Shembja e bipolarizmit nga ekstremizmi

7 Maj 2012, 22:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Zgjedhjet në Greqi duket se kanë lënë pa qeveri shoqërinë greke, por dhe pa perspektivë bipolarizmin e dy partive të mëdha. Miliona grekë, të bindur se përgjegjës për dështimin janë dy partitë kryesore që kanë qeverisur 20 vitet e fundit Greqinë, gjetën ngushëllim në parti ekstremiste, që nga ato me karakter nazist, deri tek fraksione staliniste dhe komuniste të së majtës greke, që zgjati kokën pas ferrave të krizës së fundit.

Por leksioni më i hidhur që dhanë zgjedhjet greke ishte se në moment krizash politika e ka për detyrë të ngjallë shpresë me qëndrime morale dhe tërësisht të besueshme. Manovrat e stërzgjatura politike të PASOK-ut dhe Demokracisë së Re, ndërrimi i kuajve për të shmangur përgjegjësinë për mënyrën se si kanë qeverisur Greqinë, ndërrimi i etërve me bijtë, mungesa e një alternative të qartë shpresëdhënëse dhe baltosja thuajse njësoj e të dy palëve, bënë që ata t’i drejtohen ekstremeve të majta dhe të djathta, duke lënë pa perspektivë Greqinë, ashtu siç e la në të vërtetë politika.

Në të vërtetë ajo që ndodhi në Greqi, ndodhi pak a shumë dhe në Serbi, përveç faktit se aty dy partitë e mbrapshta, ajo nacionaliste dhe ish- socialistët e Milosheviçit, janë më të qartë dhe më të “moralshëm” në ruajtjen e identitetit të tyre kriminal.

Në Shqipëri, ku humbja e moralit në politikë është bërë identitet i vetëm i politikës, ekzistojnë rrethana të ngjashme si tek fqinjët tanë. Koalicioni në pushtet është bërë simbol i mungesës së moralit, jo vetëm me skandalet e tij financiare, politike, korruptive, dhe kushtetuese, por dhe me përpjekjen për të rifutur në lojë dhe për të ripërdorur karta të vjetra të politikës shqiptare. I ndërgjegjshëm për këtë status, Berisha po përpiqet po ashtu të bëjë pis dhe opozitën, ta përfshijë dhe atë në valën e marifeteve të tij, duke e bërë pis për tu dukur njësoj para shqiptarëve. Në skenë po shfaqen dita- ditës mashtrues ordinarë të kohës së Fatos Nanos, burgaxhinj, që bëjnë sikur janë sekserë mes opozitës dhe pushtetit me qëllim që pushteti të mos rrëzohet nga shqiptarët, por të rrotullohet rreth tyre e prej tyre. E gjithë kjo krijon një aversion tek shqiptarët e thjeshtë, që kur thotë Nano do bëhem president, u kujtohet Nari, kur thotë Meta do fus Shqipërinë në BE, u kujtohet kaseta, kur thotë Berisha që Serbia është barbare, u kujtohet Fazlliçi dhe miliardat që Berisha u jep serbëve, kur thotë Rama që do shkoj tek Fevziu, u kujtohet batuta e famshme “të fala Sandrit”.

Në kushte të tilla depresive për shoqëritë, kur gjithë palët bëjnë pis njëra- tjetrën dhe askush nuk përpiqet të qëndrojë në këmbë me një kartë morale, nuk është çudi që forca të reja, gjysmë të besueshme si nacionaliste dhe ekstremiste, por me një retorikë të ashpër kundër kësaj situate, të fitojnë terren dhe ne të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, duke tronditur rëndë bipolarizmin, i cili u ndërtua për të zhdukur të tretët.

Ajo që ndodhi në Greqi për shembull është diçka që ka ndryshuar në thelb dhe sistemin elektoral. Ligji elektoral grek ka siguruar stabilitet qeverisës, pasi partisë së parë i jepte një prim që shkonte në 50 plus 1 mandat, me qëllim që të qeveriste, por kishte si kusht që dyshemeja e fituesit të ishte së paku 30 për qind. Zgjedhjet e fundit e rrëzuan ligjin, pasi partia e parë është 18 për qind dhe Greqia është krejt e papërgatitur për këtë. Siguria e tepruar se sistemi elektoral shqiptar do mbrojë bipolarizmin dhe s’do lejojë të tretët të dalin në skenë, mund të përmbyset nga retorika nacionaliste, biles ndonjë herë dhe nga teza që shumë vetë kanë dëshirë t’i besojnë, edhe pse ato nuk bëhen, siç kanë dëshirë grekët të besojnë se ca komunistë idiotë dhe ca fashistë të sëmurë do shpëtojnë Greqinë. Por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se partitë nacionaliste apo komuniste kanë lindur nga situata të tilla të ngjashme dhe kanë marrë mbështetje popullore pasi njerëzit kanë humbur shpresat nga regjime që degradojnë moralisht dhe nga mungesa e shpresës për t’i përmbysur ata me fuqinë progresive të shoqërisë. Është fat i madh që këtu ka pak ekstremistë apo nacionalistë që mund të bëhen rrufepritës për shpresë-humburit e demokracisë, por as në Greqi apo Serbi ata që po fitojnë nuk shkëlqejnë aq shumë si shpresë. Ata thjesht janë të qartë, kurse ata që sundojnë nxijnë. Ekstremizmi nuk sjell shpresë, por kur njeriu është i zemëruar duhet të hedhë një gur diku.

 

45 komente në “Shembja e bipolarizmit nga ekstremizmi”

  1. Socius says:

    Mero! Syriza, koalicioni i grupeve radikale te majta, antikapitaliste, nuk eshte cerdhe te semuresh mendore, por nje nga grupet me serioze politike ne historine e Greqise e me gjere. Nese kapitalizmi po deshton, njelloj si partite qe e perkrahin paturpesisht deri ne varferim, fajin s’e kane “ekstremistet”, por vete sistemi. Dhe te lutem mos bej krahasime foshnjore midis neonazisteve kokerruar qe rrahin emigrantet rrugeve dhe te majtes radikale qe ka hegjemoni ne sektoret me perparimtare te shoqerise, ne qytetet e medha, ne universitete (te studente e pedagoge) dhe qe fajin nuk e gjen te koka e turkut te fakirit emigrant e as te retorika shoviniste, por te ndryshimi rrenjesor dhe emancipues i sistemit ekonomik, jashteqitje e te cilit jane si “te moderuarit e korruptuar”, ashtu edhe te semuret kokerruar, per te mos harruar ketu ne bahcen tone sulltan Saliun.

    1. raimondi says:

      Ashtu eshte Komunistet greke jane shume paqesore,dhe shume moderne
      Eshte gje shume e mire qe Syriza fitoi 50 vende ne parlament, se e lexova sot ne New York Times

      Partia komuniste greke ka qene gjithmone per respektim te emigranteve, per respektim te identietit etnik te emigranteve dhe per maredhenie te fqinjesise se mire me Shqiperine
      Ata biles nxoren edhe nje kenge qe i mburte shqiptaret

      Komunistet greke jane njerez te drejte dhe nuk mund te krahasohen me ata naziiskinet qe jane nje parti kriminale, apo edhe me politkanet e tjere greke qe jane njerez te ligj dhe antishqiptare

      Ata jane formacioni politk me progresist ne Greqi dhe me te vertete ata udhehiqen nga njerez intelelektuale, profesore, juriste etj

      Komunsitet greke kane deklaruar haptas duke publikuar edhe nje deklarate per shtyp
      \ne lidhje me faktin qe Camet kane luftuar kunder nazizmit dhe qe Zerva ishte nje pro nazist

      _-Po ashtu intelektualet komuniste greke kane hedhur ne diskutim here pas here ceshtjen came si e drejte dhe qe duhet zgjidhur me rikthimin e cameve ne trojet e tyre

      Une kam takuar ketu ne USA nje komunist grek

      …Ai erdhi te punonte ne kompanine ku punoj une , dhe nje megjez teksa veja ne pune , tek dera nje burre i moshaur me pyeti : Shqiptar jeni ?
      Po , i thashe . Ai u prezantua dhe direkt me tha : Une kam qene partizan dhe komunist i partise komuniste greke ….Une u habita dhe i thashe :..Me behet qejfi .

      Pastaj ai vazhdoi :…..Kam luftuar me partizanet greke ne malin e Gramozit ….
      Une u preka dhe i thashe : ..Po aty ka luftuar edhe gjyshi im me partizanet….
      Atehere ai me perqafoi, edhe une e perqafova….

      Pastaj me tha : Mos i thuaj njeriu ketu qe une kam qene komunist –Jo i thashe, mos kij merak

      Punoi aty tek ne nja 1 muaj dhe une e ndihmoja me sa kisha mundesi , se ai ishte moshe e madhe dhe merrej vetem me lajmerimet, por kishte veshtiresi tek gjuha angleze se sapo kishte arhdur nga Greqia —
      Por une e konsideroja si njeirun tim , dhe sa vinte ne zyrat cohesha menjehere
      per ta ndihmuar .Nuk e lija te vihej ne pozite te veshtire

      …..Nje dite ishte veshur me kostum dhe erdhi e me tha : Erdha te te takoj se sot do iki ne Brazil, dhe nuk vij me ketu …
      U takuam si miq te vjeter ,E urova ti veje puna dhe jeta mbare ,–I thashe : Kujdes veten, dhe u ndame…..

      Absolutisht nese do kete komuniste ne qeverine greke , maredheniet tona me Greqine
      do jene shume te ira dhe emigrantet tane do jene ne kushte me te mira , te gjithe

      Komunistet greke jane njerez shume te mire dhe jane e vetmja force politke qe kerkon me sinqeritet te kete maredhenje te fqinjesise se mire me ne

      E pashe ne New York Times perfaqsuesin e Partise Syriza , dukej q e ishte njeri i mire dhe tip intelektuali .Jo si keta te tjeret te fryre si me pec

      1. komunisti i dhjer says:

        raimondi

        Persh. shoku raimond me thene te drejtene na preku thelle ku shkrim i yti sot.Na rrenqethe leshin mor djalm me keto lavde qe ju bene komunistve greke.Aq me teper kur na qenke nga nje familje me tradita te mirfillta komuniste.Problemi qendron me sa kam verejt se bindjet tuaja politike qendrojn jo me shume se 5 min. Here je komunist pak me vone na del nje nacionalist e here internacionalist.Me nje fjale as vet nuk e din se ca je -Pakurrizor qe nuk e ke shokun.

        1. raimondi says:

          Ik ore rrembythje , ku merni vesh ju qe shkruani ketu c’eshte komunizmi , socializmi apo kapitalizmi –

          Ju jeni mbushesa topi , keni IQ me te ulet se prapancia e gomarit te Nastradinit

      2. plaku says:

        raimondi,
        Pse je kaq gomar more derezi. Nuk e ke kuptuar akoma se komunizmit i ka kaluar koha. Komunizmi eshte nje ender e bukur por socjalizmi real ishte nje katastrofe e vertete. Kush i le komunistet qe te qeverisin ne Greqi more i mjere. Mos valle ne Greqi duhet filluar nga e para me shtetezimin e te gjithe pasurive, futjen ne burgje te njerezve te pasur, krijimin e kooperativave bujqesore, vendosjen e diktatures se proletarjatit, ekonomine e centralizuar, cdukjen e pluralizmit politik dhe vendosjen e shtetit nje patriak, krijimin e sigurimit te shtetit etj. Treni i komunizmit ka hikur dhe nuk kthehet me, ai i takonte shekullit te kaluar more teoricjen dhe genjeshtar. Ai partizani grek sipas llogarive del te ishte mbi 85 vjec more koqe. Ushtria partiizane greke u shkri ne vitin 1945. Le ta zame se partizani yt ishte 18 vjec atehere. Pra 2012 minus 1945 = 67 plus 18 del 85 vjec. Pra ai punonte me ty kur ishte 85 vjec more genjeshtar injorant. Sipas shkrimit tend del se ti punon ne zyre. Ti punon gjithe diten para kompjuterit more genjeshtar.

        1. leonardi antwerpen says:

          hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

        2. raimondi says:

          O Plaku , o hajvan !

          Ai partizani grek ishte me termend moshe e madhe , dhe aty erdhi e punoi vetem per 1 muaj , se sic thashe pastaj iku ne Brazil

          Dhe nuk bente ndonje pune krahu, por bente lajmerimet neper zyra

          – O dell , po nuk kam ndonje arsye te genjej , se une i urrej greket , por komunistet greke jane shume njerez te mire ,progresiste, dhe paqesore .

          O Plaku je shume lopcar ne cdo gje qe thua –Je bajat fare,
          Duket qe ke karakter spiuni….

        3. qeparo says:

          me beso se te gjitha behen, edhe kooperativat, edhe kolektivizimi, edhe abolimi i prones private sepse ekuilibri i sotem qe mban klasen e pasur e cila jeteon ne teprice dhe klasen puntore qe kalon jeten ne vuajtje e ne sherbim nuk eshte i pathyeshem

        4. gjergji usa says:

          per plakun
          Kam ndjekur komentet e tuaja dhe shpesh here je i sakte dhe i sinqerte dhe ja vlen ti lexosh.Por menyra se si komunikon me kete “rajmondin” le shume per te deshiruar.Per t’ju bindur po ju spjegohem me poshte”
          1-Te flasesh sot me terma si komunizem,socializem ,kapitalizem etj eshte jo llogjike se praktikisht keto sisteme jane te vjeteruara dhe eshte turp te diskutosh akoma per to.Shoqeria njerzore sot eshte para sfidave te reja
          psh amerika”kapitaliste” merr borxhe marramendese nga kina “komuniste” Pra eshte “non sens” te vazhdohet me keto terma.
          2-Persa i perket te majtes greke kam qene ne greqi ne 1992-1994 dhe pastaj erdha ne amerike dhe mund te them me plot gojen se KKE ne ate kohe ishte e vetmja force politike ne greqi dhe ne europe qe luftonte kunder diskriminimit te shqiptrve.Nuk me lidh asnje gje me komunizmin apo socializmin por faktet jane fakte.
          3-Sipas “kujtimeve” ne komentet tuaja del se keni qene nje kuader qe ja ke pare lezetin PPSH per 40 vjet dhe tani po gezon pensionin diku nga alpet e europes dhe ta hash gezur por kujdes me ate “egersine” tuaj kunder socializmit shqiptar ..leri rradhen ndonje te burgosuri ne burgjet e spacit
          dhe te qafe barit dhe mos u bej si puna e mehmet qenelezit qe po na del
          disident qe dhe kohet e fundit po na del qe dhe kiqo mustaqi paska qene disident ja kishte bere 8 me 2 ramiz alise.
          4- Kij respekt per nickun “plaku” dhe duhet te rrezatosh miresi dhe pjekuri
          jo te shfrytezosh thenin “plakut pordhet mos ja ndegjo”..TUNG!

          1. Ben Chicago says:

            o gjergj usa
            plaku mbase ja fut kot se mosha ben te veten por ky rai mondi eshte me idiot se plaku

            1. Ben Chicago says:

              Padyshim qe do jesh ndonje komunist me prejardhje greke qe perdor nicku-n e tjetrit,ska problem mund te vazhdosh,por une dy gjera urrej me shume;Komunizmin dhe Greko-serbet si puna jote.

          2. plaku says:

            gjergji usa,
            Kisha keto gjera :
            – Faleminderit per shkrimin civil.
            – Kam mendimin se, komunizmi si teori ishte nje gje shume e mire. Me mijra veta qe, besuan me te drejte ne kete teori u vrane e u prene. Ti e di se, ne bazen e teorive te komunizmit u stabîlizua ne bote edhe socjalizmi real i cili, fatkeqesisht tregoi se, ishte nje dikature e ndyre dhe qe nuk kishte te bente fare me ato qe mesonte Marksi. Fakti qe, socjalizmi real me te drejte u shduk nga Europa tregon se, ai nuk mund ti qendronte kohes.
            – Jam plotesisht dakord qe, kapitalizmi ka shume te meta. Kam mendimin se, nga sistemet qe njef dhe ka provuar njerezimi, kapitalizmi eshte e keqja me e vogel. Une shpresoj qe, ndoshta shume vone njerezimi do jete ne gjendje te gjej ndonje alternative te re per kapitalizmin.Por sic e thashe kjo do kohe.
            – Sa per dijeni babai im u dergua nga Partia komuniste shqiptare qe si cam te ndihmonte levizjne komuniste partizane te EAMIT ne Greqi, dhe bile ka qene edhe komisari i bataljonit cameria. Me vjen keq por, mendoj se ke lexuar faktin se, levizja komuniste partizane ne Greqi u tradhetua nga Stalini i cili me Churchillin ne Jalte ra dakord qe, Bullgaria dhe Rumania pas luftes te ishin nen influencen e Bashkimit Sovjetik dhe Greqia nen influencen perendimore.Pra Stalini, ky horr, shkeli ne gjakun e partizaneve komuniste greke te cilet vdisnin me emrin e tij ne goje.
            Me vjen keq por komunizmi dhe sidomos socjalizmi real nuk kane te ardhme ne Europe.
            – Ti thua se, une kam perfituar nga diktatura. Ke plotesisht te drejte. Mu dha shkolla e larte se, babai ka qene komunist i bindur.
            Gjermanet thone : “Wissen ist Macht”. Te dish do te thote te kesh pushtet. Une kisha nje diplome dhe kater gjuhe te huaja te mesuara vete dhe te marra me provim nga UShT. Pra kisha besimin politik dhe dituri. Diktatura kishte nevoje per to, une u tregova pragmatik se, kisha familje dhe desha te jetoja mire dhe kam shoqeruar turiste, kam punuar ne tregetine e jashtem dhe kam dale shpesh jashte shtetit. Kryesorja per mua eshte se, e kam ndergjegjen e qete se, nuk kam mare ne qafe njeri dhe te jesh i sigurte se naten me ze gjumi.
            Nuk kam pretenduar kurre se, kam qene disident.Kam takuar disa here shefat e regjimit dhe kur i degjoja te flisnin i thosha vehtes se pse jane kaq derra injorante.Byroja politike e partise, ja pa qellim, u mbush me mjelse lopesh, saldatora, shofere, karrocjere, pak intelektuale te zot kishte Shqiperia? Une nuk kam qene dhe nuk jam hero, une dua dhe kam dashur qe une dhe familja ime te jetojne mire dhe jo duke bere poshtersira por vetem me pune dhe shkollim te panderprere. E kam urryer dhe urej fjalen militant.
            -Persa i perket te persekutuarve politike te regjimit kuptohet se, perkulem me shume respekt para trimerise dhe vuajtjeve te tyre.
            Te jesh i sigurte se, Demokracia ne Shqiperi erdhi sepse ne skenen botorore erdhe Gorbacovi, ky visionar i madh, i cili e pa kjarte se, koha e socjalizit real kishte perfunduar. Sa per Salen une kam mendimin se, Ramiz Alia jo afroi atij pushtetin ne nje tabaka te florinjte. Ramiz Alia ishte ai qe, beri transicjonin pa gjak. Ramizi ishte nje Gorbacov i vogel shqiptar dhe une kam respekt per te.
            Pershendetje.

            1. gjergji usa says:

              per plakun
              -Pasi kemi disa parametra te perbashket po te pergjigjen “telegrafisht”
              Mendoj se sistemi socialist dhe ai kapitalist jane pothuajse kapitull i mbyllur dhe bota duhet te shohe te modeli skandinav qe eshte nje gershetim
              i ketyre dy sistemeve.
              -Dhe une nuk jam dakort me shume ide te rajmondit por fakt eshte se “nxirja’ e komunizmit nuk duhet ta kaloje masen.Per kete do te jap nje shembull me Stalinin:Krimet me te medha ky njeri i beri 95% para dhe gjate luftes dyte boterore dhe kjo nuk e pengoi Rusveltin dhe Curcillin qe ta bejne aleance me djallin Stalin.Me fjale te tjera duhet te dalloni “relativen” me “absoluten”.Dhe pritja shume e ngrohte qe i beri Obama k/m kinez vitin e kaluar stonon shume me shkeljet e renda te te drejtave te njeriut ne kinen komuniste.
              -Persa i perket situates sotme ne shqiperi eshte pak te thuash perverse.
              Shqiperia eshte kthyer ne nje republike ambasdoriale ku aktoret politike shqiptare jen bere personazhe si ne teatrin kukullave dhe po cojne vendin
              ne nje kolaps te pa kthyeshem.Fale punes se mbi 1 miljon emigranteve,fale shitjeve pjese pjese te ekonomise dhe nga borxhet marramendese ai vend po qendron ne kembe.Te dy partite e medha bashke me LSI jane bashkfajtore per kete kolaps.Le te shpresojme qe administrata amerikane te ndryshoje kursin
              me monstren berishe sepse 21 vjet perdhosje demokratike jane shume..TUNG !

          3. katarakti says:

            Shume dakort me refleksionet e Gjergjit per kete “Plakun”. jam i sigurt 100 per qind se ky Plaku do te na jete ndonje komunist/ antikomunist nga ata te peshtiret, siç i ka cilesuar Haveli. zakonisht jane keto vemje qe e shajne sot pjellen e tyre. Ish te burgosurit politike, jane shume me fsnike. Tani per Plakun: Ti denigron me te drejte komunizmin diktatorial te Enver Hoxhes, por duhet et dish se ka disa te majta. jo te gjithe jane marksiste leniniste, apo enverise. ka edhe titiste, apo Maoiste. duhet te dish po ashtu se kur komunizmi i permbys, nje nga kolumnistet me te mire italiane te asaj kohe. Per dreq nuk po me kujtohet emri i tij ne moment shkruajti se”Komunizmi tani do linde”. Mesazhi i tij ishte se ideali komunist nuk kishte vdekur. Kishte vdekur venia e tij a

            1. plaku says:

              katarakti,
              Ti thua : “Komunizmi tani do linde”.”
              M.q.s do presesh gjate deri sa te lindi komunizmi yt, merr sa me shume caraca ose fara lule dielli qe te mos merzitesh duke pritur komunizmin tend qe do te linde.

    2. artan vebiu says:

      Aleanca Kuq e Zi do te thyej pushtetin e qelbur te Berishes, Rames dhe Topit. te gjithe jemi kuq e zi

      1. OLSI says:

        kuq e zi deri ne vdekje. le te ndertojme levizjen me te forte nacionaliste ne Ballkan

    3. timo says:

      Shkurt,qartë,pastër. Jam shumë dakord me ju Socius. Më vjen keq Mero që në këtë rast i ke përzier gjërat. Dallimet janë shumë të këthjellta.

      1. erjon says:

        aleanca kuq e zi du i thyej tyrinjte PD DHE PS. KUQ E ZINJTE JA FITUES

    4. analist says:

      Fatkeqesisht ky eshte nje koment-autogol i Meros:Ose eshte nje kopjim banal i artikujve qe sorrollaten neper shtypin perendimor me shumice keto dite,ose nuk eshte kuptuar se nuk eshte fajtor as ajo forca politike nacionaliste a komuniste qe nxjerr krye dhe aq me teper votuesi i revoltuar qe ndeshkon shkaktaret e se keqes me voten pro ketyre forcave “ekstreme” siç eshte bere ne mode te quhen.
      Po pse,si mendon z.Baze dhe si-vellezerit e tij te shtypit siperfaqsor perendimor,qe te votbesohen po ato forca qe e kane prure vendin ne kete gjendje dhe per te ardhmen prognostikojne dite edhe me te zymta? Tu lihet akoma fati i jeteve te tyre dhe femijeve te tyre ne dore peshkaqeneve te pangopur te grupuar ne dy krye-partite e krye-korruptuara greke dhe oligarkeve gjakpires ne Bruksel perfaqsues te oligarkise amerikano-evropiane qe nuk ndalet para asgjeje ne realizimin e synimeve te saj?
      Zgjedhjet ne Greqi jane nje sinjal i qarte,bile mund te ishte edhe me i qarte duke u dhene me shume vota “ekstremisteve”,ne menyre qe mentaliteti plaçkites oligark te reformohet sa nuk eshte vone.E kam fjalen per oligarket e Brukselit,Uashingtonit,Berlinit dhe jo keto sardelet e vogla te Athines…

    5. Agron Tare says:

      O Mero djal c’fare do te nathuashe per dy bolsheviket e vegje (edi-ilir)…….

  2. Ben Chicago says:

    Le te shpresojme se nje gje e tille te ndodh ne Shqiperi .Qe ne zgjedhjet e tjera te mos fitojne as PD as PS,por nje parti nacionaliste si ajo AKZ.Nje popull qe voton ndryshe,eshte nje popull i pakenaqur qe kerkon ndryshim,eshte nje popull vital qe nuk vdes kurre,prandaj votoni ndryshe kesaj here per te denuar politikanet hajdut te PD e PS,nje zvendesim i PD me PS,do ishte fatale per Shqiperine.

    1. edi says:

      ALEANCA KUQ E ZI SHUHET SI NJE FORCE E CILA PO FITON TERREN CDO DITE DHE GEZON MBESHTETJEN E TE RINJEVE.

  3. bexheti ny says:

    Cfare po ndodh sot ne Greqi dhe ne disa vende europjane me teper eshte nje krize e sistemit boteror qe ka prekur financat dhe ekonomine ne rradhe te pare .Absolutisht nuk eshte i faji i Greqise
    i qeveritareve apo i qytetareve.Faji i tyre me teper eshte te vigjilenca e dobet e tyre ne makinacjonet e bankave dhe shoqerive shumekombese duke vene ne rradhe te pare biznesin e armatimeve dhe borxhet unlimited.
    Nje skenar i tille do ndodhe vitin tjeter me Shqiperi qe do detyrojne shqiptaret te shesin dhe tre hidrocentralet e fundi ne lumin Drin.
    Te paktin ne kemi luksin qe jane te ndaluara protestat nga marreveshja
    e rames me arvizune ne kembim te karrikes kryemistrit ne 2013 qe
    te harroje 21 janarin dhe protestat.Limiti i “revoltes” mund te jene psheretimat e tij heroike te kanali i fejziut qe eshte miku me i ngushte dhe me i neveritshem i arvizuse ne shqiperi.
    Garancite e shqiperise nga kriza politike dhe ekonomike jane se nuk ka shtet,as ekonomi ,as qeveri ,as ushtri,as opozite,as president as drejtesi ka vetem nje egomaniak tropojet qe e mbajne ne kembe tre hunj
    qe dikush i quan mender ambasadore.

  4. elinor says:

    Ajo eshte ideja, Mero! Asnje nga partite kryesore nuk do te munde te marre nje shumice te mjaftueshme per te qeverisur; nje pjese e mire e votuesve do t’i drejtojne syte nga AK dhe FRD. Pastaj do te shikojme dy partite kryesore duke vrapuar per te bere koalicione me nje nga partite e reja. Perseri do te jete dicka e shemtuar. Gjithsesi, mundesine me te mire e ka perseri sali shpellari me nje vjedhje tjeter spektakolare te votave. Te shpresojme se nuk do te na duhet te presim 2017 pas asaj per ta larguar nga politika plakun kukudh!

  5. Nadia Shabani says:

    Ah sa mire i ben keto analizat o Mero i qan fare. I lexoj dhe them qe ka thene ate qe doja te thoja une por halli eshte se nuk i themi dot ato qe thua ti se duhet talent te jesh gazetar e analist i zoti si puna juaj, nuk mund te behen te gjithe gazetar e doktore shkencash sado diploma fallso te marresh. E verteta eshte se ti e con thiken mu ne kocke dhe e gdhend mishin mire dhe e xhvesh kocken komplet por i thone nje fjale daullet bien per ata qe kane vesh.E ke lidhur situaten ne Greqi me situaten politike te Shqiperise dhe mesazhi eshte i qarte qe populli eshte i lodhur dhe i merzitur nga mashtrimet dhe vjedhjet e politikaneve dhe ka shume mundesi qe elektorati shqiptar te votoje per te tretet qe prape ka shume mundesi te bejne prape aleance me Saliun, kete te fundit e them une.Pse e them kete, jam plotesisht dakord me ju kur thoni se Berisha po e perbalt opoziten per ta paraqitur edhe ate te korruptuar qe te thone shqiptaret qe te gjithe njelloj jane, me mire nuk po votoj per asnjerin. Ketu fajin e ka opozita qe nuk eshte e zonja te mbroje figuren e saj me force por ndonjehere gjoja per te bere lojen qe ben Berisha ben gabime trashanike si ai me Vishen ne KLD.Berisha se ku thote vete qe po ika une do ju marre edhe ju me vete dhe ka shume mundesi qe te ndodhe n.q.s se Opozita nuk zgjohet nga gjumi dhe nuk le vetem Erion Bracen me Taulant Ballen e Saimir Tahirin te flase kunder korrupsionit. Njerezit u lodhen nga fjalet dhe duan mbeshtetje, opozita eshte shume e vaket dhe Edi Rama mjaftohet me nje twiter se ka hallin se i prishet qefi Trojkes se ambasadoreve qe une i kam pare hena jashte dhe nuk mi nxene syte qe kur u vodhen zgjedhjet e bashkise se Tiranes.Nuk kam pare ambasadore ta beje politiken neper kafene dhe restorante ketu ne Shqiperi ndodhin gjera te tilla se ne jemi te vdekur.Ore vella nuk e kuptoj qendrimin e opozites qe ka pasur shume raste per te protestuar nga budallalleqet qe ka bere Saliu me Jozefinen por ata heshtin dhe i kalojne gjerat pa protestuar dhe ngulur kembe duke ngritur popullin ne kembe. Vetem populli e shkul nje diktature nga rrenjet asgje tjeter por Saliu u thote se une ja u bej si me 21 Janar dhe ata mbyllin gojen, atehere ne nuk kemi opozite, opozita e vetme na ngelet gazeta Tema. Heshtja dhe denoncimet me gjysme zeri ka bere qe njerezit te dyshojne aq sa thone qe mos po bashkepunon opozita me PD-ne? Sigurisht qe nje konkluzion i tille eshte absurd por kur diskutojme me njeri tjetrin shume njerez kete mendim kane dhe jane te zhgenjyer.Jane kaq reliste theniet tuaja ne rreshtat e meposhteme: “E gjithë kjo krijon një aversion tek shqiptarët e thjeshtë, që kur thotë Nano do bëhem president, u kujtohet Nari, kur thotë Meta do fus Shqipërinë në BE, u kujtohet kaseta, kur thotë Berisha që Serbia është barbare, u kujtohet Fazlliçi dhe miliardat që Berisha u jep serbëve, kur thotë Rama që do shkoj tek Fevziu, u kujtohet batuta e famshme “të fala Sandrit” sa nuk e luan topi dhe njerezit me te vertete e kane humbur besimin dhe jane te shokuar nga korrupsioni i gjalle dhe nga drejtesia e falimentuar. Do zoti na ndihmon o Mero qe partite politike te hapin syte dhe te ruajne voten e popullit dhe populli te votoje me mendje ne koke ne zgjedhjet e 2013 se ndryshe na mori lumi.

    1. hasan says:

      Te gjitha tubimet,protestat e demostratat duhet te zhvilloheshin e zhvillohen tek rruga e Elbasanit.Jane keta palo ambasadore qe po na vene shkopinj ne rrota duke na bere te vritemi me njeri tjetrin .Jane keta ata qe ju japin zemer politikaneve hajdute e kriminele.Duhet ti behet e qarte dhe popullit qe keta palo ambasadoret kane vetem llafet ne dore se para as mos i shkoje ne mend kujt se do te perfitojme nga Europa qe eshte ne rrevolucion.Po ca protesta para selive te tyre do ti shkurajonte e tu ulte veshet dhe te mos na shikojne me nga lart.Do ti çvleresonte,ne fakt do tu jepte vleren reale e mos na shesin mend.Boll kemi njezet vjet si lypsare duke pritur nga ndihmat e te tjereve.Mos u genjeni shume dhe nga integrimi se shikoni fqinjin tone te integruar dhe mendoni fundin tone.Nje shprehje myzeqare thote se ç sheh ne lalen e ke ne taten.Mos u besoni atyre qe spekullojne me integrimin.ISHIM ME MIRE KUR ISHIM ME KEQ.

  6. skelari migrues says:

    Mero, kjo fjalia e fundit eshte koncentrat i goditur i filozofise se nacional-ekstremizmave ne shoqeri… e pershendes kete percaktim!

  7. bbb says:

    Po mire mor Mero…Te te pyes une, kush e coi Greqine ne kete katraure ekonomike? Neonazistet apo komunistet??? Mos bejme roline budallait. Jo Mero…E cuan keta kapitalistet e kulluar te PASOK apo Neodemoracia qe hiqen si mendjet me te ndrituar te Greqise “aleat” politik te Sarkozise, Merkelit, Bushit, Berluskonit etj. Me nje llaf o Mero kapitalzmi ka pjerdhur dhe kete zduan ta pranojne. Ne Belgjike 4-5 muaj me pare nje sondazh thosh se 30&% e familjeve atje, jetonin me kredit kart gjithnje ne minus( e kupton cdo te thote besoj) E pra o Mero, ka ardh koha pr te ndryshuar nje shoqeri ku 2% e njerzve jetojne ne lluks dhe 98% mezi mbushin barkun me buke. Duhet ndryshim cilesor i politikave ekonomike, i ndarjws se te ardhuarve, rrogave etj. Kete e ka kuptuar edhe Obama dhe ka nisur te beje dicka(edhe ate e kane nofkuar “komunist”)

    1. plaku says:

      bbb,
      Jam shume dakord me ty qe, kapitalizmi ka shume te meta. Kam mendimin se, te konstatosh dicka eshte shume me e lehte se sa te zgjidhish dicka. Pra sipas teje kush duhet te jete ALTERNATIVA kundrejt kapitalizmit si sistem ? A je ne gjendjet te thuash dicka konkrete ?

      1. bbb says:

        Natyrisht qe kapitalizmi si cdo rend shoqeror, e kanje fund. Dhe fundi i ketij kapitalizmi ka ardhur. Cila do ish alternativa? Besoj se nje rend i ri me prirje sociale te theksuara duhet te jete rendi i ardhshem. Pikesepari duhet rindetuar sistemi i felliqur bankar qe po shkatrron tere boten. Kredite astronomike ne vlera, po shkatrrojne Greqine e tere boten, po varferojne at qe blejne shteti, makina, qe marrin kredi biznesi etj etj. Se edhe ne Greqi shteti ra ne kolpas sepse nuk mund te shlyej dot borxhet me eurobankat. Njelloj edhe per sudentet qe zhyten ne 5 vjet me rreth 40-60000 euro kredi. Shto ketu qe ata qe posedojne sot parane( bankat + siguracionet) nuk i investojne me keto para ne ekonomi. Rendi i ri duhet ti shtyje ata ti hedhin parate ne qarkullim.

        1. plaku says:

          bbb,
          Ti thua : “Besoj se nje rend i ri me prirje sociale te theksuara duhet te jete rendi i ardhshem.”
          Kjo qe sugjeron ti do te thote qe, vendet perendimore, qe kane sistemin socjal te tregut te behen akoma me pak konkuruese, sepse ne se do kesh me shume harxhime socjale, cmimet e prodhimeve do te dalin me te larta. Kujto se, tani ne tregun boteror jane futur shtete te reja te fuqishme si Kina, Brazili, India etj. te cilet jane shume konkurente. Ne se nuk je konkurent ne ekonomine e tanishme globale do kesh probleme mbijetese.
          Une jam i bindur se kapitalizmit fatkeqesisht nuk i ka ardhur fundi.
          Pershendetje.

  8. luis says:

    E ka filluar Grecia kete mesele te llahtarshme por nuk ka per te shkuar vone dhe shume vende te tjera kane per te pasur te njejtat probleme mbase edhe me te veshtira.Lufterat boterore kane shperthyer atehere kur kriza ekonomike ka mberthyer pothuajse te gjitha vendet.Te njejtat simptoma po shihen edhe tani ne horizont sepse kapitalizmi ceshte e verteta i kapur nga nje grup i fuqishem qe kane zaptuar kyqet kryesore te ekonomise nuk po lene hapesire jo vetem ata qe jane te vegjel dhe te mesem per te ecur perpara por edhe vete qeverite cilado qe te jete ne pushtet flas per ato tradicionalet nuk e kane fuqine e duhur per te krijuar zbutje te pasojave sepse pikerisht keta ujqer te pangopur behen barrikade per cilindo tjeter qe eshte jashte suazes se tyre dhe ne kete rast gjejne shtrat per tu rimekembur ultranacionalistet dhe ekstremistet qe ne njefare menyre do perfundojne ne revolucione te dhunshme me prurje ne pushtet te ekstremeve kryesisht te djathta cka do thote dhe njehere lufte kunder racave te ndryshme qe jetojne ne keto vende duke trumbetuar se kriza erdhi si pasoje e vershimit te tyre ne keto vende.Socializmi u shemb si sistem sepse nuk pati zhvillimin e duhur por nuk duhet te harrojme se modeli kinez po behet sume i lakmueshem edhe per disa shoqeri te tjera te zhvilluara kapitaliste prandaj nuk eshte cudi se ne kete menyre qe po tronditen themelet e shume vendeve perendimore kjo e ashtuquajtur ekonomi e kontrolluar kineze te sjelle ne skene pervec ekstremet e djathta edhe ato te majta dhe kesisoj perplasjet kene per te qene fatale per krejt globin.

  9. orli says:

    E megjithate pd e ps ne zgjedhjet e ardheshme do marrin vota sa te qeverisin se bashku ne koalicion pa harruar koklopen!..

  10. Genti says:

    Pak a shume i njejti fenomen u vu re kete fundjave edhe ne zgjedhjet lokale ne Itali, ku disa nga partite e medha regjistruan renie (vecanerisht Lega e Veriut e Umberto Bosit, djalin e te cilit e kemi me diplome shqiptare). Rezultat shume te mire shenoi Levizja e Bepe Grilos, i cili predikon kunder sistemit aktual politik ne Itali.

  11. dauti says:

    Ne teresi jam dakord me shkrimin por nje gje dua ta theksoj.Nuk ka nje teori perfundimtare qe te kete zgjidhur se cili eshte sistemi me i mire por ka analiza te sistemeve qe kane kaluar per te cilat eshte arritur ne konkluzionin se permbysja e tyre ne rang boteror ishte e domosdoshme.Sistemi kapitalist tregoi se eshte me i mire se sistemet e permbysura por askush nuk mund te thote se eshte me i miri dhe nuk e dime si do te jete fundi i perfundimit te tij.Socjalizmi gjithashtu deshtoi edhe pse nuk arriti te behet sistem sundues ne gjith boten pasi qe sa lindi ishte ne lufte me sistemin kapitalist i cili i rezistoi rendit te ri,pra nuk arriti te tregoje veten ne kohe paqeje. Se ky sistemi kapitalist me drejtues si Berluskoni,qe e ktheu qeverine shtepi publike nuk me duket shume i dashur.Po ashtu kudo udhehiqet nga mafioz e njerz qe per pushtetin jane gati te vrasin.Ne kete kuptim ajo analiza per komunist e ekstremist nuk me duket e goditur.Ndaj pyes ne se eshte me mire nje komunist i ndershem apo nje demokrat a kapitalist quaje si te duash mafioz ne pushtet vetem se na ben alergji fjala komunist…

  12. E Sakte Mero says:

    Analiza brilante Mero, komplimentet tona,
    Dua vetem te shtoj ate qe ti per arsye qe I kuptojme s’i thua dot shqip, po edhe e humb shijen ‘Haja’ kur e shteron, pra po shtoj vetem kaq: -AKZ ja ka nisur revanin, AKZ = Fronti Ri qe do beje korrjen e ‘Stuhise’ / Krizes
    Ne dukje nacionaliste (pikerisht per te bere Korrje te Madhe), ne te vertete RilindjeKatoviciane 2; e pashmangeshme ardhja (si psh ehoxha ne Nentor ’44 ne TR., si sberisha ne Dhjetor ’90 ne QStudenti)
    E tani eshte rradha e Spathiut (spahiu po i nexhmijexhuglinit; a e dini qe nona e SpaHiut ka qene punetore te nexhi?! Dhe kjo mori ne dore Qe Atehere Fatin e Kreshnikut rishtar, e pergatiti si nje prej herojve te se Ardhmes, ashtu si topet, berishet, dizenjatoret etj etj, te TERE, ti Mero I di mire…
    Ah ne delet!.
    Kujtese: e pate si e demostroi Mostra nexhmije gezimin (e suksesit te plote) te Bugajski para nje muaji, e Ky e falenderoi per sinqeritetin, kuptohet cili qe ‘sinqeriteti, eh,
    e ‘mbajti hopa’ bugajski Mostren, pikerisht per reciprocitet te ‘suksesit’ te Misionit
    (kaq i duhet Imperializmit, faturen( e gjakut deri ne gju e degjenerimin ) e le mbrapa (‘mbjell fatura’, qe thu ti
    Mero,pse Jo, tosPresidenti meson shpejt, mos ja hame hakun)),
    e kjo (mostranexhmije) ‘i puthi doren’ (Kumbarit Imperializem),
    hahaha… i idhet marazi o Mero, po thu se na humbi morali , eh, moralin e di nga gjyshi: Mos u fut ne politike, e ka
    porosite tim ate, dhe sa here e kujtoj aq here cuditem si e ka pase aq te qarte!!
    Keshtu Mero, po e le se kam shume zeherr ne zemer, pavaresisht nga kjo te falenderoj vecanerisht per ket analizen!

  13. Fatmir97 says:

    Në ITALI, sondazhet e kanaleve TV e gazetat, i nxjerrin 2 partitë kryesore PD e PDL, gjithmonë në vendet e para, kurse dje, në zgjedhjet lokale, nuk morrën as 10% të votave, fituan partitë, që janë kundër qeverisë MONTI, e mbështetur nga 2 partitë kryesore. Në zgjedhjet e 2013, humbja do të jetë e sigurtë.

  14. fatmiri says:

    Duke pare situaten dhe disa komente mediokre per komunizmin po shkruaj ca rreshta qe histerikeve nuk do tu pelqejne. Po s’ka gje , ata le te marshojne ne Tirane me 17 maj bashke me ata… PO e theme qe ne fillim qe e ardhmja i perket komunizmit. Nuk dua te citoje literature, as histori, por komunizmin e shajne ata qe i kane friken se u iken pushteti. Per paranteze, mos ngaterroni komunizmin me sistemin qe ndertuam ne per 50 vjet. Po te zberthesh fjalen komunizem do te thote bashkesi, pra te jemi bashke ne te mire dhe te keqe, ndersa fjala demokraci do te thote pushtet i popullit, por duhet ditur se asnjehere populli nuk ka pasur pushtet as drejteperdrejte as terthorazi. Keni pare dje, shikoni dhe sot. Tani kush eshte pjese e te teres komunizmi apo demokracia? S’ka mundesi qe bashkesia (populli) te jete pjese e pushtetit, por e kunderta: pushteti eshte pjese e bashkesise, pra demokracia eshte pjese e komunizmit dhe komunizmi pa demokracine brenda nuk ka asnje kuptim. KOmunizmi do te fitoj me perpara ne vendin me te zhvilluar dhe me demokraci efikase ( te kuptohemi jo me çthurje qe ne demokracine e soteme e quajne gabimisht liri). Tani ne kete shkrimin e mesiperm, per here te pare e shikoj Meron qe nuk shpreh ate qe mendon, por ate qe duan disa se mos e shajne per “komuniste”.Fraza e fundit qe extremizmi nuk sjell shprese , por kur njeriu eshte i zemeruar duhet te hedhe nje gur diku – nuk qendron. Pra mendimi i tij eshte hiq e mos e keput, se keshtu do te zvarritemi me mire si kermillise mos fitojne extremistet! Po shprehja e popullit tone: po s’u turbullua nuk kullohet, çdo te thote? Prandaj gazetaret media, intelektualet, ata qe e heqin veten per te mençur, duhet te shprehin vetvehten te sinqerte, pa ndikime dhe te mos pranojne verbalisht situaten e krijuar, apo mbi kete qe ndertojme nuk ka tjeter me te mire per te ndertuar. Po te donin njerezit (keta njerez pushtet) sot bota do te ishte ndryshe, prandaj duhet te ndryshojme njerezit sa kohe qe puna nuk ecen e mos te behemi vasale kokeulur te idhujve politikane se rrembejme nje kacidhe, por humbasim nje shoqeri dhe dinjitetin njerezor. Une deri tani Mero Bazen e shikoj si penen me te forte e kurajoze sot ne Shqiperi dhe per kete dua ta pergezoj. Nuk shitet kali, me nje te qorollisur.

  15. elinor says:

    Hej Dean-o; lexoje kete luisin qe pelqen komentet tuaja. I duket i pranueshem modeli ekonomik socialist kinez!!! Haha, une do t’i kisha kerku qe te me rrinte sa me larg!

  16. elinor says:

    @fatmiri; incentivat per punen e nje individi ne nje sistem komunist jane shume te uleta dhe, si rrjedhoje, duke mos i dhene individeve hakun per punen e kryer, keta te fundit nuk jane te motivuar qe te mberrijne potencialin e tyre te vertete. Dhe ne nje shoqeri ku anetaret e saj nuk bejne me te miren e tyre nuk mund te kete nje zhvillim maksimal. Shoqeri te tilla jane te destinuara te deshtojne.
    Tani, a te duket perseri komunizmi si zgjidhja e duhur??
    Me vjen keq per formimin tend shume te ulet ne kete drejtim dhe duke pasur kete parasysh, une nuk mund te kontribuoj me shume ne kete drejtim!

  17. Artan says:

    E njejta gje si ne Greqi do te ndodhe tek ne kete vit apo vitin tjeter.Banda e Sali Berishes dhe koteci i Edi Rames do te kene renie drastike ne zgjedhje.Shume mire qe do te ndodhe keshtu sepse e meritojne qe te ndershkohen me vote si Saliu per vuajtjet pa fund qe i ka shkaktuar ketij populli,ashtu edhe Rama qe nuk i doli per zot votuesve te tij por pa interesin e tij dhe u perpoq si hiene vetem te perfitonte vota nga zemerimi i tyre me pushtetin.Shume mire qe te ndodhe keshtu sepse partite e reja me gjithe problemet qe mund te kene nuk jane as parti fashiste e as parti komuniste.

  18. CERI says:

    Nje pergjigje per Rajmondin. Mondi gjyshi jot ka luftuar ne Gramoz me sorat dhe laraskat per sa me poshte komunisti grek luftoi ne gramoz kundra ushtrise se mbretit ne 1948 deri 1949 qe Greket e quajne Infiljo Polemo. Dhe forcat partizane Greke quheshin andart nen komanden e Zakarjadhit.GJyshi jot me ke luftoi more rajmond.

  19. juli says:

    ore njerez ky cipra nuk eshte komunist mo vella ky eshte personi qe ka mbrojtur me shume te drejtat e emigranteve nuk thot largim nga be (komunistetee thone) thote qe duhet te ndalohen masat e rrepta qe u kerkon be dhe ishalla po vjen ky se ky nuk ka vjedhur se ska qene ne qeveri kurr dhe do coj ligj ne parlament per hetim te borxhit grek dhe kjo djeg dy partite e medha te gjitha partite e vogla qe hyn ne parlament me kete premtim moren vota jo si shqiperia qe kemi 2 kryemafioze nano berisha 20 vjet e skemi bere prokopi

  20. Landi- Sverige says:

    Bipolarizmi nuk u shemb nga ekstremizmi. Eshte e pamundur arithmetikisht qe ky 50% qe u largua nga bipolarizmi per te shkuar ku?! Tek nje ekstremizem i djathte me 7%, ku nje pjese te votave i morri nga simotra e tyre (LAOS) me mbi 5% dhe tashme nuk morren as 3% per tu futur ne parlament dhe nje pjese nga votues te pashprese, te papune, ndoshta dhe me nivel te ulet, qe dyndjet e klandestineve i shikojne si rrezik per te ardhmen e tyre?! Tek KKE (komunistet) qe moren pothuajse te njejtat vota me zgjedhjet e kaluara me rreth 8.5%?! Nuk e di se si mund te vleresohet parti ekstremiste Sinaspizmos!!! Nje parti plotesisht europiane qe lufton per te drejtat e njeriut, qe eshte kundra ekstremizmit fetar, anti raciste dhe mbrojtesja me e madhe e emigranteve, respekton ambjentin, me nje ze te fuqishem ne parlamentin e BE, etj, etj te quhet ekstremiste!!!! Bipolarizmi ishin ata qe cuan Greqine drejt katastrofes dhe ishte normale qe do merrnin denimin nga populli grek duke i kaluar votat ne te gjitha grupet e tjera politike, te reja e te vjetra. Po te shikojme se 1 ne 5 vota, pra 20% e tyre (me shume se partia e pare ND me18.9%) shkuan tek parti qe nuk munden te futen ne parlament (te marrin 3%) tregon se qytetaret duan dicka te re, dicka qe nuk eshte e perzier me sistemin e vjeter politik. Ata i treguan Europes se ka dhe rruge tjeter, pervec kursimeve dhe shtrengimit te rripit sipas zonjes Merkel apo FMN. Ate treguan dhe zgjedhjet presindeciale ne France. Europa ka nevoje per nje strategji te re sepse kjo politike deshtoj.
    Shqiperia? Regjimi berishian eshte e kunderta e sistemit demokratik ne Europen Perendimore. Eshte nje vazhdimesi e shemtuar e diktatures 45 vjecare. Pra rruga eshte e gjate dhe nuk do te jete e lehte mbas rrezimit apo vdekjes se Sali Berishes. Eshte teper e veshtire te ndryshoj mentaliteti gati 70 vjecar diktatorial ne nje shtet teper te varfer dhe me nje popullsi me shumice fshatare e sidomos kur “bombardohen” nga nje ekstremizem “patriotik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje