Dik Marti
Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë i ka hapur rrugën miratimit të një ligji, që do mundësojë hetimin e akuzave për trafik organesh. Hetimet do i kryejë EULEX. Një prokuror amerikan, John Clint Williamson do të jetë në krye të një task- force të veçantë, të ngritur nga BE.
Por siç raporton agjencia serbe B92, Serbia megjithatë kërkon një hetim nga OKB në lidhje me këto akuza. Rusia dhe Kina kanë mbështetur në Këshillin e Sigurimit të OKB kërkesën e Serbisë për këto hetime.
Në një raport të publikuar në fund të vitit 2010, raportuesi special i Këshillit të Europës, Dik Marti, lidhte segmente të UÇK me trafikimin e organeve të serbëve dhe të tjerëve civilë të rrëmbyer në Kosovë dhe të burgosur në Shqipëri.
Hajt se qenin e ngordhur do te gjensh o dick …