Nuk dua të futem në debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri, aq me tepër që ky debat bëhet pis nga vetë mjedisi që e provokon si debat. Nuk jam i shqetësuar për gazetat që mbijetojnë duke u sponsorizuar ca me kamiona kromi pa faturë e ca me reklama të tepërta me faturë. Nuk jam i shqetësuar as nga pabarazia tashmë barbare e “klanit” qeveritar të medies, që zapton një Kinostudio të tërë përballë rivalëve të tyre superiorë, të cilëve u rrinë fadromat para redaksisë në pritje për të shembur redaksinë e lajmeve tek Piramida. Përsëritja e vazhdueshme e faktit që media në këtë vend u nxor nga tregu dhe u përdhunua si një prostitutë që do të mbijetojë, është një shëmti që do zgjasë edhe nëse qeveritë ndërrohen sërish.
Ajo që më shqetëson më së shumti këtë 3 Maj është se si të ngjallim shpresën që pushteti ynë, pushteti i medies, do të ringrihet në këmbë nga gazetaria dhe jo nga infrastruktura e shtypit. E vërteta është se në trupin e vdekur të shtypit të lirë nuk po mbijeton dot gazetaria. Nuk po them që nga rreth 2 mijë vetë që paguhen në shtypin shqiptar, gjysma të bënin gazetari. Po kërkoj shumë pak, dhjetë apo 20 prej tyre nga gjithë kjo armatë punonjësish të shtypit. Po kërkoj ndonjë reporter, që kur të shkruajë në gazetën apo revistën e tij, kur të dalë në emisionin e lajmeve apo në blogun e tij, unë ta lexoj apo të dëgjoj me kureshtje se çfarë do të raportojë. Nuk ka rëndësi ku e ka çuar vala e lumit, në cilën gazetë apo televizion. Mjafton që të më bindë ta lexoj për çfarë po raporton. Po kërkoj dikë që mendon kur shkruan dhe e di çfarë po të thotë.
Cektësia me të cilën gazetarët shqiptarë raportojnë lajmet, është arritja më e madhe kundër lirisë së shtypit në këtë vend, që ndonjë regjim ka arritur ndonjëherë. Është ndoshta e vetmja medie në botë, që nuk raporton më ngjarje apo zhvillime, por raporton deklarata dhe pasqyron ditën e punës së politikanëve apo aktorëve të tjerë publikë. Një qytetar shqiptar që do të mësojë fjala vjen cili është roli i djalit të Sali Berishës apo Familjes së tij në sabotimin e linjave të interkonjeksionit me Kosovën, nuk kupton dot asgjë pasi nuk gjen dot në median shqiptare asnjë raport të plotë që ta pasqyronte problemin në thellësi, ta raportonte si zhvillim dhe të vendoste personazhet në vendin e duhur. Gjeje ose një lajm që Shkëlzen Berisha thoshte nuk është e vërtetë, ose deklarata qe e akuzonin, ose një lajm që duhet të fitojë çmimi më i ulët, ose një lajm që e do fitojë oferta më e mirë se kështu e ka ligji, por nuk gjeje asnjë lajm që të sqaronte ç’është kjo histori, nga lindi dhe ku po shkon.
Bashkë me reporterët që thuajse lindën të vdekur në këtë vend, po vdesin dhe gazetarët autoritarë, pasi media po relativizon atë që në shtypin perëndimor quhet opinion ose editorial, me broçkulla grafomanësh që vijnë nga politika apo rruga dhe që relativizojnë autoritetin e fjalës së shkruar apo të thënë me mediokritetin e tyre. Shikoni debatet televizive sa jo- produktive janë për arsyen e vetme se njerëzit që ftohen aty nuk përfaqësojnë kurrë palët reale në Shqipëri. Biles dhe kur ata shkojnë në emër të partive, nuk përfaqësojnë as identitetin e një pale, por përjashtimet brenda saj. Shikoni sa shpesh del në medie fjala vjen Mesila Doda, Edi Paloka, Fatbardh Kadilli apo Frrok Çupi. Ata nuk janë PD-ja. PD-ja është një parti e madhe që ka problemet e veta, por ajo kurrsesi nuk përfaqësohet nga cektësia dhe banaliteti i personave që janë caktuar të ushqejnë publikun në emër të saj. Kjo detyron po ashtu palën tjetër të çojë aty një profil të ulët, detyron moderatorët të marrin të ashtuquajtur opinionistë me honorare që kanë detyrë vetëm të mbushin orarin e studios me fjalë dhe në fund të arrihet qëllimi final i dështimit të një debati, të mos ballafaqohemi me problemin dhe zgjidhjen e tij.
E njëjta gjë ndodh dhe ne gazeta. Përveç katër- pesë gazetarëve me autoritet, për të cilët mund të ndalësh e të blesh gazetën, ata që futen në kolonën e komentatorëve janë ose propagandistë politikë ose profile të ulëta grafomanësh që shërbejnë për të krijuar zhurmë dhe paqartësi rreth problemeve me të cilat ndeshemi. Kjo e ka bërë gazetarinë shqiptare një specie në zhdukje në një pyll të madh dhe të harlisur mediatik, që është mbjellë dhe rritet nga pushteti pikërisht që aty të mos mbijetojnë gazetarët. E ardhmja e gazetarisë shqiptare është gazetaria, ashtu si e ardhmja e shtetit ligjor në Shqipëri do të jenë institucionet dhe jo ndërtesat apo rrugët. Nuk na hyjnë shumë në punë dhe nuk jemi në garë me ata që po bëjnë ndërtesat luksoze, që po marrin rroga të larta apo që harxhojnë miliona për kamera dhe studio. Sot me një iPad në dorë mund të bësh blogun më të lexuar dhe me një Skype mund të bësh emisionin më të shikuar si gazetar.
Dëgjoja dje në tryezën e opozitës debatin nëse ka shtyp të lirë apo jo në Shqipëri, nëse gënjen apo jo Freedom House, nëse i paguan rrogat dhe siguracionet Irfani, Koçoja apo Sandri që janë simbol pronarësh. Ky është pikërisht debati që pushteti kërkon të bëhet për shtypin. Pasi e ka hequr atë nga tregu, pasi ka ndërtuar një sërë rregullash ku të mos konkurrohet, por të sponsorizohen, pasi ka degraduar standardin profesional dhe ka vrarë shpirtin e gazetarisë në vend, po i jep dhe dorën e fundit, po ngjall debat nëse shtypi është i lirë të zgjedhë të jetë i lumtur duke qenë luajal me pushtetin dhe duke mos i krijuara atij probleme, apo të keqkatandiset duke mos pasur rroga për disa muaj.
Dëgjova liderin e opozitës që premtoi një platformë për të ardhmen e shtypit nën qeverinë e tij. Edi Rama, i cili ende shkruan më mirë se shumë më të mirët e shtypit në Shqipëri, premtoi Aktin e Lirisë, ose ligjin e shtypit që na duhet aq shumë, transparencë në informacionin publik dhe barazi në reklama. Është një ëndërr e bukur, por nuk na hyn e gjitha në punë. Na hyn në punë dhe më pak. Lëreni shtypin të mbijetojë vetë. Lëreni të vdesë vetë e të ringrihet vetë. Lëreni të vdesë nga biznesmenët dhe të ringrihet nga gazetarët si pushtet më vete. Lëreni të lindin gazetarë në këtë vend, se ngado që kthej kokën më shfaqen njerëz që duan të dinë si bëhet para dhe karrierë me shtypin. Kur ky mekanizëm të rregullohet, atëherë respektojeni shtypin si pushtet më vete. Gazeta Tema Online është sot gazeta më e lexuar në Shqipëri, e verifikueshme lehtë nga statistikat online, por është gazeta me thuajse asnjë reklamë dhe një redaksi simbolike, me gjyqe të përjavshme me biznesmenë, gjyqtarë e qeveritarë, për të cilat nuk duam asnjë ndihmë. Kërkojmë vetëm një nder. Ata që rrahin gjoksin se janë milionerë dhe kanë TV e gazeta pa fund, të mos e përdorin pushtetin politik dhe atë financiar për të na mbytur ne që s’kemi asgjë. Të mos na marrin dhe shtëpinë ku banojmë dhe redaksinë ku punojmë dhe të mos na detyrojmë të shesim dhe kompjuterin. Nuk dua t’i pengoj të bëjnë gazeta apo televizione pa fund. Le t’i bëjnë se rishpërndajnë paret e vjedhura. Nuk kam asnjë shqetësim nga dëshira e tyre për të dalë në fotografi me Sali Berishën apo Edi Ramën dhe për të trembur policët në rrugë. Nuk i trembem shtypit pasi nuk konkurroj dot me ata që ndërtojnë infrastrukturën e shtypit në këtë vend. Gara ime është me ata që dinë të shkruajnë dhe kanë dëshirë të përballen me të vërtetat dhe problemet. Të tjerët, ata që komandojnë sot shtypin, nuk kanë punë me gazetarinë, kanë punë me kartëvizitat e medies, me pritjet, me koktejet, me fotografitë me udhëheqjen, me tenderët dhe koncesionet, me kromin apo me troje turistike në bregdet, me prona të kthyera në formë gjobash apo tenderë rrugësh. Le t’i marrin të gjitha. Aleati ynë i madh sot nuk janë ata, është teknologjia. Ata të gjithë së bashku lexohen më pak se një blog që bëhet me iPad edhe pa zyra, të cilat i mban të rrethuara me policë Sali Berisha. Investimet e tyre prej miliona në media u sigurojnë atyre akses në pushtet, por jo në publik.
Shqetësimi ynë i vetëm është të mos vdesë gazetaria, të mos vdesë soji i gazetarëve që duan të shkruajnë për t’u lexuar, që të dëgjohen për të kuptuar, që të shikohen për të menduar. Punonjësit e shtypit në Shqipëri nuk janë njerëz për të qarë hall. Ata paguhen mirë, më mirë se akademikët apo profesionistët e vërtetë, më mirë se kolegët në vendet e tjera të Evropës Lindore, më mirë biles dhe se shumë njerëz të zot të këtij vendi. Dhe paguhen vetëm pse nuk janë gazetarë. Shumë gazetarë të vërtetë janë thuajse të papunë ose të rrezikuar si të tillë. Tema dhe Respublica po tentojnë të mbijetojnë online, të tjerë po mbijetojnë me emisione televizive ose projekte modeste, jo në ekranet më të shikuara, dhe të tjerë janë thuajse pa punë. Por nuk ka vend për tu dëshpëruar. Teknologjia po i vjen në ndihmë botës së gazetarisë, jo vetëm si kërcënim, por dhe si shpresë. Shembja përtokë e gazetarisë në Shqipëri prej pushtetit politik përmes botës së biznesit e ka kthyer atë si një kone që leh në shtëpi zotërinjsh. Nuk është për t’i qarë hallin se jeton mirë në luks dhe i duket vetja e rëndësishme. Por në të vërtetë është duke humbur rëndësinë e saj. Gazetaria do të ringrihet pak nga pak jo nga politika, por nga këmbët e veta. Ajo politikë që nuk do të pengojë ringritjen, do të respektohet më shumë se politika që e ka lidhur medien me zinxhirë floriri.
3 Maji është dita jonë dhe nuk duhet tu kërkojmë ndihmë atyre që na kanë gjunjëzuar. Do t’ia dalim!
Keni te drejte zoti Baze! As ne kohen e Enverit nuk ka patur kaq gazetare sahanlepires sa ka sot!
Si ish gazetar, e vleresoj akoma me shume punen tejet te veshtire: Tuajen personale, stafit Tuaj dhe te gjitha medieve te pavarura sot ne Shqiperi!
Ju meritoni cmimin Pulizer!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html
Pas ketij artikulli, projektet per internet falas, Berisha do ti “çoje per lesh”.
“E ardhmja e gazetarisë shqiptare është gazetaria, ashtu si e ardhmja e shtetit ligjor në Shqipëri do të jenë institucionet dhe jo ndërtesat apo rrugët.”
Po te kisha flori me shumice do ti derdhja keto fjale te arta me germa te medha dhe do ti ngulja ne balle te Kryeministrise….
CREDIT ofertave financiare në 48hours SERIOZE
Përshëndetje, Z. / Znj
Marrë aplikimin tuaj të kredisë, unë mund të bëjë që ju të kuptoni se unë jam në gjendje për të dhënë ju ofron e mi të kreditit duke filluar nga 5,000 euro për 9.000.000 euro për një kohëzgjatje të gjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër, me një kollë të interesit 3% për të gjithë periudhën e kredisë me kushtet që e bëjnë jetën tuaj më të lehtë.
I vënë theksin në shërbimet e mia në këto përfitime:
Financial *
* Home Loan
* Kredi për Investime
* Kredi Auto
* Konsolidimi Borxhi
* Linja e kredisë
* Mortgage dytë
* Blerja e kredisë
* Kredi Personale
* borxh
Pra nderuar Z., ju nuk duhet të shqetësohen për problemet tuaja financiare, vetëm të kthehet përgjigje me postë tim do t’ju largojë nga të gjitha këto probleme, me besim të madh sinqerisht.
Këtu është adresa ime, Email: [email protected]
Këtu është adresa ime, Email: [email protected]
Faleminderit dhe duke pritur për të lexuar ju, fala.
Pershendetje Mero,
Gezuar diten tuaj te gazetarise!. Kjo dite eshte per ju dhe te paktet si ju (Minxhozi, M.Nano,).. “Dhunimin” dhe “poshterimin” e ka ne gjak berishizmi dhe bishtrat e tij, por me te veshtiren kohe e ke kaluar. Shkrimet e tua jane “e verteta” dhe hidhur e realitetit shqiptar. Jam e sigurte se shume si une, lexojne duke besuar vetem te gazeta tema-online.
Ju uroj gjithe te mirat ju dhe familjes tuaj per kohet e veshtira qe keni kaluar.
me respekt, nga usa.. Ana
Lili!
Kjo asht toka jon, prona jon!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html
“Është ndoshta e vetmja medie në botë, që nuk raporton më ngjarje apo zhvillime, por raporton deklarata dhe pasqyron ditën e punës së politikanëve apo aktorëve të tjerë publikë.”
Kjo me siper eshte arsyeja qe nuk ndjek me lajme qe kur Tema doli online.
Dobia qe i ka sjelle ky website kauzes anti-regjim eshte e jashtzakonshme, po ashtu dhe kostoja qe ka marre Z. Baze me gjyqe te pafundme me sojin e legenave te ketij shteti.
Shpresojme qe me rrezimin e rregjimit edhe Tema te clirohet nga zinxhiret dhe te vazhdoje punen e saj me te njejtin ritem.
Legenët jon bo i lek i vjetër copa. Jon mush qeferia ne mediat me legena t’çpum. I themi t’gjith atyne qi jetojn tu mledh hekra, kanoçe, plastika, hyxhym ke qeferia ne ke medit e qeferis t’mledhin legenat se kon p’t’fitu paren e dynjos. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
i nderuar zotni mero.
-As mos u dekurajo se je ne pozita te pabarabarta me gazetaret bujkrober qe ndoshta lahen ne banjo floriri.
-Ti ke hyre ne historine e gazetarise shqiptare njelloj si ai protestuesi
ne sheshin Tie An Men qe i doli tankut perpara ne demonstratat e viteve 90′ ne Pekin.
-Ju jeni nje mik i nderuar i mirseardhur ne cdo vater te 1 miljon shqiptARve qe jetojne dhe punojne ne USA & BE.
-Ky artikull i juaji sot eshte nje nder 3-4 artikujt tuaj brilante
qe ke shkruar deri me sot.
-Jeni nje nga shpresat e pakta qe kemi per te ardhmen dhe suksese
ne punen tuaj ne mbrojtje te dinjitetit te shqiptarve por do te deshiroja qe te komentoni dhe per sjelljen impotente te opozites dhe veprimet e cuditeshme te tre ambasadoreve jo korrekte.THANKS !
USA men,mos u shkumezo kot,ke bere ndonje sondazh ti per ne qe jetojme ne Amerike?!.Pjesa derrmuese e shqiptareve ketu e urrejne PS,jane antikomuniste,po do jesh ndonje plak komunist qe ke ardhe me bashkim familjar,ti qe je kaq komunist.
Ben Chicago?!,nuk me plas as per PS-ne dhe as per PD-ne,pasi te dyja rrjedhin prej PPSH-se dhe per hir te faktit se e Majta dhe e Djathta jane nocione qe nuk perputhen me natyren Feudalo-Farefisnore te Shqiperise.Thjesht ideologji te importume prej ”oksidentit”(Lol). Por meqe ra fjala,po ti a ke bo ndonje sondazh atje ne Sh.B.A.,kur deklaron se ”Pjesa derrmuese e shqiptareve ketu e urrejne PS”???????????????
Edhe ti nuk duhet me u ”Shkumzu kot”,plako.
Mban eren e “Ramy i vjeter” Beni. Duket qe eshte nga qorrat e Saliut qe i ka ngelur ora te perralla e Saliut qe na solli demokracine.
ben.mos u shkumezo ti kot,edhe une po shkruaj nga Chicago mos e merr te drejten te flasesh per pjesen derrmuse te shqiptarve ne amerik.ju siguroi qe Kryekomunistin sali berisha e urren cdo shqiptar me mendje te shendosh e pa gjak te prishur madje edhe ti vet e shum te tjer si puna jote qe nuk kan guzimin ta shikojne te verteten e hidhur ne sy:…
per berrin e qikagos
po i ben nje sherbim me vlere qofte gazetes tema qofte dhe ketij komentuesit “usa men” sepse ti po tregon devijim mendor te dukshem.
ky komentues po i ben verejtje meros qe te kritikoje fort dhe opoziten ndersa ti e quan komunist.Dukesh qe je ndonje skuth tip kelmendasi qe ke qellimin ta komunistofikosh gazeten tema.Sa per PS dhe PD apo komunizmin nuk i ha trapi kujt ketu ne amerike.Mos ngaterro kombin me partite .komunistet si puna jote jane antikomunistet me te neveritshem..provoje te kunderten or low life qikagoje..
Ben Chikago:
-Edhe ty te rekomandoj,qe te mos jargavitesh si qen i rrahur dhe i zgjebosur!!!Ne se komenruesin me siper e etiketove “komunist” ME SIGURI,QE TI DUHET TE JESH KELYSH FASHISTI!!!Komunistet per 45 vjet NDERTUAN NJE SHTET MODERN,PASI E CLIRUAN VETE SHQIPERINE KUNDER NAZI-FASHISTEVE DHE BASHKEPUNTOREVE TE TYRE BALLISTO-ZOGISTET!Me pas,e moren Shqiperine TOTALISHT TE SHKATERRUAR NGA LUFTA,me 800 mije banore,pothuaj ANALFABETE,duke e RINDERTUAR ATE ME RRUGE,HEKURUDHA,SHKOLLA E UNIVERSITETE,TEATRO E OPERA,STADIUME DHE PORTE E AEROPORTE,FUSHA TE BONIFIKUARA DHE MALE TE TARACUARA E TE MBJELLA ME DRU-FRUTORE E VRESHTA E ULLISHTE!!!VETEM HIDROCENTRALET,QE NDERTOHESHIN NE CDO 5 VJECAR,sot Shqiperia do kishte MARRE FUND PA ENERGJINE E TYRE!!!KEMI 22 VJET,QE SHTETI NUK KA NDERTUAR ASGJE,MEGJITHESE KA MARRE KREDI KRIMINALE ME INTERESA GRABITQARE,QE DO T’I VUAJNE FEMIJTE TANE TERE JETEN!!!ENVER HOXHA NUK MORI HUA E KREDI ASNJE QINDARKE,POR E NDERTOI SHQIPERINE ME DJERSEN E POPULLIT TONE!!!
KETO 22 VJET NUK KENI SE ME CFARE TE MBURRENI VECSE ME SHKATERRIMIN E GJITHCKAJE,QE KEMI PATUR TE MIRE NE SHQIPERI DHE DUKE E LENE POPULLIN NE MJERIM!!!
MALLKUAR QOFSHI JU KELYSHE TE BASHKEPUNTOREVE TE FASHIZMIT!!!JENI ANTI SHQIPTARET ME TE NDYRE TE KETIJ KOMBI!!!SALI BERISHA ME I NDYRI NGA TE GJITHE!!!
E dhimbshme i nderuar Mero,por ky eshte realiteti,perderisa te mjeret gazetare behen copash per ta bere artikullin sipas midese se eprorit.Dhe kjo jo se nuk dine apo nuk e duan te verteten,por thjeshte per buken e gojes.Nuk luhet me buken e cilimijve i nderuar.Sa te jete kjo kaste politikanesh e pushtetaresh te ndyre nuk shoh qiri e jo me drite ne fund te tunelit
E K S E L E N T E ! Jemi fatlum qe kemi gazetari nga M.Baze,A.Stefani,
A.Thano,Gj.Erebara,M.Nano,A.Malltezi,A.Ndreca,M.Dervishi,I.Yzeiri.Ka nisur te na mungoje Ardian Klosi.Pikerisht keto pena me japin shprese per ngjalljen e gazetarise qe meritojme.
Persa i perket mediave klienteliste,duket se e ndjejne furtunen qark kokes se tyre,ndaj jane shqyer dysh faqe gjithe njerezise(turpin nuk e njohin) per te mjele c’te munden, ne kohen qe po soset.
Me vjen mire per kete pergjigje adekuate te zotit Baze,me sens te respektueshem pergjegjshmerie e partneriteti, ndaj vizionit te Opozites per lirine e vertete te gazetarise.
– Desh zoti e tha njeri! ky eshte pazari me i madh qe eshte bere dhe po behet ne shqiperi…blerja e heshtjes.kritiket e pushtetit dallohen ne cdo feste te vitit te ri qe organizon AI ose AJO e parlamentit.
po te shohesh kronikat, kupton qe vetem 10% e atyre qe percjellin informacion per publikun, e ka refuzuar ftesen per kete lloj aktiviteti …
–
ne fakt une jam dashamires i shtypit dhe letres se shkruar.Si dashamires,mendoj se ia vlen te debatojme lirshem per kete argument,jo vetem per peshen,pasi massmedia eshte nje pushtet me vete,quhet i katert,por shpesh eshte i pari ne renditje,per shume faktore biles dhe jo nje.Psh,ka amerikane qe nuk dine kush eshte president,por nuk ka amerikane qe nuk dine kush eshte david letterman.Psh,nje gazete kritike mund te saltoje nje president,e ka bere kete Washington Post dhe çifti Woodward-Bernstein ne rastin e Watergate,por sot massmedia ka penetrim me te thelle,qofte per medien vizive,qofte per ate te shkruar dhe versionet online.Psh,TemA eshte shume e ndjekur ne Online dhe mund te komplimentohet edhe per nivelin e debatit.Une e lexoj perdite Online,biles nuk e kam rinovuar me satelitin me pagese,pasi nuk pres qe lajmet t’i shoh nga TVSH apo TV e tjera.Pra,si i thone,çdo e mire e ka nje te keqe dhe anasjelltas;rasti TemA eshte ekzemplar,pasi intoleranca e pushtetit beri efekt te kundert tek lexuesi dhe TemA gezon kete moment qe jo pak gazeta e kane zili,sepse gazetaria mendoj qe eshte edhe kenaqesi,jo sepse ka tirazh,por sepse ka lexues efektive dhe sa ajo realisht penetron ne lexues te nivelit te mesem te larte.Natyrisht reklama eshte thembra e Akilit,qe me duket mbulon deri ne70% te kostos.Natyrisht universiteti nxjerr pervit gazetare,por ajo qe kam vene re,me aq pak sa di,jane krijuar disa gazetare ad hoc,pa kaluar ne degen e caktuar.Psh,Mero baze nuk ka mbaruar per gazetar,A.Stefani jo,se e kam pasur”Presor”per tjeter gje,por edhe M.Nano ka mbaruar per tjeter gje.Natyrisht,jam kureshtar per S.Minxhozin,se shkrimet e atij me pelqejne.Me ngacmonte plaku i forumit ketu,qe çfare dreqin do Edi ne olitike,kur ai shkruan bukur ne shtyp;po di gje une?Thone qe Edi nuk pyeste te atin e jo me ne,por ne fakt politika nuk besoj se u behet shendet atyre qe shkruajne.Ose njera,ose tjetra;bashke nuk shkojne dot.Gjykimi im per”krizen”ne gazetari eshte pak a shume i z.Mero.Po,ka nje krize te thelle ne gazetari,dhen jo vetem ne Shqiperi.As Amerika nuk ka gazetari te pavarur;pronesia atje vendos politiken e shtypit.Me keq ne Rusi e gjetke,por ne Itali,psh,dihet qe Berluskoni sundonte dhe sundon ne massmedia dhe massmediat,kur duan,jane manipulatoret me te medha te shoqerise.te bejne çorbe derri,qe s’e merr vesh i pari te dytin.Nejse,ky eshte argument i gjate;suksese te gjithe gazetareve,sidomos atyre prej verteti!
shume i sakte mero si gjithmone te gjithe ne e dime se sa te kete “gazetare” e “shkrimtare” b… .ra si fevziu, peka e çani keshtu do te jete media vizive dhe e shkruar nje gje eshte e sigurte qe keta sahanlepiresa nje dite do ti vjellin te gjitha.
Shkrimi i sotem i z.Mero me ngjan si nje sperkatje me “gje te lig” i themi ne nga Jugu,kur nuk duam te perdorim fjalen m…
Kujt i behet kjo “sperkatje”???
I behet Regjimit Diktatorial te Sali Berishes,gazetarise se Sandrave,gazetaruceve servile e frikacake,qe ne vend te informimit – dizinformojne,per te na “bindur” qe “ne oren 12 te nates eshte mesi i dites”,per te na bindur qe “ajo qe shohim – nuk e shikojme”,”ajo qe degjojme – nuk e degjojme”…
Per te na “bindur” qe “Te vraret e 21 Janarit jane njelloj fajtore si vrasesit”!!!
Per te na “bindur” qe “Udheheqesi i Madh Karagjoz” “nuk e njihte baxhanakun”…
Sigurisht,duke u paguar mire per keto mbrockulla…
Sigurisht duke u tallur me ne publikun…
Prandaj them se ke bere shume mire,i dashur Mero,me kete lloj sperkatjeje…
Ne kete “pompe sperkatje” interesante,nuk eshte vetem fjala jote por, eshte edhe peshtyma jone mbi fytyrat e peshtyra…
T`u lumte,z.Mero Baze!!!
Gazetaria te rilinde si feniksi, nga hiri i vet?! Pse jo, kjo gazete dhe ky gazetar e kane dhene proven e se mundshmes.
Por me tremb nese fati i feniksit pret edhe institucionet e tjera tek ne. Qe duket se po rendin drejt hirit te tyre. Per te rilindur? Kam ne vecanti dhimbje per universitetin.
Shkelqyeshem… Si gjithmone artikujt tuaj z.Mero nuk i le dot ne mes edhe kur jane voluminoze dhe jo kaq…Vazhdoni punen jo vetem per veten tuaj por edhe per lezuesit e shumte te Temes. Dhe mos t’ju smbrapsin shume komente dashakeqe te njerezve verberisht te politizuar,komente te cilat Tema ben shume mire qe i boton pa asnje lloj censure.Ca si ky Ben Chicago apo Ramy i Lashte e ndonje tjeter ( n.q.s. nuk jane i njejti person qe shkruan me emra te ndryshem qe te duken shume ),jo vetem qe jane pakice , por me e bukura eshte se jane lexuesit me te rregullt te zerit te popullit (sic quajne shpesh Temen)…Duhet te vazhdoni punen tuaj qofte edhe per ata…Sic ka thene dikush “boshllek ne ideologji s’ka”… Faleminderit per gjithcka botoni…
Nuk e nis diten pa lexuar on line gazeten “Tema”. Shume te faleminderit z.Mero!Gezuar !
Sigurisht qe do ja dilni z. Mero, sepse ju ndjek pjesa me e madhe dhe e shendoshe e shoqerise.
Mero, faleminderit per gjithcka ben per ne cdo dite.
Bravo dhe kurajo.Jeni pararoja e se vertetes dhe transparences per shtypin shqiptar dhe median ne teresi.
Ky editorial eshte trishtim sir!
Cdo gje e mire qe behet ne kete bote, behet me dituri dhe menaxhim perfekt, njerez. Nuk mund, eshte e pamundur te kemi shtype te lire me kete qeveri te deshtuar dhe te etur per pushtet.
Gazetaret jane kuti, se ne cfare niveli eshte qeveria dhe shoqeria Shqipetare. Dhe niveli eshte shume i ulet sir Mero. Nje gazetar ketu nxiton, duke trguar se shkruan bukur dhe pelqehet nga mr Edd, mr Berisha dhe mr Topi kohet e fundit!!! Tmerr.
Nderkohe harron ose nuk e di( injoranca eshte shtruar kembekryq si ne qeveri dhe ne gazetari!) si te pershkruaje, qe ndertimi i nje stadiumi footballi pa piste atlitike eshte me i bukur dhe argetues per qytetaret.
Te shpjegoje thjesht dhe me stil gazetaresk vleren e jashtezakoneshme qe ka. Punesimi i njerezve, argetimi i qytetareve, mbushja e financave, edukimi fizik i te rinjeve, dhe shume te mira te tjera qe pasojne njera tjetren, njerez.
Lereni saliun rehat tani, boll u moret cdo vakte me te!!! Ambasadori Amerikane del dy here ne muaj ne tv, kaq ka te drejte te dali dhe ky miku yne. Duam pune, siguri dhe argertim, njerez…
O, Ben Çikago!. Mjerë Amerika po ka dhe një analfabet të dytë si ti.
Gazetari dhe patrioti i math Mero Baze i përket mirëfilli krahut kombtarist të djathtë, sikurse Sali Viçitoli i përket kraht stalinist pan sllav. Po ti s,merr vesh nga filizofia, bile ti botkuptimin komunist jo vetëm se nuk e kupton, por mjeron tërësin e filozofive.
Unë nuk i përkas ideologjis komuniste, por nuk ngatërroj idetë me dashurinë për kombin të cilat duhet të jenë unike jashtë ideve, more shpellarë që na ndytë Shqipërinë. Ju po e çoni Shqipërinë në shbërje more pasardhësit e Esat Toptanit.
Z. Baze me vjen mire qe jeni gjithmone optimist. Gezuar 3 Majin!
Ju jemi mirenjohes per gjithe jeten z.Baze dhe shokeve tuaj.
Me keni kursyer shume kohe,pasi “notoja” neper televizione per te gjetur lajmin e vertet analizen e vertet.
Jeni gazete qe mbani gjalle shpirtin e shqiptareve zemerzjarrte. Pa kete ,si do ti vehej halli njerezve qe kerkojne informacion te vertet?
Ju urojme gjithe te mirat e mos u dorezoni. Do fitoni, e bashke me ju edhe e verteta,e drejta dhe dinjiteti.
perfket si gjithmone Mero Baze …..
Diktatura eshte ulur kembe kryq ne SHQIPERI..
perfket si gjithmone Mero Baze …..
Diktatura eshte ulur kembe kryq ne SHQIPERI..
vetem nje njeri i lire e kupton se si eshte katandisur vendi jone ..
poshte ky vemje me emrin sali berisha qe po e shkaterron SHqiperine tone te mjere
Mero vazhdo!
Urimet me te sinqerta per zotin Baze per kurajen qytetare dhe intelektuale,kontributin atdhetar te deshmuar ne keto kohe te turbullta per shqiptaret! Zoti i Madh ua shperblefte me shendet dhe jete te gjate!
Impakti i nje atitude te tille as nuk ka munguar,as nuk do te mungoje.
Vecanerisht per gjeneratat e reja,ky kontribut eshte evident.
Banda kriminale qe ka pushtuar Shqiperine,do mposhtet dhe do cmontohet. Kujtoni fjalet e Curcillit te madh,kur thoshte se me durim dhe konsistence do ta mposhtim komunizmin. Edhe sikur kjo perpjekje ne dukje te ngjase si zbrazja e ujit te detit me llulle!….
Pas betejes elektorale te majit 96`,ku per pak nuk u vrame vella me vella,u largova nga vendi per te mos futur fisin ne zjarr.Sepse,zjarri tek ne ndizet kollaj dhe hajde t`a shuash pastaj.Ndonese kam gjetur qetesine dhe rehatine ketu,me mendje dhe me zemer jam atje,ne Shqiperi,ne Fush-Kruje,ne Kruje,ne Diber nga ku kam edhe origjinen..Nuk e di,ndoshta kam te trasheguar genin e Nene Terezes,por me dhimset populli im,ashtu sic me vjen keq edhe per greket per gjendjen e veshtire qe po kalojne dhe tere popujt,me krizen e perbotshme.Kam dy vjet qe jam i papune,nuk kam probleme ekonomike,mbi kater ore i kaloj duke lexuar online shtypin e dites.Ja rradha e titujve:Filloj ne Nanon,Respublica.al,pastaj e madhja TemA,shekulli,shqip,GSH,sot,panorama,shqiptarja.com,mapo dhe telegraf.Ju falemniderit Mero Baze,Faleminderit Nano,Thano,Stefani e Minxhozi,Sokol Balla e Bledi Mane dhe tere korifejte e vertete te shtypit te sotem antiqeveritar qe keni mbajtur gjalle,shpirtin e pamposhtur opozitar.Vlerat tuaja te verteta do te dalin ne pah kur,kjo klike sunduese te bjere nga fuqia dhe forca e fjales se lire,te triumfoje perfundimisht edhe ne shoqerine tone.Respektet e mia te perzemerta ne rastin e dites se shtypit.Qofshi te bekuar perjete.
Shume i sakte konstatimi juaj zoti Baze.Ju jeni duke vuajtur pasojat e qedrimit kunder rrymes dhe,edhe njehere keni vene gishtin ne jne tjeter plage, ne ate plage e cila eshte kthyer ne ne plage kanseroze e cila cdo dite po gerryen cdo dite shoqerine tone dhe qe ne se nuk kurohet do ta coje ate drejte vdekjes.Kjo per faktin se medja eshte nje pushtet dhe dihen pasojat qe sjell nje pushtet i shperdoruar,i korruptuar dhe i degjeneruar.E keqja me e madhe z Mero eshte se me shume nga te gjitha medjat eshte semure medja publike qe mbahet drejperdrejt nga taksat e shqiptareve qe nga ata qe jane pa pune dhe pa ndihme ekonomike,ata qe germojne te kazanet e plehrave dhe ndoshta deri te ai qe quhet kryeminister i ketij vendi ne se e paguan taksen perkatese.Them keshtu se te gjithve taksen e televizjonit publik ua mbajne bashke me dritat dhe nuk mund tu shmangesh ne se je pa pushtet.Medja sote dhe gazetaret e punesuar ne to nuk shohin dhe nuk e dine qe ne Shqiperi ka te papune,qe teritori po masakrohet kudo ne dete e lumenje, ne pyje,ne fusha,ne qytete e kudo.Ata nuk shohin dhe nuk e dine qe arsimi po behet si kjoska ku shiten diploma,qe shendetsia po degradon pasi nuk shihet si sherbim ndaj shtetasve por si burim fitimi ,pra si treg per te fituar.Per gazetaret dhe medjat megjithate ka materjal per konsum publik si bigbradher.per brockullat e kryeministrit qe na shet Shqiperine si superfuqi.Medja na njehe cdo dite me gerr verret e politikaneve te cilat nuk na sherbejne per asgje.Nuk besoj se na thote ndonje gje Mesla,Rajmonda,Jozefina,Frroku,Vokshi,Artani,Blendi,Sonila e tej si puna e tyre te cilet bllokojne cdo dite e nate medjat dhe eksitohen kur flasin per te mirat e qeverise dhe te ashtuquajtura poshtersi te opozites… Madje eshte ndoshta e vetmja medja ne bote me gazetaret e saj qe kryqezon opoziten duke thurur lavde deri ne ekstaze per pushtetin.Dhe kjo ndodh pasi qeveria paguan me parate e taksapaguesve reklama ne sherbim te saj nderkohe qe po kjo qeveri sulmon me te gjitha mjetet ligjore e joligjore zerat kunder saj sic eshte rasti i gazetes Tema.Shumica e gazetareve nuk jane te tille ,pra gazetare sic pretendojne poe ca batakcije qe perfitojne nga fondet e qeverise.Vetem me nje vendim qeveria per festimet ;shqiperia ne nato; dhe koncertin e Ciljetes pagoi nga buxheti i shtetit 120 miljon leke te reja te cilat nje zot e di si jane shperndare.E si keto po te besh llogarite e reklamave qeveritare mund te dalin miljarda leke.Zgjidhja eshte jo duke ndryshuar menyren e shperndarjes se reklama qeveritare te cilat i sherbejne mbajtjes dhe abusimit te pushtetit por ndalimit me ligj te pageses per reklama qeveritare.Se fundja c,na duhen reklamat qeveritare kur ne e shohim dhe ndjejme cdo dite punen dhe aktivitetin e qeverise…
pa dashur ti ul aspak vlerat meros dhe TemA,nuk po vazhdoj me lavdërime!shumica e komentuesve ia kanë bërë!besoj se si për meron dhe për ne janë të mjaftueshme!ndoshta ato që mungojnë ose nuk janë të mjaftueshme janë ndihmat që mund ti japim!por seicili sipas mundësisë!
do të desha të shkruaja për një fakt që askush nuk e ka vënë re!është një artikull po i kësaj gazete,që në fakt “nuk është i rëndësishëm”,POR për atë që sjell është JASHTËZAKONISHT DOMETHËNËS!në atë artikull janë vetëm dy komete!i thënçin!
“Media perëndimore kryqëzon vëllain azer të Berishës, ne u stërvitim trupat komando 2 Maj, 2012 | Shkruar nga: TemA”
ky artikull që nuk bie në sy ka dhënë një fakt shumë domethënës për politikën amerikane!atë që ne përpiqemi ta quajmë si “korrupsion të arvizut”,”si mos qënjes në linjën shtetrore të demokracisë amerikane, të ambasadorit të shba-së” e deri tek “ndërgjegjësimi që duhet ti bëjnë amerikanët popullit shqiptar”!
revista gjermane “der spigel”,jo vetëm për mendimin tim,revista më serioze në europë për analiza politike,sociale,ekonomike,na jep si provë atë që ne “kërkojmë” gjithnjë!atë fakt për të cilin ne pyesim:
“përse amerika mbështet diktaturën berishjane”!
“Por sipas Spiegel, janë amerikanët që po mbyllin një sy dhe ndoshta shkak për këtë është një marrëveshje armësh e shkurtit 2012 mes Izraelit dhe Azerbajxhanit me vlerë 1.6 miliard dollarë. Po ashtu mendohet se bazat ajrore të Azerbajxhanit mund të përdoren nga Izraeli për të sulmuar Iranin. Për këtë arsye po mbyllet një sy ndaj një regjimi represiv.”
kështu që amerikanët në mardhënjet ndërkombëtare mbyllin një sy ose luajnë rrolin e tre majmunëve!për ta i rëndësishëm është interesi,përfitimi!
në të njëtën kohë ata të thonë indirekt!po deshe demokraci,liri fitoje vetë!
dhe njëherë më vjen keq që komentuesit më shumë diskutojnë për gjëra të kota e nuk shikojnë e diskutojnë për gjëra dhe fakte që janë jetike!
Kam rrespekt per vendosmerine dhe perkushtimin e shqiptareve si Z.Baze. Duhet te kesh nje ideal te forte brenda teje, per te mos humbur shpresen ne nje vend rrumpalle si ky yni. Te kesh si ideal lirine e qytetarit dhe si “mburoje” profesionalizmin,,,do te thote te jesh pjese e asaj Europe te civilizuar, ku shumica e shqiptareve duan te hyjne si refugjate,,,por jo si bartes te menyres se mendimit dhe jeteses qe behet atje.
Ne vendin tone blihet gjithcka. Blihet patenta, diploma,,,,blihen prokurore, gjyqtare, ministra,,,cdo gje eshte ne ankand. Ne nuk jemi ne gjendje te vrasim mendjen se cfare po ndodh me lirine e shtypit ,,,,,me shitjen e blerjen e “gazetareve” qe kerkojne te hiqen si te tille. Kjo shoqeri eshte kthyer ne nje kope te verberish pa orientim. Nese nje shoqeri e tere ka si ideal te vetem batakcillekun,,,,,,nuk mund te presesh qe gazetaria te jete nje ishull i lumturise dhe begatise.
Eshte kjo arsyeja pse gazetare si Z.Baze jane krijesa te rralla te kesaj tymnaje qe perjetojme sot, ndaj meritojne mbeshtetje. Pa njerez te tille, te krijohej pershtypja se ky vend banohet vetem nga matrapaze e prostituta,, njerez qe nuk e meritojne me mire sepse kane bere zgjedhjen e tyre.
Shtypi shqiptar do te ngrihet nga rrenojat vetem atehere kur idealizmi i Z.Baze dhe profesionalizmi dhe etika e tij, te jene frymezueset e cdo gazetari qe kerkon ti sherbeje vendit te tij me ate cfare ben.
Ju falenderoj per mesazhin e madh qe jepni me kete poezi: Kënga e nomadëve
Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon
E dorë më dorë më shumë të ndjej.
Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?…
Se unë mbi to më mjalt nuk gjej.
Ne si nomadë shkretëtirash ngjajmë,
Humbur rrugëve të qytetit
Dhe si dy shpirtra frymën ndajmë
Mes ëndërrës dhe realitetit.
E kohën vrasim, oaze kërkojmë
Me netë pa gjumë në qiell të hapur.
Atje ku duam, kurrë s’ përfundojmë,
Se Zonjën Liri prapë e kanë kapur.
Lirinë gabele me ngjyra – ngjyra.
A ka vallë liri me xhepa bosh?!…
Lirinë që paska aq shumë fytyra,
Lirinë që qenka veç për kodosh.
Nomadë të dashurisë ne jemi,
Udhëtarë që çajnë në çdo tallaz.
Të ndalemi, ne mendje s’ kemi,
Rebeles erë i shkojmë nga pas.
Si gjithmone brilant, zoti Baze!
Është evërtetë,gazetaria sot në Shipëri është ku thërret qameti.
Gazetar i vërtet është ai që nuk bëhet palë me asnjë krah të politikës,por gazetarët në
Shqipëri u shërbejnë të zotërve të tyre pra siç populli (ku ka fukarallik ka maskarallik)
Me keqardhje por duhet thënë Shqipëria jonë kështu do të shkojë,cop cop,për derisa
t’a ken në dorë ish sekretarët partisë dhe gazetarinë ta bëjnë ish sekretarët e rinisë si
leva të partisë sepse,këta ishat mos harroni MRKSIZMIN e kanë pasur 10.
O Mero; si me rastin e dites se shtypit, apo gazetarise, dua te te keshilloj qe te mos na thuash “po i postoni komentet shume shpejt. Pa ndale ritmin njehere” por t’i postosh ato. Nje koment qe ben tek nje teme, dhe sapo ben nje tjeter tek nje teme tjeter dhe na del parasysh ai paralajmerimi aty!! Leji njerezit te thone ate qe mendojne, pak rendesi ka se sa shpesh komentojne. E bejme ngaqe e ndjejme, jo se e kemi per sport!!
Jane probleme teknike te faqes.
” Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin.”
shumë dakord me problemet teknike,por me problemet e etikës!formulimin e fjalisë!
“Pa uleni pak ritmin.”
për mendimin tim është e formuluar shumë trashë!
kuptohemi që sot jetojmë në kohën e “realiti shou”por të paktën të mos përdorim gjuhën e rrugës dhe në shkrim!
“Pa uleni pak ritmin.”
duket si gjuha e një halabaku të kulturuar!kultura është vetëm në drejtimin në shumës”uleni”!
po të ishte “ule” do të ishte komplet gjuhë halabaku rrugësh!
Fjalite nuk jane formuluar nga ne, eshte problem qe po perpiqemi ta zgjidhim.
ju falamnderit
ju falemnderit
Lexojeni kete,djali o Bosit diplome te Kristali.Kushedi sa e ka pagu http://milano.corriere.it/milano/notizie/cronaca/12_maggio_3/renzo-bossi-laurea-albania-cassaforte-belsito-diploma-moscagiuro-20119348471.shtml
Natyrisht qe e lexova i perqendruar shkrimin tend, z.MERO, qe ia kushtoje ,,LIRISE te SHTYPIT”. Po me kete vemendje lexova te gjithe komentuesit e tjere. Tani e kam radhen vete. Se pari me vjen mire qe shumica dermuese e tyre jane te sakte dhe udhehiqen nga dashuria per vendin, per Shqiperine. Jane, fatmiresisht,pak ata individe qe ne ,,opinionet” e tyre(jo vetem ne kete faqe), tregojne qe e kane ,,humbur rrugen qysh te dera e shtepise tyre” dhe nga qe nuk gjejne shteg te dalin,sepse mentaliteti fisnor primitiv, u ka mjegulluar syte. Shpreh keq ardhje per ata; sidomos per ata qe jetojne ne perendim, ca me keq per ata qe jetojne ne Amerike dhe nuk kane hapur syte ende. Nejse, nuk esht kjo kryesosja qe desha te thoja… Nuk dua te perseris parashkruesit por dua te qendroj ne ate qe gazetari i mire nuk mjafton vetem pse eshte ,,profesionist”. Se pari ai duhet te jete i LIRE, i PAVARUR dhe OPOZITAR me PUSHTETIN(pavaresisht se nga cili krah politik vjen)sipas atributeve i te qenurit PUSHTET i ,,katert”. Them se nuk mjafton vetem profesionalizmi sepse kemi shembuj te gazetareve te talentuar si profesiniste por, per hir te interesave te tjera(jo thjeshte ekonomike), shkelin mbi dinjitetin profesional, moral e qytetar. Sinqerisht ndjej dhimbje kur perjetoj metamorfozat e Z. FRROK CUPI e te ndonje tjetri. Dikush u interesua per Z. MERO se cilet jane motivet e ,,divorcit” te tij me ish PRESIDENTIN,aktualisht k/minister dhe kryetar i pavdekshem i P.D.-e. z. BAZE i din vete ata motive. Por mund te them se nuk eshte vetem MERO BAZE qe iku nga sofra e BERISHES ku hahej ,,buke haram”-si i thone dhe ,,corbe e prishur”. ,,Divorcet” vazhdojne. Braktisja e kesaj ,,sofre” kohet e fundit nga politikani vizionar-GAZMEND OKETA, eshte d.m.thenes e shpresdhenes. Po cfar mund te thuash per disa te tjere(politikane apo gazetare) qe ,,rebelimin” e kane per ineresa te pa moraleshme dhe, po per hir te inetresave te tilla, kthehen e i lajne kembet Saliut, i pijne dhe ujin e kembeve…. Bashkohem me zerin e shume komentuesve per kurajon dhe optimizmin qe ke prezantuar deri tani. Garancite per daljen nga situata e veshtire financiare e gazetes ,,TEMA”, duhet ti marrim persiper te gjithe ne, lexuesit ,,online”,lexuesit qe e blejne gazeten neper trotuaret e gazeta shitesve hallexhij, biznesmenet e ndershem qe nuk tremben nga forca e kalbur e pushtetit primitiv. Te gjithe ne duhet e mund te kontribuojme sipas mundesive. E,pakta qe duhet te bejme ne ,,kosumatoret” e saj, eshte qe te abonohemi per nje periudhe nje vjecare, edhe nga ata qe nuk jetojne ne Shqiperi. Nuk jemi pak. ,,Bashke me TEMEN, jemi me te forte….
Ok, TemA! Asnje problem nuk ka; edhe une e kisha te veshtire ta besoja se dicka e tille po ndodh me TemA pa pasur ndonje arsye te forte!
Pergezime per punen tuaj te palodhshme dhe dinjitoze!
Lega, laurea Renzo Bossi a Tirana ritrovata in carte cassaforte Belsito.
Reuters
MILANO (Reuters) – Nella cassaforte dell’ex tesoriere della Lega Nord Francesco Belsito perquisita il mese scorso a Roma, i magistrati hanno ritrovato una laurea in gestione aziendale conseguita in Albania da Renzo Bossi, figlio del leader del Carroccio Umberto.
Agli atti delle indagini delle procure di Milano e Napoli – visionati da Reuters – risulta una laurea rilasciata in data 29 settembre 2010 dalla facoltà di Economia aziendale dell’università Kristal di Tirana.
Il giovane Bossi viene indicato con matricola 482, con i voti più alti in matematica, contabilità finanziaria e statistica, dove ottiene 10.
Negli atti emerge anche un diploma di laurea in sociologia di Pierangelo Moscagiuro – guardia del corpo della vicepresidente del Senato e ora espulsa dalla Lega, Rosy Mauro – rilasciato in data 29 giugno 2010 dallo stesso ateneo.
I magistrati sospettano che per il conseguimento delle due lauree siano stati usati i rimborsi elettorali del partito.
Le procure di Milano, Napoli e Reggio Calabria stanno indagando su Belsito con le accuse di truffa ai danni dello Stato, appropriazione indebita e riciclaggio relativamente all’uso dei fondi pubblici ottenuti dalla Lega come rimborsi, che sarebbero stati usati a scopo privato da alcuni esponenti del partito.
Secondo i magistrati, il denaro sarebbe stato usato per anche pagare varie spese della famiglia Bossi.
A seguito dello scandalo scoppiato con l’inchiesta, Umberto Bossi si è dimesso da segretario – anche se nei giorni scorsi ha annunciato di voler ricandidarsi al prossimo consiglio federale – mentre il figlio Renzo ha lasciato l’incarico di consigliere regionale in Lombardia e la Mauro è stata espulsa dal partito insieme a Belsito, che nelle settimane scorse ha riconsegnato alla Lega lingotti d’oro e diamanti comprati col denaro del Carroccio.
ne emisionin topstory te sokol balles me beri pershtypje deklarata e z mustafa nanos se idene per respubliken ma dha henri cili ,bile edhe nje pjese te parave per kete aktivitet. nga kjo deklarate spjegova dilemen time se pse ka ndryshuar stradegji z mustafa neidete dhe kritikat e tij gjate debateve publike . spjegimi ka te beje qe ne opinionet e tij te vere ne nje plan si sali berishen edhe edi ramen mot a mo me idete e y henri . te vesh ne nje plan salen me edin do te thote qe te dy jane njelloj, prandaj mire je ti sali ne pushtet se nuk ka tjeter .edhe edi si ti eshte.ndihme me te madhe per saliun nuk ka.me keto nuk dua te them se edi rama eshte me i miri i te mireve porajo qe sot eshte me e rendesishme eshte lufta pper standartin e votes se lire.vota tek ne gjithmone eshte manipuluar dhe edi rama nuk eshte provuar.neser ne qofte se rama do i zhgenjeje shqiptaret , jane po ata qe me vendosjen e standartit te votes do te votojne nje tjeter. nuk e kuptoj mucin pse ska besim tek edi por ajo qe une them eshte qe perpara se te meremi kritiken deri ne absurditet ndaj edi rames duhet te bashkohen te gjithe rreth opozites pa tosin dhe ilirin, dhe me vote te lire te rezojme pushtetin e sali berishes. tesponsorizohesh me idete dhe parate e henri cilit dhe nga ana tjeter te duash te rezosh berishen eshte tallje e demagogji me ata qe deri me sot i besonin opinionevw politike te mustafa nanos.
Është një kënaqësi që unë dua të ndihmoj
Ne jemi banka private, fermerët, profesionistët, bizneset dhe autoritetet lokale, ne jemi bankat rajonale dhe mënyrën e jetesës, rrjeti më i madh bankar i njerëzve. Ne jemi njerëz dhe kemi bërë shërbimet tona në çdo person serioz që dëshiron të marrë hua para nga 5000 € deri 5.000.000 € për të kompensuar problemet e tyre financiare. Kushtet tona e kredisë janë shumë të jashtëzakonshme dhe norma jonë e interesit është 3% në mënyrë që të japin të gjithëve mundësinë e realizimit, të ndryshuar planet e tyre për të zgjidhur probleme të ndryshme. Pra, nëse jeni të interesuar në shërbimet tona, ju thjesht mund të na dërgoni një kërkesë e përcakton shumën që ju dëshironi për të marrë hua dhe gjatësinë e rimbursimit tuaj do të bëhet. Prandaj, ne presim që kërkesa juaj për të filluar regjistrimin fotografi log tonë
kreditë bankare. Dërgoni kërkesën tuaj me email: [email protected]
Duke pritur për përgjigjen tuaj të favorshme, ne jemi në shërbimin tuaj 24/24.
mirëmëngjesi
Unë jam një grua arsim i mesëm Antonia Cole hua respekt i bashkimit të kredisë Leeds Qyteti. Unë jam këtu për të ju bëjë një program të kredisë që ndihmon njerëzit në vështirësi financiare dhe kanë nevojë për mbështetje financiare, është futur. A keni nevojë për kredi të lehtë? Ata kishin të kreditit të rënda / borxhin dhe kanë nevojë për ndihmë financiare? A keni qenë të refuzuar nga banka dhe kompani të kredisë ?. Këtu Mbështetja financiare vjen në një interesi 3% çmime të përballueshme dhe të ofrojë kredi të biznesit të varionte dhe kredi personale dhe kredi të pasigurta.
informacioni Contactact
E-mail: [email protected]
[email protected]
[email protected]
HELLO
FREE OFERTA KREDI
[email protected]
Duke pasur një gati për të dhënë të gjitha nevojat tuaja, nuk ka problem. Çfarëdo oferta juaj hua e parave në mes të veçantë i ndershëm
është duke kërkuar fonde për aktivitetet e tij ose të ringjallur apo një projekt, ose për të blerë një apartament, por për fat të keq vendet e bankës ju kanë kushte që nuk mund remplir.plus shqetësime mua është një veçanërisht ofron kredi nga 1000 në 500.000 € i ka të gjithë mund të respektojnë engagements.par tyre edhe norma e interesit është 3% në vit.
apo nevojë për të holla për arsye të tjera;
– Kredi Financiare
– Home Loan
– Investim Loan
– Kredi Car
– Konsolidimi Borxhi
– Blerja e kredisë
– Kredi personale
– Fixing
Nëse jeni të vërtetë nevojë për një përpjekje për kontakt të kredisë. : [email protected]
Ndihma financiare dhe kredi kredi personale
Përshëndetje Nevoja fonde për shtëpinë tuaj,
biznesi juaj, për blerjen e makinave, për të blerë motor, për të
krijuar biznesin tuaj për nevojat tuaja personale
më shumë doute.Nous të sigurojë kredi të gjera personale nga 2000 deri në 800,000 €
me një normë prej \ interesit nominale 2% pavarësisht të shumës. Ju lutem na tregoni
kërkesa juaj hua shumën e saktë që ju dëshironi dhe data.
Ju lutemi të na shkruani në: [email protected]
[email protected]
[email protected]
PS: Unë vetëm të japë hua atyre pasardhësve të rimbursojë mua
kredi për të gjithë individët
Ofertat e veçanërisht të rënda të financimit
Për të ndërtuar marrëdhënie dhe zhvillojnë karakterin tim të veçantë
Biznes, kam vendosur për të bërë kredi prej € 2,000.00
4,000,000.00 euro me norma relativisht të ulëta të interesit në krahasim me
Bankat.
Duke ndjekur një bisedë me një të këshilltarëve të mia financiarë ne
vendosi të japë kredi për njerëzit që ndihmojnë
Për fat të keq hyni në bankat me gjendjen e tyre të vështirë të
për të mbushur.
1-Nëse keni nevojë për një financave të besueshëm të menaxhimit të projektit
€ 2,000.00 € 000,00 në 4000, dhe ju nuk keni fonde të
zbatim
Pra ju lutem më kontaktoni për të parë se si
së bashku dhe e bëri këtë projekt të jetë e mundur dhe sa shpejt
Koha.
2 – Duhet të shlyer borxhin, në këtë rast, ju mund të përdorni një
Kredi që do të zgjidhin problemet tuaja shpejt
ose tuaj së
Banka dhe gjithashtu me kompani.
Për më shumë informacion: etj …)
contater postën moipar: [email protected]
[email protected]
[email protected]