Historiani: Në listën e festimeve të Berishës për 100 vjetorin e Pavarësisë janë një tufë bejlerësh e pashallarësh analfabetë e turkoshakë
Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, në një intervistë të gjatë për Shqip, komenton edhe takimet e fundit në politikën shqiptare.
“I gjykoj pozitivisht këto takime, nëse vërtet bëhen dhe nëse vërtet trajtohen jo si ngjarje mediatike, por si takime pune vendimmarrësish. Megjithatë, në një plan më të gjerë elektoral, Rama po flet gjithnjë e më shumë për një Rilindje, që do të duhej të sillte ndryshime radikale në jetën politike, ekonomike, shoqërore, morale dhe institucionale të vendit. Në këtë kuptim vendi ka nevojë vërtet për një Rilindje, ndërkohë që takimet e figurave politike të mësipërme ngjajnë me një skenë Ringjalljeje, ku protagonistët e politikës së vjetër e të dështuar shqiptare takohen për të ricikluar njëri- tjetrin. Ndaj takimet në fjalë do të kishin kuptim në rast se ato nuk do të prodhonin riciklimin e këtyre “hipopotameve”, por edhe do të prodhonin disa rregulla e sjellje të reja, që do të përgatisnin largimin e tyre,” tha Xhufi.
Historiani ka komentuar edhe festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë.
“Ajo që bie në sy është se në listën e kryeministrit nuk figurojnë emrat e Abdyl Frashërit, Pashko Vasës, Ismail Qemalit, Fan Nolit, dom Nikollë Kaçorrit e Luigj Gurakuqit. Jo, në listën e tij janë një tufë bejlerësh e pashallarësh analfabetë e turkoshakë, që as nuk e ndjenë, as nuk e kërkuan, por vetëm e shfrytëzuan dhe tradhtuan pafundësisht shtetin shqiptar,” vijon Xhufi.
Mire e ke o Pellumb Xhufi,po kete vend e kane mare ne duar maskarenjte dhe injorantet!
Mire e thua o Pellumb djali, po kujt ja thua: Njerzve qe nuk kane as sy, as veshe, as goje!
Ata, qe duan te ringjallen, nuk jane hipopotame (keshtu ju ben qejfin se hipopotami vertet eshete kafshe e madhe, por eshte e pafajshme), keta jane vampire dhe ushtare te djallit.
Keta te gjithe, por edhe ne te gjithe jemi bere “bir selman i nenes, ke te qaj me pare”
p.s: e ke marre vesh lajmin e fundit te konfirmuar nga nje zyrtar i larte i policise (qe nuk do te behet publik) se neper rruget Tirane dhe ne tere Shqiperine po qarkullojne rrugeve me shumice aliene, zombi dhe vampire qe sulojne ke t’ju dale perpara dhe njerzit jane strukur neper virima e bunkesre?
Respekte per mendimin
Pellumb quhesh e pellumb je…Per mua do te ishe presidenti me i mire i shqiperise ne 100 vjetorin e pavarsise…..
Amin!
Kjo puna e takimeve dhe “negociatave ” presidenciale ngjan si puna e brumit qe gatuhet per buke me duar te pista ,ashtu do te dale edhe buka e piste.
Prof.Pellumb Xhifi. Nje figure mese e kompletuar per president. E njeh edhe historine, e njeh edhe diplomacine, e njeh edhe politiken. Mbi te gjitha eshte njeri i paster dhe atdhetar. Ka ditur te mbaje qendrim e te largohet kur i kishte mundesite te perfitonte. Nuk eshte nevoja per t’u lodhur per te gjetur njerez dinjitoze per te cilet te jemi krenare qe na perfaqesojne si shtet e komb. Jemi syleshe qe s’dime te vleresojme vlerat qe i kemi mes nesh e sorrollatemi lart e poshte te gjejme funderrinat e kombit per t’i ngritur ne piedestal. E pastaj behemi pishman qe s’reflektuam ne kohe.
i nderuar Profesor Xhufi,pse nuk e permend njeri qe faktorin”nano”po e ndersejne serisht agjensite greke per ta destabilizuar Shqiperine?
apo kush e rruan thuaj?
berisha eshte engjell,perpara ketij bastardi..
..perpara ketije bastardi->(nanos)
PULLUMB XHUFI e meriton 100% president!lerjani ne dore popullit dhe ta shikoni se ke zgjedh!
Ky eshte i duhuri per kombin. Por i papranushem per hypopotamet e politikes aktuale. Z.Xhufi e ka treguar dinjitetin e tije si atdhetar dhe i pamanipulueshem kur i tha “JO” Metes qe tradhetoi kauzen qe trumpetoi ne 2009. Nese Xhufi do te kandidoje ne nje perzgjedhje popullore i rrezon hypopotamet, por kjo zor se ndodh.. Politika eshte ne dore te tradhetareve te kombit.
Respekt o Pellumb,si duket z.Rama po ben politike jo te qendrueshme,nuk e beson kush me.Jemi per ndryshimin e pushtetit,por keshtu si vepron Rama don te thote se ai nuk eshte alternativa.Rama eshte pjese e politikes se vjeter qe nga shekulli i kaluar(minister i kultures),me shume se nje dekade kryetar i Tiranes,eshte njelloj si Berisha,Nano,Meta,,,!Jam shume i zhgenjyer.
Respekte z. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi.
Te njejten muzike do te kemi dhe pas zgjedhjeve po me sazexhinj te tjere. Kete nuk arrin ta kuptoje ky popull injorant qe vazhdimisht vazhdon te zgjedhe te qenit dele.
Z.Xhufi duket mjeri i mire!Ai u largua nga partia socialiste kur ajo u degjenerua nga Nano,ashtu sic u largua nga LSI-ja kur ajo u kriminalizua nga Meta.Ka mbajtur gjithmone qendrime te ndershme persa i perket politikes si dhe qendrime te drejta dhe ne mbrojtje te interesave kombetare per sa i perket trajtimit qe i ben historise!
Si thoni a nuk eshte kjo statura e duhur e nje njeriu per tu bere president i Republikes?!
Ju lumte Z. Xhufi,
Historia duhet te ndertohet mbi bazen e fakteve dhe te vertetes dhe jo duke mos vene ne dukje vlerat e larta te patrioteve tone ne 100 vjetorin e krijimit te panvaresise.
Ju vleresoj si historian dhe diplomat, vecanerisht atdhetar per qendrimet tuaja e denja dhe te vendosura per ceshtjen e kufijve detare.
Per mendimin tim pa kurrefare dyshimi perben njerin nga kandidatet potenciale per postin e presidentit, por me kushtetuten ekzistuese pa ato aktet e ndryshuara kohet e fundit.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Pellumb Xhufi President!
Z. Xhufi!
Tradhetarit emra tradhetaresh i duhen, si vetja, sepse ky mendon se cfare do te bejne per te (per antishqiptarin dhe tradhetarin dhe shitesin e kombit shqiptar) mbas vdekjes, pra ky na thote, beni edhe ju keshtu sic po bej une, me pak fjale, ngrini lart e me lart tradhetaret e Shqiperise. Dhe po i ecen mire!
Pellumb Xhufi President,
E drejte profesor.U duhen hipopotamet injorantet hajdutet dhe tradhetaret,se te tille jane dhe vete.Po e shesin Shqiperine per te vene pasurine Jo si dikur qe harxhuan pasurine per shqiperine.Vertet duhet efekti kohe qe ti gjykoj por duhet dhe populli ti ndihmoj dhe ti nxjerri jashte kete jashqitje kete klase politike qe do te riciklohet duke mbajtur Njeri Tjetrin.