Çmimin e shitjes së hidrocentralit të Lanabregasit e vendosi një... individ

12 Maj 2012, 10:18Politika TEMA
Çmimin e shitjes së hidrocentralit të Lanabregasit e vendosi

Kreu i Ujesjellesit, Sahit Dollapi

Manovra e qeverisë për të shitur një hidrocentral tek Ujësjellësi i Tiranës, për të futur disa para në arkën e shtetit, kishte nisur të projektohej një vit më parë. Siç raporton e përditshmja Shqip, ky objekt ishte ndarë nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për tu bërë gati për shitje.

Qeveria kishte kontraktuar konsulentin ndërkombëtar, IFC, për të përgatitur shkëputjen e pesë hidrocentraleve nga KESH-i. Kuvendi miratoi formulën e privatizimit për katër prej tyre, kurse për Lanabregasin u tha se do shihet një mundësi tjetër më vonë.

Megjithatë hidrocentrali u shit krejt në heshtje dhe skandali është se kush e bëri vlerësimin se sa kushton një hidrocentral i tillë. Burime jozyrtare nga IFC thonë se ata nuk janë marrë me diçka të tillë. Ndërkohë Shqip shkruan se vlerësimin për hidrocentralin e shitur për 15 milion euro e kanë bërë disa individë të certifikuar.

6 komente në “Çmimin e shitjes së hidrocentralit të Lanabregasit e vendosi një… individ”

  1. fule says:

    I ka certifikuar Partia, si puna e ketij shpellarit ne foto.

  2. Pavaresia says:

    H/Centrali ne Lanabregas(ish me emrin ,,LENIN”)ne lindje te Tiranes,eshte e para veper hidroenergjitike ne vendin tone. Edhe pse me kapacitet prodhimi modest,ajo veper mbetet unikale jo vetem brenda vendit tone. Eshte nje H/C.ku turbinat e tij jane ne brendesi te malit. Uji qe ven ne levizje turbinat, vjen nga Selita e Malit, rreze Malit me Gropa. Per te sjelle ujin e mrekullueshem te Selites ne Turbina dhe pastaj ne Tirane,(Nentor 1951,si uje i pijshem per popullin kryeqytetas dhe udheheqjen e asaj kohe dhe te ,,udheheqjes” te sotme- lum si na!), duart e njoma te djemeve te Shqiperise te sapo dale nga lufta, cpuan tre male. I cpuan me forcen e krahut, te mendjes e shpirtit. Ajo beteje ndertimtare, vec djerses te pa kursyer, pati dhe gjakun e disa te reneve ne lufte me veshtiresite e pa imagjinueshme te mungeses te mjeteve me te cilat hapen sot tunelet dhe qe na mburret per cdo dite Saliu. Sot, keto vepra(qe i perkasin te gjithe populit), Saliu po i shet sikur ti kishte mallin e Rames…! Haram i pacin brez pas brezi ata qe i ,,blejne”!… Autoret e ketij matrapazlliku me pasurite e djersen e nje populli te tere, jam i sigurte se do ta paguajne ne jete te jeteve ne menyrat me tragjike, brez pas brezi. Ju qe i lejoni, do te jeni bashke fajtore dhe, nje dite do te paguani dhe ju!…

  3. LORA says:

    Nuk eshte shitur hidrocentrali i Lanabregasit,eshte bere nje transaaksion mafioz i shtetit te dr.dhjeramanit(duke perdorur kete “figuren” Dollapi)qe do nisim ta paguajme menjehere ne faturat e ujit qe do na mberrijne ne dere.
    Informacioni do te ishte me me vlere, po te plotesohej me tregues me te qarte financiare.

  4. Xhozi Plehra says:

    O maloku, mos vish kostum se nuk te shkon, e ke koken me cepa akoma, te duhen nja 4-5 breza per te ardhur tamam.

    Vishu Taleban Style se dukesh me mire. Edhe rri zhul mos harro

  5. Treviso says:

    Keshtu u zhduk komplet pasuria e popullit.(U shit)ufal kjo, (u shit)u fal ajo dhe sngeli gje tjeter me per te shitur.

  6. ben says:

    E ka certifiku ky injoranti i Pd-se,por zagar i devotshem i Sales,Sahit Dollapi.Ne kohen kur ishte Pd-ja ne opozoite,ky ishte shefi i fonise per mitingjet qe bente Sala dite per dite tek pallati kultures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje