Shoqëria dhe shteti përballë një fatkeqësie

22 Maj 2012, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Tragjedia e fundit në Himarë na ekspozoi dy pamje të ndryshme të shoqërisë dhe shtetit shqiptar përballë një fatkeqësie. Me një përkufizim të përgjithshëm, shoqëria shqiptare e përballoi më me dinjitet fatkeqësinë dhe reagoi në mënyrë më të sinqertë dhe qytetare ndaj saj, ndërsa shteti na la shijen e një tribuje primitive, të rrëmujshme, të paaftë dhe hipokrite.

Le t’i shikojmë më me qetësi disa elementë të këtij reagimi. Në momentin e parë kur ndodhi aksidenti, që nga vendngjarja e deri në spital, qytetarët e Himarës shkuan aty vetë, pa i thirrur askush, ndihmuan sa mundën, nuk prodhuan panik, dhe më pas në Vlorë, Himarë dhe Tiranë qindra qytetarë shkuan pa i thirrur askush të dhuronin gjak.

Përballë tyre ishin strukturat e shtetit që mbërritën në vendngjarje, pa mjetet e emergjencës dhe ngarkonin kufomat, siç thoshte një dëshmitarë, në kamionçina pasi mungonin ambulancat. Në Vlorë morgu ishte jashtë standardit për gjithë viktimat dhe personeli mjekësor në spital humbi kontrollin mbi territorin, aq sa gazetarë, qytetarë dhe mjek hynin e dilnin në korridore si një qendër emergjencë në Afganistan kur ka bërë ndonjë kamikaz ndonjë atentat vetëvrasës.

Pasi kaloi vala e parë e emergjencës dhe të aksidentuarit u kompletuan nëpër spitale, në ekrane u shfaqën ministrat, të cilët çuditërisht donin të jepnin lajme. Në çdo administratë normale në botë, në raste të tilla spitalet mbyllin dyert për popullin dhe caktojnë me rigorozitet një zëdhënës që mund të informojë çdo minutë, çdo gjysmë ore apo një orë medien, dhe një ekip që merret me marrëdhëniet me familjarët, por askush nuk mund të hyjë e të dalë si në një han pa porta në një vend ku mjekohet, dhe aq më tepër që lajmet t’i marrim nga ministra apo zyrtarë të emergjencës civile. Edhe më tragjikomike ishte skena në Spitalin Ushtarak, ku deputeti Tritan Shehu kishte veshur bluzën e mjekut dhe bënte si reanimator, por në vend që të pyeste se çfarë ilaçesh kishin, pyeste tek cila firmë i blejnë ilaçet dhe pse nuk i blejnë tek një tjetër.

Përkundër tyre, qytetarët u treguan më dinjitozë. Ata shkuan në spital, dhuruan gjak dhe u larguan në heshtje në shtëpitë e tyre. Edhe ata që u intervistuan nga media duket që ishin të sinqertë në atë që kishin bërë.

Në fazën e tretë të reflektimit gjatë ditës së zisë qytetarët sërish ishin më civilë. Pa i organizuar askush ata shkuan në homazhe, vendosën lule, himarjotët shkuan sërish tek vendi i aksidentit dhe respektuan kujtimin e tyre, ndërsa administrata shtetërore ngatërroi arkivolet dhe filloi të bëjë teatër në homazhet e Elbasanit. Kulmi arriti kur Sali Berisha bllokoi një orë rrugën Tiranë- Elbasan se mos aksidentohej vetë, dhe arriti të qajë për tu dukur njeri i përkushtuar ndaj qytetarëve, edhe pse në rast tragjedish një shtetar duhet të jetë në krye të situatës për tu përballur me problemin, kurse në rast demonstratash politike si 21 Janari duhet të mbajë dorën dhe të mos vrasë qytetarë duke lënë fëmijë jetimë siç la pa iu dridhur dora dhe qerpiku. Ose dhe më keq akoma pasi dërgon badigardin e vet të blejë gjakun dhe nuk i ecën pazari, dënon viktimat e veta me gjoba marramendëse. Kryeministri i një vendi është aty për t’i dhënë kurajo qytetarëve për viktimat e Zotit dhe për t’i dhënë llogari drejtësisë për viktimat e veta. Berisha bën si njeri që e ka ndëshkuar Zoti se i ka marrë 13 jetë të rinjsh, ndërkohë vetë ka lënë 8 jetimë pa iu dridhur as dora, as qerpiku, që dje bënte sikur i lagej.

Përballë këtij reagimi hipokrit të kryeministrit qytetarët ishin më të hapur dhe për shkaqet. Ekspertë të pavarur folën dhe po flasin për një neglizhencë të qëllimshme të qeverisë së Berishës për të mos e ndryshuar projektin e asaj rruge duke e devijuar me një urë për të shmangur katastrofat. Të tjerë folën për kushtet teknike se si licencohen mjetet, ndërsa qeveria foli që “mjeti ishte i sigurt”, “rruga ishte e sigurt”, vetëm jeta e studenteve u bë e pasigurt si nga Zoti. Mungesa e thellë e dëshirës për të reflektuar për atë që ka ndodhur, një lloj papërgjegjësie në përballimin e fatkeqësisë, një lloj hipokrizie publike që ngjan si ato skenat e talebanëve me burra që çjerrin faqet pas shpërthimit të kamikazit, i japin një kontrast të fortë mënyrës e si shteti ynë reagon ndaj një fatkeqësie të tillë në raport me reagimin normal të shoqërisë.

32 komente në “Shoqëria dhe shteti përballë një fatkeqësie”

    1. raimondi says:

      Reagimi i Berishes nuk ishte aspak hipokrit –Njeriu preket ne keto raste fatkeqsish ,
      dhe Berisha si njeri familjar eshte prekur –se ne kete tragjedi nuk ka ngelur sy shqiptari pa lotuar

      Dhe Berisha eshte shume here me shqiptar nga ju te gjithe–

      Ndaj ti Mero ben shume gabim qe kerkon te abuzosh ne kete dite zije per Shqiptaret
      me dhimbjen tone per te demonizuar Berishen

      1. Adi says:

        Kur nuk u prek mortja nga 3000 te vdekur te 97-es pasi i dha popullit 1 milion arme.. kur nuk u prek nga permbytjet e vjedhjet e votave.. kur nuk u prek nga jetimet e 4 te mjereve qe vrau ne bulevard.. per cfare do te preket ky monster.. nje mashtrues i rendomte

        Tema.. hetoni.. nga zera te besuar kthimi nga Cikago u be me urgjence per prapaskenat e zgjedhjes se presidentit. Kthimi para kohe ne Shqiperi u vendos para se te ndodhte tragjedia. Pasi ndodhi tragjedia nxitoi te perfitonte e te genjente si gjithmone, se po vinte me heret enkas per te

    2. Nentori kuq e zi says:

      Z.Mero. A e keni ndjekur dje, intervisten Drejtorit te Sigurise Rrugore Shkelzen Alija nga Tropoja dhene tek TV i Sandrit ABC NEWS dhe e intervistuar nga Meneksheja e Klanit Sonila Mece??? Ishte nje interviste turpi,ku Shkelzen Alija shume i nervozuar ,por pa piken e turpit,vishte me faj, per cdo gje dhe kudo, vetem perdoruesit e mjeteve dhe kuuuuurre nuk fajesonte organet dhe Drejtorite perkatese te sigurimit rrugor ku vete ai personalisht eshte nje nga drejtuesit me te larte te policise prane kesaj Drejtorie…TURP per Ne Shqipetaret qe kemi kete Qeveri qe merr kaq pak pergjegjesira ne raste te tilla. ne Europe me e pakta do te ishte doreheqja e Ministrit ,dhe e disa Drejtuesve te larte.. POR mos u merzisni vellezer Shqiptare,se 2013 po afron…ne dore e keni vete fatin tuaj!!

      1. kujtim says:

        Turp edhe ty “Nentor i kuq”. Duke pritur me padurim, si puna jote, qe ne 2013 te ikin nga pushteti autokratet, me voten e lire te popullit, po te them, qe nuk eshte faji i Saliut edhe kur bie shi ne Terbac te Vlores. Aty ku ka faj, ka. Por ky ishte gabim njerezor dhe jo i tiji. Eshte dita kur duhet te vajtojme ato te mjera qe humben jeten dhe jo te flasim brockulla vend e pa vend.

    3. Mark Marku disident i PeDe says:

      Berisha personifikon kete politike shqiptare ketu e 20 vjet. Theu qafen ky, me ndryshe do te jete!

    4. erjon says:

      te perzihesh politiken me tragjedine eshte kulmi,berisha mund te jete hipokrititi i hipokriteve por vetem kur leshoi lot nuk ishte hipokrizi…
      MERO nuk eshte vendi apo momenti inatet e tua me kryeministrin shqiptar kur deri dje ishe ti ai qe e ngrije ne qiell…te pakten respekto vetem ato viktima…

  1. Joni says:

    Shkrim i bukur dhe real, dhe domethenes, qe shoqeria eshte shume me para se qeveritaret, dhe kokpalaret qe qeverisin.

  2. fatmiri ny says:

    Ne fakt ky shtet eshte inegzistent dhe jemi kthyer ne rrangun e nje krahine autonome me kryepolic serberishen.Per te kuptuar se ky shtet ka falimentuar le te kujtojme faktin qe pasi mbaroi rruga e kombit me vlere 1.5 miljard dollare (qe nuk ka mbaruar akoma sipas rregullave teknike)
    nuk u gjet nje borepastruese vlera e 20 te cilave kushtonte sa helikopteri
    i ish lej fenit te vicidolit.Beri xhiron e botes diplloma e bossit ne Itali
    ku pa qene as nje dite tek kristali i hajrullah cilit dhe duke mos ditur asnje fjale shqip merr goxha dipllome.Perfundimi:gestapoja e berishes zhduk
    procesvebalet me “magjite” qe i dine ato vete.Ka ngelur te perifrazojme titullin e librit te rexhep qoses :Vdekja na vjen prej syve të nje k/m tillë”

  3. elinor says:

    Bravo Mero! Pikerisht aty eshte e gjitha. Nje kryeminister palaco qe vret protestuesit me duar ne xhepa, qe e katandis nje shtet te gjithin si ne kohen e Tanzimatit, me nje administrate tejet te korruptuar ku automjetet licensohen me zarfa me ‘cash’, spitalet nuk kane as shishe serumi dhe as morfine, nje vend ku projektet e rrugeve devijohen me qellim qe parate e kursyera nga devijimi te kenaqin xhepat e familjes si dhe te ndonje ministri, na turret pa pike turpi drejt Elbasanit dhe na hiqet sikur po derdh lot mbasi i kane sperkatur syte me ndonje solucion lotesh!! Hipokrit i neveritshem!
    Ky palaco “burre shteti”, thjeshte eshte vu ne siklet nga nje tjeter deshtim i administrates se tij tejet te kalbur nga korrupsioni dhe inkompetenca e njerezve qe e drejtojne.
    Le te presim 2013n se fatkeqesisht do te kemi perseri raste te tilla ne forma te tjera.

  4. Çuditor Habitori says:

    Hipokrizia e shitur prej hipokritëve në pushtet dhe e marrë për sinqeritet nga ca turma trutredhura është ajo që do t’i mbajë të hapura plagët e panumërta të këtij vendi duke shtuar edhe pafundësisht të tjera, sepse qeveritarët që përmenden në këtë shkrim vetëm atë dinë të bëjnë: të të vrasin e pastaj ose të të vrasin së dyti ose të të qajnë. Shkrimit nuk mund t’i shtohet apo t’i hiqet asnjë presje për saktësinë.

  5. sindikalisti says:

    o Mero po ç’fara do presim nga kjo qeveri e ky kryeminister se mos e ka per here te pare,por dua te them diçka ne lidhje me autbuzin ai mjet duke qene se sherben per trasport udhetaresh duhet te kaloje per kontroll teknik 2 here ne vit (ç’do gjashte muaj)dhe nese nje mjet kalon 2 here ne kontroll tekni ne vit ashtu si duhet duke plotesuar te gjitha kerkesat e kontrollit nuk ka mundesi qe te pesoje difekte te kesaj natyre,por keto jane konçesionet e qeverise e te kryaministri qe “qan” e derdh lot krokodili ne homazhe.

  6. Sali=Geddaf says:

    Eshte e thjeshte o Mero, keta horra nuk na perfaqsojne, ne nuk jemi popull i keq por drejtohemi nga njerez te keqinje qe e mbajne pushtetin me dhune.

  7. analist says:

    Sharlatane politikane; ke quajme politikane,ca spurdhjake injoranto-katundare…..

  8. asso says:

    SHUME E VERTETE DHE SKANDALOZE QE MEDIAT ME MIKROFONE QE U AFROHEN DERI NE PLAGET E HAPURA, KUR TE SEMURET QE NUK KANE DALE AKOMA NGA GODITJA PSIQIKE DHE AJO FIZIKE PYETEN DERI NE STERMUNDIM, MUND TE NDODHE VEC NE SHQIPERINE TONE!!!!NE TE GJITH E DIJME QE NE AMBJENTET BRENDA E JASHTE SPITALIT SHITEN CARCAFE,NDERRESA,BATANIJE,USHQIME ETJ; QE HYN GJTHKUSH NE CDO ORE TE DITES E NATES,POR AMA NUK MUND TE BEJME KUJDES QE TE PAKTEN NE KESI RASTESH URGJENETE,QE JANE KAQ PIKANTE, TE BEJME STOP PER KESI PALACOLLEQESH????????SE SAPO U MOR VESH SE MERRITI BERISHA NE RINAS VERSHUAN DEPUTETE E SAHANLEPIRES ME VRAP NE ELBASAN???!!!!!SE DUHET TE VIZITOJNE TE SEMURET TE GJITHE DEPUTETET QE TI SHOHIN MEDIAT DHE TE KAPIN KAMERAT?????DUHET ME HEQ DORE NGA TEORIA ME GJASME SE PO VJEN VITI 2013,SKA NEVOJE NJERI ME U VIZITU NGA DEPUTETE E POLITIKANE POR MOS ME U BE ME U SHTRU SPITALEVE NGA KORRUPSIONI I KETYRE POLITIKANEVE!!!

  9. Drenica e Kuqe says:

    Shqiptaret vdesin dhe vriten nga Sali Gerdeci, Berisha me shkinen&Corporation krihet ne Elbasan!
    Te lumte z. Mero!

    Drenica e Kuqe

  10. Hidherim Mileti says:

    Mero ,analiza eshte mese e sakte.E dyta pas kesaj ngjarje ministri i transportit duhet te lere karigen.Nese del se vertet eshte refuzuar nje projekt per rezikshmerine e ketij segmenti vertet jashte cdo standarti, duhet filluar nje hetim penal.

  11. Besi says:

    Me mire t’ia kishe vene titullin “Shqiptaret as vdekja nuk I bashkon”

  12. gjergji usa says:

    U desh ky mort per te pare qe shteti dhe kete rradhe mungoi dhe ishte shoqeria civile ajo qe i doli ne balle kesaj situate.Qeveritaret tane duke filluar me pseudo-k/ministrin jane vetem per pasarela televizive
    qe kane pushtuar dite e nate televizionet shqiptare.Me cfare eshte marre kete vit ky lapanjoz:
    -futjen e kinezces si gjuhe e dyte
    -plaku i vitit ri ne deboren e ketij viti
    -shpalljen lufte iranit nga vizita e tij ne izrael
    -shpikjen e postulateve te reganit
    -festimi i kongresit lushnjes ne 21 janar 2012
    -pastrim plehrash ne durres
    -cmenduria e pashaportes per 100 mije dollare investim
    -cmenduria se shqiptaret kane gjak turku.
    -festimi i vrasjes se nje ushtari ne afganistan
    -kercenimi:pushoni se ja u bej si ne 21 janar
    -vera e monikes ne gjirizin e lalzit e shijshme
    -vizita te debili i hungarise
    -vizita te siamezi i tij azerbajxhanaz
    -vizita si zvarranik para h.klintonit
    -shpetimi i natos nga berisha ne cikago.
    -injorimi total i fan nolit te vatra ne amerike.
    Nuk po permendim heroizmin e tij kur vrau 4 protestues me duar ne xhepa
    sipas keshillave “largpamese” te arvizues qe e shperbleu me titullin
    hero burre shteti .Nuk po permendim superfuqine e tij donkishoteske ne arrore dhe koncesione hidrocentralesh.Rasti i kesaj tragjedie tregoi se te gjitha hallkat shteterore qe nga kryemonstra bashke me policine,transportin,arsimin,kontrollin e shtetitjane fajtore jo per aksidentin po per mos egzistencen e tyre.Eshte tragjedi mbi tragjedi
    gradimi i serbberishes ne 1992 nga dipllomati rajerson dhe mbrojtja qe i ben atij vitet e fundit nga arvizu dhe kapterri i tij volfarth.
    Tolerimi qe iu be berishes per 21 janarin ka permasat e nje fatkeqesie
    kombetare ne nivelin e nje pushtimi apo me keq te nje poshtrimi.
    Per mua ky 100 vjetor eshte nje vit funerali me kriminelin berishe
    me tradhetarin rame dhe me kolonelet ambasadore qe po kalojne kufinjte
    e cdo limiti dipllomatik duke u bere figura po aq te urryera sa dhe berisha.Pershendes stafin simpatik te gazetes tema on line si “most powerfull newspaper in albanin language”
    Shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe ndaj dhimbjen teper te madhe
    me familjaret e viktimave.Zoti ju dhente kurajo dhe durim per te perballuar dhe lotet e korkodilt te atyre qe i kane duart e gjakosura
    me gjak shqiptaresh dhe qe me mos veprimet e tyre jane fajtore morale e ligjor per kete tragjedi shume dimensionale.

  13. luis says:

    Aksidentet kane ndodhur gjithnje dhe nuk mund te themi se nuk do ndodhin ne te ardhmen,por me Sali Berishen plot 22 vjet Shqiperia ka perjetuar dramat me te tmerrshme se edhe nga vete lufta.Saliu per mendimin tim eshte vet djalli qe si ndeshkim nga i madhi Zot nuk po i ndahet e keqja atij vendi dhe per ate popull qe nuk po lufton te zhduk ate djalle perkundrazi jane plot qe te qerrojne syte e ballit kur flitet keq per te edhe kur si pasoje e tij cdo muaj kemi nga nje katastrofe dhe perseri gjejne kurajon te thone se nuk eshte faji i tij.
    Une per vehte e them me plot bindje se kur kryetari i nje vendi nuk le poshtersi pa perdorur per te arritur qellimet e tija te mbrapshta dhe vrastare dhe kur turmat i percjellin me fanatizem poshtersite e tija atehere nuk ka se si Zoti te mos e ndeshkoje ate vend.Qe te kete paqe dhe prosperitet nje vend duke filluar qe nga familja duhet qe kryetari i nje vendi dhe qytetaret e saj te punojne drejte dhe me zell per komunitetin qe perfaqesojne dhe njekohesisht te largojne urrejtjen.Urrejtja nder shqiptar eshte e tejskajshme per shokun mikun dhe te afermin e tij deri ne vedkje,ndersa ku kthehet ne kufome atehere vrapojne tu gjenden prane si hipokrite te pashpirt.
    Shqiperia ka vuajtur dhe po vuan gjithnje sepse ne jemi nje popull qe urrejme ne radhe te pare krijuesin tone Zotin aq sa e kemi bere placke tregu dhe per interesa castit behemi edhe ateiste edhe myslimane edhe budiste edhe kameleone te cdo lloj ngjyre dhe harrojme se kur perpiqemi te tallemi me te nuk e dime se po ngarkojme faje mbi supet tona aq sa denimet vijne njera pas tjetres.
    Kur i them keto fjale i them se ndjehem vertet i pikelluar per ato jete te humbura dhe qe besoj se ishin te pafajshem nga kjo jete por qe sic duket Zoti gjeti menyren qe keta engjej ti marre prane vehtes sepse te pashpirtet dhe kriminelet jetojne akoma sepse jane per denimin tone qe i edukojme dhe i ushqejme mesa fuqi qe kemi mjafton qe miku dhe vellai i yne mos te jete i lumtur.

  14. fatmir says:

    o idiot po berishes ia lepive bythen gjith ato kohe.o charlatan gazetaruc.perse nuk na thoshe ateher kur ishe keshilltar i berishes mos e votoni sali berishen por flet tani qe nuk ta var sali berisha se ka keshilltar me te mençur se ti injorant.a e ke pare veten se si je bere duke ngren sa me berishen sa me ate prversin ramen.ik ore trap se ata qe kane vdekje brenda nuk duan tia dine per komentet e tua politike.po qeshin te gjith me ty e njelen palo njerez.afishoje mesazhin.

  15. Ramy says:

    lotet hipokrite te berishes le ti shese te uturaket e tij

  16. Gjilanasi says:

    Or ti quni, me TALEBANIN – shumë normale se as vdekja nuk mundë të na bashkojë… z. MERO ju lumtë për shkrimin.

  17. beso says:

    z.Mero!Editorialin e pare ju e shkruanit mbi sjelljen e medias,mirepo dje ne darke po shikoja nje eskluzive tek TCH,ku nje gazetare gjkaftohte ishte nen autobuz,nen driten e prozhektorit,dhe tregonte nje nga nje ndonje corape,cader e sende te tjera;shume revoltuese ajo eskluzive,qofte dhe mendjelehtesi e TCH qe jepte nje te tille sherbim.Tani ju e keni me sjelljen e shtetit dhe shtetareve.Po,une akoma kembengul qe sidoqofte,gabim i shoferit apo defekt tektnik,nje rruge nacionale duhet te jete e sigurt.Sa leke do kishte kushtuar rrethimi i kthesave me guard rail te rezistences se larte?Me vjen mire qe shqiptaret tani dine dhe nuk i genjen dot kollaj;ata kane bredhur boten dhe e dine cdo te thote siguri rruge.Do thote ndokush qe guard rail(parapeta i quajne shoferta)te kesaj karakteristike,qe mbajne edhe kamionet dhe autobuset,jane te kushtueshem,por a kushtojne me shume se jeta e njeriut?Te gjitha automjetet paguajne taksen e rruges,dmth qytetaret paguajne per sigurine e rruges,po ashtu,berisha dhe berishat nuk i bejne rruget me paret e xhepit,ata i bejne me parate e popullit ose me borxhet qe derivojne,e do ti paguajme dikur.Si mendojne shtetaret,qe kollaj ia vene fajin shofereve(ngaqe”automjeti i sigurt”,”rruga e sigurt”)se s’do kete shofere”budallenj”.Me falni,por rruga konceptohet edhe per budallain,qe do perplaset e do prishe makinen,por te pakten te mos bjere ne gremine,sepse vdekjen e vajzave nuk e shkaktoi perplasja,por renia ne gremine.Pra,ketu komprometohet rende siguria e rruges;eshte superevidente!Une pashe pamjet;e paimagjinueshme per nje rruge nacionale,qe bordura te ishte e larte ne nje kthesete tille,e larte sa nje bordure bulevardi,apo gurd rail,qe dukej llamarine zingato,si ajo qe beheshin dikur govatat per larje rrobash.Pra,aty eshte bere nje krim ne stadin projektual ose ne zbatim,mirepo ka ndonje qe thote se rruget s’i ben saliu.Po,e vertete,por saliu dhe salinjte kane ndertuar nje sistem te tille korruptiv,skemen e te cilit e di i madhe dhe i vogel.Tenderin e fiton ai qe jep rryshfet,pastaj ai qe jep rryshfet,keto para diku do ti nxjerre,keshtuqe do abuzoje tek cilesia e rruges,tek siguria,etj.Pare ne kete kendveshtrim,kemi cfare te themi per qeverisjen dhe shtetaret tere mallkimet e kesaj bote,pasi keto vajza do martoheshin,do beheshin nena dhe do zgjasnin jeten dhe brezat e kesaj Shqiperie te vuajtur.Do edukonin brezat e ardhshem;pra kjo fatkeqesi e vajzave nuk eshte thjesht nje vdekje e tyre,por eshte edhe vdekje e kombit.Psh,skema e mesiperme qe thashe,ka kapur pikun me te larte tek rruga e Kombit,ku KLSH zbuloi nje abuzim me 220 milione euro,nje shume qe do mjaftonte per te bere super te sigurte rrugen e Bregut dhe disa rruge te tjera nacionale,e si pasoje te kurseheshin mijera viktima.Pse nuk u arrit te denohet ministri qe abuzoi,apo se fundi,te pakten te kthehej kjo shume qe shperdoruar?Pra,as u denua stafi i ministrit dhe vete ministri,por as leket u kthyen ne arken e shtetit;pra humbem dy here!U tha qe General Elektrik fitoi nje gjyq pse u anulua kontrata per trenin elektrik,per 20 milione dollare,ndersa vlerae tere kontrates ishte 80 milione;nuk do ishte gje me e zgjuar qe te paguanim 80 milione dhe te pakten do fitonim trenin,ndersa paguajme 20 milione kot dhe shpenzojme pa kufij per rruget dhe amulline e segmentit Tirane-Durres?Pra,shikoni sesadem bejne shtetaret!Thote babai im qe enveri ishte ndoshta me maskarai i tere botes,por ne keto gjera nuk falte as te birin dhe as te jemen.Normale,shteti nuk eshte prone familjare,ose nese nuk di ta dallosh diferencen,dil menjane,se nuk ben per ate pune.Mendoj se ka ardhur koha qe ti bejme kete thirrje unanime sali berishes,dhe jemi shume vone biles!

  18. debatiku says:

    Te nderuar komentues dhe ju shkruesi me i adhuruar i botes mbareshqiptare,JU,Oz.Mero…
    Pyetje per ate qe perlotet,qe vendos flamurin ne gjysem shtize,dhe qe luan telekomedi me kete popull….PER I THOJSHIN K/MINISTER….
    —Ku e ke fondin e vecante te kryeministrit,dhe sa do jepesh ndihme familjareve qe pesuan fatkeqsi me vdekje dhe plagosje….apo e perdor fondin e buxhetit per rruget Tuaja ec e eja,NE shba,APO NE PRODESTA GROUP…ETJ…..beju paksa i ”ndershem”
    thuaja xhepin e buxhetit kryeministror…mos genje popullin me rritje rroga…kjo do ishte me burrerore per Ty,o malesor nga Vicidoli,,,thuaja hapur shqiptareve me germazin qe qan se lot ste kane dal..AKOMA..keni ju lot…cudi…vetem bema,urrejtje perca e sundo,shit e plackit,kete keni ne koke…si harron populli fjalet Tuaja….”si nuk po vdesin shqiptaret” po jetojne me mire…etj bruckulla…gezon qe aksidentohen ikin…ste besojme asgje…fol sa do tju jepesh nga parat e popullit jo nga xhepi i jot…se i ke depuzituar e si terheq dot,te duhen per mitdhenie…

  19. Maris says:

    Si gjithmon i sakte zoti Mero. Per mua je si drita ne fund te tynelit.Desha te shtoj se kur pash ne televizor deklaratene e Sali Barishes ne spitalin ushtarak, pash se kryeministrit i kishin zbukuruar sfondin me mjeke. U skandalizova mjeket ne vend qe te ishin prane pacienteve ,ne sherbim te tyre qendronin pas kryeministrit si sfond.Turp eshte pak te thuhet.

  20. Lame Kodra says:

    A do ta leme ende monstren shpellar Sali Berishizmi qe te bej si kameleon me nje popull te tere , me Lirie kurven ne krah. Turp per nje popull kur nje hipokrit injorant si ai e Qeveria e tij kukull lihen ende ne krye te vendit !

  21. askushi says:

    Ne se ka te demtuara ne shtyllen kurizore dhe te mbledhura me batanie ne elikopter,te cilat i pame ti hidhnin nga barela ne barele duhet qe mjeket qe i kane nisur te pergjigjen per ndihmen e pare si dhe mjekimin papraprak.Ato levizje per nje te demtuar ne shtyllen kurizore jane me pasoja shume te rezikshme per jeten

  22. Pa fjale.SHQIPERIA po kthehet vend varreze.Pa i dhene ngjyra politike tragjedise,por kjo eshte shqiperia,abuzime me fondet publike,kushtet per nje shqiperi europjane????????? KY VEND ME SHUME I NGJAN KABULIT e BAGDATIT.MJERE JU ATJE.

  23. Illo says:

    Ne te tera fatkeqesite , degjojme nje justifikim standart : Kudo ne bote ndodhin gjera te tilla . Po , ndodhin , por analizohen dhe denohen fajtoret . Tek ne , kur emertohen fatkeqesi , te tere dorezohen . Gerdeci fatkeqesi , aksidentet e shumta fatkeqesi , permbytjet fatkeqesi . Kush nuk eshte fatkeqesi ?Nuk ka fatkeqesi fatale ! . Cila u rregullua . Cila eshte perseritje .Pse nuk u nxorren mesime .Justifikimi i ministrave konsiderohet zgjidhje . Aty fillon hetimi . Sejcila fatkeqesi , ka shume per te hetuar . Prokurorija dhe gjykatat tona nuk di kur do te vine ne terezi . Nuk mund te kete perparim , pa krime te denuara .Mos e vononi demokracine e vertete . Nuk ua ka borxh populli dilentatizmin mafiz . Illo

  24. brukli says:

    vetem sali gomari nuk preket nga asgje ,se ato ishin lote krokodili, se ai eshte njeri pa zemer ,turp ti vije ketij shteti e ketyre qeveritareve qe tallen me hallet e popullit ,turp kesaj qeverije te koruptuar qe dhe kur vriten e vdesin femije shkoni e merini vete ilacet ju thone , keta lapangjoze ,po si shpjegohet qe sa here qe zoti sali gomari shkon diku jashte shtetit do ndodhin aksidente tragjike , ky njeri i lig e kembe ters zoti ta mare e mos e ktheje heren tjeter ne vendin tone por ta rezoje ne ndonje gremine ,,,,,,o salim ,, o salim , ,,puna jote aferim ,, gomar ti , gomar kush te vuni , sot a neser , valon druni

  25. vlora 1 says:

    Mero eshte makabre por ne morgun e Vlores kishin ngateruar kokat me trupat e dy prej viktimave ndjese pacin…pyesni ndonje infermiere te ketij morgu dhe ua thote vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje