Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi një takim në Slloveni me homologun e saj, kryetarin e parlamenti slloven, Gregor Virant.
Nuk dihet se pse kryetarja Topalli, e cila shquhet për udhëtimet e shumta të saj, e ndërmori këtë vizitë. Në njoftimet e zyrës së shtypit të saj nuk thuhet asgjë përveçse Topalli ka qenë atje për t’i falënderuar që mundësuan heqjen e vizave me Shqipërinë dhe për të kërkuar ndihmë prej tyre për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Sllovenia është një ndër vendet e rëndësishme të Bashkimit Evropian, e cila gjatë gjithë procesit ka qenë në mbështetje të Shqipërisë. Kujtoj qëndrimin e tyre për heqjen e vizave, ka qenë i jashtëzakonshëm, një impenjim total për të bërë që shqiptarët të lëvizin pa viza. Dhe sot jam në këtë vizitë zyrtare pikërisht për t’i kërkuar Sllovenisë dhe kolegut tim të Parlamentit slloven por edhe të autoriteteve të tjera të larta të shtetit për të mbështetur Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat”, tha Topalli.
Kurse homologu i saj tha: “Ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim fort Shqipërinë në perspektivën e saj Evropiane. Shpresojmë se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat sa më shpejt të jetë e mundur. Urojmë më të mirën për procesin e reformave në vend dhe jemi absolutisht të sigurt, se perspektiva e Shqipërisë do të jetë në Bashkimin Europian”.
Po ngele duke hedhur leket e shqiptarve o Xhozi, pse e ben? Ndjen kenaqsi te shkosh ne Slloveni?
1 gje nuk kuptoj ne vizitat e kesaj, per ca arsye i vizito?
Per ti kerkuar mbeshtjet drejt integrimit? Po kush ta ka borxh qe te mbeshtesi? Kur ti japesh ndonje cik bregdet ose ndonje hidrocentral, te mbeshtet me gjith zemer Sllovenia edhe çeçenia po deshe….
Di me bo Politik Jozefina Topalli, Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano….?
Smund ta paramendoj Dashnor Sulen ne Parlamentin e Bashkimit Europian.
Po u bet per BE skeni nevoj per tu futur ne rrethin e BE, se e ke 1 ekonomi stabel, gjyqsori me profesionist qe kan mar shkollen me forcat e tyre, shendetsi me spitale te rinj, mjek profesionist qe nuk shikojn xhepin… Arsim ne nivele te larta, ku shkolla Private te ket kontrolle mbi diplomat qe jepen, shkollat te ristrukturuara.
Kriteri kryesor ne kete esht vetem 1: KORRUPSIONI, po u eleminua korrupsioni mund te shofim shum larg. Po e rrezuam korrupsionin do i kemi te gjitha, sepse e kemi potencialin, ne ENERGJI, NEN TOKA esht e pasur.
ptu e hangert dreqi
Desha te bej nje koment por me erdhi per te vjelle kur po behesha gati ti shkruaja emrin.
keshtu mendova dhe une, por pasi kisha dergur komentin