Agim Hoti pretendon se është autor i dy tentativave për atentat ndaj ish-Presidentit, Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për ta vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Personat e përmendur, këto deklarime i quajnë shpifje dhe budallallëk.
Agim Hoti ka kryer tentativë e parë për atentat ndaj ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kështu së paku thotë vetë Hoti.
Ndërsa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i nxjerrë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Në bisedë telefonike nga burgu për Express, Hoti pretendon se përveç atentatit që ka kryer në vitin 2007 ndaj Anton Berishës, ai vetë ka kryer edhe dy sulme të tjera, njërin në vitin 2004, e tjetrin një vit më pas. Të dy këto atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.
Hoti pretendon se në këto raste nuk ka qenë i vetëm.
Që të dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotë se i ka kryer me urdhër të Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Artan Nimanit, profesor në UP si dhe Agron Haradinajt, i cili punon në PTK.
Hoti pretendon se për këto punë, ka marrë 5 mijë euro në janar 2004.
“Unë jam ai i cili e kam hedhur bombën më 12 mars të vitit 2004 në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”, pretendon Hoti për “Express”.
Eh o trima e gegnise,a filluat me shit njoni-tjetrin??????????
Se jo per gje,po ju edhe sikur mbaheni per ”bese”.Sikur e keni ne ”gjak”,apo esht thjesht 1 perralle????????????
Vazhdoni e gjeni spiunin midis jush!
Keshtu eshte kur rri me serbe ose jugore.
Pirdh se lirohesh, kur bani ne ju lalucet “TRENDY” si te evoluar si vec per cobane njifeni vari @@@@@@@@@@@
La trahison,c’est la question du date.
Ti zotni qenke kriminel me DAMKE dhe do te jene fatkeqesi per KOSOVEN ne qofte se nuk te PRESIN ne QAFE si KAUN kur te dalesh nga burgu.
O PIS PER 5000 EURO ME VRA UDHEHEQESIN E NJI SHTETI NJERIUN ME TE ZGJUAR NE KOSOVE DHE EVROPE. PER xhavit halitin E DIME QE ESHTE KRIMINEL DHE ME VRASJE KA HYPUR NE DETYRE BASHKE ME THAQIN.
O Dean
Vrasjet jane pjelle tosknise.Themeluesi i tyre asht Enver Hoxha dhe vetem me gegnishten ky monster nuk ka pune.
Vrasjet ne Kosove nga benjamint i komunisteve jane inspirue.