Ministri i Financave të Shqipërisë po lejon me vetëdije një taktikë financiare banale, e cila synon të qarkullojë lekët nga një xhep i qeverisë në tjetrin për të rritur borxhin e brendshëm dhe duke u marrë dhjetëra herë më shumë lek nga xhepat qytetarëve përmes rritjes së çmimit të shërbimeve.
Për të dytën herë brenda një periudhe rreth njëvjeçare, qeveria shqiptare po nxjerr pare nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, përmes veprimeve fallco të shitblerjeve të pasurive publike nga vetë ajo. Pak më shumë se një vit më parë, qeveria shqiptare, e cila ishte pronare e Hotel Dajtit, ribleu Hotel Dajtin përmes Bankës Qendrore të Shqipërisë, duke arsyetuar futjen në buxhet të rreth 30 milionë eurove. Banka Qendrore i ka shumë të përcaktuara detyrat e saj si institucion që përgjigjet për politikat bankare në vend, dhe financimi i veprimtarisë së saj bëhet po nga buxheti i shtetit. Kështu që në thelb blerja nga shteti prej shtetit e një hoteli, që është ende ashtu siç ka qenë, bile dhe më keq, ishte qartazi një mënyrë për të nxjerrë lekë nga një xhep dhe për t’i futur në xhepin tjetër. E njëjta gjë po përsëritet me Hidrocentralin e Lanabregasit në Tiranë, i cili po blihet nga një kompani shtetërore, që është Ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizimeve, me pronar 100 për qind shtetin shqiptar, me qëllim që të nxirren fonde nga buxheti i shtuar i kësaj kompanie për qeverinë shqiptare. Nga ana e saj, kjo kompani ka dhjetëfishuar çmimin e ujit dhe gjobat ndaj qytetarëve me qëllim që të financojë këtë operacion që në thelb çon Lanabregasin nga Ministria e Ekonomisë tek Ministria e Transportit dhe Punëve Publike, dhe paret e plaçkitura të qytetarëve shqiptarë në xhepat e qeverisë.
Qeveria ka paralajmëruar dhe privatizime të tjera hidrocentralesh apo të Albpetrolit dhe shpreson se ato do të shiten deri në shtator, por nuk duhet të çuditemi se, nëse nuk shiten, kompani të mbetura shtetërore do të blejnë këto asete duke arsyetuar nxjerrjen e lekëve për buxhetin. Mund të ndodhë që Posta Shqiptare të jetë pronare e Albpetrolit ose Hidrocentralit të Shkopetit, apo Porti i Durrësit të jetë pronar i Albpetrolit. Kjo me sa duket është manovra e fundit financiare që Berisha po tenton të bëjë për të justifikuar nxjerrjen e pareve në treg, duke rritur realisht borxhin e brendshëm, i cili tashmë nuk ka më asnjë shans të llogaritet me këtë xhonglim paresh nga një xhep në tjetrin për të shtyrë krizën para zgjedhjeve.
Alarmi duket se është rritur dhe po të kemi parasysh se Berisha ka paralajmëruar ndryshimin e buxhetit në qershor, i cili pritet të ketë fatin e dy buxheteve paraardhës, atë të vitit 2010 dhe 2011, që u ndryshuan nga tre herë duke u ulur për shkak të rënies së të ardhurave.
Në këtë spirale që ka hyrë kriza financiare e qeverisë duket se ajo mund të mbijetojë vetëm nga ndonjë shitje reale e aseteve të fundit që ka lënë komunizmi në këtë vend, siç janë hidrocentralet e mëdhenj dhe ndoshta ndonjë pare xhepi nga Albpetroli. Por problemi nuk është nëse do të gjenden dhe aq pare sa të shkohet deri në dimër, por tek efektet e manovrave për fshehjen e borxhit. Manovra të tilla si kjo e Lanabregasit, përveçse janë banale, janë dhe të rrezikshme, pasi në thelb bazohen tek një sistem taksimesh të shtuar mbi qytetarët, bazuar tek shitja e shtrenjtë e shërbimeve ndaj tyre. Dhjetëfishimi i çmimit të ujit për të blerë ujë ka kuptim, por dhjetëfishimi i këtij çmimi që të paguajmë pare shtesë për qeverinë, që përkon me vlerën e një hidrocentrali, është grabitje. Po kaq e dënueshme dhe ende e pahetuar mbetet e drejta e Bankës Qendrore për t’i dhënë qeverisë 33 milion euro për Hotel Dajtin dhe pas kësaj të mos e vërë në punë atë as si hotel dhe as si objekt zyrash. Më e pakta në këtë rast kemi të bëjmë me një keqmenaxhim formal të një investimi formal, që është çmimi që Fullani ka paguar për tu ribërë guvernator duke rritur në mënyrë ilegale borxhin e brendshëm të Shqipërisë. Një hetim penal ndaj këtij fenomeni mund të na shpëtonte së paku nga një guvernator i paaftë, edhe pse nuk mund ta ndalim dot rritjen e borxhit të brendshëm.
Një situatë e tillë katastrofike mund të përballohej nëse ngjallej besim nga personaliteti i një ministri Financash profesionist, i cili ndan politikën nga përgjegjësia që ka për krimin e fshehjes së borxhit të brendshëm dhe falimentimit të vendit. Sali Berisha nesër mund të thotë që këto shifra kisha në tavolinë dhe nuk e dija. Po ashtu mund të thotë dhe Nasip Naço kur ia shet hidrocentralin Sokol Olldashit. Por ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk mund të thotë më si në vitin 1996, që nuk isha në dijeni për piramidat. Një ministër që e shikon nga mëngjesi në darkë me Gimen, Zamirin dhe një hordhi doganllarësh, nuk mund të qeverisë Shqipërinë me mendjen e plaçkitësve. Ndryshe nga viti 1996, ai po kthen në piramidë buxhetin e shtetit dhe financat publike, duke i hapur rrugë aventurave, të cilat mund t’i japin disa muaj jetë qeverisë, por i shkurtojnë disa vite jetë ekonomisë shqiptare.
Manovrat për të fshehur borxhin e brendshëm dhe për të rritur taksat ndaj qytetarëve përmes shtrenjtimit të shërbimeve që janë ende në dorë të qeverisë, do të rrënojë edhe më tej fuqinë blerëse të qytetarëve, do mpijë dhe më shumë ekonominë shqiptare. Kjo do të na çojë edhe më shpejt tek pamundësia për të fshehur borxhin e brendshëm, i cili tashmë me siguri tejkalon të ardhurat e buxhetit të shtetit shqiptar, nëse do të vendosnim që qeveria të shlyente atë.
Ministri i Financave në këtë situatë bën një krim ndaj vendit të tij duke pranuar të heshtë si ushtar politik nën frikën se kryeministri e nxjerr nga politika në rrugë dhe pastaj nuk i flasin me gojë as sekserët që mban rrotull. Ky qëndrim prej zyrtari të paaftë dhe pa dinjitet profesional ka për të çuar më keq se në rrugë, nesër kur manovra e kalimit të lekëve nga një xhep në tjetrin do të dështojë pasi gjithë xhepat do të jenë të shpuar. Atëherë të gjithë do të kujtohemi se njeriu që lejoi piramidat nga paaftësia dhe servilizmi ndaj Berishës ne vitin 1996, sot po kthen në piramidë buxhetin e shtetit për të njëjtën arsye. Tek ky keqpërdorim i tij janë mbledhur bashkë paaftësia, mediokriteti, mungesa e fantazisë për të tejkaluar krizën, provincializmi, komplekset e njeriut të paaftë për të përballuar një debat publik për këtë çështje dhe mbi të gjitha, pafuqia e tij për të ndalur falimentimin e shtetit për hir të pushtetit. Kjo duket se është dhe kryearsyeja që ai është ende ministër Financash.
LAVATRICE MAFIOZE
Sa me shume shkruan o Mero,aq me shume e kuptoj qe kemi nje opozite pe leshi qe fle gjume.Duhet te jene ata qe duhet ti denoncojne dhe dokumentojne keto afera mafioze te qeverise.Por Rama nuk ka kohe per keto,sepse eshte i zene te haje ndonje darke me Ilir Kokeqenin per “te futur vendin drejt integrimit me BE”.Hajde tragjedi hajde.Mjere ne o popull qe kemi nje tufe kriminelesh qe na drejtojne dhe nje opozite prej kashte qe ne rastin me te mire mezi pret te marre pushtetin te beje ndonje lek,si keta kafshet prehistorike qe jane sot.Flm per shkrimin o Mero,por keputi dhe keta te opozites ndonjehere se mbase zgjohen nga gjumi.Per cfare rilindje leshi flasin keta??Rilindje me kusaresi Meta ne qeveri??Cfare turpi.U zente syte buka e asaj toke qe u ka rritur mor kafshe.
Krizat Financiare,vazhdojne te zbulojne
Kode te reja mashtrimi nga ana e Qeverise
ndaj publikut.
Balancat po behen sa skandaloze aq edhe te pakorregjueshme.
Shkaku: Qeveria perplaset me Qeverine!
Vete manovra qe Jep me njeren Dore,
dhe merr me tjetren,eshte modeli me banal i saj.
Nga ky model po shkunden xhepat e qytetareve.
Berisha-Bode-Fullani jane ideatoret e modelit te varferise.
nderkohe Naco dhe Olldashi bejne Rokade!
Te dy kamuflojne Boden,qe me te drejte e quajne papergjegjshmeria!
dhe qe bazen e ka pamedyshje, tek Servilizmi,Krjerizmi dhe tek mungesa e profesinalizmit,te ketij Matufi ministror.
Ndaj dhe te tille i do Berisha njerezit e Kabinetit te vet.
Ne keto kushte ky komplex garantone nga njera ane
rritjen e babezise se Qeverise,
dhe nga ana tjeter shumfishimin e rritjes se varferise
se qytetarise.
Pikerisht edhe analiza e z.Mero,ka ne thelb kete moral!
Moralin e nakatosur me mjeshtrine e mashtrimit
dhe pse jo te rafinuar,
qe sot i ka shkaktuar Qeverise marrje mendsh
dhe rrezimin e saj perdhe!madje aq sa
nuk ka doktor qe ta sheroje dhe as Vinc qe ta ngreje me kembe.
Fundja jane Ethet e forta qe i ka zene te gjoret
per Pushtet,ndaj edhe e kane kapur fort per gryke te gjorin Shtet.
Ja keto jane pasojat e Piramidave te nje mbi nje ministrive!
Ky artikulli jote i sotem Zoti Mero i ngjane librit kurbane te Rames, ku ai e perdori per sfogim mental dhe per te dal nga gjullurdia mentale qe ishte rreth ti. Ne kemi nevoj per vizionin tuaj, Zoti Mero. Bekime
Idealist, epitetet e perdorura nga Mero per Ritvan Boden do ishin kompliment per ty.
E si munet mos me pas besim te Doktori dhe bodja tij qi na cun iher ne rrug t’ndricume ne mandatin e dyte ne vitet 90. Vetem noi puq i juji si me 97 mund ta ndaloje ket boom zhvillimi qi o tu prodhue Doktori.
I lumi ti, o Lym demokrati ,qe gjen mundesi humori ne kete humnere ku jemi te gjithe!!!!!!!
Mire e ke ti o Mero por keta jane si ai i semuri qe po jep shpirt dhe e mbajne ne gjndje kome me serume, ne momentin qe heq tubin mbaron. Edhe keta deri me tani i kane mbajtur borxhet nga institucionet financjare, kane shitur pronat e shqiptareve sikur ti kishin te tyret private dhe u kane mbetur edhe ato qe citon ti akkoma, edhe me ato do zgjasin edhe nja 6 muaj dhe kur te vij edi ne pushtet ne kalojme si greqia. Prandaj them une qe edhe PS nja 6 muaj do ta mbaj se ska me miell ti japi popullit,ateher do ta kuptoj populli i gjithe qe keta ka te pakten nja 20 vjete qe po na zhusin ne balte dhe tani na ka mbetur vetem hunda jashte sa te marrim pak fryme. Ne 2014 Mero e fiton AKZ pushtetin dhe gjithçka fillon nga zero, tani duhet ber terapia e shokut jo ateher kur e beri ai qe shkoi ne fund te detit (pseudoekonomisti Gramoz Pashko) qe shkaterroi bujqesine shqiptare por edhe gjithe ekonomine.
Ato qe thua Mero une i marr per te verteta por duhet pranuar dhe realiteti,qe Shqiperia eshte vendi me malor i Evropes,i varfer dhe me pasuri minimale minerare apo bujqesore,eshte mbajtur deri tani vetem nga te ardhurat e refugjateve dhe e trafikut te droges,tani qe ato po priten dhe Shqiperia po lengon dhe kushdo qe te jete ne pushtet do mundohet te beje makinacione,nga ana morale ti ke te drejte por cfare zgjidhje mund te jepet? A jep ndonje zgjidhje opozita ,apo dhe ajo vetem denoncon si gazetaret?
Z/Mero.te falenderoj per analizat politike e ekonomike qe ben.Te pershendet nje qytetar ithjesht,po jo i rendomte.
kur do falementojme z Mero,,qe te dalim te gjithe ne hesapin tone,,kur diskujtojme me njeri tjetrin qe kjo qeveri po na con drejt falementimin,,te gjithe njerezit qe ke perreth ne diskutimin e falementimit,,pergjigja e atyre eshte,,me plasi palla mua se falementuam,,un i falementuar jame me kohe eshte pergjigja e pamenduar mire e te gjithve shqiptareve,,por nje falementim real,,do te thote qe ti un dhe ai,,te shesim edhe shtepine per nje these miell,,kjo do ishte me mire per ne shqiptaret nje falementim exstrem,,dhe atehere do na vine mend,,por do jete teper vone,,gjithmone ne katastrofite i nenvleresojme si popull pa dinjitet qe jemi,,prandaj une z Mero jam dakort per nje falementim exstrem sa me te shpejte te vendit,,do me behet qefi pastaj kur te hame njeri tjetrin per njecope buke,,kjo do ishte me mire per ne si komb,,se mbase mund te veme mend me ne fund qe falementimi dhe qeverite qe na drejtojne nuk duhet ti tolerojme me ne te ardhmen,,,uroj nje falementim exstrem sa me te shpejte……
cdo veprim i malokut vucidolit kurdiset ne Beograd ..dihet kush eshte kjo karikature njerzore dhe shembull i paster i qelbesires njerzore
Zoti Mero, Bode është në rregull ka privatizuar leshpunuesen e Fierit disa mijra metro katrore me letra me vlerë.
per idealistin do thoja :ja nje idealist materialist, ME MENDJE TE FTOHTE SI NORDIKET TROPOJAN
per idealistin do thoja :
ja nje idealist materialist, ME MENDJE TE FTOHTE SI NORDIKET TROPOJAN
z.Mero, shume artikuj tuaj jane objektiv por ne kete artikull nuk keni te drejte . Pushteti vendor eshte i ndare nga pushteti qendror. Ujesjelles kanalizime Tirane eshte ne varsi 100 te bashkise dhe jo te ministrise transporteve.
Bravo more Mero Baze qe po i heq bojen kriminelit FEBEL te Saliut dhe akoma me keq DALLKAUK dhe INJORANT, Ridvan Bode. Sepse gazetaria dhe media amatore shqiptare po i meshon politikes dhe po budalleps shqiptaret me zgjedhje presidentash LOLO dhe intriga patish politike. Asnje nuk flet per ekonomine mjerane shqiptare dhe per krizen ekonomike. Bravo more Mero Gazetari investigativ, qe po i zbath breket Ridvan Bodes, i cili me injorance dhe siguri debili po perpiqet te implementoje ne ekonomine shqiptare “PEPETUUM MOBILE” te llojit te TRETE, ose te “motorit berishist” qe prodhon me shume energji sesa konsumon. Me teorine e tij te XHIROS dhe QARKULLIMIT te parave ne boshllek, sipas teorise se levizjes “Nga nje xhep tej tjetri”. Me arsyetimin enverist se kjo sjell te ARDHURA dhe zhvillim. Duke mos krijuar dhe iniciuar asnje prodhim vendas pervec shfrytezimit barbar te kapaciteve te komunizmit dhe te pasurive te tokes dhe nentokes qe na i ka dhene Zoti. Me kete teori krijoi PIRAMIDAT financiare te 1996 me nje fund tragjik per ekonomine dhe popullaten. Me kete teori po ecen edhe tani si i verberi dhe injoranti qe fle mbi BOMBEN ATOMIKE. O Zot ruaji shqiptaret nga kriminele DALLKAUKE te tille. Se jane shume te rrezikshem per vatanin.
Flm Mero qe hedh perseri drite mbi borxhin & Xhahil Rural qeverisjen e Mostrave Shpellare!
Por une e kam me GUVERNTORIN qe na I jep medalje Shpellarit!!
Po KY c’do, Te Miren?! FMN e BB etj ne cilen ferre ja fusin Gjume dhe presin Cfaqen si ne Greqi ?!
O milet, a keni nevoje per dylbi per te pare ku po shkojme?
Apo mo mire boj palle e lloqe neper kafe e kazinora pambarim… E nigjo delir- llogon e rradhes te 101sh-mostrave
(sali, topallic, edvin, nano, burri moones…e er99c-veliaj. e fevzinj e çuper e artanhoxher e çiler…. mjera-zhejer.
Eeh, dervene dervene kellira, varg e varg Fitoriet, mrekullinat e rilindjera e visione
ah, ksi te papame doktrinar – idealiste te nexhmiePuuuuushtes!…)
‘ Mrekullinat Shpellare ne Kohen e Krizes…’
Hani, pini e kenoni o deeeeele:
‘Ne jemi te qut, ne jemi Fanari Ndricues, jo si greqerit e ndyre….
ne kena Partine dhe shokunsali!!…
Gjuuuuuume se kena ket burre shteti qe mendon per te tana e na prin drejt Parajses!,
na ka thon Arvizu BrotherBigu!!!….
Hajd knojm:
Salimostra e nxorri shpaten, dhe nje here per situaten,
Dy Luane ka SOT Bota, nji saliu e tjetri fullan-met-bodia!
Na rruashin (e rralle: 4 xhahil- shpellare bashke)!
Fajin a e ka vec saliu?…
Dhe shqiptaret (te qutit) rrinë e veshtrojne…
Gjuuuuuuuuume dele,
bebebeeeeeeeeee nojhere dhe Kaq!
Cdo qeveri qe drejton shtetin shqiptar pas 90′ eshte me fat.Sado keq te menaxhoje situatat ekonomike dhe financiare ky vend do mbijetoje.Nuk ka shtet ne bote qe me shume se gjysma e fuqise se krahut dhe te trurit punon jashte vendit qe llogaritet mbi nje miljon veta.Vetem dergesat ne “kesh” nga emigracjoni i kalojne 20 biljon dollaret qe nga 92′ e ketej.Eshte kolosale dhe shuma e parave te hedhura ne investime dhe blerje tokash pronash dhe apartamentesh nga emigrantet fisnike.Nje resurs tjeter qe e mban ekonomine jane dhe shitjet e pasurive strategjike te vendit si nafta hidrocentralet bregdeti deri dhe pyjet.Shtylla vertebrore qe e mban ate vend te mos rrezohet shteti jane hidrocentralet qe vetem nxjerrin energji per ti dhene shpirt atij kombi.Eshte paradoks marrja e borxheve per te lare borxhet e vjetra qe perben veper kriminale kombetare qe do ndegjohen me vone pasojat.Vlera e municjoneve te ushtrise qe u shiten ne menyre mafjoze deri sa vrane dhe 26 skllever ne gerdec kishin nje vlere mbi 10 biljon dollare .Per shumicen e dipllomateve,zyrtareve dhe nenpunesve te Europes Amerikes Shqiperia eshte bere Eldorado.Faraoni i qelbur berishe dhe sheiku fshatar ridvan bole nuk jane vetem por eshte nje ushtri e tere karkalecash qe po vjedhin dhe shperdorojne ne menyren me makabre biles duke marre dhe ndihme nga tre muskutjeret e neveritshem te ambasadave.
He se do ta paguaj para drejtesis se vertet ky mafioz ridvani.Le ta mbaj akoma lart edhe per pak kohe se NESERRRRRRR.Mos haro o rufjan qe me shum dite vine se sa shkojn.
I nderuar z.Mero!Te gjitha qe analizoni ne kete artikull jane te drejta,nuk e luan topi qe keta po manovrojne per te mbuluar defiçitet dhe pazotesine per te perballuar problemet ekonomike.Por une mendoj qe duhet te merreni me problemin e takimit te “Vila e Gjirit”,e jo te terhiqni vemendjen e njerezise te Laknasi.Per mua kjo levizje qe ke bere tregon implikimin tuaj ne politike thjesht per hakmarrje(qe mund te kesh edhe te drejte),por me tregon edhe njekohesisht qe je pjese e imoralitetit politiko-mediatik te realitetit shqiptar.Miku yt i vonshem hengri buke te shtepia e kryehajdutit,dhe ti me flet per Laknasin.Mendova se hakmarrja mund te te kishte bere me te drejte dhe me konsekuent ne linjen tende,por u pershtate shpejte me legenlleqet dhe i hoqe mundesine femijeve te tu,te te kishin idhull qendrushmerie e moraliteti,si filluam te mendonim edhe ne te thjeshtet.