Kultura e vdekjes dhe media!

21 Maj 2012, 21:02Editorial TEMA
Kultura e vdekjes dhe media!

 

Aksidenti i Himarës është nga ato ngjarje që të lë pa fjalë. Ka disa momente kur media, dhe ndoshta gazetarë të rastësishëm që u bie të jenë në punë ato momente, marrin peshën e përgjegjësisë që media duhet të ketë para opinionit publik në raste të tilla.

Media shqiptare, por dhe shoqëria në tërësi, ka një problem me kulturën e vdekjes dhe lajme të tilla shokuese. Të gjithëve na mungon një sjellje profesionistësh që si gazetarë të mos jemi pjesë e korit që vajton, por e njerëzve që informojnë dhe që ndikojmë me informimin në sqarimin e asaj që ka ndodhur dhe asaj që po bëhet. Transmetimet televizive të momenteve të para ishin thuajse të neveritshme. Reporterët e gjendur në turnin e dytë raportonin sikur po transmetonin ndonjë ndeshje futbolli, ndërkohë që prodhuan boll konfuzion dhe me shifrat e jetëve të humbura. Disa televizione të mëdha vazhduan të transmetonin muzikë apo emisionet e programuara pa bërë asnjë gjest në respekt të shikuesve për t’i informuar ata. Të tjera media kopjonin njëra- tjetrën dhe u bënë bezdisëse me fjalën “ekskluzive”, a thua zoti e shkaktoi tragjedinë për tu lëvduar ata që kopjonin pamjet e njëri- tjetrit. I vetmi gazetar që filmoi në vendngjarje, dhe ai për arsye shumë personale, pasi po kalonte aty, ishte Stavri Marko, dhe ai u citua vetëm nga gazeta Tema, e cila i mori raportet, si dhe nga CNN, që po ashtu mori fotot e publikuara tek Tema me emrin e tij. Një kulturë abuziviste me një ngjarje për të cilën nuk kishim faj pse nuk ishim atje ku ndodhi, por kishim faj që rrihnim gjoksin nga Tirana, kush e dinte më mirë ç’kishte ndodhur. Nga ana tjetër, dhe kur raportohej për zhvillimet e mëtejme nga spitalet, më së shumti raportohej se kush politikan shkoi për vizitë apo kush ngushëlloi, se sa për gjendjen kritike të studenteve të lënduara. Biles dhe lajmet për vdekjen e studentes së 12-të, media e dha duke cituar Nishanin dhe jo drejtorin e spitalit.

Mangësi e madhe është dhe mënyra se si reagon shoqëria. Të gjithë i kap trishtimi dhe dëshira për të ngushëlluar, por ndërkohë ka shumë pak iniciativa me të vërtetë ngushëlluese siç mund të jenë dhurimi i gjakut, organizmi për tu qëndruar afër familjeve të viktimave, respekti për viktimat dhe solemniteti i kumtimit të lajmeve për ikjen e tyre nga kjo jetë. Nëse media do të fokusohej më shumë në këto aspekte, natyrisht që do ta bënte shoqërinë më pak depresive dhe do të ndihmonte paksa më shumë për të zbutur dhimbjen e familjarëve. Fokusimi tek gjaku, pamjet horror, nxitimi për të thënë kush e gjeti i pari, sa vdiqën dhe cilët ministra arritën të parët në vendngjarje, është një dimension i frikshëm i mungesës së fortë që kemi si shoqëri për kulturën e vdekjes dhe respektin ndaj viktimave.

Një problem i madh ngelet raporti nga vendngjarja për shkaqet e aksidentit. Ministri Olldashi thotë se rruga aty është ende e re dhe në të vërtetë ka vetëm tre vjet që është rindërtuar. Për të gjithë ata që e sjellin ndërmend vendin ku është rrëzuar, kemi parasysh standardet e ulëta të projektit të rrugës në atë pjesë, tatëpjetën me kthesë të fortë ndërsa zbret për tek ura dhe mbajtëset thuajse inekzistente të rrugës. Është interesant fakti që autobusi duke zbritur ka qenë jo nga krahu i humnerës, por nga krahu i mbrojtur i rrugës dhe duhet të ketë pasur një shkak madhor që ka humbur kontrollin. Dhe në këtë rast dyshimet e forta drejtohen tek gjendja teknike e autobusëve që nisen për ekskursione me fëmijë dhe studentë, të cilët në shumë raste janë kthyer në biznese ilegale të sekserëve të shkollave që porosisin autobusë të lirë për 50 euro më shumë në xhepat e tyre. Aksidente të tilla tragjike duhen kthyer në momente të forta reflektimi jo vetëm për të zbutur dhimbjen e familjarëve dhe për të orientuar shoqërinë drejt solidaritetit, por dhe për të bërë reforma të thella në politikat e komunikacionit dhe sidomos në rregullore të rrepta të transportit publik të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, sa i përket kushteve teknike të mjeteve që udhëtojnë. Rreptësia me të cilën duhet të kontrollohet një autobus që transporton fëmijë, nxënës dhe studentë duhet doemos të jetë e standardit më të lartë dhe shoferët që licencohen për udhëtime të tilla duhet të jenë të standardit të lartë. Pistat më e mundshme e atij aksidenti përveç standardit të dobët të rrugës është gjendja teknike e autobusit dhe ndoshta aftësitë njerëzore të shoferit. Dhe kjo është pasojë e papërgjegjshmërisë që ne si shoqëri kemi për jetën e qytetarëve tanë.

Ngjarja e Himarës përsëriti tragjedinë e 22 viteve më parë afër atij vendi, ku një autobus me studentë dhe pedagogë të Institutit Bujqësor të Kamzës humbën jetën së bashku me dy helikopterët që u shkuan në ndihmë. Edhe atëherë Shqipëria u shokua nga përmasa e tragjedisë, por 22 vite më pas, shumë pak mësime kemi nxjerrë se si të përballemi me tragjedi të tilla dhe mbi të gjitha si t’i shmangim ato.

 

 

47 komente në “Kultura e vdekjes dhe media!”

    1. rocky says:

      avioni duhet te bjere ne redaksine e temes qe ju te mos shkruani me keshtu

      1. O Rocky… maloku i Saliu apo i Ilirit, vertete nuk je ai Rocky Balboa i Filmit te famshem, por je nje militant injorant e hajdut votash i paguar me ndonje vend pune sa per te mbajtur frymen, per te shkruar kaq shpesh nepermjet kompjuterit te zyres, ku dhe aty te perdorin si kavie Berishistet apo Metistet. O moster e fatkeqesise numer tre te Shqiperise e Shqipetareve (Numer nje koha e Zogut dhe Numer dy koha e Enverit), gazeta TemA eshte pothuaj e vetmja Media ne Shqiperi vertete OPOZITE, por dhe e vertete ne gjithcka deri me tani, ndersa ti dhe perqindja (Fale Zotit nuk jeni as 25% e Popullit) Berishjane e Metiste vertete e meritoni nje “Airbus 380” (aeroplani me i madh deri me sot) me tritol kudo ndodheni ju dhe pastaj ne pi… te nenes te shkoni te gjithe ju pakica injorante, hajdute, vrastare. E me kete rast pastrohet jo pak rraca jone nga pjesa e se keqes qe jeni ju pakica e popullit qe dhunshem mbani Pushtetin dhe keni instaluar Neo-Diktaturen, Mafia-Pushtetin.

    2. Xhim Belushi says:

      Ndonje lajm nga kryeministria? Mberriti …?

    3. Gugash Gjinali, London says:

      Funksionaret shteterore nuk kane kulturen e vdekjes ketu ne Shqiperi! Mjaftohen me nje kafe ngushellimi per vizite tek te ndjeret dhe kaq!
      Media, duke qene vegel e tyre, i ndjek pas duke manipuluar infomacionet dhe realitetin!

    4. feniks says:

      Kjo tragjedi ka qene e PARALAJMERUAR shume kohe me pare!!!
      Aksidentet rrugore ne Shqiperi kane marre me qindra jete njerezish,sepse me TRANSPORTIN RRUGOR SHTETI ESHTE TREGUAR KRIMINEL!!!
      Se pari,rruget kane mangesi ne elementet e sigurise,te sinjalistikes dhe kontrollit te zbatimit te rregullave te qarkullimit rrugor!!!
      Se dyti,KONTROLLI TEKNIK I AUTOMJETEVE i eshte lene ne dore te FIRMAVE PRIVATE,QE ME SHUME U INTERESON BIZNESI SE SA CILESIA E AUTOMJETEVE!!!
      Se treti,TRANSPORTI ME AUTOBUZE NUK KA STATUS TE VECANTE NE LICENSIM,NE KONTROLLET TEKNIKE DHE NE AFTESITE PROFESIONALE,FIZIKE DHE SHENDETESORE TE DREJTUESVE TE AUTOBUZEVE!!!
      Aq e dukeshme eshte kjo,sa edhe AUTOBUZET e linjave nderkombetare kane bere aksidente te shpeshta ,duke marre jete njerezish!!
      Se katerti, TRANSPORTI I NXENESVE DHE STUDENTEVE,TE ORGANIZUAR,duhet te jete i ORGANIZUAR DERI NE PERPIKMERI,DERI NE DETAJE,GJOJA TE PARENDESISHME!!!
      Autobuzet,qe transportojne nxenesit dhe studentet ne cdo rast,duhet te jene CAKTUAR DHE TE ZGJEDHUR ME PARAMETRA TEKNIKE E FIZIKE KONKRETE,qe nga viti i prodhimit,sasia e kilometrave te bera,sherbimet teknike PARA UDHETIMIT,KONTROLLI TEKNIK I TYRE PARA NISJES,GJENDJA SHENDETESORE E SHOFERIT,etj!!!
      Nje dite para nisjes per udhetim te gjate,ose nje nate para nisjes per cdo udhetim,shoferi nuk duhet te kete kryer udhetime te tjera,por te kete pushuar e t’i kete bere sherbime autobuzit,duke i bere edhe kontrollin teknik te tij!!
      Ka edhe plot probleme te tjera,si FUNKSIONIMI VANDAL I POLICISE RRUGORE dhe te tjera!!!
      Aq pak mendohet per QARKULLIMIN RRUGOR,sa edhe ne mes te Tiranes mungojne SEMAFORET NE SHUME RRUGE!!!
      Jane mbushur kryqezimet me police rrugore,ndersa KAMERAT NE TO NUK FUNKSIONOJNE,per te filmuar SHKELESIT E PER T’I GJOBITUR ATA!!!
      Ne vend te POLICEVE ANADOLLAKE ME BLLOQE NE DORE,TE GATSHEM TE KAPIN TARGAT E JO SHKELESIT, DHE T’I VENE GJOBA SA PER TE MBUSHUR BUXHETIN E MINISTRISE!!!
      KY NUK ESHTE SHTET,POR PRINCIPATE MESJETARE!!!
      KJO NDODH SE QEVERIA NUK KA NDERMEND TE QEVERISE,POR TE SUNDOJE!!!

  1. tourkofagos says:

    eshte e pakenaqshme por edhe per 222vjt…..keshtu do te jete e mjera Shqiperi!!!!

  2. loni says:

    o dede curri,,,avjoni nga chikagoja nuk bie per te vetme arsye,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,sepse nuk bie rrufeja ne hale,,,,,,,,,prandaj nuk bie ai avjon,,ta kesh te qarte kete,,ngushellimet familjareve te viktimave…..

  3. krenari says:

    Eshte plotesisht e vertete qe shumica e mediave e shohin nje ngjarje tragjike edhe si nje “gjah” per te treguar fuqine dhe “shkathtesine”
    per tu dukur dhe per te konkuruar me rivalet e veta respektive.
    Kur ndodhin ngjarje te tilla me e neveriteshmja eshte dhe parada e vipave
    dhe e vicave te qeverise ,parlamentit,opozites duke vazhduar me tre muskutjeret e ambasadave qe kerkojne dhe ato kohen e tyre per tu shfaqur
    si pushtues permanente te ekraneve te televizionit.
    Ngjarja e fundit makabre e himares eshte si nje vazhdim i nje buletini te luftes qe ndodh ne aksidente rrugore,ne gjakmarrje,per shkaqe banale deri dhe tek ato depresivet me vetvrasje qe pothuaj jane te perditeshme.
    Kryenekrofili i shqiptarve qe ndodhet ne cikago ka nje eksperince te lavderueshme per shpalljen e zise kombetare.Eshte e vetmja detyre qe e kryen me sukses dhe me deshire.Nuk le rast te tille pa i ikur nga duart
    per tu shfaqur si egomaniak ky doktor mortja.Shkelqeu ne ceremonine e varrimit te te ndjerit Feti Vogli per te treguar se sa i lumtur ishte
    qe nje viktime e zakonshme e rene ne afganistan u kthye ne nje gjest
    servilizmi e peshtirosur nga ky reptil i vicidolit.
    Ngushellime gjithe familjarve te viktimave dhe mallkuar
    qofshin ato politikane dhe gazetare qe perfitojne dhe bejne tregti mediatike ne te tilla tragjedi te pashembullta.

  4. me dhimbje. says:

    Tema mos ja fusni kot tani. Per sa i perket rruges ajo esht shum e mire. keni plot gjera per tu kapur duke filluar qe nga ndihma e pare … As Qafore as barrela te ngurta as lesh.. Vetem ne Ship… dhe ne Turqi sheh qe te mblidhen te plagosurit me batanije Turke.. ne boten ku duam te integroemi . Nga moment qe je akoma i gjall pergjegjsia bie mbi ndihmen e shpejt.. ne rast humbje te jetes. Shifeni ne c menyr e kalojn te plagosurin nga barrela ne barrel kur i zbresin nga helikopteri… Tjetra. . bota ku duam te integroemi ka standarte per mjetet e transportit..

  5. martini says:

    …degjoni TVSH…o zot!?!!? anetare te Partise Demokratike po japin gjak per te aksidentuaarit, a kane personalitet keto lloj gazetaresh sa te jene transformuar ne zvarranik te pushtetit qe i nenshtron ne menyre te pameshirmshme…po crendesi ka se kujt parti i perkasin, mjaft qe te japin gjak per te shpetuar nje jete…

  6. 21janari says:

    E gjitha kjo katrahure, qe Tema me te drejte e evidenton, ka nje emer sipas meje: Shoqeri me kosto te ulet…

  7. aleksandri i madh says:

    Se pari ngushellime familjeve te viktimave te pafajshme.
    ME DHIMBJE ke shume te drejte.Vetem ne albanistan, turkistan dhe afganistan kapet i plagosuri ku te mundet si ne palestine ca nga koka e ca nga kemba. kjo tregon se jemi akoma shume larg te qenit profesioniste.Edhe pas marrjes se sinjalit SOS ndihma e shpejte eshte shume e vonuar. pastaj eshte kurioziteti i idioteve qe shohin dhe nuk ndihmojne per asgje. por me idiote nga te gjitha eshte komenti i thuthuqit te paloqeverise qe ne te vend qe te tregoje dinjitet te acaron me shume me deklarata idiote. pfu far e keqe.

  8. net says:

    80 % e rasteve te aksidenteve qofe keto tokesore, detare, ajrore jan aksidente me shkak faktorin NJERI.

    PAPERGJEGJESIA, sjellja jo ne menyre profesionale, nxitimi, dhe mbi te gjitha alkoli jan shkaqe te mjaftueshme qe nje dite te bukur ta bejne me RE TE ZEZA plot bresher…

    autobusi mund te jete jo i mir, edhe rruga mund te jete jo e mire, edhe moti mund te jete jo i mir, por njeriu qe ka pergjegjesi per veten e vete dhe per jeten e te tjereve duhet te marr parasysh cdo kusht para se te niset ne udhetim.

    edhe nje udhetar i rendomte merr disa masa para se te niset…

    te tera keto gjera lidhen me mentalitetin, kulturen, dijen, profesionalizmin dhe pergjegjesine qe ka njeriu, qofte ky nje shofer qe drejton auton, qofte ky nje lider apo udheheqes popullin.

    Cdo njeri duhet te kujdeset per veten e vete ne radhe te pare.

    po te isha une student nuk hip ne ate mjet nese shoh qe autobusi eshte si traktor, nese shoferi eshte si halabak etj.

    edhe prinderit duhet te jene me koshiente dhe me te kujdesshem qe te dijn se ne dore t kujt po lejne femijet,
    mesuesit dhe organizuesit jan pergjegjes ne ceshtje po ashtu…

    teme e gjate kjo ?

    ngushellimet e mia familjareve.

    1. net
      Jam shume dakort nje koment shume i sakte e i drejte.
      Ngushellime familjeve te viktimave

  9. besnik says:

    Si mun te shkojne 70 studente vajza dhe ne autobus nuk i shoqeron asnji pedagog apo dekani.Si e mbajne pergjegjesine ky staf i universitetit te Elbasanit per kete tragjedi me 12 viktima e shume te plagosur.Prinderit i kane derguar ne shkolle femijet po keta pedagoge a e kuptojne rolin e madh qe kane ne edukimin e jeten e tyre.Po rektori a i ka pase ndjekur me shqetesim keto udhetime kur asnji pedagog nuk i shoqeron keto vajza.Te analizohet thelle pergjegjesia ne kete universitet..

  10. ujk marsi says:

    harramsesi grek fagos. e mban mend ore vjet grekone qe beri aksident ne ballsh? haleja i halese, i pa turp e i pabese.

  11. beso says:

    Sensibilizimi i TemA qendron.Ne tragjedi te tilla nderlidhen ne maksimum veprimet qe te shpetohet maksimalisht cfare eshte e mundur,dhe show televiziv lihet per diten tjeter.Ja,une po shoh nje emision,ku nje polic,te cilet i respektoj per uniformen,po na thote qe aksidente ndodhin edhe jashte,duke kujtuar aksidentin ne tynelin e Zvicres.Me fal,po keta nuk jane ne rregull kur bejne krahasime kaq foshnjarake,se aksidenti ne tynelin zviceran ishte ballor me zgavren e sheshpushimit dhe me shpejtesi 100km ne ore,per shkaqe te humbjes se mendjes se shoferit ose tjeter gje,pasi ekspertiza nuk me rezulton te jete publikuar perfundimisht;pra po flasim per 100km/ore dje jo me rrugen e Bregut,me 40-50 km/ore,dhe pastaj autobusi ka dale nga rruga.Une e kam permendur ne nje vend tjeter,qe kam bredhur rruge me te veshtira ne Itali,me pjerresi e kthesa 180 grade,biles ne kuota mbi 2500 metra,te ngushta dhe jo me asfalt te mire,por guardRail-et atje jane doppio,te larte rreth 1 meter e gjysme,qe nuk them se mbajne tankun,por te pakten japin siguri,se automjetet mundet edhe te japin difekte te papritura,por edhe shoferi mund te gaboje;pra rruget e tilla llogariten me proven e budallait.Cdo te thote kjo;gaboi shoferi?Po edhe mund te gaboje shoferi,dhe na morri te keqen autobusi,por te pakten shpetojne shoferi e pasagjeret dhe autobusi nuk bie ne humnere.Cfare 4 milione turistesh do vijne tek ne;e keni idene ju se turistet as e kane ne mendje te shkojne me 15 km/ore?Ju mendoni se turistet duhet te vijne tre ose kater here qe te mesojne rrugen e Bregut,qe heren e peste te vijne me”mendte ne koke”?Ketu del detyre e pushtetit qendror,lokal e ku di une,qe te beje sa me te sigurta rruge te tilla,qe gjenerojne shpesh dhe ne menyre te perseritur aksidente.Mirepo qeverite tona kane zakonin qe gjerat ti bejne pasi njerezit vdesin;imagjino sa doktor budalla kemi zgjedhur ne shqipot!Zotesia e doktorit eshte te parashikoje dhe parandaloje nje semundje,dhe jo te kerkoje ta sheroje ate pasi ti ke vdekur,se c’u pa pastaj?Nuk e di,mbase e zgjata,por aq kemi ne dore.Z.Mero,me fal,po ti e di mire qe gati 90% e komentuesve te gazetes tende eshte jashte,e ne njefare menyre ky eshte fati dhe fatkeqesia jote.Ne jemi abonuar me gazeten tende online,dhe pretendojme maksimalisht pasqyrimin e realiteti nga ju,por po aq veshtire e kemi te ndihmojme si thoni ju,me gjak,apo me veprime me konkrete.Editoriali eshte me teper se politikisht korrekt;ngushellime edhe njehere familjeve dhe te behen te forte.

  12. Realiteti says:

    Ja nje gangrene allashqiptare:Tiranistani s’ka ligjet per ndeshkushmeri tek kolltugofaget zyrtare dhe parazite,ajdute,dhe te pa afte,sepse drejtesia eshte fallco.

  13. brigada 8s says:

    Edhe sot mostrat si Sonela Meco na i shpifen me “gojoret”qe i benin Ministrave me pyetjet e tyre perverse. Gati sa nuk thonin qe operacioni po drejtohet me sukses nga Kryek… nga Cikago! Sukses i madh …me 13 viktima deri tani.
    I lumte njerzve te rastesishem e banoreve vendas qe nxoren te plagosur e te vrare se sa per mustaqen e Bujar Nishanit mund te vdesim te gjithe.

  14. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

    Shpreh keqardhjen per ato qe humben jeten dhe u plagosen nga nji aksident i tmershem. Po ashtu ngushlloj familjaret qe ju mungojne femijet nga ky aksident, ne kete moment le te qendrojme te gjith unik edhe te lutemi per familjet qe kane humbur te afermit e tyre dhe per te plagosurit.

  15. danielo says:

    Ajo qe u be u be po pse nuk u shpetuan dhe pse sju dha ndihma atyre qe ishin gjalle ne kohen kur duhej por degjon qe ndahet nga jeta ne spital. Nuk eshte hera e pare qe ndodhin aksidente ne ate zone perse qeveria nuk merr masa per ate rruge qofte dhe duke vendosur patrulla ose me i kontrollu keta autobuse ku shkojne keshtu ? Eshte e kote te flasesh po ruani veten tuaj o njerez.

  16. bexheti says:

    Jam ndër të parët që mësova lajmin, më kanë informuar disa burime nga Tirana.VETEM KETO DY FJALI TE MESIPERME TE THENA NGA MENDER K/M TREGOJNE
    QE DHE NE RASTE VDEKJESH KY QELBESIRE ESHTE NDER TE PARET,KURSE PER BURIMET E TIRANES QE MORI INFORMACJONIN THUA SE ISHTE NJE SAKRIFICE SUPREME NE KETE EPOKE INTERNETI KUR DUHEN VETEM PAK SEKONDA TE MESOSH CFARE KA NDODHUR NE KREJT GLOBIN..SHPIRTI I TIJ I ZI NE BRENDESI KA NJE GEZIM TE VECANTE: KJO NGJARJE EKLIPSOI VEPRIMIN E TIJ ME TINZAR DHE ME TE PABESE ME VELLAIN E DESHMORIT HEKURAN DEDA.NJE TRAGJEDI DHE PER NATON
    QE PO E LE MITINGUN PERGJYSEM NJERIU ME PA VLERE NE ATE TAKIM ZVARRANIKU
    PLAK I TROPOJES.NJE NJERI QE RREZATON NEVERI.
    ngushellime gjithe familjareve te viktimave.

    1. aza says:

      ben mire t`i permbahesh ceshjtes, mos dil nga tema per shkak te urejtjes. vetem ajo qe sduhet te kete vend sot mes nesh:((((

  17. luis says:

    Ka 22 vjet qe vetem degjojme lajme te kobshme ne ate vend.Te vjen vertet neveri nga disa idiote te paskrupullt qe edhe ne keto raste nuk dine te reflektojne ku humbja e ketyre jeteve te reja te keput shpirtin.
    Sapo mora vesh per lajmin ne nje bisede me disa qenie jo humane mund ti quaj sepse per mua ata jane kafshe te egra kur u thashe se cfare po ndodh keshtu me ate vend ku humbjet e jeteve te njerezve ne menyra te ndryshme po behen normale dhe askush nuk po reflekton e kisha fjalen per strukturat shteterore sepse vertet ne kohen e monizmit ishim te varfer por siguria e jetes se njerezve ishte ne nivel fantastik,pavaresisht se nuk kemi patur kete lloj komunikacioni por ama shoferet e autobuzeve ishin vertet heronj dhe jo si keta idiote se nuk dine se cfare pergjegjesiet kane,athua se kane ngarkuar bostan dhe jo njerez dhe faji kryesor u mbetet perseri strukturave shteterore.Ne kete rast u hodhen perpjete keta lloj idiotesh duke thene se ne ate kohe ne nuk jemi ngopur me buke sepse sipas tyre me shume rendesi ka se cfare ha njeriu se sa jeta e tij mjafton per keta injorante qe ata te vdesin te ngopur.
    Nuk di cfare te them vetem se ai vend cdo dite sikur te jep vetem trishtim dhe jo shprese.
    Vertet ndjej nje dhimbje te thelle dhe lus Zotin per shpirterat e tyre dhe per ata familjare qe te mund ta perballojne kete drame te tmerrshme.

  18. rezi says:

    Përshëndetje, ju përgëzoj, me shumë vënd artikulli i shkruar, si gjithmonë, jemi vërtetë të shokuar, sa të rinj e kanë humbur jetën vetëm në muajin maj, s’ka rëndësi me aksident apo vetëvrasje, apo vrasje…flasim për jetë njerëzish që ende s’e kanë shijuar jetën e tyre…që ëndrrat ju prenë në mes, nga aksidenti, nga pashpresa, për faj të dikujt tj…e kështu me radhë. Mund të ndodhin edhe në vënde të tjera…por c’mësime nxjerrim, tek ne harrohet për pak ditë…në vëndet e tjera i hyhet studimit dhe hetimit pse ndodhi dhe për të marrë masa. C’masa janë marrë tek ne? C’studime janë bërë për këto terrene të thyera? Pushteti i Salës e nis një rrugë e i lë përgjysëm, punon pa strategji, kërkon vetëm të nxjerrë fitime për vehte…prandaj përsëriten raste si këto. Faleminderit pë ekuilibrin që shfaq në artikujt që të bëjnë të mendohesh. Dhe dicka…pse duhet të ishte lajm se Sala po merr avionin për tu kthyer…është përgjegjës pë të gjitha këto që po ndodhin në Shqipëri…ËSHTË PËRGJEGJËS DHE DO E PAGUAJË.

  19. Albert says:

    Palaco-gazetare si puna e Sonila Mecos apo atij karabushit te “Ora-News” qe ulerisnin sikur po jepnin sihariqe dhe jo lajme te kobshme vdekje,jane tregues se ne si shoqeri jemi shoqeria me antihumane ne Planet!

  20. joni says:

    ngushellime familjeve ! aksidente ndodhin por ne kete rrumpalle ku eshte katandisur vendi ne cdo fushe edhe shkaqet , permasat, pasojat etj reflektojne rrumpallen asgje me shume. ne menyren si ka ndodhur eshte fat qe pasojat nuk jane me te medha.

  21. bobi says:

    pse ca pret ti mero nga nje shoqeri qe bombardohet nga mengjesi ne darke me tv pacavure, dhe gazetare me pacavure. i pe kokat e k,,,, nga i pari tek i fundit qe si hiena shqyenin cdo pamje te mundshme nga aksidenti, mire qe nuk na tregonin edhe ndonje pamje 3D te dinamikes se aksidentit si ekspertet e leshit qe jane per cdo gje. benin mall per tregun e ndyre mediatik dhimbjen e patreguar te familjeve te viktimave. u dhjefsha rracen e ndyre te gazetareve qe u ngjan vetja si christian amanpour te gjitheve burra dhe gra.

  22. odiseu says:

    Ke te drejte e o Mero vellai, ke sh te drejte… ne jemi popull rrumpalle ne cdo drejtim, ku ta zesh e ku ta lesh…organizohet nje eskursion i tille me mundime te medha financiare nga keta studente fatkeq, dhe besohet verberisht ne cdo pike te ketij organizimi… sepse ne jemi popull qe besojme cdo pacavure qe na serviret… dhe kurre nuk dime te kerkojme llogari apo informacion te hollesishem edhe kur ne kete organizim eshte ne loje siguria jone e jetes….Biznes Mero, Biznes ne cdo germe qe shiptojme dhe askund nuk gjejm fjalen Jete apo Siguri…Ne jemi Kas kudo… ne Gezim e ne Hidherim, sepse jemi Kaos ne cfaredolloj forme te ORGANIZIMIT….Na mungon Germa e Pare Civilizimit…Ne qajme e ulerijme dhe ja leme te tjereve detyren e nderimit e varrosjes… Fuck Us.. we are all emocionalisht kaos..

  23. Gjilanasi says:

    Duke shprehur ngushllimet më të sinqerta,dhe dhimbjen e thellë për të gjithë jetët e humbura si dhe të gjithë të lënduarit e kësajë tragjedie të rëndë q’na ndodhi… bëjë pyeteje- si është e mundur q’nuk mbeti një ditë e vetme e mos ndodhin vdekje të dhunëshme- ,vrasje, vdekje në miniera,e sidomos aksidente të përditëshme rrugore si pasojë vdekjen… ku janë organet shtetrore, ku është shteti q’vetëm numëron viktimat, kjo është e tëmerrëshme.

  24. labi says:

    Ngushellime familjareve te viktimave dhe sherim sa me te shpejte te plagosurave.Sa per dijeni te komentuesve s’ishte 1 eskursion i thjeshte por ekspedite qe kryhet ne vitin e fundit.Te gjithe studentet shkojne me deshire.Edhe shoferi i ndjeri ishte me shume pervoje ka qene shofer me maune dhe me kete autobuz pervec ketyre udhetimeve kryente edhe udhetime jashte Shqiperise.Para 1 jave me te ne ekspedite ishin studentet e Histori-Gjeografise dhe te enjte do niseshin ato te Bio-Kimise.Nuk mund te them qe ka pas ose jo faj i ndjeri pa dale ekspertiza e eksperteve,por s’do te doja te flisnim kot si specialiste te midhjes apo te peshkut per shkaqet e tragjedise.Fati i keq i tyre sepse me kete autobuz dhe po ky shofer e ka bere kete rruge me qindra here (eskursione me nxenes e studente)Sa per cilesine e rrugeve tona ato dihen ketu edhe 1 superstrade qe kemi te del lopa apo s’ka ndricim.

  25. BARO CORROGJAFI says:

    SE PARI,JU SHPREH NGUSHELLIMET GJITHE FAMILJAREVE TE VIKTIMAVE TE KETIJ AKSIDENTI TRAGJIK !
    LIDHUR ME KULTUREN E VDEKJES DO TE SHPREHJA INDINJATEN TIME KUR PASHE QE JEPEJ NE TV PAMJE QE JANE VERTETE SHOKUESE: ZJARRFIKSIT ,”PARAKALOJNE” ME ARKIVOLE BOSH NE DUAR DREJT SPITALIT TE HIMARES !!!
    POLITIKANET EDHE NE TRGJEDI TE TILLA,SHPREHIN DASI PARTIAKE SIC BERI NE INTERVISTEN E MBREMSHME MINISTRI OLLDASHI, KUR U SHPREH SE” NJE GRUP TE RINJESH TE FORUMIT DEMORATIK,PO DHUROJNE GJAK ” OSE PER JUSTIFIKIMIN E TIJ TE MENJEHERSHEM SE ” RRUGA ESHTEE RIKOSTRUKTUAR RISHTAZ DHE NUK KA PROBLEME “!!!

  26. BJORN says:

    Ngushellimet per humbjet e femijeve te tyre familjeve.
    Por nje nga shkaktaret kryesor te tragjedive qe ndodhin ne kete Shqiperi
    jane drejtuesit e shtetit dhe servilat e tyre.
    1-Per sa i perket aksidentit jane kontrollet e automjeteve qe behen me 50 euro bakshish (kur ishte shtet 1000lek) per autobuzet e maunet,sepse ku eshte monopoli i kompanise se ministrit qe qesh Olldashi.Ku jane kameret qe vertetojne qe autabuzi ka bere kualodin dhe si eshte bere kontrolli.
    2-Tek rruga lartesia e bordures dhe e hekurave mbajtes nuk eshte ne parametrat e normave te lejuara dhe polici pijanec Ahmetaj flet per tabela e rruge te mire.cfar pjerresia ka rruga o analfabet e servil.
    3-Duan te fajesojne shoferin o ta quajne difetk teknik.
    3-Menyra e nxjerrjes e transportimit te njerezeve kriminale qe nuk ndodh ne asnje vend te europes.Nuk di ne eshte e vertete apo jo por
    sot kane gjetur nje viktime tjeter ne autobuz,nuk mund ta besoj ne qofte se eshte e vertete apo jo,nuk e besoj mos thoni qe eahte keshtu.
    Largoho o fatkeqesia e kombit shqiptar o Sali,a ke familje.a je njeri ti apo jo.A sheh cfar behet ne vendin tend qe qeveris ti, o njeri o krimilel.
    Ti i sjell vetem fatkeqesi ketij vendi

  27. VLORA says:

    vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera: 11:40 ORA NEWS24 live mbi koken e te plagosures ne spital e cila me sy te mbyllura mundohet te pergjigjet pyetjeve te gazetarit me telefon ne dore ,,,,nderkohe qe vetem personeli mjeksor duhet te jete i pranishem ne dhome ne te tille situate

  28. Pilivesa says:

    Bravo i qofte atij/asaj qe ka shkruar kete artikull. E veshtire ta pranosh, por eshte e verteta e hidhur! Editorial konçiz, i vertete, ndergjegjesues, reflektues, gazetaresk dhe vetekritikues.

  29. Artan says:

    Thuhet qe vajza qe erdhi me helikopterin e pare nderroi jete. Kush i kthehet edhe njehere pamjeve filmike shikon se dy vajzat qe mberriten ne spital me kete helokopter ishin te shoqeruara vetem me pilotet. Njera ne sediljen e pasme dhe tjetra ne dysheme. Ajo mund te kete humbur jeten edhe vetem per pak oksigjen.
    Edhe nje njeri normal te ishte ne ate mjet fluturues i shtrire ne dysheme me syte e mbyllur me ate uturime motorresh mund te kishte humbur jeten nga frika.
    Turp per ndihmen e shpejte qe kemi.
    Ngushellime familjeve te viktimave.

  30. Shqipetari says:

    Ne shqiptaret jemi popull kot, njerez leshi , menefregiste moskokecares qe mjaftohen me nje cop buk per te vazhduar jeten , qe sdine te mbrojne femijet e tyre…. asnjehere nuk e kemi ngritur koken ne shqiptaret, asnjehere nuk ka per te ndodhur.
    NGUSHELLIMET me te sinqerta familjareve!

  31. dario says:

    SOT DITE ZIE. HESHTNI E MOS MALLKONI,SHANI,OFENDONI TREGOHUNI ZOTNILLERE
    DHE LEJENI CDO GJE NE DORE TE ZOTIT. TE RRONI E TI KUJTONI DHE NJEREZIT
    JU ARDHESHIN VETEM PER TE MIRA O FAMILJARE.

  32. alban says:

    SA KOMUNISTA JENI O LOSER,SA SHPEJTE HARRUTE 28 SHQIPETARET E GOMONIT QE FLINSNIN LIVE ME TOP-CHANELIN DHE SHTETI PEDERAST I JUAJI I LA TE MBYTESHIN,HARRUTE JU KADIDATIN PER PRESIDENT ROBERT CEMCAKEZIN QE SE RRUJTI FARE PER 17 VIKTIMAT E AUTOBUZIT NE PUKE POR SHKOI NE GREQI NE BUZUK E PASTAJ NE KAZINO. SKENI MORAL JU FUCKEN KOMUNISTA,SOCIALISTA,LSISTA TE KOMENTONI PER AGJE SE ATE QE I KAN BO BABALLARET TUJ E JU KETI KOMBI SJA KA BO NJERI NE JETE TE JETEVE.

  33. ALBAN DEGA says:

    Me mire te parandalojme apo te vajtojme!

    NJE ARESYE MADHORE E AKSIDENTIT TRAGJIK TE HIMARES

    – Qe ben mu … por nuk e permend askush !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Accidents always happen!

    Ka 24 ore qe Shqiperia e bijte e saj kudo ne Bote jane ne zi per humbjen e jetes se 11 dhe plagosjen e 25 vajzave, motrave, shoqeve… bijave shqiptare. Akisdenti i Himares eshte nje tragjedi, nje dite zie kombetare.
    Ato u ndane per jete prej nesh ose mbeten te plagosura ne lulen e rinise. Kenga… hareja, enderrat e tyre rinore u keputen ne mes ose sakatuan si lule pranvere ne pranveren e jetes se tyre.
    Secili prej nesh mori plage te paharrueshme.
    Askush e asgje nuk mund t’ua riktheje jeten e humbur as te cbeje plaget fizike, shpirterore, mendore te plagosurve dhe familjve te tyre .
    Secili prej nesh ndan dhimbjen me prinderit, te afermit, shoket e shoqet e tyre… Drite u paste shpirti ne parajse!
    Aksidentet jane aksidente, Kane ndodhur e ndodhin qysh kur lindi natyra e nejerzimi. Aksidente kane ndodhur, ndodhin e do te ndodhin gjithnje!
    Accidents always hapen!

    Koha per reflektim

    Secili prej nesh, se pari ata qe kane per detyrim shteteror e profesional ruajtjen e jetes duhet te nxjerrim mesime per te parandaluar tragjedi te tilla.
    Ka 24 ore qe degjoj ekspertet me te mire te policise rrugore dhe trafikut, ministra e njerez te zakonshem, deshmitare te gjalle dhe viktima te tij per shkaqet e aksidentit.
    Te gjithe japin mendime e bejne hamendje per shkaqet teknike apo njerezore, rrugore apo shendetesore te aksidentit tragjik te Himares, qe na dhemb te gjitheve kudo jemi.
    Te gjithe e secili jep variantet e veta… Te gjithe shohin gjithcka por nuk degjova asnjerin te permend nje fakt, nje te dhene, nje deshmi madhore per shkakun e ketij aksidenti.
    Mendoj se eshte jo vetem nje piste serioze por edhe nje aresye madhore per shkakun e ketij aksidenti qe nuk e permendi askush.

    Nje nga shpikjet me te medha te njerezimit – Rrota

    Saktesisht, dihet se rrota eshte nje nga shpikjet me te medha te njerezimit, e pranuar nga te gjithe. Gomat jane pjese e rrotes ne Boten bashkekohore. Asnje mjet levizes, duke nisur nga karrocat e dores mijeravjecare e deri tek aeroplanet me moderne nuk mund te levizin, nuk mund te ulen e ngrihen pa to.
    Le te jete ne gjendje te shkelqyer karroca apo aeroplani, autobuzi apo treni…, shoferi apo piloti… Pa rrotat e gomat si pjese e tyre ato nuk mund te levizin .
    Konkretisht…. Nga rregjistrimet e medias, pashe me trishtim se gomat e autobusit ishin te fshira, nen zero.
    Kjo eshte nje aresye madhore po ashtu per cdo aksident. Le te punoje perfekt motori apo cdo pjese e tij. Po nuk qene brenda rregullave dhe kerkesave teknike rrotat e gomat si pjese mbi te cilat mbeshteten e levizin ato atehere cdo gje shkon per dhjame qeni.
    Gomat e harxhuara deri ne rrenim te autobuzit qe u aksidentua eshte nje piste alarmi per policine e per serviset, per pronaret e inspektoret, per miletin e per shtetin.

    Eshte me mire te parandalosh se te detyrohesh te perdorish ilace…

    Thote nje shprehje filozofike e sovranit. Kushtojne shume me teper dhe nuk japin efekt ose kane pasoja anesore….
    Ky fakt i dukshem ben zero vleren e cdo inspektimi, e cdo kolaudimi. Ky fakt madhor jo vetem ve ne pikepyetje por edhe zhvlereson cdo hamendje per aresyet e aksidentit te Himares.
    Ai eshte nje sirene alarmi per shoferet, shoqerite e automjeteve, per policine rrugore per krejt strukturat e institucionet shteterore qe kane per detyre ligjore zbatimin rigoroz te rregullave dhe ligjeve te trafikut.
    Per te parandaluar tragjedi edhe me te medha ne te ardhmen eshte detyre shteterore e nejerezore e tyre ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, kudo ne Bote te kontrollojne, inspektojne dhe bllokojne cdo automjet qe nuk ploteson kete kusht minimal…
    Pershendes vendimin e qeverise qe shpalli 22 majin si Dite Zie Kombetare.
    Do te ishte ne nderin e saj qe te shpalle 21 majin Dite te Parandalimit te Aksidenteve te Trafikut
    Perndryshe tragjedi e aksidente edhe me te renda do na shoqerojne gjithe jeten !

    Te udhetosh me qefin me vete

    Pa bere as prokurorin as avokatin e shoferit, e vetmja pergjegjesi e tij ligjore e njerezore eshte qe ka pranuar te drejtoje ate autobuz jashte kushteve mininimale teknike!
    Po aq pergjegjesi kane edhe viktimat e ketij aksidenti dhe cilido qe pranon te udhetoje me mjete e kushte te tilla… Do te thote te udhetosh me koke ne traste.
    Do te thote udhetosh me qefin apo arkivol me vete.
    Do te thote ti hypish kalit te vdekjes !
    Ndaj hapni syte njerez! Vigjilence! Syceltesi. jeta jepet nje dhe vetem nje here.
    Eshte detyre madhore e secilit prej nesh ta respektojme e ta mbrojme ate… Kur edhe kafsha qe eshte kafshe i iken zjarrit, ujit… rrezikut per jeten po ne njerezit!?
    Jeta jepet vetem nje here! Ndaj ta mbrojme jeten!
    Te mos harrojme vellezer e motra se jemi i vetem popull ne Bote qe kemi ngritur ne kult jeten.
    Jemi i vetmi popull ne Bote qe sa here takohemi apo nmdahemi nga njeri tjetri pershendesim : Tungjatjeta!
    Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra !… Tungjatjeta !

  34. Aldi says:

    I njerez te pashpirte, pa moral, pa dinjitet!
    Po dhe sot, ne kete dite zie kombetare, por mbi te gjitha familjare, nuk rrini dot pa bere politike? Atehere, c’kerkoni me teper nga Shqiperia?

  35. Rubiku says:

    Asgje tjeter nuk kam,vetem ti them “rocky-t” te befte mire qerasja e donikes,e meritoje.

  36. Dje ishte dite shokuese.Kameramane te pafytyre,histerik ne pamjet dhe dhenjen e lajmeve kuturru,gazetare qe ishin gati te shtonin numrin e viktimave”SE ATYRE U DUKEJ PAK”kameramane gati per te filmuar edhe njerez duke dhene shpirt.TE SHPIFUR TE GJITHE NE DHENJEN E LAJMIT.DH E SA PER FATKEKESINE ,KETU DUHET TE FUNKSONOJNE SIGURANCAT E AUTOBUZIT.

  37. Alt. Ri. says:

    Ne radhe te pare shpreh ngushellimet me te perzemerta per familjet qe humben femijet ne moshen me te bukur [te lulezimi te tyre], kurajo, kurajo shume kurajo, nuk mund te gjesh ne keto momente kaq te dhimbshme fjalet me te ngrohta, me inkurajuse per keto familje. Gjithashtu shpreh durim, force dhe kurajo prinderve te femijeve te tjere te plagosur, sherim sa me te shpejt te tyre, Zoti ti ndihmoj per te kaluar keto plage dhe dhimbje qe po kalojne ne keto momente per vete por edhe per shoket qe humben ne kete tragjedi aq te dhimbeshme. Shpresoj qe jo vetem qeveria e sotshme, por edhe ato te ardhshme dhe gjithe politianet ne SHqip. te marrin masat e duhura, te rregullojne ligjet per qarkullimin rrugor ne pergjithsi, por dhe per transportimin e nxenesve dhe studenteve ne vecanti qe mos te kemi dhe mos pacim kurre dite te tilla zie, aksidente kaq te renda dhe te dhimbshme per kete popull kaq te vuajtur por edhe te forrte [dhe per mbare njerezimin duke menduar se ne kete vend koljne dhe do kalojne dhe shume familjare dhe njerez qe vijne per turizem dhe per te pare ‘bukurite’ e vendit tone nga mbare bota]. Pra shpresoj qe keta politikane te sotshem, keta hajdute dhe kriminela, te bejne dicka te mire ne jeten e tyre per kete vend, per kete ATDHE, per kete POPULL, per mbare njerezimin.

  38. xhemal says:

    shpreh ngushellime familjeve te cilet humben te dashurit e tyre.Me vjen keq e ndjej dhimbje shpirterore .asjne nuk deshiron gjema te tilla por nuk e di se udhetaret ishin te siguruar mjeti qe traspotonte a ishte i kontrolluar nga gjendja teknike ,sinjalistika e rruges ,kontrolli i rruges nga policia rrugore ,sa drejtues kishte autobuzi sa ore udhetimi kishte bere ishte rregjistruar fillimi i udhetimit te gjitha keto lipsen per te analizuar ngjarjen ,me qellim mos perseritjen.deshiroj qe mos te degjoj me lajme te tilla ogurzeza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje