Shikoni çfarë nuk thotë!

14 Maj 2012, 19:41Editorial TEMA
Shikoni çfarë nuk thotë!

Nga Mero Baze

 

Shikoj se ka shumë njerëz të lebetitur nga përroi psikik prej gati dy orësh, që kryeministri shkarkon çdo të hënë mbi trurin e mpirë të deputetëve të tij. Kësaj të hëne ishte veçanërisht rënd. Nuk donte të sqaronte diçka, nuk donte të fliste për ndonjë objektiv a pikë programi, nuk donte të fliste për ndonjë sukses apo dështim, nuk donte të thoshte diçka pas së cilës ti të vrisje mendjen pse e tha… Ishte i vendosur të derdhte gjithë makthin e tij ndaj faktit se opozita po kërkonte paqe gjithandej.

Donte të dukej se e kish tmerruar funerali i Klosit dhe nderimi që iu bë një intelektuali nga shoqëria. Paqja e ditës së fundit të jetës së armikut të tij e paskësh goditur më shumë se sa gjithë jeta e tij. E kish thëthirë fjalimin e Ramës dhe ish gati të citonte çdo rresht, paskësh adhuruar duke mallkuar fjalën e fundit të Rudinës mbi varr, edhe pse kjo e fundit më me qejf do lexonte fjalimin mbi varrin e tij. Por mbi të gjitha e kish futur në makth ideja se dikush mund të nderohet edhe pse ishte armik i pakompromis i tij. Njësoj pat qenë tërbuar dhe nga varrimi i Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Channel, katër vjet më parë, dhe desh ta ringrinte nga varri për ta poshtëruar. E munduaka kaq shumë ideja se mund të mos nderohet kur të vdesë! Unë vetë dyshova dhe u thashë plot miqve të mi se Klosi zgjodhi atë ditë për të ikur nga kjo jetë edhe për faktin se Berisha ishte shumë larg Shqipërisë, në SHBA. Cinizmi i tij me veten dhe jetën e tij i jepte luksin të mendonte këto detaje për njeriun që nuk e honepsi dot kurrë dhe që ia kishte frikën se mund t’ia prishte magjinë e ëndrrës për ta flakur jetën si diçka që nuk vlente nën një diell me Sali Berishën. Këtë të hënë u binda më shumë për këtë gjë. Berisha ishte shumë larg dhe nuk ia prishi dot varrimin. Nderimi i lartë që i bëri shoqëria dhe një lloj himnizimi që iu bë vdekjes së tij në formë proteste ndaj realitetit, e ka tërbuar Sali Berishën. E do doemos një vdekje të rëndomtë, një vdekje banale, një vdekje për një rrogë ose ndonjë honorar të munguar. Nuk e pranon dot nderimin që prodhoi ikja e tij e heshtur, nuk pranon dot që ai vdiq në opozitë me të, ndaj kërkon të prishë kujtimin e bukur për përcjelljen e tij.

Donte të dukej se e kish tmerruar fakti që opozita po flet për papunësinë dhe programin. Iu duk një paqe e madhe me veten dhe një siguri e tepruar që ata duan të qeverisin së shpejti. U kthye 22 vjet mbrapsht dhe ktheu gjithçka mbrapsht. Batutën më të fortë kundër regjimit në vitet 90-të, që thuhej bordurave të Tiranës se në Shqipëri ka “1 milion të papunë, 1 milion hajdutë dhe 1 milion spiunë” e përmbysi duke thënë se e kishte thënë Ramiz Alia. Për këdo që nuk ka rrjedhur nga trutë, është e qartë se Ramiz Alia nuk ishte aq antikomunist sa të tallej me regjimin e tij në këtë mënyrë. Berishës i ka dhembur dikur kjo batutë si komunist dhe dhimbjen e tij të hershme si sekretar partie sot e paraqet si dhimbje të shoqërisë. Kjo ishte batutë që e thoshin shumica e shqiptarëve kundër Ramiz Alisë. Aq popullore ishte, sa Azem Hajdari në fillim të vitit ‘90 e modifikoi këtë batutë në një miting në Krujë, duke deklaruar se në Shqipëri ka “1 milion të papunë, 1 milion komunistë dhe 1 milion spiunë”. Por mendja e roitur e tij nuk bën më dallime se kush ka thënë, çfarë ka thënë dhe ku e ka thënë. Ato që i ka thënë Azemi i duket sikur i ka thënë Ramizi. Atij i duket e tmerrshme shifra 1 milion të papunë dhe do doemos ta lidhë këtë me diçka nga komunizmi. Lidhet në fakt, pasi sot ka realisht 1 milionë të papunë, por ka vetëm një hajdut, dhe ai është Berisha.

Donte të dukej se e kish tmerruar fakti që opozita po firmoste reformën për kodin zgjedhor. Me gjithë sabotimet e përditshme të Berishës dhe dëshirën e tij që reforma të mos bëhet, opozita ka qëndruar në tryezë dhe ka çuar thuajse në fund reformën zgjedhore me garancinë se do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve dhe numërimi elektronik i fletëve të votimit. Nuk duroi më dhe plasi. I hodhi poshtë të dyja. Identifikimin elektronik e quajti pikë kufitare në kuti të votimit. Numërimin elektronik e quajti çmenduri të opozitës. Nuk e kupton se si guxon opozita t’i prishë atij planin e vjedhjes së zgjedhjeve dhe të ruajë qetësinë deri në fund për të mos   prishur reformën zgjedhore. Priti deri në limitin e fundit. Tani nuk ka më kohë. Duhet të thotë ose “Po” ose “Jo” për vjedhjen e votave. Ulëriti me të madhe në sy të deputetëve “Po dhe Po”, “u them unë”, …që do të vidhen d.m.th. Nuk mund ta linte të shkonte deri në datë 15 maj kjo punë kështu. Nuk mund të pranonte të dorëzohej tek teknika e paanshme. Ambasadori i OSBE kish kohë që ishte i hutuar se si Berisha po dorëzohej kështu para zgjedhjeve të ndershme. I dha dhe ai një dorë të zgjohej nga “ëndrra e keqe”  dhe të griste marrëveshjen.

Por ishte diçka që Berisha nuk e tha, ajo që në fakt e kishte tmerruar. Nuk e zuri në gojë. Nuk donte që askush në sallë të mendonte për të. Nuk pranon të mendoj as vetë dhe nuk do të lejojë askënd të mendojë. Është diçka që një paqe më e gjerë e opozitës ka prodhuar kundër tij, kundër numrave të tij, kundër shumicës së tij. Ajo e ka çmendur. Dërdëllitja e tij e gjatë prej dy orësh para deputetëve, mpirja e trurit të tyre duke heshtur para fjalimit të tij, para shifrave të tij, para tikeve nervore, para strukturës pyetëse- përgjigjëse dhe vetaprovuese të fjalisë së tij të tipit: “Do më pyesni ju mua, …ua them unë ju… po dhe po, kështu është…”, para humbjes së papritur të kuptimit të fjalisë, para qeshjes së beftë vetëm pse Patozi guxoi të afrojë kokën, pra gjithë ajo rrahje uji në hava për dy orë, ka vetëm një arsye. Të mos flitet për atë që po u ndodh, të mos kenë kohë të mendojnë se çfarë po u ndodh, t’i mbushin mendjen vetes se të gjithë paqet e opozitës janë të rrezikshme për kombin, paqja me të vdekurit, paqja me vizionin qeverisës, paqja me reformën zgjedhore… Vetëm një paqe ishte e ndaluar të përmendej, paqja e opozitës me atë që Berisha ka tre vjet që qeveris. Të gjithë prisnin diçka për këtë paqe, që i ka trembur realisht, ndaj ai bëri ç’ishte e mundur të fliste gjithë marrëzitë e botës që të mos pyetej për këtë gjë. Atij i duhet doemos një luftë me opozitën. I duhet luftë kundër reformës zgjedhore, kundër zgjedhjeve të lira, kundër programit të opozitës, kundër personaliteteve të gjalla dhe të vdekura të opozitës. I duhet doemos me çdo kusht, si e vetmja mënyrë që i nxjerr makthin nga paqja që nuk e zë dot në gojë. Ndaj mos ia vini re çfarë thotë. Shikoni çfarë nuk thotë dot.

62 komente në “Shikoni çfarë nuk thotë!”

  1. Gent Tironsi says:

    Ketij vetem Avni Rustemi!

    1. xhoni says:

      Te gjithe dhjesin me BYTHE,SALI BERISHA DHJET ME GOJE!!!

      1. raimondi says:

        Ketu ka edhe dicka ama . Te mburresh Klosin qe pavaresisht se ishte nje intelektual , por ne fakt me punene e tij ai ishte nje intelektual Antishqiptar
        –sepse ai e vinte punen e tij intelektuale ne sherbim te armiqve te Shqiperise

        Cfare intelektuali eshte ai qe heroin kombetar te shqiptareve e nxjerr me origjine jo shqiptare ???
        Si mund te nderosh nje njeri te ketij lloji i cili mundohet ta shkateroje ne thelb idnetietin e kombit tone ?–Se Skenderbeu eshte tamam themeluesi i kombit Shqiptar
        Ne prandaj e kemi emrin Shqiptar, si nderim te shqiponjes se Skenderbeut
        Dhe ne keto kohe shume te veshtira per kombin tone , ku nje propagande e tmershme focusohet kunder identietit tone, Klosi i bashkangjitet kesaj kryeqezate antishqiptare
        Kjo kryqezate antishqiptare zhvillohet edhe ketu ne USA

        __Te gjithe historianet me serioze te perandorise otomane e thone hapur qe Skenderbeu eshte shqiptar–ndersa Klosi me intelektin e tij te “tejskajeshem” e nxjerr…..Serb !!

        –Kjo edhe me pak common sense nuk eshte e vertete fare, se nqs Skenderbeu do ishte serb , ai nuk kishte pse te luftonte per Shqiperine,
        kur shume mire mund te shkonte ne ndihme te Serbise
        Me e bukura eshte qe Skenderbeu ishte kunder serbeve, dhe i urrente ata si njerez dinake . edhe donte ti godiste por ishte i zene ne lufte me turkun

        Ne ate kohe identieti jone kombetar nuk ishte aq i forte dhe sapo krijohej,
        keshtu qe Skenderbeu po te kishte origjine serbe do e thoshte me mburje ,
        pasi Serbia atehere kishte Mbreteri, fronin e se ciles e kerkoi edhe Sulltan Mehmeti meqense pretendondte se kishte nje gjyshe serbe

        Keshtu qe nuk ka asnje llogjiike qe Skednerbeu te kete qene serb

        Por edhe sikur te supozojme qe Skenderbue ishte serb–

        Intelektuali patriot dhe qe ka respekt per shtetin e tij , nuk germon ne histori
        per te shkateruar historine e vendit te tij, por e ben edhe historine te punoj pro vendit te tij

        _-Se ja psh te sjell une nje shembull nga Greqia e lashte

        Herodoti thote se Pellazget nuk flisnin greqisht , porse Helenet megjtihse i quante nje dege e pellazgeve , sipas Herodotit flisnin greqisht qe ne fillim…!!!????

        Kjo eshte nje genjeshter bajate fare–Sepse perderisa Helenet ishin nje dege e trungut t e pellazgeve, ata nuk duhet te kene folur greqisht qe ne fillim, por kane folur gjuhen e pellageve–Se nuk ka llogjike t e mendosh ndryshe …

        E megjtihate asnje , absolutisht asnje ,intelektual grek nuk e disktuon fare kete mosperputhje dhe genjehster bajate , qe te fyen intelektin ta besosh

        Ndersa Klosi kundershtonte nje fakt per te cilin gjithe historianet thone te kunderten

        Pra doja te thosha qe kur nje elite intlektuale nderon me fanfara nje intlektual i cili me punene e tij ishte munduar te shtremberonte hisoptrine ne dem te vendit te tij , atehere kjo elite
        ka nje problem t e madh ne menyren e te konceptuarit te funksionit
        qe duhet te kete ne shoqeri nje intelektual

        __Sipas meje ata intelektuale qe nderuan Klosin me aq shume zhurme , ndersa nga njera ane treguan nje respekt ekstrem per Klosin,
        nga ana tjeter ata treguan nje mungese totale respekti per Historine
        e Shqiperise, per historine e popullit te tyre

        Keta intelektuale treguan semundjen e perjeteshme te intelelktualeve shqiptare
        (me perjashtim te kohes se Enverit) , e cila eshte mungesa e aftesise Shtetformuese

        Kjo dobesi e intelektualeve tane ne shekuj ka bere qe ne ta krijojme shtetin me vone nga te tjeret

        Gjate kohes se Enverit, kjo semundja u ndalua ,se ai gjirokstratit ishte i jashtezakonshem, dhe tani me ardhjen e karagjozeve te progresit kjo semundje rilindi perseri , per te keqen e popullit tone….

        Keta lloj intelektualesh, nuk jane e keqja e vetes, keta jane e keqja e popullit te tyre……pra e keqja jone, pasi keta trupin e kane
        ne Shqiperi,
        rogen e marin nga taksat e popullit shqiptar ,
        pijne kafe e ndertojne shtepti ne Shqiperi……ndersa punen e tyre
        intelektuale ja kushtojne ….shakterimit te Shqiperise

        Pra keto lloj krijesash trupin e kane ne Shqiperi , ndersa zemren ne ……Gjejeni ju ku e kane ..

        Dhe pastaj kur vjen koha te ikin , shoket e tyre , te te njejtit brume
        akuzojne Shoqerine shqiptare per fatkeqsine e ikjes se tyre

        Po ca faji i kishte shoqeria dhe shteti Klosit qe Rudina e mbyllte elegjine e saj : mos e leme kete shtet te na vrasi …????

        Klsoi kishte shtepi te mire,vajzat i ksihte shume mire, punen e kishte te mire ,por e pushuan gjemranet jo shteti shqiptar
        Edhe dy miq i kishte nga opozita
        –Nga ana tjeter nqs ai nuk jeotnte dot ne Shqiperi ai mund te shkonte ne Gjermani , I kishte ruget te hapura

        Pra , vdekja e tij nuk ka lidhje me shtetin shqiptar-ndaj eshte mungese respekti per drejtesine ne arsyetim te akuzosh per Klosin Shtetin apo shoqerine

        Vdekja jone e perditeshme rugeve te botes ka lidhje me shtetin shqiptar , jo vdekja e tij
        Vdekja e tij ishte nje mungese pergjegjeshmerie e tij ndaj familjes se tij
        –Ai u tregua egoist me femijet e tij, dhe ky esht nje akt i denueshem

        Ne jemi ne kondita shume here me te keqia se ai dhe perpiqemi me duar me thonj per ta shpetuar jeten tone
        Njeriu ne jete duhet te jete nje fighter, por edhe nqs nuk je , Dakort !
        Eshte fakteqsi per ty, por per shkak te dobesise tende nuk mund te fajesohet shoqeria, apo edhe shteti, per rastin e Klosit e kam fjalen

        Sepse sic thashe ky lloj shteti kriminal duhet fajesuar per gjithe
        ata te vetmuar dhe te varfer, kudo ne Shqiperi qe vrasin veten se nuk kane c’ti jap;in femijes per te ngrene , per te veshur , per ti paguar shkollen , per t e paguar spitalin …etj etj

        Por jo Klsoi __Vrasja e Klsoit ishte nje fyerje per shoqerine , per njerezit qe vuajne,
        –Ishte nje fyerje per ne qe shteti na ka hedhur ketej ne emigrim , si ne burg me dyer te hapura,

        Dhe ne fund fare ishte nje fyerje ,edhe per ata qe vrasin veten ne Shqiperi
        se ata jane hedhur ne nje ruge pa shprese nga shteti ,shtet i cili dikur ishte edhe i Klosit

        __Sala ka ligesi shume , por eshte edhe shume dinak dhe te gjitha te metat e opozites dhe intelektualeve te saj mundohet t’i perdor ne favor te tij –Dhe mire ben

        Nje gje eduhet thene , se e shajme Salen shume , dhe e meriton ai ta shash
        Por kur Berisha ka qene ne opozite , Ai dhe demokratet kane vuajtur shume nga politka kriminale e PS-se se atehereshme …

        …Dhe tani qe ai hipi siper , ai nuk ju fal, do perdori cdo mjet qe te fitoj, sepse tani krahet politke nuk jane me kudnershtare, por …Armiq

        Ndaj PS-se i duhet shume pune qe te marri pushtetin….
        pavaresisht se depudetet /spiune te PS-se ngelen duke shkruajtur artikuj ku kalojne ne argazme duke i puthur b…. politkes greke ,
        dhe duke i shprehur besnikeri totale Greqise , prape Sala ua ka bllokuasr edhe Grekun PS-se, keshtu qe ja nxori jashte loje Depudetet spiunet brenda PS-se ……

        Shkrimet e Meros e bejne Salen edhe me agresive perpballe nje opozite te fjetur dhe te pa afte, duke bere qe Saliu ta dominoje ne cdo aspekt opoziten–

        -Por le te shpresojme se mbase behet ndonje gje me kete aleancen e Metes ….megjithse eshte veshtire shume……

        1. drita says:

          o copa mishit – nuk e ka nxjerre Klosi Skenderbeun joshqiptar, Klosi ka bere perkthimin e librit perkates te Jens Oliver Schmidt, nje historiani austriak. Sipas teje po te perkthesh “Mein Kampf” te Hitlerit je fajtor per zhdukjen e hebrejve. A ju rente pika mu ne maje te kokes o shqiptare injorante… Po merrni njehere mundimit te lexoni e hulumtoni vete para se te shkruani per gjera qe i keni degjuar tek Klani apo i keni lexú te Panorama …

          1. raimondi says:

            Listen Bitch ! Po natyrisht qe ka perkethyer dike tjeter se Klosi nuk vjati te hapte arkivat e Vatikanit apo te Stambollit per t emarre vesh te verteten se dihet qei ishte nje medioker dhe i ceket ne arsyetim

            Intelektuali serioz kur gjen nje fakt te ri, e analizon dhe e krahason me autoret e tjere , pastaj e llogjikon edhe mbi bazen e aktivitetit qe ka pasur heroi yne ne ato lloj kushtesh historike

            Ndersa Klsoi sa gjeti ate fakt dhe direkt bertiti ..Eureka !! sikur beri ndonje zbulim –AI harroi se jane me dhjetra historiane serioze , filozofe, shkrimtare, etj qe e theksojne se Skenderbeu ishte shqiptar

            ___Biles lord Kinross , i cili ka bere historine e te gjithe sulltaneve
            te perandorise otmane, per Skenderbeun thote tekstualisht (sikur ta dinte qe do dilte ndonje si Klosi ):”…ai qe i doli perpara
            te perballonte Mehmet pushtuesin , nuk ishte as serb, as hungarez , as grek …..Ai quhej Gjergj Kastrioti dhe ishte nje shqiptar ……”etj

            Pastaj , une e thashe me siper , qe intelektuali e ka per detyre morale
            ta mbroje dhe pasuroje historine e kombit te tij , dhe jo te germoje ne histori per te shkateruar hitsorine e kombit te tij, sic bente Klosi

            Gjithe intelektualet e fqinjeve tane genjejne per historine e tyre ne mneyre skandaloze , duke bere te tyret edhe ata qe nuk kane lidhje fare me ta

            Ja shikoji maqedonasit se si jane bere te gjithe s ebashku per ta quajtur aleksandrin e madh sikur ishte sllavo maqedonas –ndersa ne na e thote gjithe bota qe Skenderbeu eshte shqiptar, porse na del ndonjeri qe gjen nje autor te rendomte per te hedhur poshte historine dhe shenjterin e historise sone , Skenderbeun

            E di si ti motre, ajo toke me merin Shqiperi , eshte vend i zotit
            Atje gjate gjithe historise s e lashtesise kane pasur seline zotat e te gjitha feve , ndaj duhet shume kujdes kur i dle kundra atij vendi ….
            .se shpirterat e atyre perendive te lashta vertiten atje ne mbrojtje te atij vendi…..
            Ato shikojne , ato gjykojne

            Dhe mos me thuaj mua injorant e te me tregosh lexim librash ,se ato qe thote
            ai idhuulli yt, qe ja futi vetes, mua me….insult the intellect of my …..ASS .

        2. raimondi says:

          Ne fakt Klosi duket sikur ka kopjuar ata intelektualet e fillimit te shekullit te 20-te
          te cilet e gjenin veten brenda teorise pesimistike per jeten te existencializmit
          per te cilen flet edhe Sartri ,
          ku intelektuali self-victimized himself dhe per kete ja hedh fajin shoqerise
          —Porse edhe Sartri ne shkirmet e tij thote qe intelektuali nuk duhet te bjere ne pesimizem por duhet …to take responsibilites….
          dmth , te jete aktiv, te marri pergjegjesi , dhe te lufotje per te ndryshuar jeten per mire….

          Dhe duhet thene qe Klsoi ne kete drejtim ishte i angazhaur me protetat e nrryshme per ruajtjen e mjedisit , etj , porse sic duket keto nuk funksionuan per te ndryshuar gjendjen e tij te brendeshme

          Nejse , ai i shkreti iku tani dhe vetem ai e di si e ka pasur hallin e tij.Ne jemi jashte dhe nuk dijme gje, vetem supozojme

          Porse atij nuk i falet qe ndonjehere dilte dhe fliste ne kundershtim me mendimin intelektual pro kombit shqiptar per ceshtje te ndryshme , sic ishte rasti i Skenderbeut , dhe nga ana tjeter vetvrasja e tij nuk ishte si pasoje e qeverisjes

          Njeriu , dhe sidmos intelektualet kur gjykojne duhet te kene repsekt per te drejten e tjetrit kushdo qofte ai, dhe ne kete rast edhe per te drejten e qeverise .

          Ppavaresiswht se qeveria e ka mbushur kupen me kohe,
          ne rastin e Klosit nuk i kishte asnje faj
          .Ndaj eshte e pandershme te akuzosh qeverine per rastin Klosi

    2. moralisti says:

      Nuk kam durim ta degjoj Berishen as dy minuta, jo dy ore. Por zoti Berisha eshte OK. Pa mohuar aftesite psikoanalitike te Meros, duhet te pranojme se deputetet e PD-se kishin nevje per nje seane psikoanalitike, per te larguar makthin e realitetit qe po u shfaqet si nje enderr e keqe.

      1. gallata says:

        Pergezime per durimin ,e kaloke minutin !-Une tash 17 vjet qe s’arrij dot tek sekonda e dyte,kur kam telekomanden afer kuptohet .

    3. xha Jaho (i papuni) says:

      Jo. As Avni Rustemi nuk ben derman, le qe te fundin qe ishte e vrau Zogu.
      Nuk ka 1 miljone te papune dhe nje hajdut, o Mero!
      Ka 2 miljone te papune (edhe refugjatet e Greqise), ministra, zvministra, drejtore, gjyqtare e zyrtare hajdute, dhe nje i çmendur, dublikati i Djallit ne krye te tyre. Vetem Zoti ben derman kunder Djallit. Mbase Ai me ne fund i degjon keto qe themi, e themi, e themi. ne s’kemi ç’te bejme

    4. mira mirandi says:

      z.mero baze
      keto dite ne tirane dhe ne disa qytete kryesore te shqiperise, kryesisht qytete me emer ne qender dhe ne jug, ka bere nje “shetitje” tip vakance apo weekendi nje grup profesoresh dhe gazetaresh me emer nga 5-vende perendimore, qe kur jane ndare me tre shoqeruesit shqiptare (nje gazetar dhe dy petagoge universitare) ne rinas, si me nje goje jane shprehur hapur:
      shqiperia nuk eshte si ne 1991… ka ndryshime fale emigracionit dhe jo politikes paperjashtim, por politika ne pushtet ka instaluar rregjimin e korrupsionit apo me mire te mafias ne cdo drejtim e fushe.
      financime, investime dhe koncesione te ndryshme nga te huajt ne perqindjen me te madhe tek ju kane natyre mafioze dhe jane jashtezakonisht te rrezikshme per te ardhmen e vendit tuaj.
      ketu tek ju paraja e piset e mafias rreth e rrotull, por edhe asaj te mafias me ne Perendim apo me ne Lindje…sdo vonoje dhe nga shkelqimi i “paorganizuar” sot ne 20% te shqiperise, nderkohe qe 80% e shqiperise eshte ne prag varferie te shikueshme e te prekshme sa asnje vend tjeter afer jush; do ju beje nje dem jashtezakonisht ne te ardhmen jo fort te larget duke u zevendesuar me “shkelqimin” e fenomeneve te tipit amerika-qendrore e latine e mos me keq si te tipit afrika-qendrore.
      mjaftojne vetem kaq edhe pse ishin shume kritike ndaj politikaneve te tyre te cdo rrangu, sepse ne nentekst ndjehej poshtersia e nderkombetareve qe stimulojne pushtetin dhe koalicionin e sotem qeverises ne shqiperi, duke thene dhe fjalen me thumbuese ne fund qe eshte: diktatura ju eshte rikthyer, por me elemente dhe emer te ri (nenkupto mafia diktature).

  2. mjalti says:

    Ku mund ta gjej te plote fjalen e tij para grupit te tij.Kam nje lutje per TEMA ,a ekziston ndonje filmim i seancave te kuvendit ku punimet e tij i drejton ne nkryetari i opozites,sepse kam pare vetem zhelen dhe ate ironikun qe u tall me DOKLEN.

  3. kelmendasi m.m. says:

    NUK KA LENE NJERI NE SHQIPERI MONSTRA BERISHE PA E KRYQEZUAR. DHE E KA QUAJTUR TE NDJERIN ARDIAN KLOSI SI “ALEANCE PLEHU”ME IKJEN E KLOSIT IKU NJE “BLLOKQEN I DASHUR” I BERISHES.
    ResPublica | October 23, 2011 at 8:24 pm
    Pak ditë pasi Berisha ka përmendur “Aleancën e Plehut”, një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë krijuar “Aleancën kundër importit të plehrave”. Në krye të nismës së re kanë qenë “të dyshuarit e zakonshëm” Blendi Kajsiu, Ardian Klosi, Lavdosh Ferruni e të tjerë. E veçanta e përfaqësimit të këtij grupimi të ri ambjentalist është “prezantimi” i tij nga Sali Berisha i cili, i priu kësaj nisme të shoqërisë civile me batutën “Aleanca e Plehut”. Një tjetër e veçantë është fakti se në këtë grup përfshihet një mbështetës i kryetarit socialist Rama, si Ardian Klosi si pjese e kesaj Aleance “Plehu”.
    Po ti mero mos u lodh kot me dr evilin berishe dhe bejbin moster te tij lul.Sa te kete ate karaduzin te rruga e elbasanit qe njerin e quan burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje nuk do bjere rrufeja tek keto qenefe..

  4. Anton Nepravishta says:

    Je gjenial Mero! Je racional dhe poet ne te njejten kohe.

  5. LORA says:

    Per mua,zoti Baze,eshte lajm vertet i mire sa here qe dr.dhjeramani shkumezon mbi gjirizin e tij.

  6. AHA says:

    BRILANTE MERO,jam kurjoz,a ka ndonje burre aty mes deputeteve apo jane te gjithe te tredhur?Si nuk ngrihet njeri e ti thote ta mbylle gojen se la nam!

  7. kelmendasi says:

    Vdekjet e A.Hoxhes dhe A.Klosit kane qene humbje per familjet e tyre dhe te pa zevensueshme.Ju shpreh sinqerisht ngushllime.
    Por te dy kto vdekje u munduen ti faturohen Berishes dhe pushtetit te tije.Vdekja e A.Hoxhes ne fillim u aludue se mos ju be atantat me autoaksidentin e tije.Madje medijat pro Rames nuk e permenden se me Artanin vdiq nje gazetare athue se ishte nje bubrrece dhe jo nje njeri.
    Vdekja e Klosit u mundue te paraqitej si nje paknaqsi ndaj qeverisjes.
    Pseudo miqet e tije pseudo shoket e tije derdhen lot krokodili biles sa nuk i thane;Cfare na bere o Dan qe sdole para nje makine te vdisnje qe te thonim te vrau Berisha.
    Nese i ndjeri Dan vdiq se nuk e mbeshteten per kete fajin e kane miqet e tije tu fillue tek Rama e gazetaret qe e qane mbas vdekjes por qe su kujtuen para vdekjes per te.
    Te shfytzosh fatkeqsine e tije per te sulmue dikend tjeter per inat eshte hipokrizi.Rralleher mund te lexoje hipokrizi me shume njeriu se ne rastin fatkeq te Danit.
    Jam i bindun se po te kishte mundesine Dani te ringjallej vetem nje dite te paret qe do te shante do te ishin keta hpokritet qe duan te perfitojne nga vdekja fatkeqe e tije.Ky eshte turpi me i math i tyre.

    1. Lomi pri Baldushku says:

      Ky Kelmedsi osht nji i tredh pri Berishës. Tyrqeta o kelmendso pri Lomit m’Baldushk.

    2. une says:

      c’po han si shume ti mor truthare. Kur di edhe njat’ surrat i joti te jape mendime e kete ironi. Degjo e lexo mor’ daj qe te mesosh, se paske nevoje si shume … dallkauk

    3. fule says:

      O ketnari kelmendit, po si nuk e the nje fjale pro votimit elektronik? Po Doktor Rrumpalla juve ju dha fshatin dixhital, e nuk ju jepka voten elektronike. Apo eshte mesuar suma juaj provinciale me numeru votat si bashkfashataret e Ruzhdijes? ?

      PO te jap nje mallkim te rende gjithe druvarve te PD-se, paci surratin qe ka krytari juaj keto kohet e fundit.

    4. tironci says:

      O kelmendas je mole komplet, as andej as kendej.
      E para nuk di shqip, e dyta nuk di mire emrat.
      I ndjeri quhej Dritan Hoxha, Artani eshte ne politike, fatkeqesisht.
      Ajo rahmetlija nuk ishte gazetare, po nejse, nga kelmendi je ti nuk ke faj.
      Hajt turqeta e shkruj me mend, e jo me bythe si shkru ti.

    5. adi_bonn says:

      Lum si ti per trut qe ke or palle tropoje ,se kelmendas nuk je

    6. Ti dukesh qe qenke nje nga keshilltaret e berishes
      d.m.th pall kok e kemb o klementas , sa te rrosh
      do mesosh injoranca edhe budallalliku nuk ka fund

      1. Robi says:

        Te nderuar komentues !
        Ketyre,si kelmendasi,remi,apo ndonje tjeter qe e ndyejne kete blog me ‘komentet’ e tyre te ‘paguara’ duke ‘mbrojtur SRB-in,mos denjoni t’u pergjigjeni.Mjafton,ne vend te pergjigjes,vetem t’u shkruani:
        “Jashteqitje berishiane”! Te tille jane!

  8. racionali says:

    Si gjithmone ,klas dhe gjenial MERO .Cdo fjale tjeter eshte e tepert.Faleminderit nga thellesia e zemres.Qendro keshtu sic je ,se ke pasurine me te madhe ,respektin dhe bekimin e ketij populli.Kujto se cfare varrimi ju be Klosit ,dhe mendo se si do te varroset si qen ky kriminel ……….Mendo se as ne varr nuk do te gjej qetesi pasi ka njollosur te gjalle e te vdekur.Te gjallet i ka vrare shpirterisht dhe fizikisht ,te vdekurit i ka “ngritur” nga varri dhe i ka poshteruar ,duke i perdhunuar dhe varret .Ky moster i papare…….

  9. Dule Bisha says:

    Po I dridhen leqet plakut Mere. Por kam frike se do marri me vete disa pas sepse eshte e vetmja rruge qe ai njeh. Mjere ne qe po varrosemi bashke me Saliun dhe do katandisemi me keq se greqia.

  10. gj.marku says:

    or ti me ‘nickun’ kelmendasi vetem nga kelmendi nuk mor jaran dhe kam mendimin se je bash nga tropoja e vjeter ose si i thoshit ma perpara gjith
    pordhe juve “jena nga malcia gjakovs”
    jam me origjine nga kelmendi dhe me vjen mxjerr zorret kur shikoj qe je analfabet si ne gjuhe shqipe por dhe qe ke ngaterrim zorresh ne koke.
    -A e ke marr vesh nga censusi se ne zonat e tropojes,malsise madhe dhe lugines drinit mbi 80% e banoreve jane me ndihme sociale dhe e quani veten parti konservatore qe supozohet te jene me te pasurit??
    -A e ke marre vesh se numri i femrave ne zonen tuej doli me i vogli ne republike ne krahasim me meshkujt se keni fillu me i shit tek pleqte e serbise dhe maqedonise me nga 20-30 mije euro copa ..
    -A e di ti se nga zona juaj jane 1200 familje te ngujuara dhe rreth
    150 prej tyre kane fituar azil ne europe?
    -A e di ti or kamikazi sales qe berisha ne 14 shtator 1998 theu deren e k/m
    me arkivolin e te ndjerit azem hajdarit ?
    Mos e flliq kelmendin or karaduz trapojet se jeni bo si mixha qe po ju vjen turp me shku te shpija ku keni lindur se e mbani veten “tironsat e shab memise” or ju qitte zoti fare me qen e me moce.
    o

  11. vdeksh ishalla says:

    O komentus a e kuptoni se ketij i ka bere pershtypje funerali i Klosit se ishte madheshtor(se ai e meritonte). Dhe SRB po mendon qe dhe atij ti behet nje funeral madheshtor dhe psikopatia e tij do te bej ate qe beri Klosi, prandaj mos e ngacmoni sa ta bej ate veprim se i del nga mendja….

  12. Lorenc says:

    Nuk kemi me as nerva dhe as nevoje qe te rrime e te shohim cfare thote apo nuk thote Sali Berisha se kemi shtate vjet qe i kemi pare te gjitha se cfare ka thene e nuk ka thene dhe se cfare i ka punuar ketij vendi e ketij populli.Ajo qe duam te shikojme eshte qe te dale nje burre me karakter te paster dhe te vendosur qe ta udheheqe popullin per ta shporrur te keqen nje sahat e me pare.Vetem ne dalte nga keto partite e reja se sa per ate te gjatin e PS eshte e kote te shpresosh.

    1. elinor says:

      Sakte, Lorenc! Nuk ia vlen me te merremi me shpirtin e zi katran te berishes se sa here degjoj shpiftesite e tij me vjen te vjell!! Thjeshte nuk durohet me. Dhe cfaredo qe te vazhdojme e te themi per te nuk mund te jete me e rende se ato qe kemi thene deri me sot,…i kemi mbaru te gjitha. Ai eshte thjeshte nje palaco, pis njeri, i pakarakter, burracak, inferior ne ekstrem; ai eshte djalli vete i zbritur ne Toke. Ku shkoi e na ra ne shqiptareve per pjese?! Nder mbi 6 miliarde njerez qe ka Bota, duhej te vinte pikerisht tek 3 milione shqiptare fatkeqe! E vetmja gje qe e mban ate prej shnderrimit ne nje Assad te Sirise eshte se i kujtohet mire 97a, se si u detyru t’i fuste ata dy gishtat e tij te shpifur andej nga poshte dhe te dorehiqej si legen!
      Sa per ate kallamin e gjate te PS-se,…ehh,…c’te thuash per ate. Qe eshte nje njeri pa shtylle kurrizore? Apo qe eshte nje kalama kryenec dhe i llastuar, gjithnje i pasigurte ne vetvete, ne menyren se si do ta gjykojne te tjeret?!! Aq i pasigurte eshte ne ato qe ben saqe e ndjeu te nevojshme te merrte leje tek publiku qe te shkonte e te takonte Meten. Dhe u mundua te na e shese takimin e tij ne privat sikur s’kishte asgje te rendesishme…ata jane thjeshte dy “miq” te mire qe mblidhen tek shtepite e njeri-tjetrit shpesh dhe prandaj nuk perben ndonje lajm kur kjo ndodh!!!
      Jam dakord me ty – duhet dikush i ndershem, trim dhe patriot qe te vihet ne krye te popullit te frustruar ne tejskaj dhe t’i shporrin keta batakcinje gjakprishur me nje goditje te gishtit te vogel te kembes! Po kush mund te jete ai?? Askush! Jetojme ne nje kohe kur jeta eshte thjeshte e tejcmueshme qe t’i shkoje mendja ndokujt “te flijohet” per kombin. Po t’i puthesh menderen ndonje skraparlliu te majmur me gjakun e popullit, me e keqja qe mund te te ndodhe eshte se mund te infektohesh nga ndonje bakterie te tipit e-koli, por ajo gje ia vlen, ne krahasim me ndonje variant tjeter te bazuar ne vlera dhe principe, te bazuar ne burreri.
      Nuk ben me nena Barjam Curr-er, Mic Sokol-er, apo Ismail Qemal-er qe te vihen ne krye pa iu dridhur qerpiku! Nuk ben me nena Gjergj Kastriot-er! Ajo kohe ishte kur ishte dhe nuk vjen me per shqiptaret; sot ka vetem burra qaramane qe vajtojne sheshit dhe gra “moderne” qe te vetmin shqetesim kane ku te bejne floket per kete fundjave dhe tek cila opera kane ngele pa shkuar!
      E si do ia bente ndokujt zemra te ndahej nga iPhone-i apo edhe me keq, nga Facebook-u?! Jo, jo, nje sakrifice te tille nuk na e ka per borxh askush!

  13. askushi says:

    Qellimi i Berishes eshte te “trembe” mbeshtetesit e Rames,ta”izoloje” per ta lene te vetem,si kryetaret e Sindikatave.Per zgjedhjet si Europa,fatkeqsisht ka koruptuar nderkombetaret me eurot e rruges se “kombit”.
    Tribuna e grupit parlamentar ka kohe qe i ngjan asaj te Komitetit Qendror te PPSH.Asnje deputet nuk flet,te gjithe degjojne broçkullat direktiva,edhe ata me “trimat”rine si minjte.Nga ajo “tribune” marrin rruge te gjitha “miresit”.
    Sa per te ndjerin Klosi,mendoi se iku nga kjo bote ne momentin kur humbi besimin nga z.Klinton,nga ajo qe ai besonte per nje demokraci te pastert,nga ajo qe ai nuk besonte se do takonte dhe do nderonte nje kriminel.

  14. lora1 says:

    i dashur Mero,
    ky artikulli i pakrahasueshem,na sjell ne terezi ne letargjiket qe vegjetojme.E kam fjalen per te gjithe ne qe nuk guxojme.
    Ke bekimin dhe uratat e ketij populli qe mbase do zgjohet sepse deri tani paguan taksat per te mbajtur atje ne kolltukun e kryeministrise nje te perdal dhe te krisur.

  15. *_Realist_* says:

    Berisha vazhdon te tallet dhe me NE qe shkruajme per te,vazhdon sepse e di qe gjithe shqiptaret nuk kane mundesi te shohin familjen e tyre qe ta ushqejne,por do merren me Bishen dhe Ramen dhe me tradhetite e tyre,me vdekjet qe ai permend etj etj,sepse ATA ja njohin mire koken Shqiptareve,dhe aftesine qe ata kane per tu marre me gjerat e TYRE,e dine qe Shqiptaret leri pa buke dhe pa Poliputane mos i ler,furi neper burgje,merru LIRINE,se ata do tja hedhin fajin SISTEMIT POLITIK,leri pa shtepi prape do ta kerkojne te poliputana,pra ATA e dine shume mire me TRU-SHPELARJEN se si,dhe kur duhet bere,sepse ETERIT e tyre kane 70 Vjet qe e bejne kete gje,sepse e dine fare mire mire qe Shqiptaret jane pa Themel,e dine qe ne nje shtepi me 4 veta jane 4-5 ideale partish,e dine fare mire qe tashme Ai POPULL eshte coroditur komplet,si nje KAVIE,dhe prandaj ata do te VAZHDOJNE te TALLEN akoma dhe akoma,dhe perseri e perseri,sepse ata e dine se me cfare kane te bejne……………..!

  16. ToniTR says:

    Brilant si gjithmone Mero! Saliu ka shume arsye te kompleksohet nga percjellja qe intelektualet dhe te gjithe shiptaret i ben Klosit. Per fatin e tij te keq kryeministri i pa per se gjalli reagimet e shqiptareve ndaj vdekjes se tij kur truri i shkoj ne “Stand By” para disa muajsh.

  17. DHELPRA says:

    Hajde se po na del 1 Avni Rustem,po ky ka 1.000 bodigarda,spiuna,SHIK,Security,Fatos Skeja,Agron Kuliçi,makina te blindume,jelek anti-plumb…

    I ushqen qe ta mbrojn nga ndonje Avni Rustem.

    Mero e dim kush je,ska nevoj per fjale te teperta…

  18. remi says:

    LEGENET JANE DISA OBJEKTE SHTEPIAKE QE SHERBEJNE PER DY TRI GJERA,,,, PER TE LARE BYDHEN E KALAMANEVE, PER TE SIDOMOS TE BRENSHMET KUR TE SHKON BARK, OSE PER TE BERE ZHURME KUR BEHEN DJEMTE SYNET!!!! TI MERO LEGEN PER TE TRIA KETO SHERBIME JE???????? APO VETEM PER TE ZBUTE BREKET KUR TE SHKON BARK????

  19. Rajmonda says:

    Ne fakt Mero me kujtohet ajo thenia e Azem Hajdarit”se ne Shqiperi jane 1 milion te papune,1milion komuniste,dhe 1 milion hajdute”.Dhe po te nesermen ne gazeten “Zeri i Popullit” doli nje shkrim i Namik Dokles me titull”I pa pune nuk je,komuniste jo e jo,atehere ku ben pjese ti z.Hajdari?”.

  20. beso says:

    berisha eshte ujk i rregjur.Ben si psikopat,por llogarite i dalin gjithmone.Nuk kam qene ne’97,por ia doli te lere pushtetin dhe te ribehet faktor politik,ia doli te mbijetoje.Se kush e beri kete te mundur e kam nje ide,por berisha mbijetoi ama.Ai i mbijetoi Gerdecit;me kujtohet seanca kur Ruçi thoshte qe aty kishte vdekur baxhanaku dhe berisha ishte meit ne fytyre,me i vdekur sesa i gjalle.I mbijetoi edhe Gerdecit,biles e likujdoi brenda nje muaji.Ka te ngjare qe mot do lejoje rrotacionin e pushtetit,por do t’a lejoje,se po nuk deshi,fiton prape ai.Fiton prape,si gjithmone,pa votat reale;me ato virtuale.Tani kashta po mblidhet per presidentin;do bejme ndonja 6 muaj qyfyre dhe thashetheme presidenti,jo se duam ne,po se ashtu i shkon mbare saliut.Sot flet si i nekrofil,jo se i ka bere pershtypje vdekja e Klosit,pasi vdekja e tjetrit duket qe e gezon ne vetvete(nje me pak),por sepse çdo vdekjeje ai i gjen nje fajtor nga kundershtari,patjeter.z.Mero,dje kam derguar dy komente te gjata,ose ndoshta tre,por asnjeri nuk kaloi ne moder.Ju lutem,une shkruaj direkt,se nuk jam shume praktik me kompjuterin,dhe komenti i gjate me lodh,por te pakten me kaloni edhe mendimin tim,le ta kem gabim,te shkruar keq,shtrember apo me gabime ortografike.Ose n’a thoni ju sesi te shkruajme,sesi te mendojme,pavaresisht se kjo menyre n’a ben kureshtare apo jo?Suksese ne punen tuaj!

  21. kelmendasi says:

    Pergjigje Gj.Markut.
    Une nuk kam komentue cfare thone komentuesit por cfare thote artikulli.
    Ne se ti nuk e kupton shqipe asht problemi yt se gjicka kam thane asht paster dhe kuptueshem shqip.Ti thue se je nga kelmendi por gjate shkrimit perdor fjalet ;Krahina juej; gja qe del se mashtron.Perdor emrin e gjeneralit mirditor or ti se Gjin Mark kelmendi ska pase.
    Ne se shqip quen ata qe shajne tetan diten e sidomos Berishen atehere them ke te drejte se at shqipe nuk ma mesuen prindet e mi kurre dhe kurre nuk munde e mora ate edukate dhe jam i lumtun qe se di ate shqipe qe te pelqe ty.Qe kelmendi shet vajzat harroje se asht turp te thuash ashtu.
    Sa shqiptaret jane martue me grek,turq,arab,italian,gjerman dhe serb.Ke sa te duesh kosovare te martuem me serbe.Kelmendi asht zona qe ka numrin ma te vogel te prostitutave se te gjithe zonat tjera,jo vetem kelmendi por malsija e madhe.Ti si i pa ditun qe mund te jesh nuk e di se nuk asht tetan malsija kelmend.Fisheku ne paje qe se merr vesh cfare ishte malsija e madhe e ka pase.
    Ti mos u merr kush jam une por helli poshte me argumente ato qe kam thane ma lart.Ne se nuk mundesh ti hellesh posht me argumenta atehere or Gjin Marku rri e mos ban za se nuk e din as kush jam as ku jetoj asse me ke ke te bash.
    Nuk mund te jene te gjithe nje mendje or Gj.Marku.Thirri mendjes or ti Gj.Marku.Kthelloju..

    1. a says:

      Qe nuk di shqip kjo duket qarte por me behet qejfi se te paska djegur ajo puna e grave dhe vajzave qe shiten tek Serbi. Mesa duket qeka e vertete.

    2. gjergji says:

      O kalmendas ky artikull eshte botuar te gazeta shqiptare 2 jave me pare.
      A mos e ke gjo ket Marijen dhe me paret qe e keni shit paske ble nje lap tap ne po tregon veten sa i marre qe je te kjo gazete….
      Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobusëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë. – Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë. Marie N është nga malesia e Kelmendit dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
      Ju jeni shqiptare nga Maqedonia ?
      Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës bash nga Kelmendi
      Po çfarë doni ju në Manastir?
      Jam e martuar në veri të krahinës së Pellangonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
      Si je martuar në këtë zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës ?
      Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin ne si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
      Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
      Jam 26 vjeçe
      Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
      Kush të pyet, sekseri i Shkodrës i dha babait tim 3500 euro dhe më solli mua këtu pa e parë e pa e njohur më parë burrin plakush që po kaloj jetën.
      Si e kaloni jetën këtu?
      Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
      Vetëm pse burri juaj është i moshuar apo ju keqtrajtojnë?
      A e di familja juaj në Kelmend që ju vuani këtu?
      Më ka shitur vetë familja ime për 3500 euro sepse i kisha ngelur në shtëpi.
      A ju keqtrajtojnë?
      Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
      Ju po shkoni në Dukagjin?
      Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
      Si quhet djali juaj?
      Zoran
      A ka vajza të tjera nga Shqipëria të martuara në këto anë?
      Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellangonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në Shqipëri
      Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
      Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës,Kelmendi, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.
      A keni ju ndonjë mesazh?
      Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare.

  22. Ai Burri says:

    Duhet ti jepet patjeter ndonje cmim nderkombetar Meros!!!!!

  23. Robi says:

    E ke pershkruar ne menyre perfekte funksionin e objektit LEGEN!
    Dhe,e dime pse!
    Sepse ti,o remi,je pikerisht ai LEGEN,tek i cili dhjet e vjell’ padroni yt SRB-i dhe ti i gelltit keto pislleqe si te jene ushqim i jetes.Ne fakt , ky eshte ushqim i ‘denje’ per ty! Ptuuuu…qelbesire berishiane!!!
    P.S.
    Te nderuar moderatore te Temes.Do ju lutesha ta botoni pergjigjen time per kete LEGEN.,sepse ,as me pak e as me shume kam shkruar me gjuhen e tij.Dhe perderisa ,kete qelbesire nuk e keni censuruar,kete pres te beni dhe me mua.
    Ju pershendes!

  24. VLADIMIR MEZINI says:

    Je me se i sakte z.Baze po ky maloku e ben kopilin dhe ta hedh ne pre ka kohe qe ky ka lajthite i ka hum bleta nuk ka koshere qe e mban po ske cban do e durojme edhe per pak kohe.

  25. Afrim says:

    Nese e kuptoj drejt, dhenia e komenteve per tema te ndryshme eshte shume e mire. Secili person ka menyren e vet te shikimit dhe perceptimit te problemeve.
    Si cdo njeri kam edhe une pikepamjen time per problemet ne Shqiperi por lexoj edhe komentet e te tjereve per te kuptuar si mendojne njerezit dhe cfare me duket e vlefshme e marr dhe e vleresoj.
    AJO qe une ne asnje menyre nuk mund ta pranoj nga disa komentues eshte fyerja e nje krahine te tere me akuza dhe sharje te tipit shaj, perbalto dhe hidh sa me shume vrer se dicka ne fund do te ngele.
    Mesa kam kuptuar nga komentet e tyre fyese, shoh qe ne pergjithesi keta njerez nuk i njohin banoret dhe historine e kesaj krahine.

  26. Nadia Shabani says:

    I forte je o Mero, qofsh ti qe je se une Berishen nuk e duroj dot as dy minuta jo dy ore por ti je i detyruar ta degjosh se duhet te shkruash dhe te analizosh situaten politike.Kur degjon Berishen kur flet eshte tamam sic thote Mero “shikoni cfar nuk thote” eh kjo eshte me te vertete shume serioze se Saliu ashtu duket sikur nuk eshte ne rregull nga trute por kur vjedh zgjedhjet llogarite i dalin tamam, i beri llogarite mire dhe i dolen 81 vota me shume ne bashkine e Tiranes kurse tani ka kapur per briri demin (ODIHR) dhe po e terheq ne pazarin e tij, nuk ka votim elektronik dhe ne 2013 Berishen kete radhe do na i lene peshqesh prape te huajt.Eshte e tmerrshme se si ky njeri i ben planet e mbrapshta kunder demokracise se vendit, hiqet si engjell perpara te huajve dhe i “ben” per vete zoti e di se me cfare por ne jemi mesuar me korrupsion dhe keshtu qe ka shume mundesi qe edhe kete radhe ka fituar korrupsioni ne Shqiperi qe vete politikanet shqiptare kane rene pre e ketij korrupsioni te felliqur dhe nuk doli nje gazetar i zoti te gjeje prova te forta kunder “trojkes” qe po e shkaterrojne kete vend dhe te vihen perpara pergjegjessis se po ndihmojne Berishen prape te vjedhin zgjedhjet e 2013. Pesimizmi i madh na ka kapur dhe Saliu vete ishte pesimist dje i shkreti por atehere duhet te keni me shume kujdes se duhet te jete duke pregatitur dicka tjeter te keqe per te ardhmen e Shqiperise dhe kete radhe goditja do te jete fatale dhe keto ai nuk i thote, prandaj mire thote Mero “shikoni cfar nuk thote dot”.

  27. d.ademi says:

    shkurt muhabeti shpellari po dhjet gjak nga frika e takimit te Lalzit

  28. besniku says:

    Nadia Shabani, thote: ” … Pesimizmi i madh na ka kapur dhe Saliu vete ishte pesimist dje i shkreti, por atehere duhet te keni me shume kujdes se duhet te jete duke pregatitur dicka tjeter te keqe per te ardhmen e Shqiperise dhe kete radhe goditja do te jete fatale, …!”

    Ja, kete gje nuk e dine dhe nuk e mendojne dot njerezit e ndershem. Ai eshte duke pergatitur dicka tjeter te keqe per kete popull dhe per kete vend, dhe sigurisht goditja do te jete fatale.

    Por cfare eshte duke pergatitur Sali Berisha? Eshte e qarte! Te njejten gje qe beri me 1997. Ai, per te shpetuar nga drejtesia per krimet qe ka bere (vjedhjet e pasurise kombetare, vrasjet, mashtrimet, shitjen e trojeve te Shqiperise, etj.), deshiron qe te fuse popullin ne lufte, dhe kete radhe ne lufte civile. Por, kjo nuk mjafton. Atij i duhet posti i Presidentit. Perse? Sepse Presidenti eshte ai qe shpalle gjendjen e jashtzakonshme (Shtetrrethimin) ne Shqiperi, eshte ai qe dekreton amnistine per vrasjet, arrestimet, terrorin qe do te ushtrohet ne Shqiperi me gjendjen e jashtzakonshme. Sigurisht, ai do te vjedhe perseri zgjedhjet me 2013, dhe mbas kesaj, mendon ai, do te krijhohet e njejta situate si me vjedhjen e votave ne maj te vitit 2006. A do t’i dale ky plan? Nuk dihet! Tashme nuk i ka te gjitha gjerat ne duart e tij. Veshtire qe SHBA-ja te lejoje qe ai te vjedhe zgjedhjet e vitit 2013. SHBA, kete radhe kerkon rotacion te pushtetit, dhe kete gje tashme Saliu e ka kuptuar. Takimi Rama-Meta, nuk eshte aspak rezultat i politikave te pavarura te tyre, eshte prurje e politikes se SHBA. Po per zgjedhjet e 8 majit, per kryetarin e bashkise se Tiranes, perse u lejua qe Saliu te vjedhe votat? Pikerisht per rotacionin. Megjithjate te shikojme: I pabesi, ashtu sic ka lindur i pabese, mbetet i pabese!

  29. abati says:

    mero! po dalin parashikimet .te vetmen tmerr qe ka berisha eshte medja e lire perfaqesusit e saje vlerat qe ato perkrahin dhe mbrojne. ai nuk mund ta pranoje dot qe ata qe jane opozitaret e tije jane njerez civile dhe te respektuar te pakrahasushem me ate si integritet apo dhe si vizionare jane njerez qe pa to demokracia nuk ka kuptim. jane themeli i nje shoqerije te lire dhe demakratike medja eshte pushteti i vertete i qytetarit eshte ne sherbin te vendit ato qe nuk kontrollohe nga ai dhe kjo ate e con ne shkarje te forta psiqike ,terbim kafsherore .eshte beteja e humbur e perjeteshme e berishes eshte shpata e demokleut mbi te dhe pranfaj ai nuk ka per te lene rast pa sulmuar medjan dhe perfaqesusit e tije sa me shume i sulmon aq me shume shket ne prroin psiqik . prandaj medja eshte arma me e fuqishme sot per ne me e forte se sa opzita . sa me shume te forcohet dhe e lire te jet medja aq me e shkurter eshte jeta e diktatoreve .

  30. dantes says:

    pse po rrrenohet si njeri saliu? ate qe shohim cdo dite tek kryeministri eshte ashpersia e sulmeve ndaj opozites dhe ndaj perfaqesusve te shtypit te pavarur dhe nje servilizem per cdo gje qe thone te huajt por pa respektuar asgje nga ato .ai nuk ka car ru jape vendit sepse ai ja ka marre ate me te gjitha menyrat dhe format . ai nuk i ka me nen kontroll grupin e vet pra pushteti i tije po merr fund nje fund politik i tije eshte ajo qe ai nuk e beson .nuk nderton se nuk ka si ta beje ai vetem shkatrron . nuk e zgjedh dot presidentin vete sic ka then dhe kjo do beje qe te mos i mbaje ne rrjesht te tijet opozita kerkon dialog dhe ai nuk ka se si ta pranoje sepse ka thene se opozita vetem bllokon. te gjitha keto cojne ne ate qe ai nuk po realizon dotqe pd ta dhuroje lulit. nuk ka te sigurte te ardhmen e familjes se tije po iku nga pushteti se pd sherrmoqet njeheresh . te vetmen gje qe do t beje saliu eshte qe te prishe reformen te sulmoje aleancen me lsi dhe te kercenoje per zgjedhje re parakohshme .ne ditet qe do te vijne do te shohim nje degradim akoma me te madh te tije ekonomija po shket ne shpejtesi drejte falimentit dhe renja politikisht e tije do te frenoje rrenimin e vendit por kostoja duhet te jete e madhe ne duhet te dijme se nje kafshe e plagosur eshte shume e rrezikshme dhe ai do ler nje arke finance bosh nje amulli sociale te madhe me pasoja sociale te dukshme per te bere qe shqipetaret te largohen .prandaj largimi i tije eshte imedjat dhe oketa ben gabimin e pare te madh qe thote nuk bashkon votat per rrezimin e qeverise .oketa duhet te kerkoje te pakten kompozim te qeverise pa saliun

  31. Anonimi says:

    Them se te gjithe ata qe jane ne parlamentjane familjare,pjesa dermuese them se mund te kene nga dy e me shume femije. jam kurioz te di se mbi ke strukture e mbi ke moral i ndertojne bisedat at e bir,bije e at, bure e grua, e femijet me njeri tjetrin? A thua si familje, qe te gjitha jane kaq te zsza, me kaq ligesi, kaq ordinere, e me e pakta kaq vampire ne hajduterite e tyre. Si mund te jete ndryshe kur nuk shohim nje deputet a grup deputetesh te dorezojne mandatin per gjthe keto te zeza qe po i behen keti populli, ashtu sikurse shpesh i thone edhe vet? Po nese keta deputete ne momentin qe e dredhin kafshonje, e shoh shume te frikeshme nese dhe familjet e tyre jane cerdhe gjarperinjsh. Kush me ndihmon ta shoh pak me ndryshe kete pune.

    1. anticensurë says:

      hiç mos e shih ndryshe o anonim!
      ata deputetë po sakrifikohen për këtë popull!ne duhet tua dimë për nder!ata nuk mund të lënë rrogat dhe privilegjet të shkojnë kot!është një shpërdorim i madh!ata cicërijnë për të na zgjuar ne çdo mëngjez që të shkojmë të punojmë!ata bëjnë llogaritë e vjedhjeve,ndryshe kush do ti bënte?parandaj fli i qetë o anonim ata punojnë për ne!dhe për grekun e sëbin,gjithashtu!i kemi të gjithansëm deputetët ne!?!hiç mos e vrit ti,e vrasin ata!

  32. ALBAN DEGA says:

    NJE SHANS HISTORIK

    – Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga lidershipi, ceshtja e demokracise nuk
    mund te fitoje, Shqiperia nuk mund te behet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Marreveshja Rama- Meta, nese ekziston, eshte nje shans historik per te spastruar skenen politike nga fosilet e dinosaureve ish- komuniste. Ajo do te sillte ne krye te politikes shqiptare nje brez te ri te painfektuar nga virusi komunist. Edhe me teper: ndersa Edi Rama ishte disidenti, per aq sa mund te mbijetonte ne ate diktature disidenca, Ilir Meta ishte pjestar aktiv e lider i levizjes studentore kunder katrahures komuniste.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund politikes se konfliktit si mjet per uzurpimin e te gjitha pushteteve ne baze te parimit despotik bolshevik ” Te gjitha pushtetet sovjeteve”.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te pastruar vendimarrjen politike shqiptare nga dy lidere qe kane sunduar duke percare dhe qe percajne edhe sot per te sunduar “per aq kohe sa do te na jape ai lart”, pra perjetesisht njesoj si babai i tyre shpirteror e ideologjik, Enver Hoxha apo “Baba Stalini”.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te nxjerre ne pension historik dy lidere qe kane ricikluar dhe orvaten te riciklojne njeri tjetrin ne nje xhiron pafund marreveshjesh e pazaresh okulte tipike per Mafian.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per fitoren e kauzes se demokracise ne Shqiperi, qe per njezet vjet askush nuk e ka minuar si Berisha dhe Nano, duke e lene vendin dhe popullin me proamerikan e me pro-perendimor ne Bote, popullin qe permbysi komunizmin me kushtrimin ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”… ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike” po aq ne mos edhe me larg se me 22 mars 1992.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund mamutho- korrupsionit Berisha- Nano qe fillon nga vjedhja e votave e perfundon ne qindra miliona dollare mund e djerse, pasuri e gjak te taksapaguesve shqiptare, te bere rrush e kumbulla nga Arsidi e deri tek buzuqet e Asfalise greke, nga pazarlleqet atdheshitese me Athinen e Beogradin … e deri tek Autostrada e Mega- Hajnise kombetare.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik qe do ta lironte historine e politikes shqiptare nga dy injorante jo vetem te politikes por edhe te ekonomise shqiptare ku njeri mesonte Reganomics duke urdheruar zboristet e mjekesise shqiptare per te qelluar silueten e Reganit, ndersa tjetri doktoronte per shkenca ekonomike duke fshikulluar “kater modernizimet” e Ten Hsiao Pinit qe e kthyen Kinen ne nje superfuqi boterore…
    Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik qe qe do te hiqte nga kreu i politikes shqiptare dy kokat e “Derrit Mac” Berisha- Nano, qe i ka mbetur ne dore Shqiperise ne menyre jo demokratike, por me vota te manipuluara, te vjedhura fshehurazi e haptazi, e gjithnje te kontestuara pervec atyre te 22 marsit 1992, kur nuk fitoi Sali Berisha, por shpirti demokratik e properendimor i shqiptareve ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa” ndersa ai po e con drejt stepave bjelloruse e putiniste.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ta integruar Shqiperine dhe shqiptaret ne vendin e tyre natyror e krejt te natyrshem, ne Bashkimin Evropian, duke lene mbrapa historise emrat e bemat e tyre qe kaq shume e vonuan kete proces sa natyror edhe te merituar per Shqiperine ne zemer te Evropes.
    Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga kreu i kesaj skene politike, nga lidershipi i saj, sic e deshmojne nje det faktesh e deshmish pa fund te ketyre 20 vjeteve te fundit , shteti shqiptar nuk mund te behet , ceshtja e demokracise nuk mund te triumfoje.
    Aresyeja eshte fare e thjeshte: nuk mund te triumfoje kauza e demokracise me nje mentalitet tipik komunist.
    Shqiptaret jane tejngopur me rrenat, me mashtrimet, me pallavrat komuniste dhe neo- komuniste edhe te Berishes dhe te Nanos…
    Ka vdekur pergjithmone koha kur “shqiptaret hane edhe bar… “, ndersa dinosauret e politikes shqiptare hane pasurine e begatine, mundin e djersen e shqiptareve, te sotmen e ardhmerine e tyre.
    Ndaj marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund historise 20 vjecare te shanseve te humbura per shkak te politikes se gabuar e krejt te deshtuar Berisha – Nano.
    Askush nuk duhet te kete brejtje ndergjegje per gjoja besen e prere, per shkeljen e “word of honor” apo marreveshjen e xhentelmeneve me ata qe me mijera here e kane deshmuar ne sy te shqiptareve e te nderkombetareve, se nuk kane bese e aq me pak jane xhentelmene.
    Nuk ka bese me te pabesin, thote sovrani.
    Aq me pak ka bese e ” word of honor” ne politike. Nese behet fjale per bese ajo ekziston vetem me popullin e kombin tend.
    E ne kete pikepamje nje marreveshje Rama- Meta eshte shume me e natyrshme se pazari Berisha -Meta… A nuk i perkasin si Rama edhe Meta te njejtit krah politik, te njejtes shtrese sociale, se majtes.
    Si e tille nje marrveshje Rama – Meta eshte nje shans per te ndrequr edhe nje anomali politike e sociale ku e djathta e Berisha sundon me vota te vjedhura e trafikuara e po orvatet te akaparoje te gjitha pushtetet edhe me votat e se majtes e te Ilir Metes!
    A nuk deshmon per kete edhe gjendja kaotike e fqinjit tone jugor Greqise me nje histori mijeravjecare demokracie, ku lindi vete kjo fjale magjike! Aq me teper qe po vazhdoi ky kaos duhet te pergatitemi qe te presim edhe refugjate greke !
    Marreveshja Rama- Meta, nese ekziston, eshte nje shans historik per nje politike ndryshe, per nje politike te popullit, me popullin e per popullin, qe eshte shpirti i demokracise!
    Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik per nje faqe te re ne historine e politikes, te shtetit dhe te demokracise shqiptare!

    1. anticensurë says:

      o alban
      është e vështirë që të lexosh artikujt e tu shummë të gjatë(logorik),por sot pothuajse e mbarova o alban!
      ky shkrim tëndi,logorrik,mu shfaq si zbërthimi i shprehjes”gjuhën e dredh si të duash se ska kocka”!në këtë shkrim duket sikur ti po i bën hyzmet koalicionit të ri!
      shprehjen”Marreveshja Rama- Meta, nese ekziston, eshte nje shans historik” e ke përsëritur nja 20 herë mua më duket sikur je këthyer në një bojaxhi të freskët që nuk ja ka idenë e furçës!i bije lartë e poshtë pa ditur se kur do të përfundojë!
      ti thua:”Shqiptaret jane tejngopur me rrenat, me mashtrimet,”!
      mos vallë kjo pallavër që ti po na servir është pika që derdh gotën???
      ” Ajo do te sillte ne krye te politikes shqiptare nje brez te ri te painfektuar nga virusi komunist.”mor njeri je esëll apo ke këthyer shumë gota?mor njeri çfar steriliteti na servir në këtë spital ku ilir meta na qënka doktori shërues?mor ti,çfar na servir për “politikanë të rinj të pa infektuar kur rama po shkatërron gjithçka që mund të ishte e drejtë në zëmrën e popullit shqiptar?
      mor njeri miop si ka mundësi që takimin e ndyrë rama meta ta paraqesësh si”nje shans historik”?
      mor ti paske luajtur nga mënt më duket kur tërë këtë e bazon në një “fakt” të ndyrë”E ne kete pikepamje nje marreveshje Rama- Meta eshte shume me e natyrshme se pazari Berisha -Meta… A nuk i perkasin si Rama edhe Meta te njejtit krah politik, te njejtes shtrese sociale, se majtes.”!
      me këtë llogjikë ti jo vetëm je për në çmendinë por dhe me këmishë force të detyruar!

      1. beso says:

        anticensure,mos u nxeh se keshtu e kane ahengjet.Me shume se ata qe martohen,gezohen dhe ferkojne duart sazet.Nga historik ky takimi midis dy shokeve qe i ndau karrikja e kryeministrit,neser do quhet biblik,se do kercasin kembet me shume se daullet,po prape sherri i karrikes nuk besoj te zgjidhet,ose dy kembet e para do i marri Rama dhe dy kembet e pasme do i marri Meta.Si gjithmone,nga sherri i dy zhapikeve do digjet shtepia;eshte nje perralle afrikane,qe e ilustron shume bukur sesi sherrin e dy budalleve e fiton budalli i trete,dmth saliu.Sinqerisht paskam besuar kot qe mund te ekzistonte ndonje idealist akoma ne levizjet politike,por jo ,paska vetem pazarxhinj.

      2. gimi ny says:

        per anticensurën
        jam 100% dakort me ato qe thua vecse duhet te tregosh nje gjuhe me te pershtateshme me kete A Degen.
        ne te kaluaren ky ka mbajtur nje qendrim te ekuilibruar por me dy tre artikuj e fundit paska shkuar dhe ky per lesh.
        Takimi rama-meta per mendimin tim eshte kapitullimi pa kushte i rames
        para nje qeveria mafjoze dhe tradhetia e tij “de fakto” per 21 janarin.

        1. anticensurë says:

          gimo,për moderimin e gjuhës,nuk ke fare të drejtë!
          albanin e kam lexuar shpesh në fillim!ka qënë shumë i saktë!me kalimin e kohës është shëndruar në përsëritës dhe logorik!sot është këthyer në bythëlëpirës!sipas parashikimeve të tij ai mendon se “i tash rama ka bo lëvizjen e shekullit” dhe se ai duhet ti ngjitet fituesit!
          gjëja tjetër që unë nuk e kam zakon të pranoj është “e ngrëna njëherë në vit”,ose të rroj me atë që kam pas ngrënë në të shkuarën!njeriu mer frymë,pi ujë dhe ha,cdo sekondë,cdo orë dhe çdo ditë!punëdhënsi kërkon nga puntori që të punojë çdo ditë dhe nuk mjaftohet me atë që ka punuar në të shkuarën!kurse për politikën veprohet ndryshe!sidomos në shoqëritëe pacivilizuara!konkretisht te ne politikani vlersohet për atë që ka bërë në të shkuarën,bile të largët,dhe jo për të sotmen!kjo ka sjellë që në politikën shqiptare të kemi dinosaur që dikurë kanë qënë politikanë të suksesshëm kurse sot janë politikanë të korruptuar dhe diktatorë!mentaliteti i të rrojturit o të bërit politikë nën ombrellën e meritave të së shkuarës nuk i lë vënd rotacionit,nuk i lë vënd ripërtëritjes si të partive ashtu dhe shtetit!kjo bëri që enveri të drejtonte për 50 sepse kishte luftuar,që saliu na “rrëzoi komunizmin”,që nano “na rrëzoi saliun”që rama na bojatisi dhe na i bëri tiranën si kishte qënë më parë!
          kështu dhe për alban degën!ishte dikush më parë merte përgjigjet si më parë,sot është kështu i merr përgjigjet kështu!
          kot si thonë “sipas kaptinës dhe ksulën”!

  33. Aleksandër Matrënga says:

    “Lidhet në fakt, pasi sot ka realisht 1 milionë të papunë, por ka vetëm një hajdut, dhe ai është Berisha.”
    shumë e bukur ,kjo është gjetja e radhës nga Mero Baze .Aferim z.Mero.

  34. Lega meta - rama says:

    Lidhja Meta-Rama do te rezultoje me e hidhur per popullin shqiptar se sa vete Berisha. E keqja ska fund.

  35. Sic thote nje shkrimtar i madh francez ne nje nga romanet e tij: “Perballe te keqes se madhe duhet te pranojme te keqen me te vogel, edhe pse ne te dy rastet quhet e keqe”. (Shqiperimi aktual dhe mese i qarte: –Perballe bishes Berisha dhe klysheve te tij, duhet te pranojme macet e vogla, edhe pse ne te dy rastet quhen kafshe–…
    Gjithashtu filozofi dhe politologu i madh skocez Sir.Clif O. McKenzy (1905-1981) “Qytetrimin dhe Demokracine e bejne qytetaret dhe jo Provincialet, te cilet duan disa breza te pershtaten me qytetin, qytetrimin dhe demokracine”… (kush e kupton e kupton, vetem malokeria nuk e kupton… APO JO)

  36. Jo “malokeri”si e vleresoni ju zoti “petagog i shkencave politike”,se sot ajo,”malokeria”po jo ajo qe doni te shpehni ju,te jep uje ne bisht te luges.A jeton me kohen apo jo!? Mos bej kesi pergjithesimesh dhe gjej fjalen e duhur per te share apo kritikuar, kedo qofte,jo “malokeria”.Shih fjalorin per kete fjale cperfaqeson.
    Sa per ate; qe te zgjedhim te keqen me te vogel, jam me JU.
    Zoti Mero, te lumte pena sa trajtoni ne shkrimet tuaja sa objektin qe keni paresor.
    Guri Naimit D.

  37. Jo “malokeri”si e vleresoni ju zoti “petagog i shkencave politike”,se sot ajo,”malokeria”po jo ajo qe doni te shpehni ju,te jep uje ne bisht te luges.A jeton me kohen apo jo!? Mos bej kesi pergjithesimesh dhe gjej fjalen e duhur per te share apo kritikuar, kedo qofte,jo “malokeria”.Shih fjalorin per kete fjale cperfaqeson.
    Sa per ate; qe te zgjedhim te keqen me te vogel, jam me JU.
    Zoti Mero, te lumte pena, sa trajtoni ne shkrimet tuaja sa objektin qe keni paresor.
    Guri Naimit D.

    Ku e keni qe thoni e keni shkruar nje here?!mereni ju lutem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje