Kryeministri Berisha priti sot në takim, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.
“Duke u ndalur në ngjarjet e fundit atje, në takim u ripohua qëndrimi në mbështetje të plotë të të gjitha përpjekjeve për zbardhjen e këtij krimi të shëmtuar dhe vendosjen e autorit apo autorëve të tij para drejtësisë, por u theksua edhe një herë shqetësimi se çdo lloj përpjekjeje dhe spekulimi, duke i veshur këtij krimi të shëmtuar shkaqe etnike apo të tjera, nuk i shërben aspak paqes e stabilitetit dhe një shoqërie të vërtetë multietnike, e cila ka si objektiv madhor integrimet euroatlantike. Në këtë kontekst, çdo lloj fryrje e fibrës nacionaliste maqedonase nuk kontribuon në asnjë zgjidhje të situatës dhe ecjen përpara me këto objektiva madhore,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.
Turkoshaku nga Vucidoli takohet me talebanin nga me nder Fyrom-Makedonia
Ky Menduh Thaçi çdo gje mund te ishte, more edhe sharrok shume i mire, veç politikan nuk eshte dhe nuk mund te behet. E mbajtshin ata qe e kane!