“Fryma e unitetit, e bashkimit kombëtar dhe jo ndasitë politike duhet të karakterizoje procesin e zgjedhjes së presidentit, që duhet të bëhet qetësisht dhe në respekt të Kushtetutës.” Ky është qëndrimi i Francës në lidhje me temën më të nxehtë të politikës në Shqipëri, atë të zgjedhjes së presidentit te ri, i shprehur përmes ambasadores Christine Moro, e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “ZIP” në “Vizion Plus”. Sipas diplomates, Franca dha shembullin më të mirë të unitetit në këtë aspekt, kur pas humbjes Sarkozy tha se zoti Hollande është presidenti i të gjithë francezëve dhe duhet respektuar si i tillë. Megjithatë, ajo theksoi se zgjedhja e presidentit mbetet një çështje ekskluzive për vetë shqiptaret. Diplomatja u ndal gjatë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë, ndërsa theksoi se kreu i ri i Elizese nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim për sa i përket politikave për Shqipërinë dhe shqiptarët, si edhe prioriteteve të Parisit zyrtar për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit dhe integrimit të tij në Bashkimin Evropian. Sipas saj, të vetmet ndryshime që pritet të ndihen do të jenë ato që kanë të bëjnë me politikbërjen dhe rolin e Francës në BE dhe veçanërisht në eurozonë.
Vèrtetè DEMOKRACI ku politika SHqiptare duhet tè marrè shembull,
hubja e Sarkozy per President dhe dorheqja e tijè nga politika èshtè
pèr tu admiruar gjè qè SHqipèri ndodh e kundèrta ku politikanèt merren
forcimin e bineseve familjare dhe larg qytetarit.
Komplimenti Diplomates dhe Presidentit tè ri punè tè mbarè.
JO MOTRA JO NE DO MAREM SHEBULLIN E TURQISE ;SIRISE :LIBISE: AFGANISTANIT:IRANIT:AZERBAJXHANIT: TADXHIKISTANIT: YZBEKISTANIT LIBANIT: ARABISE AL-KAEDES etj: nuk duam me Europen neve sepse neve na ka bere vellezer prej nje gjaku me islamiket (saleh qenef erdogan berisha)
Bravo zonje, jam shume dakort me ju, keshtu duhet te jete. Platformat duhet te perplasen ndersa njerezit duhet te komunikojne, sot Presidenti i zgjedhur Hollande dhe presidenti ne detyre Sarkozy vendosen se bashku kurore me lule ne harkun e triumfit si per ti thene te gjithe botes qe Franca eshte e forte dhe eshte NJE. Nderkohe qe ne Shqiperi kur ndodh nje takim midis politikaneve, kundershtareve politik menjehere nga njerezit madje dhe nga gazetaret hasim reagime te tmerrshme, zhgenjime, ofendime, mallkime (mjafton te lexosh artikujt, analizat apo komentet tek tema per ti besuar fjales sime). Per sa kohe do mbeshtesim ekstremizmat per aq kohe ekstremistet do shkelin mbi ne.
mire ke ti motra , por po te ishit ju si ne ,ti do ishe ne rinas sot se do ja leje vendin ndonje LSI-sti apo PD-isti
Znj. Ambasadore na jep edhe kulturen e francezeve ta fitojne politikanet shqipo qe te zgjedhim Presidentin si tek ju.
as sarkazy as holland nuk e kan shtepine ku kane lindur stalle lopesh dhe nuk kane vrare demonstrues ne 21 janar dhe kur “nxehet” ky monstra e vicidolit i thote opozites:pushoni se ja u bej prape si ne 21 janar dhe arvizu me lul bashen zgerdhihen 4 ore rrjesht me batutat e sales qe vrau si qen rrugesh 4 protestues.Te shohim cfare do thote ambasdori grek se dhe ai vend eshte demokratik eshte me naton…
Mire e ke ti,moj ”moter”,me marre shembull nga Franca,por Franca i bie diku andej nga Franca dhe JO nga Vicidoli.
Ju qe e keni zgjelle kete deklarate keni ba nje karambol.Ambasadorja thote merrni shembull Francen per unutet pas ZGJEDHJES TE PRESIDENTIT.
Pse nuk e pyetet sa u shane Sarkozi e Holland para zgjedhjes?
Shkurt ajo thote ruani unitetin pas zgjedhjes te presidentit nga shumica.Keni ba autogol.
Sa e holë kjo nga klemendi!? Tenden e ke, kelmendas, apo e ke marre borxh nga Tropoja?
O Kelmendas zonj.ambasadore ka te drejte,por Sarko dhe Holland nuk jane malesore fatkeqsisht, mos ngaterro fushaten elektorale si kundershtare politike , shiko si votojne njerezit kulturen e tyre ,numerimindhe nxjerrjen e rezultatit final te fituesit qe respekton pune e humbesis si per faqesues i pjeses tjeter te popullit, te dy respektuan njeri tjetrin si politikane te mirefillte, e treguan dhe me 8 maj diten e fitores mbi nazizmin ne Harkun e triumfit qe ndezen flaken e ushtarit te pa njohur,ftesa ishte e Sarkos dhe Holland u pergjigj pozitivisht dhe kishte dale perpara per ta pritur ate si presiden ne detyre, çastet e ndezjes se flakes dhuke i leshuar vendin njeri tjetrit dhe komunikimet me njeri-tjetrin te jepnin te kuptoje se jane republikane te vertete,do deshiroja ta shoh dhe kete ne SHiperine time dhe tuajen.Me shume respekt Paris
Kemi te bejme me nje cirk te madhe ne Tirane qe ne vend te majmuneve e kafsheve te tjera, bashke me karagjozet qe te bejne per te qeshur, jane vene keta palo “ambasadore”. Ne vend qe te ndjekin rruget zyrtare per shfaqur mendimet e tyre ndaj “politikaneve” shqiptare, ata ngelen neper televizione dhe japin intervista te pakuptimta. Cfare presim ne nga keta palaco qe te na japin mend mbi demokracine, kur vete nuk zbatojne rregullat e komunikimit?! Jemi ngopur me fjale boshe!
Perse Presidenti i Republikes, nuk zgjidhet me vota nga populli? jemi i vetmi vend (pervec korese se veriut) qe nuk e ben….Nuk arij qe ta kuptoj, po e zgjedhin dhe vendet afrikane, nga populli, kurse ne, ne vend numero.Hyr e dil nga hotele e makina luksoze, fol e fol perpara gazetareve, pa e ditur dhe ata vete se c’fare thone, dhe ja u zgjodh dhe “Presidenti”. Keto praktika , nuk i perkasin nje vendi “demokratik” qe pretendon ti bashkohet familjes europiane, por nje vendi qe ende jeton nen diktature, dhe nuk lejon qe populli ta thote fjalen e vete.