitë nacionaliste dhe dominuese që ende janë në skenat politike në Ballkan. Këto ideologji dhe filozofit mitomaniste të dominimit nuk po mund të pajtohen me realitetin e ri që është krijuar në Ballkan dhe s’po mund ta pranojnë një pozicion të avancuar që e ka kombi shqiptar në Ballkan”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi thotë se aksionet e arrestimeve në Maqedoni dhe në Serbi kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve. Ndërsa, për ta tejkaluar këtë situatë thotë se duhet t’u jepet një përgjigje kombëtare dhe ndërkombëtare vendeve fqinje.

“Konsideroj që edhe institucionet e Shqipërisë, edhe të Kosovës por edhe të BE-së duhet të bëjnë diçka që ta sigurojnë dhe ta garantojnë jetën e qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Ballkanit”. /KD

2 komente në “Krasniqi: Me arrestime në Maqedoni dhe në Serbi duan të na frikësojnë”

  1. Zigur Qarri says:

    Derri do plumub Zoti Krasniqi,se nuk njeh tjeter gjuh.
    Kafshet sllave nuk munden dot te na zhduknin me gjith favoret historike qe paten.Kete duhet ta bejm ne,qe ti lajm duart njeher e mire me kafshet aziatike qe po ngordhin dita dites.

  2. armand says:

    Ore po ne sikur jemi anetar te NATO-s.Kemi çuar djemte te na ndjekin talebanet maleve te Kandaharit dhe s’kemi bythe te ngreme zerin ne mes te Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje