Më mirë të mos kishe ardhur zoti Fyle!

3 Maj 2012, 21:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian kushtëzoi marrjen e ftesës së Shqipërisë me një kusht të ri, i cili në të vërtetë peshon për qeverinë shqiptare më shumë se 12 kushtet e marra së bashku. Ai kërkoi para parlamentit, por dhe para gazetarëve, hedhjen dritë përmes gjykimit të drejtë të 21 Janarit. Kushti për drejtësi për 21 Janarin ka ardhur pas një veprimi arrogant të kryeministrit shqiptar, i cili ndikoi mbi gjykatat të hidhnin poshtë ekspertizën e FBI dhe të mos çonin para drejtësisë Komandantin e Gardës, që është akuzuar përtej dyshimeve për vrasjen e së paku një demonstruesi.

Nëse Komisioneri për Zgjerim i qëndron kësaj deklarate dhe e kthen vërtet në kusht për marrjen e ftesës hetimin e 21 Janarit dhe gjykimin e drejtë të tij, atëherë është e sigurt se ne nuk do të kemi një ftesë për në Bashkimin Evropian. Por kjo është e keqja më e vogël. E keqja e madhe është se Berisha nuk ka dëshirë që t’i ngelet në dorë dopio-gjashta e mosmarrjes së ftesës për shkak të mosgjykimit të vrasjeve të 21 Janarit dhe ka për të sabotuar disa prej dymbëdhjetë pikave standarde. Në rrezik tani e tutje është çdo kusht i papërmbushur për marrjen e ftesës dhe sidomos ndonjë kusht në të cilën kërkohet dhe firma e opozitës.

Nevoja e Berishës për një alibi të re për mosmarrjen e ftesës tanimë është urgjente. Meqë reforma për gjykatën administrative mbaroi dhe ai nuk e kthen dot mbrapsht, jam i sigurt se ai do të sabotojë reformën parlamentare, ose do të tentojë të nervozojë opozitën me reformën zgjedhore në pika provokative, me qëllim që gjithçka të ngrijë. Dhe në mos do të arrijë ta bëjë fajtore opozitën, ai do të bëjë fajtore gjithë Shqipërinë, duke mos realizuar kushtet, nga të cilat varet nga ritmi i reformave në tërësi, luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit, etj.

Pra, është e sigurt se Berisha nuk ka për ta lënë veten dhe ftesën e refuzuar nga Brukseli në dorë të hetimeve të 21 Janarit. 21 Janari për të është një arsye e fortë jo për të mos hyrë në Evropë, por për të mos ikur kurrë nga pushteti dhe për të deformuar çdo proces zgjedhor që të sigurojë imunitet politik. Më 21 janar ai dhe Lulëzim Basha janë persona direkt përgjegjës për urdhrin për hapjen e zjarrit mbi katër demonstrues të pafajshëm dhe paqësor para Kryeministrisë. Pas vrasjeve, Berisha hyri në konflikt me Presidentin, kryeprokuroren, median kritike dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri për shkak të përpjekjeve të tij për të bllokuar hetimet dhe për të ushtruar presion mbi drejtësinë. Një oficer garde që shërben si shofer në familjen e tij, për gruan apo të birin e vet, i shkoi familjarëve të një prej viktimave duke u kërkuar t’u ofrojë para dhe dekonspirim të vrasësit me kusht që ata të prisnin në shtëpi Sali Berishën për të realizuar skenarin e tij të vrasjeve nga vetë opozita. Pas dështimit të këtij skenari, ai shpiku skenarin e grushtit të shtetit dhe vazhdon të mbajë të ngritur një komision qesharak parlamentar, i cili pret të mbyllet dosja që të përfundojë afatet e tij. Ekspertiza e ardhur nga SHBA, që shpall vrasës përtej dyshimeve Komandantin e Gardës, nuk e gjunjëzoi, por ai vazhdoi betejën për ta injoruar ekspertizën dhe për të lënë jashtë burgut komandantin që akuzohet për vrasje. Këtë e bën në një kohë kur vetë ai trumbeton me zhurmë se është duke arrestuar ndonjë punonjës administrate që merr 50 euro, apo ndonjë që merr 1 mijë lek si ryshfet.

Aq shumë e kontrollon këtë proces edhe nga ana kanunore, sa shihet qartë se ka lejuar drejtësinë të bëjë të njohur vetëm vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, por nuk shqipton askush vrasësin e Hekuran Dedës apo Aleks Nikajt. Frika se dy qytetarët, njëri nga Dibra dhe tjetri nga Lezha, mund t’i përgjigjen me kanun vrasjeve të pabesa të Sali Berishës, ka bërë që ai të frenojë shqiptimin e emrave të atyre që kanë qëlluar mbi ta.

Pra, në këtë spirale që ka hyrë Sali Berisha me vrasjet e 21 Janarit dhe me panikun që mbart se së paku dy vrasjet e dy qytetarëve nga veriu mund t’i kthehen në gjak për familjen, për shkak të besës që ky palo burrë u ka dhënë ekzekutorëve të tyre, as që shpresohet që ai të lejojë sa të jetë në pushtet zbardhjen dhe gjykimin e drejtë të 21 Janarit, pasi gjurmët e gjakut të çojnë në zyrën e tij dhe në karrigen e Lulëzim Bashës. Është kjo arsyeja që ai prej sot është duke menduar se si të mos e lërë vetëm kushtin për 21 Janarin për mosmarrjen  e ftesës për në Bashkimin Evropian. Ky kusht që përmbys 12 kushtet e tjera, ne të vërtetë do të detyrojë Sali Berishën të stopojë procesin dhe të shtojë disa arsye të tjera përse ne nuk e morëm ftesën. Mos u çudisni kur të thotë që nuk e meritojmë si popull, si shoqëri, si intelektualë, si opozitë, si politikanë… I duhet një  bashkëfajësi kolektive. Nuk mund të pranojë kurrsesi që vetëm gjaku i 21 Janarit në duart e tij dhe Lulëzim Bashës të mbajë Shqipërinë larg Evropës. Do të gjejë dhe diçka tjetër që të mos duket se ngelëm jashtë Evropës vetëm pse kemi në krye një vrasës! Ç’na bëre Stefan Fyle, ç’na bëre! Më mirë të mos kishe ardhur!

 

47 komente në “Më mirë të mos kishe ardhur zoti Fyle!”

  1. Dauti Skele, Vlore says:

    Vulehumbur!
    Na zhgenjyet si gjithmone z. Fule!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

    1. elio says:

      Z. Baze, thua Saliu te jete kaq i mencur e ta mendoje kaq thelle????

      1. Opozitari says:

        Nje gje ta kesh te qarte ti, qe Sali Berisha eshte shum here me i zgjuar nga cka duket. Si mendon ti se ai eshte aty ku eshte kur nuk ka as votat e mjaftueshme nga populli. Mos e nenvleresoni kurre edhe kur del si budalla apo si psikopat ne TV.

        1. Lomi pri Baldushku says:

          Nuk osht puna se osht i qut. Puna osht se ai rin pa flejt 20 or, vetëm e vetëm me saju i gjo si t’boj dom tjetrit. T’gjith menojn si me nërtu ai meno si me prish. Nji kjo osht e gjitha. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

    2. labi says:

      Vrasjet e 21 Janarit,jane edhe shkermoqja e Qeverise Berisha.
      Saliu me arrogancen e njohur qe posedone,edhe
      ne rastin ndaj FBI-se Amerikane,ashtu edhe ndaj Drejtesise
      ne Shqiperi,i afrohet pamedyshje permasave Gadafjane.
      C,ka do te thote se Shqiperia po i largohet edhe me shume BE-se.
      Ne fakt sot u duk qe Saliut,BE-ja ja ka kapur Koken me deren e saj,
      ku nga ana tjeter,po tund kembet si Dhelpra bishtin kur bje ne gracke.
      Paniku ne kete rast,ka pushtuar Ate dhe tere berishjanet,
      ndaj edhe perpjekjet do te shumfishohen.
      Politikisht Saliu ka rene ne fund,
      kurse Parane,me ndihmen e Shpates se krimit dhe te korupsionit,
      po e cone edhe me larte.
      Ky eshte edhe Kyci i deres se pushtetit te tij,
      Ndaj edhe z.Fyle,nuk u degjua ti dhuroje ndonje pergezim
      Qeverise Berisha,perkundrazi,i meshoj faktit qe kjo
      Qeveri te jete ndryshe nga ceshte.
      E thene vence:-Te punoje per shqiptaret dhe jo per Grabitqaret,
      Ti lumturoje Ata dhe jo ti vrasi!!!
      Ju faleminderit z.Fyle.

  2. Genti Tr says:

    Populli shqiptar do gjeje paqe vetem kur ti shohe keta te dy ne vendin qe u takon!
    Ti kete nuk e di zoti Fule?!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

  3. fatmiri ny says:

    i nderuar mero.
    Ty dhe familjes tuaj ta befte zoti drite jeten qe ke perpara qe nuk po le artikull pa denoncuar me fuqine e pendes tuaj vrasjen me makabre te filmur ne europe “live” ne kohet moderne.
    Kam vetem nje verejtje “te vogel” qe eshte me e rendesishja:Berisha e ka blere heshtjen e shtepise bardhe dhe problemi i 21 janarit quhet i mbyllur.
    Ate qe nuk e arriti Fatos Skeja duke ofruar thase me dollare per vellain e te ndjerit hekuran e arriti Berisha ne viziten e fundit ne washington.
    Te vetmen gje qe nuk realizoi berisha me arvizune ne kete vizite ishte mos marrja e nje dekorate publikisht nga admistrata amerikane per mbrojtjen e institucjonit nga terroristat dhe rebelet shqiptare.Me pritjen pompoze te te tij ai pothuajse e mori dekoraten per trimerine e tij ne 21 janar.
    Natyrisht dhe per merite te opozites e cila e ka shitur gjakun e heronjeve
    per peshqeshin e premtuar nga arvizu ne 2013.
    Nuk eshte puna vetem se u vrane 4 veta ne bulevard por eshte vrare dhe poshtruar nje komb i tere.
    Mallkuar qofshin qeveria vrasese,opozita frikacake dhe ambasadoret e neveritshem..
    Lavdi heronjeve te 21 Janarit!

    1. sorge says:

      I shneruemi,zotni fatmiri ny!!Dukesh qi je nieri i urt,por pak TRAP-ush nga trute!!!Ti thu,qi e ka fajin Berisha,por ene opozita!!Jo,re,c’a je tuj thone,mor derr???Nuk futet ene UJKU ene Lepri ne nji thes,mor tutkun!!!Dipllomacija osht pune per te mencmit e jo per katnaret si ty!!!Ku e di tina se per care e thriten Salen ne Amerike??/Rri aty ene mshoi atij veni se u bone ti,dallkauki i Vicidolit te mesosh Ameriken,sikur ja hudhi Sala!!!Cere kujton tina se osht Amerika,BATHORE APO KAMEZ???Hajt,shnet e bythe te forta,katnar shpelle!!!Nuk ja lani dot Sales GJAKUN e shumte,ndaj HAKUN DO E MARRIN NJI PER NJI,sipas kanunit!!KOKE MORE,KOKE DO LESH!!!

      1. xhixhi says:

        per komentuesin zorrge
        Edhe gamorz ruci me e pas shkrujt ket koment nuk do ta kishte bo kaq
        trondites dhe kaq te frikshem.Ka 21 vjet qe sala po heq t,zit e ullinit prej gamorzit.Sidomos kur i tha n’parlament qe dashi i marikes ka 7 vjet qe nuk po therret salen.Bo vaki se e lexon sala ket koment kemi me shpetue krejt si popull se do ja mbathi me vrap si nano me gamorz rucin ne shtator 1998.Pash zotin o sorge nqs keni bo plan me i kerku koken sales sipas kanunit e ke amanet po deshe caktoje at bashkin finon se asht nevriku i madh ne e ke te marume ket pune si ne 97′.

        1. sorge says:

          O xhixhi,vre kho,mre cun plak!!!Kshu thonte Sala ene para 97-tes,qe u bote si cub,por e pa SUMEN QE JU MBLODH SA U BO KAPS!!!
          Cubat e Sales ne Vlone e Cerrik e pane VRYMEN KA KISHIN DALE LIVE,naj mos u merzit,or dallkauk,se Sala ja ka pru popllit shpirtin ne maj te hunes!!!
          Tosket kon nji fjale te mencme:MOS U MBURR E MOS U LEVDO,NESER MBROMA DO TA SHOH!!!!

  4. Ramy says:

    pa diskutim
    saliu per te mbetur ne pushtet do beje te pamunduren
    te pregatitemi per nje 97 me te keqe
    tani ka me shume para per mercenaret dhe me shume eksperience

  5. besniku says:

    Z. Mero! Shkrim i pakrahasuesdhem. Analize e vertete. Ajo qae une dua te them eshte4 kjo qe thoni ju: “Pas vrasjeve, Berisha hyri në konflikt me Presidentin, kryeprokuroren, median kritike dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri, për shkak të përpjekjeve të tij për të bllokuar hetimet dhe për të ushtruar presion mbi drejtësinë.” Deri tek fjala … median kritike, keni te drejte, por jo kur thuhet: … dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri. Kjo sikur nuk perkon me faktet qe kemi patur deri tani. Po te ishte se ai do te kishte hyre ne konflikt me nderkombetaret, keta do te kishin mbajtur qendrim te prere. Te pakten, deri tani, nuk kane thene ndonje gje te sakte dhe te prere, vecse jane perpelitur, ndersa ai tjetri e emertoi “Burre Shteti!” Le te themi, kur kryeministri yne nuk pranon perfundimet e FBI, atehere ku eshte autoriteti dhe roli i nderkombetareve. Persa i perket nderkombetareve te tjere, pervec trojkes, te tjeret nuk kane asnje peshe.

  6. V.F.L.P says:

    Michal Moor-i (modern) shqipetar je z-Baze, ne te vertet Ti je doktori i (doktorit)…

  7. peja says:

    Z. Mero, nje faleminderim per kthjellimin qe i beni publikut me artikujt Tuaj ( i hapni syte) lidhur me qellimet e verteta ogurzeza te kryeministrit per te mbuluar krimet e tij.
    Nje sygjerim nese me pranoni: Ne artikulin e mesiperm shkruani se “u hap zjarr mbi kater demostrues….”, sic e mendoj une, zjarr u hap mbi qindra demostrues por qe ne fakt 4 prej tyre mbeten te vrar, dhjetra te plagosur e dhunuar. Pershendetje!

  8. gjergj says:

    Mero, je brilant!

  9. kelmendasi says:

    Dy fjale per ;Dy vrasjet mund te kthehen ne gjak per familjen.
    Kurre ne hitorine e gjakmarrjes apo te zbatimit te kanunit nuk ka ndolle qe ai qe strehon gjaksin te bien ne gjak per kete gja.Kur te shkruhet per kete duhet te studiohet kanuni.Biles ne se vret gjaksin ne shtepine e tjetrit bien ne gjak me strehuesin.Kanuni ka pase keto klauzola kur nuk kishte shtete por fise.Se a i ka mbrojt Berisha apo jo kjo asht nje histori politike qe nuk zgjidhet me hamendje.Ne se deri dje mediat mashtruese thonin per presidentin se europa kerkon konsensus dhe biles mediat paralajmeruan se Fyle per kete po vjen posacrisht dhe Fyle se permendi konsensusin presidencial fare atehere sejcilli mund te shprehet si te doje.Pranoj bindjen e z.Mero qe ma mire te mos kishte ardhe si e drejt e Meros te mendoje ashtu.Ndersa une them shyqyr qe erdhe dhe nuk the se presidenti te zgjillet me pazare te turpeshme por la te kuptohet se z.Fyle njef kushtetuten.Kjo praktike jo me konsensus bastardh qe kerkohet vdes tani dhe nuk permendet ma.
    SHYQYR qe ERDHE Z.FYLE

    1. fule says:

      C’lidhje ka ajo pjese e Kanunit me artikullin? Kush tha qe Saliu duhet vrare ne shtepine e viktimave te tij?

      Po mbrojtesit e vrasesve si puna juaj jane qeniet me te peshtira se vete urdheruesit e tyre. Ju me prova dhe te nxirrni syt, mendoni se si do lehnit po mos kishte ekspertize fare.

      Poshte bastardet!

    2. feniks says:

      Ah,more Kelmendas,qe duhet te jesh malesor i zgjuar,por po tregohesh sa-trap!!Nuk ke aq kellqe ti,sa ta kesh kuptuar Fyle-n,se per cfare erdhi!!!Ai i meshoi fort thenies LAPIDARE:TE HIDHET DRITE DHE TE GJYKOHET DREJTE 21 JANARI”!!!He,po tani a te kujtohet gje???SHQIP KJO DO TE THOTE:KUR TE ZGJIDHET DREJT 21 JANARI,DO TE DALE EDHE URDHERUESI I VERTETE(pra krye KRIMINELI0,qe vrau 4 protestuesit,qe eshte SALI RAM BERISHA!!!!Haaaa!!!ME KETE ZGJIDHEN TE GJITHA:EDHE PRESIDENTI EDHE BERISHA SHKON PER …LESH!!!

  10. landi says:

    Per tu lavderuar puna e Bazes, por ky editorial duket mjaft i gabuar.
    E para, a eshte e vertete qe Fule e ka kushtezuar statusin e Shqiperise me zbardhjen e 21 janarit?
    Pergjigja eshte jo, sepse statusi jepet brenda 6 muajsh, kurse procesi per 21 janarin do vazhdoje se paku 2-3 vite. Deri diten qe do jepet pergjigja per statusin asgje e re s’do kete ndodhur me hetimin e 21 janarit, vec disa seanca qe do te zvarriten dhe kaq.
    Saliu e ka fituar qe tani mbulimin e 21 janarit. Asnji zyrtar i larte nuk u cua ne gjyq. U fol per Lulzim Bashen, pastaj u ul pazari me Gjergj Lezhjen, ata jo vetem po dalin te pafajshem, por as nuk u cuan ne gjyq.
    Saliu ia doli qe edhe ata ekzekutore qe po hetohen te hetohen te lire, dhe keshtu i ka ne kontroll, dhe nuk e shqeteson aspak zgjatja e procesit, perkundrazi.
    Standartet e procesit te 21 janarit kane marre fund qe tani, dhe kjo thirrje per 21 janarin ngjan si dy pika uji me thirrjet per standartet e 8 majit, kur fushata kishte pasur incidente ne cdo qytet.
    E dyta, fakti qe Fule ka thene qarte qe Shqiperia ka akmoa shance te marri statusin eshte turp per opoziten, qe ka ndihmuar Saliun ta ktheje marrjen e statusit ne ato 12 pika formale, nderkohe qe mjafton mbyllja e gjyqit te Ilir Metes per te mos e marre statusin Shqiperia. Pasi eshte prove e qarte e kapjes se drejtesise, dhe korrupsionit te qeverise. Kjo zhvendosje e debatit tek keto kritereve formale, duke harruar faktet teper te renda publike qe denoncojne qeverine, eshte nje fitore e Saliut e ndihmuar nga bashkepunimi pa kushte i Rames.
    E treta, Saliu ia tha hapur pa asnji hezitim Fyles qe presidentin do e zgjedhi “sipas germes se kushtetutes”, pra me 71 vota, nderkohe qe fule nuk e artikuloi si kusht presidentin. Kujtojme qe para disa muajsh 4 ambasadore kerkuan president konsensual, kurse tani kjo kerkese eshte zevendesuar me konsultime, apo negocime. Ska rendesi a e ka fajin serish Rama edhe per kete, por patjeter qe eshte humbja e rradhes per opoziten.
    Rama vazhdon ti japi gjithcka Saliut pa asnji kusht, me kursin e tij te nenshtrimit pa kushte, dhe qartazi eshte i gatshem te bashkepunoje me Ilirin cka perben turp me vete duke qene se eshte viti i fundit i qeverise. Eshte turp sesi mbulimi i qarte i vrasjeve te 21 janarit nga kryeministria duke fshire provat filmike, u reduktua ne arrest shtepie te nje punonjesi te IT. Nderkohe qe Saliu pas 21 janarit bertiste cdo dite qe po mblidhte cdo prove per sulmin e 21 janarit. Shqiperia nuk ka me opozite. Rama eshte kthyer ne noterizues i pastertise se qeverise.

  11. Mrgimtari says:

    I nderuar Mero per kete shkrim nuk je munduar shume se ke eksperience nga e kaluara jo larget e shefit te kriminelit Berisha, R.Alise kur Europa e Amerika i kerkonte pluralizem politik ai thoshte se shqiptaret nuk kane kulture per pluralizem dhe kete konkluzion do nxjerri dhe krimineli Berisha .PARIS

  12. tironc says:

    Mero,
    kot i bie ne qafe lul bashes se shkrete. urdherin per te qelluar mbi turmen e ka dhene bace berisha dhe vetem ai. lul basha po bente chichin ne mbathje, ke shkrujt ti vete, kur berisha po jepte urdherin.

  13. analist says:

    Perktheje ne anglisht a frengjisht dhe dergoja Komisionerve te BE,qeverive te BE qe ta lexojne dhe krahasojne mbas vendimit qe do te marre BE ne lidhje me Shqiperine.

  14. zhaku pamposhtur says:

    Une personalisht mendoj qe mos te lodheni me. eshte nje lodhje qe i ka kaluar kufijte.Me keta njerez duhet -1 rrevolution.ose PETICIONE TE HERPASHERSHME ne gjykaten e Strasbourgut ose te Brukselit. duke i shpjeguar ne menyren me bindese dhe me dinjitoze problemet qe ju preokupojne. Ne Diaspora jemi shume te deshperuar koke ulur me situaten, anarshine qe ka pushtuar vendin tone.Tek ne se shpejti do te jete President F.HOLLANDE.DO TE SHIFNI QE GJERAT DHE TEK JU DO TE NDRYSHOJNE. KURAJO. JU DUAM

  15. LORA says:

    Ne festen e dr.dhjeramanit,me rastin e anetaresimit te Shqiperise ne Nato me 2009-en,e kam pare me shume vemendje fytyren e tij.Shkumezimeve te tij per kete arritje historike, nuk u perkonte aspak cehreja e prishur e fytyres.U binda,ne ato momente e me pas, plotesisht se ai e bluante perbrenda qe nuk ja arriti ta pengonte kete anetaresim.Po ne ate moment, me lindi dyshimi se shperthimi apokaliptik(i nje viti me pare) ne Gerdec ishte “aksident teknologjik” i simuluar(i programuar prej shtetit te tij paralel) per te mos marre ftesen e anetaresimit ne Nato,ftese e cila erdhi tri jave pas Gerdecit ne samitin e Bukureshtit.
    Jam me se e bindur,z.Baze,se politikberja dhe qeverisjet e brekedhjerit te historise(edhe me ca kontribut shtese nga korrupsioni i qeverive socialiste te 1997-2005) kane pasur vetem nje objektiv: largimin permanent te Shqiperise nga standartet e demokracive perendimore.Keshtu qe edhe pa 12 prioritetet e tanishme apo kushtezimin e zbardhjes se masakres kryeministrore te 21 janarit,alibite perkatese per pengim, do te beheshin gati per te njejten mision.Dr.dhjeramani nuk e ka fshehur(per mua)kete strategji.
    Tragjedia e Kombit tone eshte se ai eshte gati ne unison me pjesen derrmuese te te vetquajtures klase politike te 22 vjetve te fundit,ne misionin e pengimit te shqiptareve ne udhen e progresit, prosperitetit e dinjitetit.
    Sepse kjo e vetquajtur klase politike nuk eshte produkt i zgjedhjes se shqiptareve, por eshte produkt i kurverimit politikt mes vedi.Kjo eshte arsyeja themelore pse shqiptaret pengohen te zgjedhin me vote te lire, te drejte, te ndershme e te barabarte.Po zgjidhem garantimin e votes se lire do ta shpetojme edhe republiken, qe deri tash eshte bere prone ambasadoresh e lloj lloj vizitoresh keshillues te tipi bla-bla-bla apo “pordhi kali” Ju faleminderi,zoti Baze,per gjithcka po beni.

  16. Partia e Pirateve Shqipetareve says:

    Vetem gjykata e larte duhet ti pyesi per emrin, mbiemerin, atesine, memesine, datelindjen, vendlindjen dhe te vendosi drejtesi.
    Komuniteti Europian pas 21 janarit po monitoron me shume seriozitet qeverine Shqipetare.

    Opozita me ne fund ka kupetuar, qe vetem letrat dhe zbatimi i ligjit njelloj per te gjithe jane oksigjen i saj. Ndersa shoqeria civile duhet te beje presion politik, njerez.

    Nuk do jete gjyq i shekullit, si jeni mesuar te thoni ju gazetaret, do te jete nje gjyq i zakonshem per dy vrases te akuzuar par vrasje. Do te jete nje mesim mire, qe pushteti duhet te kurseje jeten, dhe jo ta marri ate! sic ndodhi ne 21 Janar.

    Vigjelenca e Aleances Kuq e Zi eshte per tu marre shembull…

  17. beso says:

    z.Mero,ju jeni me ne brendesi te ketyre takimeve dhe dini sigurisht me shume,po per mua si person qe s’e di hiç fare se kush qyp hyn e del ne gardhet e shtetit tone per RUTINE takimesh e plotesime kushtesh,asqe me thote ndonje gje te re.Eshte e sigurt qe Evropa po fillon te ndjeje tensione brenda struktures solide,te cilen kujtonte se nuk kishte force ne bote qe t’a ndante.Pra,ka te ngjare qe edhe sikur te na gudulisin,prape do mendoheshin dhjete here per te na anetaresuar;mendo qe Greqia po diskutohet te perjashtohet!Mangesia qe trasheguam ne ne dekada(te pakten dy une po i jetoj si i rritur)eshte se u nisem drejt Evropes jo me koke,por me bythe.Ke pare nje makine qe ecen retro per mijera kilometra?S’ka sesi,se duhet kthyer makina njehere nga turiri,se me bythe harxhon shume karburant,shume kohe dhe duhet te sforcohesh sa m,e s’ka.Ky nuk eshte problemi i Evropes,ky eshte problemi yne.Ja e tha,ja nuk e tha Fylja ate kushtin e 21 janarit;po a duhet t’a lejojme ne?Ne hapim syte çdo darke se çfare do thote Arvizu;me fal,por edhe ne Afganistan,qe eshte de facto i pushtuar nuk i kane syte aq shume se çfare haberesh do sjelle ambasadori,apo se me ke do t’a pije kafene.Mesa dime,Arvizu ne ditet teke e pi kafene me PD-istet kurse ne ditet çift e pi me PS-istet.Tani,ose DASH duhet te nderroje Arvizun,ose i bie qe t’i nderje te dy;edhe berishen,meqe me nje gur vret dy zogj.Sinqerisht,po pritem qe haberet t’i sjellin Fylenjte,qe t’a themi hapur,jane politikane te deshtuar,qe jane qerasur me ndonje post me rroge te mire dhe kaq;asqe do t’a pranoje Fyleja idene se berisha e loz karten e Evropes per RUTINE,i8 duhet si ajo llampa qe habit mushkonjat dhe asgje me shume;mushkonjat tani jane pak,se shqiptaret ne keto 20 vjet shkuan ne Evrope,nuk priten qe Evropen t’ia sjelle Fyleja dhe matrapazi i Vuçidolit.E priti apo jo H.Clinton asqe me behet vone;une kam sy,nuk pres qe te m’a tregojne rrugedaljen qorrat(eshte thenie Brehtit kjo);sali berisha ka hapur thesin(thesarein e Shqiperise)dhe po qeras majtas e djathtas.Po pati thes perpara,.Hillari eshte me qorre se bufi,po pati thes perpara Fyleja kercen kala dibrançe.Jo,erdhi,jo s’erdhi Fyleja,ne te semes shkofte dhe si;ka ardhur nja 30 here dhe 30 vera ne uje ka bere.Ata tallen,bile habiten,se duket ashiqare qe ne akoma po ikim me bythe per ne Evrope;opo sa te trashe qe qenkan-thone per ne.Ka ndodhur ne Itali proçesi”Mani Pulite-duar te pastra”,qe realisht rrezoi nje sistem te tere.Nevojitej dhe tek ne nje shkundje e tille,or a mundet zonja qe ka marre nje goxha te share nga saliu?Ajo,jo qe s’e ben dot,por del bashke me ambasadoret amerikane,a thua se eshte e punesuar nga ata,ose me keq,ajo nuk eshte aq e lire te jape doreheqje!

  18. SKENDER BEU I VJETER says:

    O MERO PLAKU,APO PLAKU MERE ,A NUK E PE QE BERISHES I KISHTE IKUR DHE ZERI DHE FIGURA NGA BISEDA ME FYLEN.DJERSET I BININ KATUNDARIT DOKTOR DHE ULI MORI LAPSIN TE KONSPEKTONTE FJALEN E FYLES SI DIKUR FJALEN E QOFTELARGUT DHE GATI SA NUK MERMERISTE ME VEHTE.PASTAJ E KALOJ ME ELOZHE DHE FALENDERIME NDAJ FYLES SEPSE MENDOJ E HANTE POR FYLJA FYLE MBETEJ NJE ZBRAZETIRE NE SHIKIM DHE NJE BUZEQESHJE NENBUZE QE NENKUPTONTE KY GOMARI MENDON SE DO NA I HEDHE ME KETO PRALLA-PREMTIMI.HOR PLAK QE MENDON STATUSIN E KANDIDATIT JO SE TU DOGJ BYTHA PER SHQIPTARET KETE POPULL TE VOJTUR QE E KINI HIPUR NE QAFE,POR PER TITULLIN E MERITUSIT TE MARJES SE STATUSIT.NUK JA U JAPIM STATUSIN ,O BANDIT, DERI NE NENTOR ,VETEM NESE ZBARDH 21 JANARIN,ZGJEDH PRESIDENTIN QE DO OPOZITA DHE LESHON KAREKLLEN ME ZGJEDHJE TE PARAKOSHME.KETE TE FUNDIT NUK PO TA THEMI, POR TI UJKU PLAK E KUPTON.MOS HARO DHEMBET TE KANE RRENE DHE DELET JANE BERE TE MENCURA NUK KALOJNE ME NE SHTEGUN DHE PRITEN QE JU KE NGRITUR.

  19. selco says:

    bashkimi europian nuk pranon ne gjirin e tij kriminele vrasesurdherues

  20. K.Jole says:

    Z.Fyle beri shume mire qe erdhi sepse neser po te ngelim perseri ne klase,Z.Fyle e beri punen e tij,me respektin,poziten qe gezon,me sqarimet e tij prej gojes se tij,s’ka nevoje te perserite fjaldet:Une e bera punen time,fajin e kini brenda jush,dopjogjashten e kini atje tani zjidheni vete sherimin e Shqiperise.

  21. Prokuroria says:

    Ne shkrim ka vetem nje problem Mero. Nese keni qene i vemendshem ne akt-akuzen e prokurorise, aty thuhet qarte se majori i Gardes se Republikes, Agim Llupo akuzohet per vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes. Pra vrasja e Dedes kosiderohet e zbardhur nga Prokuroria, e cila ka akuzuar Llupon. E vetmja vrasje qe mbetet ende pa autor eshte ajo e Aleks Nikes, si dhe plagosja e tre personave. Uroj te kete qene nje lapsus nga ana juaj…

  22. tigri says:

    Luli ngjason me Pionieret e Enverit, asnjeher nuk ka qene Minister i Brendshem,sepse e komandonte Shtabi i Trapojanve qe ka instaluar Salihi per te komanduar Ministrat e Brendshem qe te mos dalin nga rrjeshti se prishin pune.

  23. Labi Vlore says:

    Eshte komplet e kunderta Mero.Ky artikull,kesaj radhe eshte i diktuar nga njohja jote shume e mire ndaj sali Berishes,por une mendoj se eshte pikerisht e kunderta e asaj qe thua.Fyle,jo vetem qe beri mire qe erdhi ne Shqiperi,por beri shume mire madje.Berisha kohet e fundit po zvarriste reformen zgjedhore dhe reforma te tjera,me qellimin e vetem,per mos te perfunduar kurre konsensusin me opoziten.Une sot kuptova dicka me teper,nga vizita e tij ne Tirane.Reforma zgjedhore ishte parashikuar te perfundonte brenda muajit prill dhe u shty disa here,e me sa duket,per ne fund te muajit maj.Shenjat ishin qe te zvarritej akoma me teper,e mos te plotesohej kurre,me qellimin,fajesimin perseri te opozites,se gjoja ajo ben sikur bashkpunon,por nuk po bashkpunon.Z.Fyle,dha mesazhe te forta e te qarta,qe opozita po ben punen e vet drejt integrimit,si ne reformen zgjedhore,ashtu dhe ne miratimin e ligjeve me 3/5 qe perfundoi sot,me votimin per gjykaten administrative,qe mazhoranca qellimisht po e zvarriste,me qellim perseri faturimin e deshtimit ndaj opozites.Me perfundimin e votimit te ligjeve me 3/5 qe perfundoi sot,dhe me kerkesen e forte te Europianeve per perfundimin e reformes zgjedhore,para nisjes se procedurave te zgjedhjes se presidentit,roli opozites perfundon.Detyra e saj kryhet,ne baze te asaj c’fare kerkuan Europianet.Degjova me shume kujdes deklaratat e zotit Fyle,e madje dhe deklaraten e tij shume te forte,se Brukseli,do te vleresoje pjekurine politike,ne zgjedhjen e ceshtjes se presidentit nepermjet nje procesi negociues midis paleve.Z.Fyle,deklaroi ne parlament se vlereson pozitivisht frymen e bashkpunimit midis paleve per votimin e ligjeve me 3/5 ashtu si eshte bere gjer tani.Kerkoj deklaroi ai,qe kjo fryme bashkpunimi te vazhdoje,sepse Shqiperia kete vit,ka shume shanse per te marre statusin e vendit kandidat.Edhe para disa kohesh,ne nje interviste per Top Channel nga Brukseli,Berisha deklaroi se opozita po kryen detyrat e veta,me qellim marrjen e statusit kandidat.Bashkepunimi me qeverine,ashtu si kerkojne nderkombetaret,e imunizon akoma me teper opoziten.Heq dhe Alibine e fundit ketij koalicioni te felliqur PD-LSi,e ashtuquajtur qeveria e integrimit.Besoj se u kujtohet titulli i marrveshjes per qeverisje midis PD-se dhe LSI-se??Ne elektoratin e djathte,ekziston akoma bindja se Sali Berisha eshte pro integrimit Europian.Me ne fund,ta marrin vesh njehere epergjithmone kete vjeshte,se ku fle lepuri.Ne,opozitaret e dime shume mire,dhe kthjeslltesisht,por kjo do te i duhet elektoratit te djathte,ta kuptoje njehere e pergjithmone,se ky njeri,jo vetem qe nuk deshiron integrimin e Shqiperise,por po e pengon c’do dite.Sepse integrimi kerkon shtet me ligje.Me gjykata te pavarura.Me prokurori,qe jo vetem kryeprokurorit nuk i thua dot Lavire Bulevardi,por te te dridhen gjunjet nga frika e ligjit kur e permend emrin e saj.Kjo eshte Europa zoterinj.Shtet Europian do te thote shtet me ligje.Ku gjykata te thyen koken,e gjykatesi i korruptuar denohet me jete burg.Berlusconi,kryeministri Italise,kur mori vesh se Carabinieret kishin pergjuar telefonatat e dashnores se tij minorene,e dilte implikimi i tij,qau me piken e lotit.Kjo eshte Europa te dashur votues te djathte.Ku kryeministri qan,nga nje prokurore e thjeshte,e jo me nga kryeprokurorja.Deri sa ne Shqiperi,mos te vendoset ligji,Europen ta harrojme,do e shikojme vec ne enderr.Ne Kroaci,eshte ne burg,ish-kryeminsistri vendit,me akuza korrusioni,kurse tek ne zv.Kryeministri del i pafajshem i kapur me ze eme figure.Shqiperia do behet atehere,kur elektorati djathte,te kuptoje se po i shkon nga mbas pengmarrsit te te te ardhmes se femijeve te tyre.Demokratet e ndershem e kisha fjalen.

  24. Adriatik says:

    Njerzit e thjeste e dine te gjithe pa perjashtime se Berisha eshte duke punuar ethshem per interestat e Serbise dhe Greqise. Ai kurre nuk ka dashur qe Shqipieria te zhvillohet si nje shtet demokratik sepse eshte i paguar pikerisht per ndalimin e Shqiperise ne Evrope. Cuditet njeriu i zi me filozofimet boshe rreth pordheve te Berishes dhe aeroplanaave qe ben ai para popullit krejtesisht si nje arlekin absolutisht gjakatar.

  25. besa says:

    z.Mero te gjitha c;ka ju komentoni jane te drejta dhe vete saluku idin por ka nje te keqe te madhe qe opozita te ka lene vetem nuk ndihet dhe per mendimin tim te dy palet jane te koruptuara,por nuk i ka shku ne mend qe do te tradhetohen nga cubat esalukut,por nje dite dote flasi dhe mirditori qe akuzohet se nuk e besoj qe do ta mbaje ne kurriz gjakun qe nuk e ka borxhe se ne mirdite i njohin mire zakonet gjaku nuk bohet uje.

  26. perlati usa says:

    Pothuajse jam me nje mendje me komentuesin “landi” ne tri problemet
    kyce qe ka shtjelluar bindshen .Sidomos kur quan ramen noter te berishes.
    Kam qene mbeshtetes pa rezerva i Rames por futja e tij ne votimet e 2011 pa kerkuar asnje kusht per 21 janarin dhe krejtesisht i papregatitur ishte harakiri per te dhe kombin.
    Me humbjen e Tiranes ai i dha “de fakto” berishes pafajesine dhe virgjirine ketij krimineli per 21 janarin.
    Per tju afruar sa me shume te vertetes sot duhet ti referohemi disa pikave kyce “te dyshimta” te djeshme dhe te sotme shkurtimisht:
    1-Nje nga njerzit potente berishembrojtes ne shqiperi eshte fatkeqesisht amb.arvizu.Kurre nuk do te merret vesh cfare kane biseduar midis tyre ne dreken e “helmatisur” qe hengren te dy pak kohe para masakres.Veprimet e ketij ambasadori per kete ceshtje deri tani dashje pa dashje e nxjerrin te implikuar ne nje fare mase.Nga ana humane arvizu duhet te kerkoje vullnetarisht te transferohet nga shqiperia.Sa here qe e shikoj kete njeri me kujtohen jetimet e 21 janarit per te cilet dhe pergjegjesia e arvizuse eshte e dukeshme
    pasi shpesh here merr kopetencat e nje k/m ne hije.
    2-Vetem duke krahasuar 21 janarin 2011 me 14 shtator 1998 del automatisht qendrimi i turpshem me dy standarte e dipllomacise amerikane dhe europjane karshi berishes.Ne i998 ka prova te bolleshme
    qe berisha qe sot duhet te merret i pandehur me pranga ne duar per organizimin direkt nga ai te shkaterrimit te shtetit shqiptar.Me tragjikja eshte se ambasada amerikane organizon rrefimin “para drejtesise” te berishes ne tetor 1998
    brenda mureve te ambasades me prokurore amerikane duke krijuar nje precedent te pa ndegjuar ndonje here ne historine e drejtesise boterore.
    Kush mund te aludoje se mbroj ramen me kete rast per 21 janarin mund te them qe dhe edi rama le te denohet maksimalisht nese gjendet fajtor
    per cdo lloj akuze.Une e akuzoj edi ramen per braktisjen qe i beri
    deshmoreve te tij te 21 janarit.
    3-Jam i bindur se gjyqi i 21 janarit nuk do te mbaroje kurre.Kete e verteton dhe ekspertiza e FBI qe eshte kthyer nga nje institucjon legjendar ne bote ne nje subjekt barcaletash nga berisha dhe mbrojtesit e tij ambasadore.Po keshtu mendoj 100% qe kopjet e filmimeve te kryeminstrise egzistojne po per aresye te ndryshme
    qe duan te mbrojne berishen behet sikur “nuk gjenden”
    4-Vizita e fundit e berishes ne USA pamvaresisht se mund t’i kene
    terhequr pakez veshin mund te quhet nje spot i cmuar elektoral per vitin e ardhshem te votimeve te 2013 ne favor te te perkedhelurit te perjetshem te tyre.Ajo qe bie ne sy eshte se lobi i berishes ne washington i ka kryer ne menyre te shkelqyer detyrimet per te fshire gjakun e 21 janarit nga duart e pergjakura te berishes.Kete grupim te ketyre njerezve qe do ta quaja celule antishqiptare qe duke perkrahur nje monster si berisha po i shkakojne kombit shqiptar tragjedine e tij me te madhe qe nga pamvaresia e ketej.Keta lloj mafiozesh jo vetem demtojne shqiptaret por dhe vete interesat amerikane duke u tallur me ndjenjat e miqesise natyrale dhe respektin qe ka shumica absolute e shqiptareve per demokracine amerikane.
    5.Pershendetje zotit mero baze stafit te kesaj gazete per punen e tyre ne dobi te vendit te pushtuar perkohesisht nga disa malsore dhe ambasadore.

  27. kolombi says:

    Europa ne shume aspekte e sheh kombin shqiptar si nje popull energjik dhe qe mund te riperterihet shpejt nga ana ekonomike dhe me ca kopjime edhe nga ana kulturore por jane disa ane te tjera dhe kryesisht religjioni fetar qe eshte me perberje te madhe myslimane dhe kesisoj lejojne gjithnje pushtetar tipik bajraktar dhe anadollake qe duan te sundijne si sulltana dhe ne kete menyre japin gjithnje versionin se nuk keni plotesuar kushtet per anetaresim dhe nuk permendin aspak ate per te cilen nuk bejne perpjekje qe shqiptaret te arrijne standartet.
    Ne historine e kombit tone asnjehere vete ne shqiptaret nuk e kami vene gishtin ne plage se nga burojne pushtete gjithnje jashte standarteve dhe diktatore dhe a eshte e mundur te arrihet ajo qe me te vertet i duhet Shqiperise.Kjo pyetje realitivisht mund te kishte nje pergjigje se po sepse nuk mungon personeli per ta realizuar nje gje te tille,por eshte nje problem se pikerisht ata qe mund ta bejne nje gje te tille eliminohen qe ne hapat e pare.E keqja tek ne fiton terren ne menyre te shpejt dhe te pabesueshme aq sa ata qe projektojne kete quhen te afte nga nje pjese jo fort e vogel qe eshte ne injorance te plote dhe me shpirtligesi.
    A mund te thuhet se cili prej grupimeve e kam fjalen prej grupimeve religjinore se cili prej tyre eshte ne nivelin e duhur dhe qe mund ta coje shoqerine perpara.Une them se qe te trija religjionet kryesore qe jane tek ne per nga ana kulturore dhe arsimore dhe menyra e sjelljes jane pothuajse ne nje linje.Tek ne edhe te krishteret flas per shumicen jene njelloje sivellezerit e tyre myslimane ne cdo aspekt kulturor dhe arsimor sepse pavaresisht se kleri i krishtere eshte perpjekur te na mbaje me sy nga perendimi efekti i shumices qe eshte myslimane na ka mbajtur te lidhur me edukaten e pushtuesit turk aq sa edhe sot nje shumice jo e vogel e quan per nder te quhet turk.
    Vereni me kujdes se cfare po punon faktori nderkombetar ndaj problemit shqiptar sepse sic shihet ato duan ta sjellin opoziten ne pushtet por duan ta sjellin ne ate forme qe ajo mos te jete e lire per te relizuar endrrat qe i ka vene qellim vehtes sepse mendoj une se president duan te vendosin nje te krishtere por qe nuk dallon aspak sivellai i tij Berisha e kam fjalen per Fatos Nanon sepse realizohet ajo qe te jene ne pushtet te krishteret por ama te sabotohet nga nje sulltan si Fatos Nano dhe shume te tjere qe i mbajne ison.
    Do ishte mrekulli sikur Edi Rama te ishte kryeminister por pa Fatos Nanon president apo ndonje dallkauk tjeter i pd sepse pd ka dallkauke me shumice.

  28. lad says:

    Bravo Mero !

    Por me camet te lutem ki kujdes kur shkruhen artikuj ne gazeten tende.

  29. e verteta says:

    Zoti Mero megjithe repekstin qe kam duke krahasuar analizat tuaja me ato te komentuesve me emrin Landi dhe Lora,me duhet te pranoj se keto dy te fundit jane shume me afer realitetit

  30. liri says:

    i mrekullushem

  31. Vili says:

    I lutem ambasadorit Amerikan Arvizu, dhe zotit Sequi të vendosin president të shqiptarve Zotin Fatos Nano, se ka teste Parti është komunist i garantuar.Amerika i nderon komunistët shqipëtar dhe perendimi.

  32. aron says:

    saliu eshte nga ato monstra qe me goje tha ne Parlament jua bej me keq se ne 21 JANAR,dhe pse te kerkosh gjurmet kur ke para ujkun,por edhe te mos e marre statusin ai NUK NDJEN (ka kohe) pergjegjesi as per here te trete koalicioni i integrimit do vazhdoje edhe te mos e marre kurre,dhe majlinda do jete ministre,pra duhet te perballemi me njerez pa tru te sakte,qe te ece vendi para dhe fajin e ka tradhetia nga brenda e opozites ,frika e Oketes ,apo heshtja dhe pak duar nano-berisha-meta (sipas DRITAN PRIFTIT) QE MBAJNE PUSHTET DUKE VJEDHUR ,sikur e kane te veten çdo gje edhe padrejtesisht.Zgjidhja eshte nga brenda duke qene SHUME me drejtesine dhe jo me ligesine.

  33. anticensurë says:

    shkrim i shkëlqyer mero!parashikimi tënd është shumë i mundshëm!
    është e vërtetë që saliu të bëjë një “sabotim” të përgjithshëm ku çështja “21 janar” të jetë një nga të tërat!dhe duke qënë “një” nuk i bie në sy askujt!
    në këtë parashikim tëndin ti i ke marrë pak a shumë të gjitha mundësitë!them pak a shumë për të të kujtuar se ka dhe një mundësi,që tipavarsisht se e ke përmëndur shkaras,nuk e ke analizuar!
    “ose do të tentojë të nervozojë opozitën me reformën zgjedhore në pika provokative, me qëllim që gjithçka të ngrijë.”
    për mua kjo “mundësi”është dhe një alibi për opozitën!një alibi për të vërtetuar “gjenialitetin” e ramës!kjo alibi do ti shërbejë ramës që të mos akuzohet për nënshtrim!ashtu si e ka thënë kohë më parë “se ai do të bëjë gjithçka për të kaluar provimin e vjeshtës(pranimin si shtet kandidat)”,me këtë alibi ai mund të justifikojë tërë marrveshjet me berishën!ai munnd të thotë “ne pranuam gjithçka për “tja lënë në dorë dopjo gjashtën saliut”!më shumë se sabotimi i saliut mua më shqetëson “gjenialiteti i ramës”!nesër fylja mund të mos e kërkkojë më “zbardhjen”e 21 janarit,por marrveshjet me “të ngecur”që do të bëjë sot rama do të mbeten!do të mbeten si mbeti kushtetuta!sistemi i deritashëm zgjedhor!më e keqja do të jetë se saliu do të rithotë”vetë i ndërruat”!dhe do të ketë të drejtë!
    ne sot marrim si gjë të shkruar në gur “21 janarin e fyles”por harrojmë se mund të jetë “gracka e fyles”!atë që ne e mendojmë të shkruar në gur fylja vetë e ka shkruar në buzë të detit në rërën e plazhit!
    “Ç’na bëre Stefan Fyle, ç’na bëre! Më mirë të mos kishe ardhur!”
    këtu ke të drejtë!ai ka hapur shumë “?????”!si do të vejë do të shikojmë!
    kush është gjahu?kush është gjahtari?kush i ngrë grackat?
    gjahtari apo gjahu????
    tashti vështirë të thuhet!të presim!

  34. askushi says:

    21 janari eshte çeshtje shume e rendesishme per vendet demokratike.Ketu ndahet kufiri midis diktatures dhe demokracise.Nuk ka interesa me te larta se jeta e njerzeve.Fyle eshte i vonuar,duhet ta kishte thene me kohe. Vizita pa ftese e Berishes ne Amerike,e ka detyruar te shprehe mendimin e BE dhe SHBA, per 21 janarin.Imazhet kozmetike te Berishes nuk emocionojne askend ne perendim.Mero ke qene mbrojtesi me i madhe i 21 janarit.Mos u merizit se do te futemi pak me vonese,por me mire me dinjitet.

  35. dori says:

    Mero je i madhe e parashikove si do te vazhdoj reforma zgjedhore e gjeti Berisha Alibin per 21 janrin.,

  36. Nje popull sado i vogel dhe pa dinjitetin e duhur nuk e ka merituar qe pas 50 vjtesh me ne krye kriminelin-engjell nver Hoxhen te kete monstren- e – shpellave Saliun, ndersa ai ngerdheshet edhe para Evropianeve sikur eshte kryetar i nje fisi-zulu ! Vaj vatani e mjer mileti ku jemi katandisur.

  37. *_Realist_* says:

    Analizes tuaj do ti shtoja,nje fjale e urte ITALIANE thote:nuk mund te ecesh kurre PARA,sa do i zgjuar e i afte te jesh,nqs dikush nga LART nuk te jep doren!
    Pra Berisha do te RRICIKLOJE ne politike vellain e tij SIAMEZ NANON,me ndihmen nga LART te AMERIKANEVE dhe ne HIJE te nenes se AMERIKES(anglise),sepse PAKTET nuk prishen asnjehere,kushdo qe te vije dhe kurdo qe te vije ne pushtet.
    Nuk pyet njeri per popullin,eshte cdo gje nje ILUZION,Edi Rama eshte pjese e kesaj Loje bashke me LSI,PDI etj morrash ne politike,sepse ATA,padronet,kontrollojne GJITHCKA,politike,para,kontrabande,etj,pavaresisht se BISHA eksitohet duke thene qe JEMI VEND I PA VARUR DHE SOVRAN,por nen diktatin e ATYRE.
    Dhe FYLEJA e di mire kete loje,se padronija e tij ASHTON,eshte pjese e kesaj vorrbulle politike INTERKONTINENTALE,kur ne AMERIKE administrata FASHISTE BUSH,rrezoi Aktin e KATERT te KUSHTETUTES AMERIKANE,kush po pjerdh per Shqiperine mor amani,zgjohuni sa te jete teper vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje