Bashkëjetesa e pamundur e dy shumicave

1 Maj 2012, 21:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Letra e Edi Ramës drejtuar partive politike për zgjedhjen e një presidenti konsensual, po përpiqet të përdoret për teori konspiracioni lidhur me mundësinë për të negociuar rreth mundësisë së Ilir Metës apo Fatos Nanos për tu bërë president. Letra në të vërtetë është një nga veprimet e matura të Partisë Socialiste, pasi si parti opozitare ajo bën një shërbim ndaj frymës kushtetuese për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Opozita nuk ka vota për asgjë tjetër përveçse një presidenti konsensual. Po të kishte 71 vota, ajo do të ishte shumicë parlamentare dhe për të pasur 84 vota, aq sa duhen për një president konsensual, ajo duhet doemos të kërkojë dialog me partitë e tjera politike. Kaq. Detyra e opozitës përfundon këtu. Opozita nuk mund të hyjë në bisedime as për emra të përveçëm dhe as për ndonjë president me 71 vota të blera, të premtuara apo të trafikuara ilegalisht. Nuk mund ta bëjë këtë pasi nuk mund të japë shembullin e para se si duhet bërë pis institucioni i presidentit të ri ende pa u zgjedhur.

Por pavarësisht këtij parimi, ka plot zëra, biles dhe nga opozita, që janë të gatshëm dhe ëndërrimtarë kur flasin për llogari që i bëjnë me gishta poshtë tavoline, për mundësinë e njërit apo tjetrit për të arritur 71 vota në parlament. Ky naivitet politik thellohet edhe më tej kur flitet për emra konkret siç është Fatos Nano apo Ilir Meta, d.m.th të flitet për një shumicë të re presidenciale pa Berishën. Shumica e re presidenciale pa Berishën, por me Berishën kryeministër, është një naivitet, pasi është absurde që në vend të bashkëjetojnë dy shumica, një shumicë presidenciale dhe një shumicë qeverisëse. Pra, do të ishte naivitet që me ndihmën e opozitës të krijohej një shumicë prej 71 votash për të bërë një president nga ish- socialistët që bashkëpunojnë me Berishën dhe kjo pakicë e artë të bënte pjesë dhe në shumicën presidenciale dhe në atë qeverisëse. Pra, më thjesht akoma do të ishte naivitet që të kishim një president që quhet Nano apo Meta me votat e socialistëve dhe të kishim po kryeministër Berishën me votat e Metës dhe nanoistëve në parlament. Në çdo demokraci normale ka një shumicë dhe ajo është shumica që qeveris. Nëse Meta apo Nano duan t’i japin fund kësaj shumice, ata i kanë votat e duhura, ta rrëzojnë Berishën dhe të formojnë pastaj një shumicë të re, e cila të çojë vendin në zgjedhje dhe të negociojë për presidentin e ri. Nuk mund të ketë edhe një shumicë me socialistët dhe Metën për President, edhe një shumicë me Berishën dhe Metën për qeveri. Ajo shumicë që do të zgjedhë presidentin meriton të na qeverisë deri më 2013, dhe nëse Meta apo Nano kanë vota për të prishur një shumicë të tillë, ta fillojnë me Berishën. Ata nuk mund të përdorin Berishën për të qenë në qeveri dhe Ramën për të qenë në presidencë.

Për këtë arsye oferta e Ramës për një president konsensual është parimore dhe është veprimi i duhur që opozita duhet t’i përmbahet deri në momentin që ajo është pakicë dhe që respekton frymën kushtetuese për një president konsensual. Me këtë akt Rama e mban me ndershmëri Partinë Socialiste larg marifeteve dhe kulisave të dy ish- socialistëve, të cilët realisht janë pjesë e pushtetit të Berishës. Ilir Meta është pjesë e shumicës qeverisëse me katër deputetë dhe një kuotë prej 20 për qind në administratën e vendit, ndërsa Fatos Nano është pjesë e qeverisë, duke rregulluar në poste publike thuajse gjithë njerëzit e tij të afërt që ka pasur kur ishte kryeministër. Mjafton të kujtojmë që shefi i tij i kabinetit, Agim Isaku, një kritik i pafrenuar i Berishës, është emëruar nga Berisha ambasador për shkak të kuotës që i ka dhënë Fatos Nanos në qeveri, dhe Frrok Çupi, i cili drejton një gazetë të një firme plehrash, që Nano e ka sjellë në Shqipëri prej 2004, merr dhe një rrogë i emëruar nga Berisha si Drejtor i Qendrës për Art dhe Kulturë, një institucion pa zyrë, pa personel dhe pa organikë, vetëm për një rrogë për një nga ushtarët e Fatos Nanos. Të tillë ka në plot vende të tjera në administratë, që janë punësuar duke e konsideruar Fatos Nanon pjesë të pushtetit. Po t’i shtosh kësaj dhe kujdesin që bizneset e tij të mos konsiderohen armike, siç konsiderohet çdo biznes i dikujt që mbështet opozitën, mund të themi pa frikë që Nano dhe Meta janë dy ish- socialistë në koalicion me Berishën, pra janë pjesë e një shumice qeverisëse në vend me Berishën, dhe nuk mund të jenë njëkohësisht dhe pjesë e një shumice presidenciale me opozitën. Këtë nuk e lejon pikë së pari Berisha, por dhe sikur të ndodhte, opozita nuk duhet të bëhet pis në këtë operacion prapaskenash, pasi atë e fiton Berisha me të tijtë. Nëse ata duan të formojnë një shumicë të re qeverisëse, le ta bëjnë dhe pastaj ka logjikë politike që ajo shumicë të kthehet në shumicë presidenciale. Por të dy shumicat nuk mund të bashkëjetojnë. Mirë është ashtu siç kërkon opozita të zgjidhet një president konsensual dhe kjo nuk fut vendin në krizë. Në të kundërt, shumica e thjeshtë që zgjedh presidentin, është e vetmja shumicë që do qeverisë në vend.

41 komente në “Bashkëjetesa e pamundur e dy shumicave”

  1. mato gruda says:

    Po Doktori do te zgjedh Presidentin dhe ti dhe une e dime kete, “il Popolo albanese” po se po. I ka numrat Doktori se e ka kap prej “..oqesh Lirken”

    1. Tironsi "Zogu i Zi" says:

      I biri ideologjik i Sali plehut, qe kur ka ardhur ne pushtet ne krye te Tiranes, vetem ka masakruar pronat publike ne dem te qytetareve te Tiranes dhe ne favor te klanit te tij!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/nuk-duhet-ajnshtajn-kryebashkiaku-basha.html

    2. hysni dajaku says:

      Ali Asllani, ka nje varg te bukur!
      “Behet burri qeshatak
      sa do i lart te jet truri
      i ka rrenjet ne stomak”
      te gjith hyme ne kete kategori,por Ilir Meta dhe Fatos Nano bejne perjashtim se te dy i kan rrenjet e trurit ne byth,ndaj nuk ngopen kurr
      !!!

    3. Bujari says:

      Une mendoj se presidenti duhet te jete nje person jashte politikes. Politika e ka “qelbur” kete vend. le te japin keta qelbesira nje mesazh qe duan nje pastrim, ndryshe do i pastrojme ne.

  2. Dean says:

    Shume shkrim i thjesht dhe i qarte,por hajde dhe shpjegoua shqiptareve qe e konsiderojne kete levizje te ED RAMES si nenshtrim apo bashkpunim me kriminelin e 21Janarit dhe me karagjozat Meta dhe Nano.

    1. Po tashi midis Nanos dhe Metes kush esht me konsensuali per popullin?

      Nano qe e vodhi edhe i la ne Zvicer?
      Apo Meta qe e kapen me duar ne thes? edhe vazhdon akoma te vjedhi….

      Ma thoni ju lytem kush esht me konsensuali midis ketyre 2-ve, keni 1 dark ku te doni.

      1. Dean says:

        Asnjeri,plako.
        Personalisht dua t’i fus thonjte ne gryke te dyve.E vetmja gje qe nuk mund t’a them dot me siguri,eshte se,cilin do te doja te parin.
        Megjithate,ketu po flasim per KUFIZIME te cilat opozita i ka nga vete natyra e te qenit ”pakice”,por njekohesisht trajtimin e problemit ne rruge Institucionale dhe jo EMOCIONALE.
        Une jam krejt kunder zgjedhjes se Presidentit nga partite,por do te deshiroja te zgjidhej direkt nga populli.
        Nuk e di nese eshte pergjigja e ”sakte”,por edhe po te jete e tille nuk do t’a pranoja darken nga askush,pasi me duhet te te them Falemnderit,praktik per te cilen nuk njifem shume,aq me teper kur nuk e njoh dike.Futi ne xhep ato Leket qe do paguaje per darken se do te duhen.

  3. historia says:

    Antikonsensusi.
    Shqiptaret po te qe per konsensus ishin armonizuar me kohe,vetem konsensus nuk dijne politikanet e Tiranes, ca me keq kete fjale ta zbatojne ne praktike.
    Parlamentaret tane nje gje dijne te kacafyten,te shtrengojne dhembet,te vrenjtin vetullat,pra antikonsensus.

  4. bexheti says:

    Zgjedhja e presidentit eshte farsa e rradhes ne keto 21 vjet mashtrim
    demonkratik.Kushdo qe te zgjidhet president ai o do jete nje servil pa shtylle kurrizore ose do te masakrohet nga putrat e pergjakura te berishes.
    Ne fakt presidenti dhe kryeminstri real i shqiperise eshte supermeni
    arvizu.Berisha eshte vecse minister i rendit,veqilharxh i tenderave
    dhe llapaqen i sukseseve qe i prodhon ai vete.Me viziten e tij te fundit ne usa ku u prit si heroi i vrasjes se 4 terroristave ai tashme eshte shpallur sundimtar i perjetshem i shqiptarve.Edi rama beri nje gabim ne 21 janar qe nuk e beri demonstraten tek kryeministria e rruges elbasanit..

    1. Miri says:

      Berisha eshte pritur si hero ne USA? Nga e more vesh ti, pasi asnje njeri sdi gje? Ta kishin pritur si hero do kishin plasur TV per nja 3 muaj rresht. Ate e kane bere rezil atje. Nqs e kane pritur si hero ato merhumet e Vatres eshte pune tjeter.

    2. analist says:

      fatkeqesisht ke te drejte bexhet

  5. elinor says:

    Thjeshte nuk mund te jem dakord me kete shkrim te Meros! Ku qenka pastertia e Rames ne nje kohe qe ulet ne tavoline me Meten dhe saliun…se nuk po e zeme me goje Nanon?!
    President konsensual?!! Akoma ka ndonje qe e genjen mendja se do te kemi nje president konsensual?!! Ah, po, nqs presidentin sipas porosive te saliut e quajme konsensual, atehere ketu ndryshon puna!!!
    Falimentimi i Rames ne opozite eshte i pakthyeshem!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Falimentimi i Rames ne opozite eshte i pakthyeshem ?!?!

      C’fare je ti fallxhore ?? Qe kur na i bere llogarite kaq shpejt dhe na dhe kete konkluzjon mor Profet-e ??

      C’fare duhet te beje sipas teje mos te ulet me partite politike qe jane prezent ne kuvend (te zgjedhur nga populli) ?!?!
      P’se c’fare kujton ti se u ul me keta delenxhinj dhe ja hodhen lumit pa u lagur ??
      Nuk do bej Edi Rama drejtesi me keta, por drejtesia..
      Per momentin Edi Rames, keto vegla i kane rene ne dore (dy hajdute dhe nje vrases-hajdut)..
      Mbase president konsensual nuk do kete, dhe personalisht nuk uroj te kete…(Kjo qeveri ka marr fund dhe mos ti shkoj asnjerit ne mendje qe Edi Rama negiocjon me njerez te kapitulluar per interesat e tyre)..

      1. anticensurë says:

        “NjeQytetarOptimist”
        shpresoj që në qershor të vazhdosh të shkruash me të njëjtin pseudonim!jo të zhdukesh si ca tipa që dalin gjithnjë vetëm në kohët që i duhen ramës!

      2. elinor says:

        Me fal ti qytetari optimist se ta ngacmova idhullin por jam i sigurte se se shpejti do te shkruash me pseudon ‘NjeQytetarPesimist’!! E kuptoj se te ka verbu dashuria dhe adhurimi i madh qe ke per Ramen por mos u merzit se do te te kaloje…sapo te gjesh ndonje dashnor te ri (politik). Se keshtu jeni mesuar ju, te terhiqeni prej hunde; nuk e gjeni dot rrugen vete.
        A e di cfare? Pse nuk ia le kohes me mire ta tregoje qarte deshtimin e Rames po rri e debaton kot neper forume…meqe tipa si ti vetem kohe kane me teprice (se per tru s’behet fjale)?
        Ose, mundesh edhe ta shkepusesh perkrahjen tende qorre ndaj nje deshtaku dhe ta zhvendosesh ate ne ndonje drejtim tjeter, ku ta di une, ndoshta per AK-ne apo FRD-ne? C’te keqe ka? Fundja, meqe me sy nuk sheh, c’rendesi ka se cilin perkrah per sa kohe qe vazhdon te eksitohesh?

        1. anticensurë says:

          qyta optimiste jo vetëm është pjesë e “turrmës që kërkon bariun”por dhe është dashuruar pas bariut!

          1. NjeQytetarOptimist says:

            Per ju te dy siper..

            Une Ramen nuk e kam gje…Une kam punuar dhe e kam siguruar jeten pothuajse ne moshe mesatare dhe s’kam nevoje ti bej fresk askujt..Jetoj dhe ne SHBA..

            Ti o anticensure je nje injorant qe ti kam ven re te gjitha komementet me idene qe te marrim armet dhe te permbysim nje shtet legjitim…Ja sa i marre je ti…Kupton shume ti nga demokracia kurse ne qe jetojm ne qender te saj, jemi dele dhe nuk e kuptojme…

            Qe te eskitohem o elinor, fytyra jote prej burri sidomos dhe mendimet (por ne menyre dramatike), duhet te ndryshojne…

            1. elinor says:

              Shikohet qarte sa shume kupton nga demokracia saqe quan legjitim nje shtet i cili vret ata qe protestojne per votat e vjedhura mbasi i ka ble gjykatat me parate e korrupsionit dhe te pasurive kombetare te plackitura!!
              Dhe sa per t’u eksitu, u eksitove! Pranoje! Menjehere sapo thashe qe Rama ka deshtuar ia fillove me profet e me fallxhor e, e ku ta di une se cfare budalleqesh te tjera shkruaje aty me siper!

            2. anticensurë says:

              “Une Ramen nuk e kam gje…Une kam punuar dhe e kam siguruar jeten pothuajse ne moshe mesatare dhe s’kam nevoje ti bej fresk askujt..Jetoj dhe ne SHBA..”
              SI LUM TI,atëherë e paske prej BUDALLALLËKUT!

  6. Rezart says:

    Shkrim shume i kthjellet qe ndihmon te mos behemi konfuze me bizantinizmat qe mundohen te shpikin njerezit e Nanos e Metes!

  7. albanian eagle says:

    Mero,i ke rene ne koke me kete analize.
    Por trute e tua mos u mundo t`ua futesh gomereve .
    E ke kot se cfare lind nga macja minj do gjuaj.
    Analizat e tua free duhet te merren parasysh nga opozita nqse do qe vertet te jete ndryshe.
    Po qene njelloj mire jane keta qe kemi ne pushtet,perse ti nderrojme.

  8. *_Realist_* says:

    Po konsesual per Presidentin,ppppfffff,vazhdojne akoma talljet me pipellin Shqipetar dhe me e keqja qe Shqiptaret po tallen me vetveten,ose duan ti mbushin mendjen vetes se dime te bejme dhe Politicke.
    Po i kujt eshte ky Prisident??i Poliputanes,apo per Pipellin???
    Nqs eshte per Pipellin,pse nuk e zgjedh PIPELLI???
    Po te shohesh Poliputanen tone ve re se 80% eshte me prejardhje fshatare dhe cka ne mentalitet i pergjigjet Katerciperisht Popullit?

    Pra ky Prisident nuk eshte i Pipellit,por nje Prisident Katnar qe Gomarin do ta lidhi te dera e Haurit te qujtme Prisidence.

  9. PATRIOTI USA. says:

    Per viziten e sales ketu ne SHBA u agazhuan jo vetem podesta grup sic thuhet pore nje mori bizesmenesh e diplomate vetem e vetem qe sali berisha te ishte i pranishem ne 100 vjetorin e vatres. Ne fjalimin e pergatitur nga te tjeret foli e cfare nuke foli per themeluesit e vatres qe nga Noli e konica e deri ne ditet e sotme. Ne audjence qe nuke i kalonte 70 vetet me gjithe te ftuarit dhe truperojen e sigurise, foli edhe per sukseset gjate ketyre 22 vjeteve demokraci, pore nuke tha asnje fjale vec shkelqimit, per papunesine, varferine, korupsjonin, pasigurine e jetes per vjedhjet, vrasjet per vetevrasjet, perse shqiperia eshte ne mes te evropes e jashte saje, perse demokracia eshte zevendesuar me diktature, perse censurohet e denohet medja e shkruar dhe ajo vizive qe eshte ne opozite me pushtetin. Ishte kjo aresyeja, qe ne te shumten e rasteve ai nuke u duartrokit edhe pse ne ate ceremoni ishin ftuar vetem vipat, bizesmenet dhe asnje shqipetar ithjeshte, kure te thjeshtet jane me qinra mjra shqiptare nga gjithe trevat brenda e jashte kuijeve, pore qe askush nuke njoftoje nga komisjoni i festimit per daten, oren dhe vendinsikure ky aktivitet ishte prone e nje klani te caktuar te pasurish. harojne keta mjerane se ne SHBA ka shume intelektuale te shquar nga te gjitha fushat qe nga mendja dhe pena, profesjoni dhe rezultatet qe kane patur jane korifeje ne krahasim me ata qe sote drejtojne vatren. Eshte dhe nje aresye tjeter madhore se shume prej ketyre intelektualeve te shquar nuke duan tja degjojne emrin sali berishes, pa le ta shikojne jo e jo, per te ligat dhe poshtersite qe i ka bere dhe po i ben atije populli ne emer te demokracise, Motua e punes te tije ka qene dhe eshte premto dhe genje sa me shume, monopolizo pushtetet si mbret i pa shpallur per ta mbajtur pushtetin jo 47 vjet sa e mbajti ati i tije shpirteror Enver HOXHA, pore mundesisht me gjate.

  10. beso says:

    Shkrim shume i thjeshte,edhe per me budallane.Po natyrisht qe nuk mund te shpiken dy shumica,qe gjasme te duket efektive demokracia e gjera si keto.Kujt do t’ia hedhe saliu dhe xhambazet e politikes se qilareve?Do bejen zhurme sikur do zgjedhin profetin e zotit,e jo me nje rrogetar dhe ofiqar qe me rastin e pare qe nuk firmos ndonje ligj te mallkuar si ai i plehrave apo i faljes se 300km2 te detit Jon do shpallet heretik apo horr bulevardi.Jo mor zoteri,ti nuk di te permbash nervat e t’i zbusesh ato per te rene dakord per nje njeri qe vertetesisht qendron mbi palet.Qendron Nano mbi palet,apo Topalli?Jo,asnjeri nga te dy nuk qendron mbi palet,sepse Nano mamuthin(shprehja e berishes kjo)ku t’a leme pastaj?Ai ishte kryeministri i qeverise”ma t’korruptur t’bots”,e qysh n’a dalka pas 7 vjetesh burre qelibar?Pastaj,a qendron mbi palet ish kryetari i PS realisht?Ai ose do mbaje per PS,ose do punoje per inat te PS;rruge te mesme nuk ka!E kote te themi qe Topalli qendron mbi palet;ajo eshte n/kryetare e PD dhe ka deklaruar hapur qe flet qellimisht dialektin shkodran ne evenimentet zyrtare;e quani te frytshme kete sjellje dhe te prasnueshme per nje president?Meqe gjerat erdhen keshtu,siç vijne rremujshem tek ne,pasi presidenti nuk eshte gjeja me e rendesishme,mendoj qe PS dhe Rama duhet te nxjerrin emrin e presidentit konsensual qe mendojne ata.Hajde t’a shohim,mbase berisha detyrohet qe te mos refuzoje per tejkalime afatesh e te tjera si keto.

  11. BERISHA LARGOHU. NUK MUND TE FESTOHET 1OO VJETORI I SHQIPERISE ME BERISHEN!! says:

    I nderuar Mero Baze, shkrimi i juaj eshte nje encouragement per Edi Ramen, Rama duhet ta lexoje kete shkrim perpara se te bej gafe ne lidhjen me presidentin. Ky shkrim eshte shume i mprehte dhe interresant, je i madh Z. Baze!

  12. niku ny says:

    Nano dhe Meta jane thjesht plehra qe po riciklohen nga Waste Management Boss Arvizu qe eshte bere si shefat e kuadrit dikur ne MPB….NUK KA VEND NE BOTE QE NJE AMBASSADOR TE NDERHYJE KAQ PATURPESISHT NE CESHTJET E MBRENDESHME TE NJE VENDI.Lufta per presidentin e ri realisht eshte midis arvizuse dhe berishes sepse nqs tropojani e merr dhe kete kala te fundit ai do dali 100% jashte kontrollit te usa.Eshte rasti me i mire per USA QE ME SEBEPIN E PRESIDENTIT TE RREZOJE ME LEZET BERISHEN..ne te kunderten ngelemi te themi se amerika hodhi ne japoni ne 1945 bomben atomike dhe ne 1992 hodhi bomben berishe per ti nxjerre ujin e zi ketij vendi..

  13. Antoni says:

    Rama vtem nje gabim mendoj qe nuk duhet te bej.Takimet me Nanon e Meten,i ngjan,atytre atyre varferve qe shkojn e blejn rrobat qe i kanflakur nje her-Ky dote jet gabimi fatal,ne qoft se do u beso rama.

  14. Gushekuqi says:

    O`Mero trimi! Emri i presidentit qe do te dale nga zarfi i zotit Arvizu,eshte ai i Fatos Nanos i cili e ka kaluar skanerin e Amerikes.Identik,si emri i zonjes Jahjaga,ne rastin e ambasadorit Doull.Ne situaten politikes rajonale dhe globale sic eshte Shqiperia dhe Kosova,Amerika nuk fal,nuk ben gabime dhe pike.Berisha kerkon Prokurorin e Pergjithshem per te shpetuar lekuren e tij,por edhe SHBA,nuk mund te lene SHISH ne duart e ruseve e serbeve.Prandaj,mos u lodhni kot me fantazira e komente enderrash ne diell.Kjo eshte dhe arsyeja pse,zonja Klinton e priti Berishen dhe bisedoi aq gjate me te,per fundin e tij.Nuk thoni,shyqyr qe na ka vene dore Amerika e vazhdojme te ekzistojme si shtete sepse,te qeverisemi vete akoma edhe pas njeqind vjetesh,nuk dime.Gjithshka qe thuhet se…presidenti eshte ceshtje e brendshme shqiptare,vendimarrje kondensuale etj,jane pallavra me nastradin.Personalisht,do te desheroja qe nga zarfi i zotit Arvizu,te dilte emri i zonjes,Vasilika Hysi,ose i Paskal Milos.Por ja qe,rrethanat aktuale ne rajon,Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Serbi,Greqi,Bullgari e Turqi,jane te tilla qe kerkojne per president,nje politikam te kalibrit evropian.Thenia e Fatos Nanos,qe ne vitin 1992 se…me libanizimin e Ballkanit,do te ballkanizohet e gjithe Evropa,duket se jo vetem nuk eshte harruar,por eshte aktualizuar.Perfitoj nga rasti te pershendes Labin Vlore dhe t`i them se,desheroj t`i dergoj nje liberth qe atij do t`i pelqeje shume.I lutem te me dergoje me mesazh,adresen e shtepise ku banon,ne kete numer telefoni:00306982997500.Respete te gjitheve.

    1. Lomi pri Baldushku says:

      O Gushkuqo,I ke ra pikës. Nuk e lu topi. Kjo osht gjoja mo e fërtet qi kisha me thon ene una. Katër klas shkoll kom por disa gjojna i thith me hun. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  15. anticensurë says:

    shpresojmë që gjithë kjo llogari e stërholluar tëndja o mero të mos përfundojë me zgjedhjen e nanos!gjë që është parathënë që në 2007ën!
    sa për ramën ke kohë që tja qëndisësh!për berishën tu deshën 17 a 18 vjet që ta kuptoje!kështu që i bije nga viti 2025 tja bësh dhe ramës një libër!quaje 2012!unë po i fus një relx si tha maksi!kishte të drejtë!
    përshëndetje makso!
    sa për lulet e mollës nuk po i gjej as në it.as në de.!

    1. beso says:

      anticensure,Lulet e molles ka qene nje roman dashurie shume i bukur,qe me duket ka qene edhe film.Une e kam lexuar dhe perpire,se eshte shume i bukur dhe i thjeshte.Pak a shume,nje student dashuron nje vajze fshati dhe pastaj iku dhe njohu nje vajze me te pasur dhe jetoi gjithmone me brengen e asaj qe deshi nje here e nje kohe;mbase maksi ka dashur te thote qe jeta eshte nje m..ut i madh,qe vetem ngjyren ka si te mjaltit,se tere te tjerat,qe nga shija dhe perberja ka te asaj gjese tjeter.Dmth,ky shteti qe do ti dhe une nuk do ekzistoje ndonjehere,se t’a do mendja qe nuk ka shoqeri aq te pjekur sa te beje nje shtet te pjekur.Maksi po deshi t’a shpjegoje vete,se une kam vetem ndonje pseudonim ne vend tjeter,po ketu kam vetem nje.Pra,tek Lulet e molles,alegoria eshte e perjetshme,ose do zgjedhesh çfare do zemra e do vuash varferine,ose do zgjedhesh jeten e lehte duke ndrydhur vetveten;zgjidh e merr!

      1. anticensurë says:

        flm beso!kam lexuar sagën kurse këtë jo!shtetin platonian unë nuk e kërkoj!për të ëndërruar po!por gjithnjë ëndërr është!për shtetin aristotelian jam i vetdijshëm!ky shtet që ne kemi është shet i stefen kingut o i dario arxhentos!këtu është horror!këtë jo vetëm që se dua por dhe nuk harri të mbyll dot sytë se më tmerron në gjumë!është një ëndër horror!
        alegorinë ndermjet pasurisë e varfërisë të mit e kanë zgjedhur në favor të varfërisë,pavarsisht se kanë pasur pasuri!më kanë edukuar dhe mua “keq”!kundër padrejtësisë!këtë kam zgjedhu dhe po e gëzoj!
        dhe njëherë falemnderit për shpjegimin!

    2. maks says:

      per anticensuren.
      1-Bashkohem me mendimin tuaj se edi rama eshte viktima e peste e 21 janarit dhe nga nje njeri i shpreses per rrezimin e berishes eshte kthyer dashje pa dashje ne nje faktor qe po e ndihmon berishen te mos bjere.Ndoshta e ka nga frika ,nga marreveshje e fshehte me arvizune apo nga qe e shikon se berisha eshte bere nje mafjoz teper i fuqishem dhe ne shkalle nderkombetare.
      2-Kalojme te “lules se molles” .
      Me ngacmoi me nje kerkese e juaj e sinqerte per te takuar komentuesin
      “nastradin” te tajvani.Dhe une te dhashe dy filma (kapetani dhe lulet e molles) per te kuptuar se sinqeriteti duhet ti jepet nje njeriu qe ja vlen
      te sakrifikosh.Nga pervoja ime kur kam shfaqur sinqeritet te tepruar
      ose jam zhgenjyer ose e kam pesuar.
      3-Persa i perket situates sot me viziten e fundit te berishes ne usa mendoj
      se cdo gje ne shqiperi ka marre fund ne menyre permanente.Jemi kthyer
      ne nje komb te vetperbuzur qe po tallemi dhe vidhemi hapur nga perendimoret
      qe nga fsheshaxhinjte deri te burra shteti te cdo lloj dimensioni.
      4-Deri pak javesh beja ndonje koment duke menduar se dicka do te ndryshoje
      kurse tani me duket sikur ne komentuesit jemi mbledhur “post mortum”
      qe diskutojme mbi kufomen e nje te vdekuri qe ne rastin tone eshte shteti i shqiptareve.Vetem ndonje rastesi do te na shpetoje psh ardhja e jashtoksoreve apo ndonje fenomen tjeter kozmik apo ndonje cunam si ai i japonise.
      5-Diskutimi i presidentit ne shqiperi eshte thjesht si puna e parashikimeve te skedinave sportive.Kam bindjen se emri i presidentit
      ndodhet tani ne kasafortat e albitrit , trajnerit dhe menaxherit te berishes.Emri i tij dihet: ARVIZU.
      6.Duke e mbyllur pershendetje komentuesve virtuoze te temes si anticensure,beso,plaku,claus dhe shume te tjere qe me komentet e tyre
      ndricojne situaten funebre qe ndodhet sot ne shqiperi..THANKS!

  16. aron says:

    Z.PANDELI MAJKO eshte figura me e paster per President.

    1. elinor says:

      Me mire t’i kerkojme saliut qe partia e tij te propozoje Edi Ramen per president!!!

  17. artibr says:

    meta dhe berisha nuk kan shanc qe te prishen edhe pse meta po investon per te rregulluar imazhin e tij duke folur me tone te buta por ky nuk mundet te rrezoj qeverin se i bie te rrezoj veten ky do jet dashnorja e besuar e berishes deri ne fund pavarsisht se ndonjeher sesht dakort me dashnorin qe ben interesantin por naten ne krevat i hap kembet dhe esht ne dispozicion te dashnorit . kurse rama tregon qe esht nje lider i lekundur edhe i pa besushem sillet ere si grua er si burr duke ren pre e dallavereve te ciftit meta berisha qe ndonjeher shfaqet sikur esht ne kriz por te jeni te sigurt se ai doe zgjedhi presidentin qe do ai vet dhe rama mos te meret me intriga po te mbaj qendrim dhe te punoj si opozit e mos te fryhet ne medja shum sepse saliu perfiton nga kjo situat duke e cuar vemendjen aty ku atij intereson ne kemi plot halle te tjerra sa per presidentin si intereson njeriut se dihet qe kush do te vij ska per te ber asgje do mari rrogen e do flej gjum…

  18. Pavaresia says:

    Analize e thjeshte, e sinqerte dhe kurajoze. Nuk e luan as topi arsyetimin tend. Po kujt i thua? ,,Loja presidenciale” ne te vertete eshte nje KAZINO POLITIKE. Media (e pa varur) duhet ta demaskoje e gjitha nje zeri.

  19. Arif Gjongjini says:

    Përsa u përket formulave të çfarëdo lloj zgjedhjeje, këtu në këtë Shipërinë tonë ka shumë kohë që gjithçka bëhet me formula të pista. Berisha jo vetëm i pranon, por edhe shtrydh trutë gjer në gjak për të gjetur formula të stërpista, nëse ato i shërbejnë për të mbajtur karrigen. Hiqini nga mendja parimet në llogaritë që bëni kur analizoni të paskrupujt si Berisha e të tjerët si ai, që për flamur kanë vetëm interesat e tyre. Tërë Shqipëria prej tij e prej tyre është bërë një plehrishte,kundërmimin e qelbur të së cilës vetëm Berisha e të vetët kanë interes ta shesin për parfum; dhe kanë të drejtë, se s’ka bërë vaki ndonjëherë që prodhuesi të shajë produktin e vetë, aq më tepër kur produkti është pasojë e grabitjes që po i bëjnë këtij vendi e këtij populli.

  20. albani says:

    Cfare te thuash dhe cfare te shkruash per kete shkrim. Ne, ata qe marrin pjese ne komentet e shkrimeve te Z. Mero Baze, madje jo vetem ne, por edhe shume gazetare dhe anliste te mirefillte dhe te paanshem, mundohen me kote te japin mendime dhe te shprehin pakenaqesite e tyre ndaj politikaneve (ketyre maskarenjeve me mandat: Ketu me kujtohen nja dy vargje te Ali Asllanit: Shqiperia eshte e maskarenjeve, por do te … jete perseri e maskarenjeve) dhe politikave te perditdshme ne Shqiperi. E keqja jone eshte se ne i marrim ata seriozisht, ndersa ata tallin by… (ko …) me popullin, me Ramen, me opoziten, me shtypin e “lire”, me gazetaret e ndershem. Por, sot, i ndershem eshte Frrok Cupi, Henri Cili, Blendi Fevziu, Kreshnik Collaku, Artan Hoxha me syze, Ariasn Cani & company. Per pak harrova mark Markun dhe Fahri Balliun. Edhe keta jane sharlatanet me te ndershem qe ka Shqiperia, te pakten sot per sot.

  21. ajdin says:

    I NDERUAR GZ.BAZE;Je nje gazetar me i nderuar ne Shqiperi,ZOTI QOFTE ME TY.Te te rrojne femijte se po zgjone shqipetaret dhe neve qe jemi jashte atij vendi te bukur.Ikem qe mos te rrime bashke me keta kriminela dhe hajdut qe po na e shkatrojne vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje