“Rruga e Kombit” edhe sivjet pa pagesë

8 Maj 2012, 18:52Rajoni TEMA

“Rruga e Kombit” do të jetë pa pagesë edhe gjatë këtij sezoni turistik. Fillimi i vitit 2013 do të shënojë edhe fillimin e pagesës  për shfrytëzimin e autostradës  Milot-Kukës-Morinë, bën të ditur korrespondenti i “Kohës Ditore”. Ndërkohë në tetor të këtij viti do të zhvillohet tenderi ndërkombëtar për koncesionin për këtë rrugë nacionale, tashmë të njohur si “Rruga e Kombit”.  Ministria e Punëve Publike dhe Transportit në Shqipëri ka njoftuar fillimin e procedurës për dhënien me koncesion me afat 20-35 vjet për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Kukës-Morinë, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 kilometër të gjatë./KD

1 komente në ““Rruga e Kombit” edhe sivjet pa pagesë”

  1. Cakalli7 says:

    Sigurishte paguajne ata qe jane kundra per votuesit pa leke te sali berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje