Mu kujtua Azem Hajdari. Kur Sali Berisha shkoi në vizitën e tij zyrtare në SHBA në vitin 1995, në mënyrë të çuditshme ai këmbëngulte se do të merrte PD më qafë. Kishte një bindje që vizita do të hidhte në erë pushtetin e PD-së. Por në dukje ishte ndryshe, vizita ishte shumë e suksesshme dhe kur Presidenti Berisha doli nga takimi me Klintonin, foli në Zërin e Amerikës dhe në TVSH dhe veçoi si detaj se ai kishte qëndruar dyfishin e kohës me Presidentin Klinton. Edhe atëherë nuk tha asgjë konkrete. Tha që SHBA do na ndihmojë për demokracinë dhe integrimin evropian. Njësoj si 17 vjet më pas. Të gjitha këto ishin arsye që ne t’i kujtonim Azemit se ia kishte futur kot. Por Azemi, i cili me sa duket kishte mbushur para Berishës dosjen e tij në Uashington, nuk i ikte idesë së tij fikse se fakti që ka qëndruar dyfishin e kohës, ishte një shenjë edhe më e keqe.
Dje pas kthimit në Shqipëri nga vizita e fundit në SHBA, kryeministri Berisha arriti të veçojë përsëri nga gjithë takimi me zonjën Klinton se ka qëndruar dyfishin e kohës së planifikuar me të. Për shumë vetë kjo duket një mburrje pa lidhje e një njeriu të stresuar nga izolimi, por në fakt për Sali Berishën është një detaj i mbetur në subkoshiencën e tij për vizitat në SHBA. Në subkoshiencën e tij fle takimi me Presidentin Klinton dhe dyfishi i kohës i bisedës me të. Pas asaj vizite për Berishën filloi tatëpjeta në raportet e tij me SHBA. Në gjysmën e dytë të kohës, siç tregon dhe vetë Berisha më vonë kur u prish me SHBA, brenda kish hyrë Stefanopullosi, këshilltari i presidentit Klinton, biseda kishte devijuar tek të drejtat e grekëve në Shqipëri, tek arrestimi i të pestëve dhe deformimet e demokracisë. Kur u kthye në atdhe, Berisha nuk bëri asgjë nga ato që premtoi aty në dyfishin e kohës, dhe më pas deformimet shkuan deri tek manipulimi i zgjedhjeve dhe tentativa për të destabilizuar Kosovën, e cila derdhi pikën nga gota e pushtetit të tij.
Tashmë Berisha pas kthimit nga SHBA nuk po thotë asgjë konkrete çfarë ka biseduar. Të gjithë thonë se ka folur dhe pranuar një president konsensual, por ai nuk e pranon. Të gjithë thonë dhe pranojnë se ai ka marrë kritika të ashpra mbi kontrollin mbi gjyqësorin në luftën kundër korrupsionit, dhe sidomos mosndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, por ai nuk e pranon. Të gjithë thonë se ai ka marrë paralajmërime të qarta për të mos prekur ekspertizën e FBI për 21 Janarin, por ai nuk e pranon. Ai në të vërtetë nuk po thotë asgjë se çfarë ka biseduar konkretisht. Si një njeri i traumatizuar nga një emocion i fortë, qysh kur ka dalë nga zyra e zonjës Klinton, ky po thotë vetëm faktin se ka qëndruar dyfishin e kohës me zonjën Klinton.
Përse vallë?
Nuk besoj se zonja Klinton nuk ka takuar ndonjë burrë më të këndshëm se Sali Berisha, që të hutohej e mos të shikonte orën. Nuk besoj se këshilltarët e saj nuk kanë pasur orë për t’i treguar se shkoi afati. Nuk besoj as që ajo është e ngeshme dhe pret e rri sa të dojë me njerëzit. E vetmja gjë që besohet është se dosja e tij në Departament të Shtetit është shumë e trashë dhe zonjës Klinton i është dashur dyfishi i kohës për të sqaruar pozicionin e SHBA dhe pozicionin e Berishës në krizën shqiptare. Duket qartë se Berisha nuk do të flasë për asgjë. Për asnjë detaj, për asnjë problem dhe për asnjë sukses apo dështim në këtë vizitë. Ai ngjan si një i dehur i trullosur që i ka ngelur në mendje vetëm koha kur ka hyrë dhe kur ka dalë, e cila është dyfishi i kohës që i kishin premtuar lobistët që e çuan aty. I kujtohet pikërisht se dyfishi i kohës me burrin e zonjës Klinton ka qenë një fatalitet për të. Pas kthimit nga SHBA, edhe pse ne bënim humor me paranojat e Azemit, ai mori tatëpjetën dhe kaloi gati në konflikt ushtarak me SHBA. Tashmë ai po përpiqet të harrojë çka biseduar, po përpiqet t’i mbajë larg publikut problemet e shumta që i janë dashur zonjës Klinton t’i parashtrojë. Po na thotë vetëm që qëndroi gjatë, shumë gjatë, dyfishin e kohës…. Si me burrin e saj 17 vjet më parë. Le të shpresojmë të mos shohim të njëjtin film pas kësaj. Dosjen e ka po aq të trashë me probleme.
Per vrasjen e Azem Hajdarit dhe per pucin 1998, ky kriminel duhet te ishte varur ne litar!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
znj. klinton edhe dyfishi i kohes nuk mund ti mjaftonte…
10 min asaj i jan dashur vetem per te kuptuar gjestet e tij, dhe anglishten aq te paster te berishes.
me e hutuar nga ai takim ka dale znj. klinton.
nuk besoj se i ka rastisur here tjeter nje bashkbisedues i tille.
ka ndenjur dyfish pasi klinton ia ka perseritur gjerat dy here. pune malokesh.
Nuk e besoj Mero,qe Saliu ka per te degjuar kritikat apo kercenimet Amerikane.Cmenduria e tij nuk ka fund.Plus ai eshte akoma me i regjur,dhe e di si kalohen krizat qe vete prodhon.Ai do e beje Shqiperine shume here me keq se ajo e vitit 1997.Kush do rroje do ta shikoje,tymin dhe zjarrin e ketij te marri.Edhe para ca ditesh kujtoi shprehjen e famshme.”Te gabosh njhere,do te thote te besh faj.Te besh dy here te njejtin gabim,do te thote te jesh i marre”Saliu po shkon drejt gabimit te njejte per te dyten here”Ai,jo vetem qe nuk ka ndryshuar.Me keq akoma.Eshte demonizuar totalisht.Mjere ne.Kete di te them une.Zjarrin qe do i veri ai njeri Shqiperise per here te dyte,nuk ka per tu shuar kollaj,e do jete zjarri qe do e djegi ate komb njehere epergjithmone.
Jam plotesisht dakort me ty labi, por ate duhet ta kishit ndalur ju qe ne 1997, kur e betuat se nuk do ta linit te shkelte ne Vlore. Megjithate ai duhet ndalur sa s’eshte vone. I bej thirje intelektualeve te vertete te ketij vendi: Ky njeri paranojak duhet ndalur. Ai nuk largohet nga pushteti pa derdhur gjak. Shikoni metamorfozen e fytyres se tij, ajo e tregon shume qarte se çfare ai ka brenda.
Nuk e besoj Mero,qe Saliu ka per te degjuar kritikat apo kercenimet Amerikane.Cmenduria e tij nuk ka fund.Plus ai eshte akoma me i regjur,dhe e di si kalohen krizat qe vete prodhon.Ai do e beje Shqiperine shume here me keq se ajo e vitit 1997.Kush do rroje do ta shikoje,tymin dhe zjarrin e ketij te marri.Edhe para ca ditesh kujtoi shprehjen e famshme.”Te gabosh njhere,do te thote te besh faj.Te besh dy here te njejtin gabim,do te thote te jesh i marre”Saliu po shkon drejt gabimit te njejte per te dyten here”Ai,jo vetem qe nuk ka ndryshuar.Me keq akoma.Eshte demonizuar totalisht.Mjere ne.Kete di te them une.Zjarrin qe do i veri ai njeri Shqiperise per here te dyte,nuk ka per tu shuar kollaj,e do jete zjarri qe do e djegi ate komb njehere e pergjithmone.
Do e baj shqiprin lule!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
Mbase Telepatia jote eshte e forte kesaj rradhe dhe del Z.Baze.
Per momentin Krye Antishqiptari-Shqiptar,eshte ne vijen e interesave Amerikane dhe besoj se Amerika mund ti kete thene:ik tani se kemi ca Antishqiptare zorre tharre qe do vazhdojne Politiken tone Anti….Shqiptare.
Kjo loje do te mund te kete fund kur…
1-Kur Enver Hoxhes ti hiqen dekorat dhene vetvetes por..a mund Bijte ti heqin emrin te Atit te tyre?
2-Kur perfundimisht ligji antishqiptar 7501 te rrezohet njeher e mire
3-Kur te hapen perfundimisht dosjet e ish sigurimit
4-Kur Mitrovica tu kthehet perfundimisht shqipetarve me gjithe Preshev/Med/Bujnvc
5-Kur Janullatos te largohet perfunmisht nga Kryesia Shqiptare e Fese
6-Dhe me kryesorja,KUR AMERIKA NE BAZE TE LIGJIT TE INFORMIMIT PUBLIK,TE PRANOJE FAJET KUNDER SHQIPTAREVE.
A ka shance te ndodhin keto ????????????????????
Jam dakort me pese pikat e para, po ate te gjashten nuk e kuptoj , nga e gjete dhe ç’kerkon te thuash?
HIRESINE E TIJ ANASTASI E KEMI ZGJEDHUR NE ,BESIUMTARET ORTODOKSE,DHE VETEM KUR NE TE VOTOJME PER LARGIMIN E TIJ ATEHERE MUND TE LARGOHET NGA KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE.DERI ATEHERE BENI GJUMIN E QETE,AI DO TE VAZHDOJE TE RRIJE NE KRYE.
Lobistet ja kane fiksuar dyfishin e kohes,duhet t’ju jape perseri dollar.Ata me dollar/minute e matin punen e tyre.Shuma e dollarve te derguara me anen e bankes eshte vetem maja e ajzbergut,eshte nje mundesi per ti shpetuar taksimit ne SHBA.Shuma tjeter qe do marrin lobistet eshte nen dore dhe kjo eshte pjesa e padukshme e ajizbergut.
“QENDROVA ME KLINTEN DY HERE ME SHUME SE KOHA E PLANIFIKUAR” e deklaruar nga nje Kryeminister idiot i nje shteti LILIPUT dhe i falimentuar si Shqiperia, eshte aq banale, aq poshteruese dhe denigruese, aq dallkauke, aq debile dhe injorante per nje takim me nje zonje zyrtare te nje shteti GJIGAND si SHBA, saqe cvlereson llogjiken qe kerkon Mero Baze ne shkrimin e tij kritik per Sali Berishen. Sepse kjo tingellon si replikat e regjistruara te Ministrit tone dallkauk te jashtem Haxhinasto ne Bruksel me “Futja pordhes” per zyrtare te BE-se, me shume buzeqeshje nga Majlinda Bregu. Kjo kulture dhe injorance pushtetaro albaneze duhet te te shqetesoje o Mero Djali me shume se kritikat eventuale, me te cilat zonja Klinten ka bombarduar Saliun tone nga Tropoja per te miren e popullit shqiptar. “E mbajta zonjen Klinten dy here me shume se koha e planifikuar” mburret Saliu tek grupi i vet i sejmeneve besnike ne PD. Si nje Enver i Dyte qe kujtonte se urdheronte Boten dhe se Bota vertitej rreth Shqiperise. “Oh sa mire ja ke bo!” ja kthejne Patozet, Halimrat, Alibeajt, Bumcat, pse jo femrat demokrate si Jozefina e Rajmonda me soje e sorollope nga pas. Ne kete situate ambasada amerikane ne Tirane duhet te beje menjehere note proteste per te korigjuar deklaratat amorale dhe dallkauke te Kryeministrit tone debil. Avrizuja duhet t’i spjegoje BURRIT TE SHTETIT Sali Berisha se SHBA nuk eshte BORDELLO, as zonja Klinten prostitute pronto ne sherbim te Berishes. Qe me LEKAT e taksapaguesve shqiptare mund te zgjase sa te doje takimet intime te tij. Kjo eshte me madhore se intrigat pushtetare, qe shtjellon zoti Baze duke hamendesuar kohezgjatjen e qendrimit te Berishes ne zyren e zonjes Klinten. Prandaj nastradini desheron te beje nje apel me esencial per pushtetaret shqiptare me ndihmen e gazetareve trima si Mero Baze:
KUR DO TE BEHENI NJEREZ TE KULTURUAR DHE TE MESONI ETIKEN E KOMUNIKIMIT O KAFSHE PYLLI?
Analogjia me e spikatur eshte vete personi Sali, pra nuk ka se perse ti referohemi analogjise mbi kohen e dyfishte. Kjo sidoqofte nuk i pakeson shanset per te pasur nje perseritje te historise. Perkundrazi, elementi baze: NJERIU-SALI eshte aty si nje kercenim.
Nga ana gazetareske lidhja midis takimit B.Klitonit me SRB ne 1995 dhe me H.Klintonit ne 2012 eshte e nje niveli te lavderueshem dhe nuk mund ti besh
shume komente sidomos kur behen nga z.Baze qe ka qene i brendshem ne keshtjellen e SRB ne ato vite.Jam i sigurte se kete rradhe Amerika zyrtare
eshte sjellur me mysafirin e vicidolit duke u mjaftuar me shprehjen:
“Ke bere gabim dhe po ta falim por mos e perserit rradhe tjeter”.
E ndoqa nga afer trajektoren e berishes kete jave ne USA dhe kam dale ne konkluzionin se ai u prit ne menyren me te shkelqyer te mundeshme.Keto dite
ai trimfoi:
-ne shtepine e bardhe
-ne pervjetorin e vatres
-ne lobin cifut te usa
-ne zerin e amerikes (voa).
Me teper me tremb shoqerimi “kemba-kembes” i berishes nga ambassadori i cuditshem Arvizu ( nga ashurja tek vatra) qe ndoshta eshte perfaqsuesi special i lobit qe ka paguar berisha ne washington.
Kam lexuar keto dite nje perkrahje te dikurshme ne fillim te demonstratave ne egjypt midis amb. frank wisler dhe mubarakun por qe kishte “viston’ e hillari klintonit.E njejta situate qendron dhe ne boshtin hillari-wisler -berisha.Vertetesia e ketyre rrjeshtave do te duket ne 2-3 muajt ne vazhdim.
Sido qe te vine punet SRB eshte kthyer ne nje kufome politike pas 21 janarit dhe e keqja eshte se ate nuk ka njeri ne shqiperi ta varrose.
Keshtu qe dipllomacia perendimore eshte kthyer ne nje salle reaminacjoni
per kete fantazme levizese.Duket se pas kthimit nga washingtoni SRB duket
i sheruar dhe i gatshem per te ndertuar strategjine e tij per te arritur
fitoren e rradhes.Eshte lluks per berishen te kete nje nga opozitaret
me te frikshem Gramoz Rucin i cili “e vinte ne loje” se amerika kishte 7 vjet qe e kishte braktisur SRB.Vaj halli ku eshte katandisur opozita shqiptare sot..Perfundimisht jam me idene se BERISHEN NUK KA KUSH TA VARROSE..
O Mero, po ti e di ate punen e pedagogeve, qe kur e mbanin nje student ne provim me shume kohe se te tjret, ose nuk i bindete pyetja e tij, ose studenti nderotne tezen. Keshtu ka ndodhur dhe me Saliun, ndaj dhe Saliu u kthye en Shqiperi me “teze’ te nderuar deh me vesh te varur si qen i rrahur
Nje mik imi nga Gjakova me ka thene se ato moti burrat e fisit Berisha asnje nuk vdiste prej zotit, o prej marres ,o prej plumbit.Prej ketij fisi me deklaroi miku Gjakova eshte djegur dy here.
Mero, problemi eshte se ky Saliu po vazhdon akoma si kacabu ti mbijetojne cdo shkaterrimi, dhe kjo sepse kur e shikon qe i vjen fundi futet ne gure te mbijetoje dhe ushqehet me qelbesirera, ndaj une nuk besoj me se amerika do ti beje gje Saliut, persa kohe Saliu eshte mercenar i denje i tyre, dhe paguan lobistet nuk e kane shume problem se cfare ben Saliu me demokracine e Shqiperise, dhe koha e ka treguar.
jo mor jo se e keni gabim. Sala ka muhabet t’omel prenej e ka majt Klintonja. Do i ket tregu ate historine qe fillon me “baba m’ka than mue…”
haahhaa, prognoza jote eshte e sakt, edhe une jam i te njejtit mendim.
z.Mero,mos u çuditni qe ka qendruar me shume se dyfishi i kohes.Kohen e programuar foli vetem saliu,pastaj kohen tjeter Hillari qeshi,ne fund doli qe ajo s’e kuptoi se çfare i tha saliu,dhe saliu s’e kuptoi pse ajo qeshte.Ka te ngjare qe Hillari te vije ne Shqiperi ne nentor te vitit 2028,po a do jete gjalle mumja e saliut apo jo,per kete s’ve kush bast.Ca thone se Hillari e thirri per zgjedhjen e presidentit,po per presidentin e kujt vendi,te Shqiperise apo Amerikes?Une mendoj per te dytin,se gjalle ne bote me nder s’po e çan kush ne Amerike qe president te behet nanushi,topallushi apo karabushi,biles kara-bushi sikur tingellon ca me shume amerikanshe.
MERO. TI JE GJENIAL NE PARASHIKIMET E TUA. E TREGON VETEN SE KUSH JE NE PARASHIKIMET QE BEN!
MERO, TE DOLEN PARASHIKIMET PERSA I PERKET VIZITES TE KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE NE SHBA. ATE NUK E PRITI KUSH. AI VAJTI DHE ARDHI DUARBOSH.AI NUK BISEDOI PER NDONJE PROBLEM TE SHQIPERISE. ATE NUK E DEKOROI KUSH! AI NUK FOLI ASKUND DHE ME ASKEND!
BRAVO REMO JE I MADH SA NUK KA NJERI TJETER NE SHQIPERI SI TY!
Nuk po kam qef me acaru trunin me ket Rrumpallen,prej Vicidolit,por dola ne xhiro se m’ka humb nji zagar.Nqs e shifni kund zagari e ka emnin Kelmendasi.Du me shku prej ne Londer e me e gjet ne Belgjike,me e vesh me strece dhe me e punsu ne nje lokal pink/ Ai qe ma gjen ka edhe nji shperblim. Me respekt Kol Tivari
Nuk kane rendesi oret e takimit qofte ne 1995 apo 2011.Tolerimi qe i kane bere amerikanet berishes pasi e graduan nga filoserbi rajerson ne 1991-1992 dhe deri tani eshte fatkeqesia me e madhe kombetare per te gjithe kohrat.Eshte fat per shqiperine qe ka mbi nje miljon emigrante qe tashme shumica e tyre jane qytetare amerikane apo europjane dhe mbajne shtyllen kryesore per te mos rene ne kolaps ky vend qe po vidhet dhe po shitet nga te kater anet.
Dipllomacia amerikane i ka nje borxh popullit shqiptar:Largimin “right now” te kolonelit berishe qe u shungurua si hibrid i cia-udb kur keto sherbime ishin ne muajin e mjaltit ne vitet 90′.Ndryshe nuk ka si spjegohet qe amerika te mbeshtese tradhetarin dhe vrasesin berishe.Eshte e drejta e cdo qytetari te ndershem amerikan me origjine shqiptare qe te denoncoje veprimet jo te sinqerta dhe gati antishqiptare te disa segmenteve te administrates se sotme amerikane.Do ishte me mire nje pushtim faktik i shqiperise apo shpallje protektorati se sa kjo perdhosje dhe perdhunim kombetar. Nuk eshte e rastit qe fytyrat e tre ambasadorve kryesore jane:
japoneze,gjermane,italiane qe te kujtojne tokion,berlinin dhe romen
Clean up after your dogs !
@ marku ny
po me çduket m baze nuk e ditka se renjet e pushtetit te berishes jan ne usa,perndryshe nuk do ndodhete kjo qe ndodh ne shqiperi keto 21 vitet
por mesazhi i berishes eshte ky: nese usa i kishte dhen ok ne 2005 berishes per tu ringjitur ne pushtet vetem per 8 vjet,pas ketij takimi usa i kan akorduar edhe 8 vjet te tjera !
Kame frike se bota do dergoi nje tjeter Franc Vraninsk ne shqiperi,se ky nuk terhiqet nga mendja e tij,ky tjeter thote ne takime dhe tjeter bene.
u kujtohet ne kohet e bojkotit te opozites kur thoshte me paturpesi para te huajeve qe le te propozoi opozita,te beje cdo amendament dhe ne do ja miratoim ne parlament dhe ku vinte momenti po ky thoshte ; a po une nuk shkel kushtetuten, ore akoma nuk po e kuptoni qe ky eshte djalli vete dhe nuk e do shqiperin,ky kerkon qe shqiperin ta fshij nga harta fare.
po ku numurohen bemat e ketij palacoje,harruat zef brozin (kryetarin e gjykates se kasacionit)qe desh e futi ne burg por e mori ne ruatje ambasadorja amerikane marinza lino dhe e coi ne amerik ku eshte dhe sote e kesaj dite? harruat v.1997 cfar i beri ketij vendi? harruat 14 shtatorin 1998? harruat qe erdhi nje moment qe gjith perendimi dhe amerika u distancua nga kjo monster dhe ky i ktheu syte per tu lidhur me vendet islamike?
po pse more njerez kometues dhe lexues sote ne moshen 70 vjec do ndreqet ky ?
E PASHE NE TV BERISHEN ME ZONJEN KLINTON POR NUK KUPTOVA PSE BERISHA RRINTE SHUME SHTREMBER I HANTE TRUPI VETEM NE NJE KRAH APO KOT NUK THONE QE DRURI I SHTREMBER PRISH GJITHE STIVEN.POR EDHE SE NEJTI DYFISHIN E KOHES ME ZONJEN KLINTON PRAP ATIJ I HANTE TRUPI VETEM NE NJE KRAH PO SHTREMET NEJTI GJITHE KOHES A KA NDONJI QE E DI -URIME Z. BAZE JE I MADH
Z Mero je i shume i sakte,prandaje respekti per ju e gazeten tuaj,nga lexuesit sa vjene e shtohet,komunisti,diktatori i vicidolit,seshte gje tjeter vecse nji mashtrues,intrigante,hajdute i ndyre e vrases tinzare,i pa bese,sja vlen te merresh me kyte flliqesire te ndyre qe mbane ere krimineli.Zoti munde te bjere fundin e largimin e tije,se ne jemi popull frikacake,opozita eshte bere pale,me kyte kriminele,le te mbesim me shprese teke AK,e partia Z Bamir topit,qe te largojme kta kriminele,nji here e pergjithmone nga pushteti,te cilin e mbajne pa drejtesishte me dhune.
Te dashur lexus te gaz.TEMA.Talibanet jane ne lufte me fuqite me te forta ne bote e ata prape po vrasin njerze te po fajshem.Prandaj mos u lodhni kote.Sa te jete amb.ARVIZU e Sali berisha krymiister ne gjithmon nuk do gjejme qetesi.E keni pare sa here qe ndeze telivizorin shikon keta dy fetyra talibanesh.Lume ai qe jeton me largimin e tyre nga SHqiperia. Ishalla largohen sa me shpejte qe ne te marrim fryme se na kane mberthyer per fyti dhe po na mbysin.
Kushe ashte aje politikane ne bote qe i beson Sali Berishes?
Asnji sepse ne cdo takim apo konferenca nderkombetare vetem rrene dhe mashtron,ky ashte realiteti i “politikanit Berish”.
Berisha i ndodhure ne mese dy zjarreve kerkone me cdo kushte te corodit opinjonin publike duke shpenzuare miljona per tu takuare me z.Klinton nji vizite teper e dyshimet!me nji prapa vije jo dashamirese,Berisha eshte vene ne karrigen e 96-97-tes!!!!!!!!!besoje cdo llogari e ka te deshtuare,sepse poi deshtojne numrat ne vete qeverin qe aje drejtone,nuke pranon kushe te bjere viktim e Berishes,sepse e dine perfundimin.
Ministrat jane te korruptuare!kjo dihet,po kushe eshte ideatori i korruptimit?e gjitha bie mbishpatullat e Berishes,rritja ekonomike e “bujsheme”tani ka hyre ne Shqiperi,bankat ne gerhamat e fundit!c’fare do thote Berisha tani i vene perpara realitetit te pa shmangeshem.Fullani foli qarte dhe prere,kushe ka veshe te degjoje dhe sy per te pare kriza eshte ulure kamkryqe.
Festimet e 100 vjetorit si edhe ndertimi i veprave “madhore”te Saliut dhe Jozefines tashma kane deshtuare ne driten e djellit,po eshte nji shpres, takesa e kazanave te rakise te cilen do ta mbledhe ministri Bode qe ka shkaterruare perfundimishte ekonomin Shqiptare.Berisha le te vizitoje boten,po ma mire te jape doreheqjen sa nuke ka shkuare vone,per te miren e tije dhe te familjes,keshtu i bane nji ndere edhe vendit.
A e dini pse ka ndejtur dyfishin e kohes KM jone me Znj Klinton…. Fakti eshte se Znj Klinton i ka egzaminuar hunden KM tone. Pas 17 i eshte rritur shume, si puna e Pinokut.
Edhe nje gje tjeter se keni vene re FYTYREN e KM tone se si eshte transformuar e SHPERFYTYRUAR tamam si SHTRIGAT e perrallave. Une kam menduar se eshte vetem nje imagjinate e Njerezimit per ti pasqyruar njerezit e keqij me fytyra te shemtuara. Po me thene te drejten fytyra e KRYEMINISTRIT tone e verteton me se miri se sa misherim i vertet eshte ky.
Vali, vetem nje gje nuk ke te sakte.Ky shtrigani nuk eshte km.yne.Ky eshte km.i votes se kuseruar dhe i kurvareve(kumbareve) te trojkes.Ju pershendes.
te pergatitemi per nje 97 me te keqe
saliu nuk e leshon pushtetin kollaj
tani ai ka para me shume per mercenaret
tani ai ka eksperiencen e 97 te kaluar
Një bisedë e sikletshme, natyrsiht se të duket shumë e gjatë. Kështu nuk habitem me këtë dyfishin që na thotë Saliu.
në të mesme për herë të parë në ekonominë politike lexova një shëmbull që jepnin për përdorimin e shpikjeve të reja në vëndet kapitaliste!shëmbuli ishte GMotors!thoshin se ata nxjerrin vetëm 1% të shpikjeve që kanë,dhe këtë 1%sh e kishin më të vjetrin!dmth ruanin të tjerat për ti nxjerrë në varsi të konkurencës dhe tregut!ti duket se bën të njëjtën gjë!i nxjerr faktet dhe analizat thjesht copa copa për të shitur gazetën e asgjë më tepër!
pavarsisht kësaj më pëlqeu, mero, kur thua se të njëjtat gjëra ka thënë si me të billin!dy fishin e kohës?!
bile ti thua se i kanë tërhequr veshin?!është e mundur!dhe krahasimi i të tatepjetës së atëherëshme me të sotmen është krahasim i mirë!atëherë u deshën dy vjet që të përmbysej berisha!po të vazhdojmë me krahasimet dhe të shpresojmë se do të ndodhë po prap kështu?!!?i bie që të presim zgjedhjet e ’13ës që të manipulohen si në ’96ën!më pas të ngrihet populli të rrëzojë berishën!këtë herë tja falë gabimin e tij të radhës!të dalin vjelësit e kryengritjes,edi rama me shokë!të fillojnë korrupsionin e tyre!bazat i kanë shumë më të forta se i pati nano në ’97ën!të qëndrojnë dy legjislatura dhe pastaj tja lënë dhe njëherë në dorë shansin berishës!e kështu me radhë!apo jo o mero!kjo shpresë që ti po na jep,se “amerikanët po ja bëjnë si në 95ën”,dhe se ne duhet të shpresojmë,flëmë në dafinat e çlirimit amerikan!por harron se pas “çlirimit amerikan” ne i bëjmë mutin dhe e rikëthejmë berishën ose diktaturën,se aq emancipim kemi,o mero!ti flet për llogjet e berishës gafat e berishës,por aspak për shkaqet përse berisha qëndron në pushtet!?
përse nuk na ndahet diktatura?!e egër,berishë ose e butë,nano!
përse nuk na ndahet korrupsioni??
nuk shtron pyetjen përse politikanët tanë nuk e emancipojnë popullin?
nuk shron pyetjen përse politikanët e majtë,gjë që nuk egziston,në teori nuk kanë asnjë interes të emancipojnë popullin?
këta politikanë përveç disa demostratave për zgjedhjet nuk kanë bërë kurrë,kurrë asnjë demostratë për çështje ekonomike,për mbrojtjen e vëndeve të punës,për rritjen e çmimeve e gjëra të këtij lloi!
përse nuk shtron dhe analizn një gjë të tillë o mero???
këto ishin pyetje për ty kurse për mua janë zgjidhur që më parë!për mua ky shkrimi të më solli dhe një fakt tjetër!
para se të përmënd faktin e sotëm po të them konkluzionet e më parshme!
ti o mero je si gjithë populli shqiptar!shkruan mirë,i qëndis artikujt e tu,por vetëm kaq!ti i sheh gjërat të ndara,tek e tek!ke kujtesë të mirë dhe bën paralelizma të qëlluara!
gjëja që të mungon është bashkimi i të veçantave në një të tërë!
ti je si gjith populli shqiptar i pa emancipuar o mero!ti ke urrejtjen e marrë nëpërmjet indoktrinimit post komunist!se e majta është diktatura e enver hoxhës dhe jo forca që ka emancipuar gjith botën demokratike!ti o mero me gjithë zgjuarsinë që ke,ke rënë në grackën e propagandës se djathtë!se demokracinë gjoja e kanë prurë të pasurit!se demokracia e ka emrin e DJATHTË!!!JO o mero JO!!!demokracinë e ka prurë E MAJTA!!!e majta europiane solli demokracinë,se po të ishte për të djathtën akoma do të ishin mbretër e perandorë!akoma do të lulëzonin diktaturat!shiko botën sot!ku nuk ka parti të majta ka vetëm diktatura!pavarsisht se pothuajse e gjithë bota është kapitaliste!kapitalizmi pa të majtë është DIKTATURË!mero ti ke mbetur në nivelin e 90%të shqiptarëve që shohin tele favelas amerikano latine!
gjëja tjetër është mentaliteti tënd fshatar!duhet ti kesh krahët e ngrohtë!
gjëja që mësova nga ky artikull dhe që ty më duket se të ka shpëtuar,është “ne bënim humor me paranojat e Azemit”!ndoshta azemi nuk kishte shprehjen dhe sjelljet të rafinuara,por nuk ishte budalla!ky fakt që ti ke sjellë o mero tregon që azemi ka mundur të vërë bashkë copët dhe të shikojë të tërën!ai ka pasur aftësinë e sintezës!atë që ty të mungon!ai i ka parë gjërat shumë më parë se të ndodhin!ti nuk i sheh dhe kur ndodhin!ti analizon vetëm nuk mund të sintatizosh!
kështu që analiza tënde sot më tregoi vetëm këtë gjë të fundit!ti nuk je në gjëndje të shohësh më shumë se një fakt dhe vetëm atë që ka ndodhur!asnjëherë atë që do të ndodhë!
mos harro mero se në gazetën tënde ke shumë azema që nuk kanë niveli tënd por i shohin gjërat shumë më parë se ty!ndoshta ti tallesh,si me origjinalin,por vjen dita që do ta kuptosh se ke bër budallallëk!
përshëndtje dhe shpersoj që të kesh një drekë të shijshme!
replike me autocensuren.
Fillimisht respektoj shpirtin tuaj rebel ne komentet tuaja dhe dua tju bej
nje oponence konstruktive duke ju konsideruar si nje bashkbisedues i sinqerte.
1-Duke pare komentin tuaj del ne konkluzionin se eshte e perzier me pyetje ,diskutim,verejtje dhe deri mikro leksione per situaten.
2-Ju pa dashje e konsideroni Meron si nje njeri te pagabueshem dhe etalon
per ato qe thote si aksioma (qe merren te verteta pa u vertetuar)
3-Sipas opinionit tim me viziten e fundit te kryevezirit berishe ne washington perfundoi etapa e fundit (1992-2012) e pushtimit te shqiperise nga ambasadoret e tiranes.Situata sot eshte nje kopje perfekte e konferences se ambasadoreve te londres ne 1913 .Thjesht shqiperia po coptohet dhe blihet nga monopolet nderkombetare qe kane perfaqsuesit
e tyre me emrin ambasadore.
4-Cfare ka ndodhur keto dy-tre vjetet e fundit dhe sidomos keto te vitit
2012 mund te quhet kolapsi total i shtetit dhe dinjitetit te kombit shqiptar ne menyre te pariparueshme.Pra ne bote ka lume te vdekur,det te vdekur dhe tani i shtohet dhe shteti i vdekur qe eshte ky yni.
5-Prandaj i nderuar autocensure mos kritiko kaq shume mero bazen.Ai nga
21 janari 2011 ka qene shqiptari qe ka luftuar me teper ne pozicjonin e tij
drakulen berishe qe tani u amnistua dhe u legalizua nga admistrata amerikane.Nuk ke cfare te besh tjeter kur nje popull (sidomos i tiranes)
i le heronjte e tij te 21 janarit ti perdhosin dhe ti poshtrojne.Pra me fjale te tjera e kemi pranuar te na pshurrosin ca ambasadore pa identitet
qe kane vene berishen si xhandar dhe taksidar te tyre si xhaferr deva ne 1944 kur tha pas masakres se 4 shkurtit 44′:1 dite terror=10 vjet qetesi.
6.Miqesisht te sugjeroj per nje “relax” te shkurter dhe mos e vrit shume mendjen .Diku te gazeta shekulli replikva miqsisht me ju dhe ju permenda filmin “lulet e molles” dhe do ishte mire ta shikoje sepse eshte nje nga
filmat me te mire qe kam pare gjate nje gjysem shekulli. Titulli anglisht eshte :The Apple Treeis the best short story ever written by John Galsworthy.
7-Duke besuar ne mirekuptim ju uroj festen apo protesten per 1 majin
SHTET I VDEKUR,SHEEPLE ,BEEEEE,PRRRRR,NE THERTORE ,O ZOT SA E VERTETE ESHTE !!!!!!!!!
maks,Lulet e molles eshte nje roman fantastik,qe e kam lexuar dy here,ante’90,sepse ishte i prkthyer ne shqip.E kam pare edhe film.Replika juaj me pelqeu,dh natyrisht antiçensura ka te drejte.Po shtoj nga e imja;t’u lesh shtetin ne dore ambasadoreve eshte me keq se nje pushtim,se te pakten pushtuesin heret a vone do t’a debojne,kurse keshtu duket sikur duhet te falenderojme ambasadoret,per meriten e vetme qe po n’a bejne mu..tin ne koke.E pashe dhe une repliken tek Shekulli para ndonja dy-tre ditesh.
Nje gje dihet dhe qe eshte e sigurt: Amerika nuk i le njerezit e vet te bien nga kali. Ata e vune, por nuk e heqin dot. Eshte e vertete se Saliu nuk i degjon as amerikanet dhe as evropianet. Ai di se ku e kane piken e dobet dhe u sherben. Saliu do te fitoje, jo vetem me 2013, por edhe me 2018, 2022, e me radhe. sa tejte Z. Arvizu ketu dhe te tjere si Arvizu, Saliu nuk iken kurre nga pushteti.
Labi Vlore! Respekte!Desheroj t`ju dergoj nje liberth si kujtim nga nje sternip kastrioti.Nese desheroni,ju lutem me dergoni me mesazh,adresen tuaj te shtepise ku aktualisht banoni,ne kete numer telefoni:00306982997500.Ju uroj gjithe te mirat.
NUK DUA TA ZGJAS POR NE JEMI NJE POPULL PA KARTE MEMORIE.NE I HARROJME TE GJITHA DHE PERKUNDRAZI MBAS 1001 TE KEQIJAVE NJE TE (MIRE) BEN DHE NE E MARRIM NE KRAHE. KY NJERI DEBIL ESHTE ULUR NGA KOLLTUKU ME ROVOLTE POPULLORE NE 97ten DHE PERSERI VJEN NE PUSHTET. SI KA MUNDESI ??? NJE NJERI QE RREZOHET ME REVOLTE POPULLORE KA KETO RRUGE. 1 VRITET. 2 ZHDUKET 3 BURGOSET. ASNJERA NGA KETO NUK I NDODHI PERKUNDRAZI ME PATURPESINE ME TE MADHE DEL E THOTE PROVOJENI 21 Janarin. KY ESHTE AGJENT SERB DHE GREK.KY DEBIL ESHTE BETUAR PER SHKATERRIMIN E SHQIPERISE. FAJI ESHTE DHE I JONI SE KUR FLITET PER DISA NGA KRIMET E TIJ DISA INJORANTE REAGOJNE.. I THEM SE KY VJEDH. REAGIMI // TE GJITHE VJEDHIN. UNE; PO KY SHITI DETIN . ATA ; KEMI DET BOLL. UNE; KY VRAU NJEREZ TE PAFAJSHEM. ATA; CFARE DONIN NE SHESH ATA. PRA ME KETO LLOJ NJEREZISH QE JEMI NE KY BEN QEJF DHE DO TE VAZHDOJE TE BEJE DRI SA TE DOJE VETE
Per Komentuesin HAJRIU….!
Ligji per te drejten e informimit publik ne USA,ka te drejten qe nje organizate “Vatra” psh,ose ndonje tjeter ne baze te ligjit,te kerkoje te hapen DOSJET e CIA-s psh te cilat nuk konsiderohen “top-secret”,qe te tregojne te verteten e Amerikes mbi mardheniet me Shqiperine,dhe aty do te dalin shume gjera(disa kane dale tashme),dhe Shqiptaret do ta kuptojne me mire “miqesine” Amerikane.
O popull shqiptar! A e vute re se persa kohe kryeministri yne, qe quhet Sali, dhe Z. Arvizu qene ne Amerike, ne Shqiperi qe e pranishme qetesia, mirekuptimi. A e vute re, se per disa dite, munguan thirrjet histerike dhe rrugacerore te Saliut dhe hipokrizia e Arvizuse? Sa u kthye ky i joni, filloi te na bombardoje me sharrje, thirrje, shpifje dhe genjeshtra. Ne fakt, nuk eshte faji i tij. Faji eshte i yni. Po cfare mund te bejme ne kur nje vrases dhe tradhetar pritet nga nivelet e larta te Amerikes!?