Kurajoja për të krijuar (VIDEO)

23 Maj 2012, 19:58Editorial TEMA

Nga Edi Rama

www.edirama.al

Ky është fjalimi i mbajtur në takimin “Kurajoja për të krijuar”, organizuar nga TEDxThessaloniki, ku isha i ftuar para pak ditësh. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, që dëshiroj ta ndaj me ju. Kërkoj ndjesë që për shkak se teksti është punuar drejtpërdrejt në anglisht, versioni shqip nuk e ka timbrin që do të kishte po të ishte versioni origjinal.

 

Ky është një takim fort i vështirë për mua. Flas anglisht, por e zotëroj gjuhën angleze po aq mirë sa ç’e zotërojnë bankierët ekonominë globale.

Jam i huaj këtu, vizitor i një vendi të dyndur nga probleme thuajse mbytëse për t’u vështruar. Dhe po, sikur të mos mjaftonte kjo, jam dhe politikan në një kohë kur ky profesion ngjan si dy pika uji me atë të një shitësi makinash të përdorura.

Nejse, të jesh politikan s’është sidoqoftë gjithnjë kaq e rëndë. Po të isha Barack Obama, ju do të ishit të ekzaltuar apo jo? Hë pra, pranojeni. Ai është karizmatik në çdo pore, dhe është lideri i një vendi kaq të fuqishëm sa vendimet e tij ndikojnë mbi të gjithë ne, jo vetëm mbi amerikanët. Po do të kishit qenë të ekzaltuar edhe po isha Angela Merkel. Ajo mund të mos ketë karizmën e tij, por ka pushtet të vërtetë si lider i vendit më të madh të Europës dhe të gjithë ju këtu e keni idenë e kësaj apo jo? Dhe po të isha François Hollande ju do të ishit të ekzaltuar sepse ai është njeriu i momentit.

Pra, vendi nga jemi është një faktor tejet përcaktues në jetën tonë. A shihni ndonjëherë futboll dhe mendoni, për shembull, sa ndryshe do të kishte Lionel Messi dhe jeta e Lionel Messit sikur të ishte nga Luksemburgu e jo nga Argjentina? Apo sikur Pele-ja të ishte nga Kosova ose Maradona nga Kreta? Ose sikur Churchill-i, ose Lincoln-i, ose Napoleon-i të ishin nga Groenlanda…

Unë jam nga Shqipëria. S’është Groenlanda, po nuk është SHBA, as Gjermania, as Franca. Dhe unë jam në opozitë, jo në qeveri.

Kështu që po, e di, e di çfarë kanë menduar shumë nga ju kur një miku juaj ju ka telefonuar për t’ju thënë: “Ej do të vish në TEDx të dëgjosh këtë tipin, Edi Ramën, duke folur?”

“Edi kë?!”

“Edi Rama është lideri i opozitës shqiptare”

“Oh vërtet…”

“Është socialist!”

“Ahh po, sa ekzaltuese!”

Po gjithsesi mund të ishte edhe më keq… Unë mund të kisha qenë lideri i PASOK-ut.

Por shpresoj që ajo që kam për të thënë t’ ia vlejë të dëgjohen, sepse në këtë kohë cinizmi dua të flas në mbrojtje të politikës.

Në jetën time të mëparshme isha artist. Vazhdoj të pikturoj. E dashuroj artin. E dua gëzimin që ngjyrat mund të sjellin në jetën tonë dhe në jetën e komuniteteve tona. Dhe përpiqem të sjell në politikë diçka prej artistit brenda meje.

Politika në vetvete nuk është e mërzitshme. Nuk është pa kuptim. Apo pa qëllim. E unë e shoh si pjesë të punës sime sonte, arsyeja pse jam këtu, nuk është thjesht për të bërë fushatë për partinë time, po për politikën e për rolin që ajo mund të luajë për mirë në jetën tonë.

Unë kam qenë për 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit tonë. U përballëm me shumë sfida dhe arti ishte pjesë e përgjigjes. Dhe në fillim fare, emri im u lidh me dy gjëra: shembjen e ndërtimeve të paligjshme për të rifituar hapësirën publike dhe përdorimin e ngjyrave për të rikthyer shpresën që kishte humbur në qytetin tim. Por përdorimi i ngjyrave nuk ishte thjesht një gjest artistik. Por ishte një formë e aksionit politik në kushtet kur buxheti i qytetit që kisha në dispozicion pasi u zgjodha shkonte deri në zero pikë diçka.

Kur ne ngjyrosëm godinën e parë, duke hedhur një portokalli rrezatuese mbi grinë e zymtë të një fasade të njërës prej rrugëve hyrëse në Tiranë, ndodhi diçka e paimagjinueshme. Pati një bllokim trafiku dhe u mblodh një turmë njerëzish a thua se ishte vendngjarja e një aksidenti spektakolar apo kishin parë papritur ndonjë yll të muzikës pop.

Zyrtari francez i Bashkimit Europian, që ishte përgjegjës për fondet, nxitoi të bllokonte lyerjen. M’u hakërrye se do të bllokonte financimin.

“Po pse?” e pyeta unë.

“Sepse ngjyrat që ke zgjedhur janë jashtë standardeve europiane,” m’u përgjigj.

“Po mirë,” i thashë, “rretherrotull jemi ende jashtë standardeve europiane edhe pse kjo nuk është ajo që duam, por ngjyrat do t’i zgjedhim vetë sepse kjo është pikërisht ajo që duam. E nëse ju nuk do të na lini të vazhdojmë punën, unë do të bëj një konferencë për shtyp, këtu, në këtë moment dhe në këtë rrugë, e do t’u them njerëzve që më dukeni si censorët e epokës së Realizmit Socialist.”

Pas kësaj ai u shqetësua disi dhe më kërkoi të bënim kompromis. Por i thashë jo, më vjen keq, por kompromisi mes ngjyrave është gri. Dhe kemi mjaftueshëm gri sa të na zgjasë për një jetë të tërë. Është koha për ndryshim.

Rikthimi i hapësirave publike ringjalli edhe ndjenjën e përkatësisë ndaj qytetit që njerëzit e kishin humbur, krenarinë e njerëzve për vendin ku jetonin. e të krenarisë për qytetin. Ishin ndjenja që ishin varros thellë prej vitesh nën furinë barbare të ndërtimeve të paligjshme që kishin mbirë mbi hapësirën publike.

Dhe kur u shfaqën ngjyrat që binin në sy kudo, një frymë ndryshimi filloi të ndryshonte shpirtin e njerëzve. Por pati po ashtu shumë zhurmë: çfarë është kjo? Çfarë po ndodh? Ç’ po na bëjnë këto ngjyra? Pra, kurajoja për të krijuar u pengua disi nga një lloj dyshimi: a mos po e djeg vallë kaq shpejt mandatin tim me këto ngjyra? Dhe organizuam një sondazh, sondazhin më mahnitës që kam parë në jetën time. I pyetëm njerëzit ” A e doni këtë aksion dhe ngjyrosjen e ndërtesave në këtë mënyrë? Kurse pyetja e dytë ishte: “A doni që ta ndërpresim apo që ta vazhdojmë?”

Pyetjes së parë, 63 për qind e njerëzve iu përgjigjën “Po, na pëlqen.” 37 për qind thanë “Jo, nuk na pëlqen.” Por në pyetjen e dytë, gjysma e atyre që nuk iu pëlqente donin që kjo të vazhdonte.

Ne e vumë re ndryshimin. Për shembull, njerëzit filluan të hidhnin më pak mbeturina në rrugë. Filluan të paguanin taksat. Filluan të ndjenin diçka që e kishin harruar. Dhe bukuria po funksiononte si një rojë aty ku mungonte Policia Bashkiake apo vetë shteti.

Më kujtohet një ditë, duke kaluar në një rrugë të sapongjyrosur dhe ku po mbillnim pemë pashë një dyqanxhi që bashkë me gruan po vendosnin një fasadë xhami në dyqanin e tyre. Qepenat e vjetër i kishin hedhur në vendndodhjen e mbeturinave.

“Pse i hodhe qepenat?” e pyeta.

“Sepse rruga është e sigurt tani,” m’u përgjigj.

“Më e sigurt? Pse? Kanë vendosur më shumë policë?”

“Jo mor vëlla, çfarë policësh, po shikoje vetë. Ka ngjyra, ndriçim, trotuar i ri pa gropa, pemë. Është e bukur. Është e sigurt.”

Dhe me tërë mend ishte bukuria që u jepte njerëzve ndjesinë se ishin të mbrojtur, madje edhe nga keqbërësit. E nuk ishin aspak një ndjesi e gabuar: Kriminaliteti u ul.

Liria e fituar në 1990 solli anarki në qytet, barbaria e viteve ’90 solli humbje të shpresës në qytet. Ngjyrosja e mureve nuk ushqente fëmijët, nuk kujdesej për të sëmurët dhe as nuk edukonte të paditurit. Por ajo krijoi shpresë dhe dritë. Ajo i ndihmoi njerëzit të shikonin se kishte edhe një mënyrë tjetër për të bërë gjërat, një frymë tjetër, një ndjesi tjetër në jetën tonë dhe nëse sjellim të njëjtën energji dhe shpresë në politikë, ne mund të ndërtojmë një jetë më të mirë për njëri tjetrin dhe vendin tonë.

Ne hoqëm 123 mijë tonë beton vetëm nga shtrati i lumit, shembëm 5000 ndërtime të paligjshme anembanë qytetit. Më të lartat prej tyre arrinin deri në tetë kate. Mbollëm 55 mijë pemë dhe shkurre dekorative. Vendosëm një taksë të gjelbër dhe të gjithë e pranuan dhe të gjithë bizneset e paguanin rregullisht. Përmes konkurseve të hapura rekrutuam në administratë shumë njerëz të rinj dhe arritëm të ndërtojmë një institucion publik të depolitizuar, ku ishin të përfaqësuar në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë.

Por kjo ndihmoi edhe kundër korrupsionit.

Institucionet ndërkombëtare kanë investuar shumë në Shqipëri gjatë këtyre 20 vjetëve, por jo të gjitha këto para janë shpenzuar siç duhet. Kur i thashë drejtorëve të Bankës Botërore se doja që të financonin një projekt për të ndërtuar një sallë model pritjeje për qytetarët pikërisht për të luftuar korrupsion e përditshëm, s’ më kuptuan.

Por njerëzit prisnin në një radhë të gjatë nën shi e diell për të marrë një certifikatë a një përgjigje të thjeshtë në dy dritaret e vockla të dy kioskave prej teneqeje. Paguanin për të kapërcyer radhën e gjatë. Kërkesa e tyre varej nga një zë që vinte prej dritares së errët dhe nga një dorë misterioze që zgjatej për të tërhequr dokumentat, ndërkohë që kërkonte mes fletëve për bakshishin.

Mund t’i ndërronim çdo javë nëpunësit e padukshëm brenda kioskave po s’mund të ndryshonim praktikën korruptive.

Jam i bindur i thashë një zyrtari gjerman të Bankës Botërore se ata s’do të korruptoheshin dot po të punonin në Gjermani, në administratën gjermane, ashtu siç jam i bindur se po të fusnim në ato vrima nëpunës gjermanë, nga administrata gjermane, do të korruptoheshin po njësoj. Nuk ka lidhje me genet. Nuk ka lidhje me faktin që disa janë të ndërgjegjshëm kurse disa s’ kanë ndërgjegje. Ka të bëjë me sistemin, ka të bëjë me organizimin dhe ka të bëjë dhe me ambientin. Dhe me respektin.

I shkulëm kioskat. Ndërtuam një sallë të re pritjeje që i bënte njerëzit t’u dukej vetja sikur kishin dalë jashtë shtetit kur hynin për punët e tyre. Krijuam një sistem kontrolli online që e përshpejtoi procesin. Vumë të parë parët qytetarët dhe jo nëpunësit.

Korrupsioni i administratës shtetërore në vende si Shqipëria – nuk më takon mua të them edhe si Greqia – mund të luftohet vetëm përmes modernizimit. Rishpikja e qeverisë duke rishpikur vetë politikën, kjo është zgjidhja, dhe jo rishpikja e njerëzve bazuar në receta të gatshme, që bota e zhvilluar kërkon rëndom pa sukses t’ia imponojë njerëzve si ne.

Gjërat erdhën kështu sepse sot politikanët në përgjithësi, por sidomos në vendet tona le ta pranojmë këtë, mendojnë se njerëzit janë budallenj. E marrin të mirëqenë se sidoqoftë njerëzit janë të detyruar t’i ndjekin pas dhe vetë politika u përgjigjet gjithnjë e më pak shqetësimeve të tyre apo ekzigjencave të njerëzve të zakonshëm.

Politika ka filluar t’i ngjajë një sporti skuadre cinik që luhet me politikanë ndërkohë që publiku është lënë mënjanë si të ishte ulur në shkallët e një stadiumi në të cilin pasioni për politikën po zëvendësohet gradualisht nga verbëria dhe dëshpërimi. Nga ato shkallë, sot të gjithë politikanët duken njësoj ndërsa politika ka filluar t’ i ngjajë një sporti që më shumë frymëzon agresivitet e pesimizëm sesa kohezion social e dëshirë për protagonizëm qytetar.

Barack Obama fitoi sepse mobilizoi njerëzit si kurrë më parë përmes rrjeteve sociale. Ai nuk e njihte secilin prej tyre, por me një gjenialitet të admirueshëm ia doli t’i kthente në aktivistë duke u dhënë mundësinë të kenë në dorë instrumenta e argumenta për të bërë secili fushatën e vet në emër të tij.

Unë përdor Tweeter-in. Më pëlqen pamasë. Më pëlqen sepse më lejon të përçoj mesazhin tim, por u lejon edhe njerëzve të më sjellin mesazhet e tyre. Kjo është politikë jo nga lart poshtë, por nga poshtë lartë. Dhe nga anash. Të lejosh që të dëgjohet zëri i gjithkujt, kjo është tamam ajo që na nevojitet.

Politika nuk është vetëm për liderët. Nuk ka të bëjë vetëm me politikanët dhe ligjet. Ka të bëjë me mënyrën sesi mendojnë qytetarët, me mënyrën sesi ata shohin botën që i rrethon, si përdorin kohën dhe energjinë e tyre. Kur njerëzit thonë që politikanët janë të gjithë njësoj, pyeteni veten nëse Obama dhe Bushi janë njësoj, nëse Francois Hollande është njësoj si Sarkozi. Nuk janë njësoj. Janë qenie njerëzore me pikëpamje të ndryshme dhe me vizione të ndryshme për botën.

Kur njerëzit thonë që gjërat nuk ndryshojnë kurrë, thjesht ndaloni një çast dhe mendoni sesi ishte bota dhjetë, njëzet, pesëdhjetë apo njëqind vjet më parë. Është ritmi i ndryshimit që e përcakton botën tonë. Ne mund ta ndryshojmë botën.

Unë ju dhashë një ilustrim të vogël sesi një gjë – përdorimi i ngjyrave – mund të sjellë ndryshimin. Unë dua të bëj më shumë ndryshime si kryeministër i vendit tim. Por ndryshimin mund ta bëjë edhe çdonjëri prej jush, nëse vendosni ta bëni këtë.

E fillova me një president amerikan dhe po e përfundoj me një tjetër. Roosevelt-in. Ai ka thënë “besoni se mund t’ia dilni dhe keni bërë gjysmën e rrugës.”

 

66 komente në “Kurajoja për të krijuar (VIDEO)”

  1. FATMIRI NY says:

    i vlersoj mesazhet qe jep edi rama ne kete artikull qe lidhet me “kurajon per te krijuar” POR do te thoja me germa te medha qe me pare duhet te gjeje kurajon per ti dale zot perdhosjes qe po i behet 4 protestuesve
    te vrare ne bulevard
    Ka dy rruge per edi ramen dhe “synetlliun” e tij arvizu.Ose shteti shqiptar te dekoroje berishen dhe arvizune si mbrojtes te institucjoneve me urdherin: Navy SEAL Team Six,ose te dekoroje 4 te vraret si deshmore te EGZEKUTUAR nga fashizmi MAFJOZ i berishes.EDI RAMA DUHET TE GJEJE KURAJON TE KUJTOJE SHPREHJEN E TIJ:”JETA IMA NUK VLEN ME TEPER SE JETA E 4 DESHMOREVE TE BULEVARDIT” DHE TE MOS BEJ PAZARE ME GJAKUN E BULEVARDIT PER KARRIKEN E K/M NE 2013

    1. tourkofagos says:

      …jeta ime nuk vlen me teper se jeta e 4 deshmoreve te bulevardit!!!!!
      mos u bej kaq super patriot,sepse nuk behen krahasime te tilla,ok!
      Edit i duhet te beje opozite,por kjo eshte e kufizuar per te,sepse perballe ka nje tufe islamikesh,kamikazesh qe po te ndodheshin ne nje shtet evropian apo USA duhet te ishin pas kangjellave te qelise,ose te mblidhnin kanoce neper rruget e metropoleve.Te ndodhur ne Albanistan keta kamikaze,bejne politike dhe madje jane VIP-a!
      Kryeopozitari bene opozite e nuk ngre popullin ne kryengritje te pergjakshme.Imagjinoni kryeopozitarin e Asaad-it ne Syria te beje politike opozitare ,e njejta gje eshte edhe ne Albanistan.Fatkeqsisht kjo tradite nisi me bastardin E.Hoxha qe vrau kundershtaret politik e shkerdheu nje popull te tere per 45vjt,e keqja vazhdon……
      Te nesermen e humbjes Sarkozy ne ceremonin e dorezimit te postit fituesit Holland,i dha doren duke i uruar pune te mbare….ne Shqiperi!

      1. grekofagos says:

        Ore kush je ti qe i ve Shqiperise keto epitete me kaq urrejtje!
        Do te lutesha shum qe te mos perdoresh me keto terma, fol per vendin e origjines tende me kete sarkazem, jep nje analiz por pa i ven Shqiperise nofka te shpifura, ne te kundert mos komento ne menyren e nje rrugaci.

        1. plaku says:

          grekofagos,
          Me fal more mik,por sic duket je i ri ne kete forum. Ky turkofagos eshte kollana e peste e Janullatosit ne kete forum. Kuptohet se merr 300Eurot nga Janullatosi. Ky zoteri ne forumin tone quhet “gojor” sepse punon ne Stamboll dhe profesjoni i tij eshte tju a marri ne goje turqeve te cilet i shan cdo dite. Eshte nje horr, i cili me siguri ka probleme familjare dhe ne vend qe ti bjere gomarit ( prinderve dhe familjes se tij ) i bie samarit ( vendit tone ). Grekofagos, mos u perpiq ti besh thirje ndergjegjes se tij kombetare, ai ka shitur cdo gje Janullatosit.
          Ky vemje per leke kalon edhe mbi kufomen e nenes se vet.
          Pershendetje.

          1. tourkofagos says:

            camo po me irriton aq shume,sa qe vendosa te mos jem prezent ne ceremonine mortale tenden…..rahmet pac!

        2. tourkofagos says:

          po ti turko cili je????
          qe me imponon mua te hesht!!!!
          Cila eshte ajo qe une thexoj dhe qe te duket ty e pavend,jo rreale!??
          Shqiperia eshte katandisur kosh plehrash,pa siguri per jeten,pa drejtesi,pa arsim,pa mjexi,pa sherbim social[kudo shikon grabites]pa rruge,drita,uje etj…..pra nje bourdhelo e vertet e ti me thua se, nuk i takojne vendit nofka te tilla!!!!
          Ku rron ti,ne qiell apo ne toke,nuk shikon rrealitetin apo te kane plasur qe te 4!!!!????
          Mesohuni perfundimisht te pranoni dhe de deklaroni te verten,mos i bini gjoxit perpara te tjereve se jeni katandisur karagjozet e Ballkanit!

          1. plaku says:

            gojor,
            Shqiperia te duket ty, sic shkruan, sepse Shqiperine e shef me SYZET E JANULLATOSIT. Nuk ka qorr me te madh se ai i cili nuk do te shikoje. Desha te te pyesja ne se vine akoma ere qingj i pjekur rruget e Athines ( sic ke pretenduar ti disa here ) ? Ne ketu ne Zvicer shofim ne tv femije greke qe, ndahen nga prinderit e varfer dhe çohen ne fshatrat SOS,shofim greke qe digjen sepse bankat nuk japin kredi, gra qe duan te hidhen nga godinat shumekateshe sepse nuk kane me shpresa per jeten, shofim radha njerezish per te ngrene nje tas supe, shofim farmacist te vjeter grek qe vret vehten sepse donte dinjitet dhe nuk donte te kerkonte ushqimin e perditshem ne koshat e plehrave.
            Ne Shqiperi ka shume shqiptare te varfer qe nuk e kane shitur vendin si puna jote. i nuk perfaqeson popullin e thjeshte grek ti je perfaqesuesi i ultra orthodokseve dhe ultra nacjonalisteve greke qe urren cdo gje qe nuk eshte greke dhe orthodokse.

            Ja Athine qe vjen ere mis qingji te pjekur :
            http://www.gazetatema.net/web/2012/02/13/foto-reportazh-athina-ne-flake/

            Ja femijet greke qe cohen ne fshatrat SOS
            http://www.bild.de/politik/ausland/griechenland-krise/griechen-geben-ihre-kinder-im-heim-ab-20951494.bild.html

            Ja grekja qe do te hidhet nga pallati:
            http://www.gazetatema.net/web/2012/02/16/ky-eshte-poshterim-per-vendin-tim/

            Ja greku qe po djeg vehten se nuk i ndryshojne kredine:
            http://fr.news.yahoo.com/blogs/journal-de-bord/les-photos-de-la-semaine-du-16-au-23-septembre.html

            Ja kryqi i Janullatosit :
            http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/02/kufi.jpg

            Ja greku i varfer ne spitalin grek :
            http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/05/juri.jpg

            Ja dhe nje peshqesh nga ana ime per ty more gojor:
            http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/05/peniiii.jpg

    2. Shefqet Cela says:

      Gaboni zoteri! Edi Rama eshte ne opozite dhe nuk ka fuqi ligjore ti vere perpara drejtesise vrasesit gjaksore.
      Ardhja ne pushtet me 13 do te krijoje premisat qe te kemi drejtesi te barabarte per te gjithe, pa Sashenka dhe mafjoze qe ti rrine mbi koke.
      Vizionin e vet Edi e ka treguar ne pune praktike si kryebashkiak i Tiranes. Ja ndrroi plotesisht faqen. Nuk e kam tek ngjyrat por sidomos ne shrrenjosjen e kioskave dhe planezimin. Pati edhe bllokaden qweveritare perballe (jo vetem per fondet) te qeverise ne koalicion me LSI.
      FLM!

      1. anticensurë says:

        o çeto,
        se çfarë ka bërë dikur si kryetar bashkie është e DIKURSHME!
        ty nuk të mban e ngrëna e muajit të kaluar as silla e djeshme!ti do të hash SOT!
        vazhdo e bieri fyellit të PREMISAVE të 13ës!
        a mjerë ne për trutë që kemi si popull!fluturo o çet fluturo!
        fatos beja ta tha fare mirë!20tshja nanoiste është gati për të zgjedhur presidentin e berishës!por kësaj rradhe do të jetë “i ramës”,FATOS NANO!dhe këtë rradhë ata do të “sakrifikojnë për popullin shqiptar”!do ta lehtësojnë duke i vënë në krye krye mafiozin!

        1. Aldo says:

          Po atehereeeeeeeeeeeeeeeeee?????
          C’te bejme t’ia plasim te qarit apo te marrim pushken?
          Ti duhet te jesh jo me i madh se 13 vjec dhe i di gjerat bardhe e zi!
          Po jeta nuk eshte keshtu, ka edhe gri. Cfare pret ti qe te na vije princi i kalter e te na shpetoje nga kjo e keqe (politika)??
          Si te gjitha kombet zgjidhja do te vije nga ne nga politikane qe mendojne si ne! Kur populli shqipetar ta kuptoje se eshte me e rendesishme te kemi nje shtet te se drejtes e barazi mundesish per te gjithe. Per sa kohe qe ne jemi te gjithe ku te zgrapim e ku te ndukim ne do vazhdojme te drejtohemi nga ata qe meritojme e qe na perfaqsojne.
          Nese Rama mendon vetem gjysmat e atyre qe thote ne nuk e meritojme!

      2. lirim,vlore says:

        Pse,ti beson se Rama po erdhi ne pushtet do te vendose ate qe ti e quan drejtesi per 21 janarin?Te genjen mendja!Ka per te harruar shpejt se do te kete shume pune me sistemimin e militanteve dhe klanit te tij neper ministrira dhe drejtorira.Harroje se ka ndonje ndryshim mes politikaneve ne kete drejtim.I gjalli me te gjallet…

  2. Ana says:

    Bravo Edi! Well done!

  3. Vlora says:

    bravo…..shpresojme shume ne drejtimin tend per nje shqiperi europiane.

  4. hapkutite says:

    ciu ciu ciu, gjiri i lalzit, gerdeci, 21 janari. eshte e bukur politika. vemi ne shpi fleme gjume dhe kur gdhihemi eshte nje dite e re, te shkuara te harruara. armiku i djeshem eshte mik sot dhe miku i sotem neser do behet armik. rendesi ka qe procesi te jete gjitheperfshires (te perfshihet edhe viktima dhe abuzuesi). ne fund fare cfare do jene vuajtjet e krijuara nga politika e sotme pas 1000 vjetesh. e cfare ndikimi do kete qendrimi i disate joparimor i nje kryetari partie, edhe cfare se ndryshimet kushtetuese u bene per pushtet absolut, ne fund te fundit a nuk themi te gjithe qe cdo gje eshte relative ?!

    Ps: ndoshta ka akoma njerez qe presin te permbushesh premtimin qe nese sala prek voten do ta hedhesh nga avioni pa parashute (ne kohen e lire qe do kesh ndermjet krijimeve).

    1. Ben Chicago says:

      Ah more Ed,ke qe ne ’98 ne pushtet,minister dhe kryetar i Tiranes,vertet flet per ngjyrat ( qe jane nje turp),po pse sflet per Kullat qe ngrite me Pezat me comp,pse sflet per betonizimin dhe demin e pallogaritshem qe i beri arkitektures dhe te ardhmes se Kryequtetit.Ed,tiransit ta dhane pergjigjen,ti nuk degjon, mot do marresh pergjigjen nga gjithe populli .Beju te fala djemve miliardere te bllokut.

      1. Ben USA says:

        @ Ben Chicago: Un Ben ti ben! A ma jep adresen ne Chicago te vi te ta qes nji kafe?

      2. kurbani says:

        Betonizimin e bene Qeverite jo Bashkia. Informohu, mos konsumo thjesht propagande si bagetia.

    2. AGOLLI says:

      Futja kot daku. Po po kot fare!
      Rama po ben ate qe do bente cdo njeri normal, lider ne nje vend demokratik. Ju te gjithe qe kerkoni qe ai ta zvencoj Salen, po doni ta beje me armet e vet Sales. A do ishte Sali me i mire Rama??? \
      Une besoj qe rruga qe po ben, qe esht rruga e cdo lideri Europian eshte rruga e duhur per ti dhene ketij vendi nje te ardhme me te mire. Une do ta votoj – se une e bej dot!!! Ti jo po ska problem – shko merr diplome te Kristali per kirurgji ?

  5. lec li says:

    o edi kupto llogjiken e kandunarve pastaj drejtoi .

  6. bubulina says:

    Ky eshte nje diskutim i nje njeriu te kulturuar e me nje vizion te qarte per rrugen qe do te udheheq popullin e tije per te siguruar prosperitet e zhvillim.Krahasojeni kete ju lutem me te gjithe llojet e diskutimet e kryeministrit ton ne perfaqsimin qe na ka berene konferenca apo takime nderkombetare,une qe po hedh keto pershtypje kur i kam lexuar keto diskutime te Z.Sali jam ndjere shume keq per te mos thene i fyer dhe ne turp qe jam qytetar ku qeverise ky kryeminister Kjo bene te domozdoshme ndryshimin e qeverisjesa Dhe e kane ne dore vete qytetaret me votene tyre

  7. m,m says:

    idealizmi i Edit ,ka nje difekt teper te madh…. ,.kaprexen kufijte e standarteve te psikologjise se turmave qe kerkon ti europianizoje…

    1. aulon says:

      EDI,SIGURISHT QE DO VAZHDOJME QE TE MBESHTESIM .POR TE LUTEM KETE RRADHE ESHTE ME TE VERTET JETIKE,KETIJ POPULLI I KA VAJTUR THIKA KU S,MBAN ME,DUHET NDERSHMERI,SINQERITET VENDOSMERI ,KOMPETENCE.DUHET QE PROGRAMET E HARTUARA PER VITET E ARDHESHME TI SPJEGOHEN MIRE KETIJ POPULLI TE VUAJTUR.KETIJ POPULLI QE SI KA NGELUR ME ASNJEGJE.PREGATITUNI MIRE ,KENI PERPARA NJE SFIDE TE VESHTIRE.ATA VERTET DO TI PERDORIN MIRE MILIONAT E VJEDHURA TE EUROVE,MILIONAT E KORUPSIONIT,MILIONAT E MAFIOZEVE.MENDOHUNI MIRE,DHE SIGURISHT DO TI SHIKOJE FRUTET E FITORES KY POPULL,SEPSE I MERITON,HIQJANI NGA QAFA RREGJIMIN GJAKATAR TE SALI-BERISHES DHE KOMPANI.SUKSESE…

  8. aldo says:

    Oh sa larg realitetit tend jane turma e shqiptareve! Fatkeqsisht! Une them qe ti je heret per Shqiperine dhe shqiptaret e sotem. Mbase per gjeneraten tjeter. Juve ju kupton vetem 5% e popullsise. Jo me shume…Ka shume injorance verdalle.
    Do te te quaj hero po ja dole mbane. Do ngelesh ne histori.

    Ndersa fjalimin e ke qare, si gjithmone:)dhe kete mund ta beje vetem nje nejri qe i ka te qarta gjerat ne koke e ka vizion.

    1. Cimi says:

      I nderuar Aldo, kam menduar gjate para se te shkruaja, kur lexova komentin tend. Me thene te drejten eshte hera e pare qe po futem ne kete blog, edhe pse e lexoj fije per fije gazeten Tema si dhe komentet ne te. Me thene te drejten ka nje kundershti te brendeshme te fuqishme ne postimin tend. Une nuk kam te drejtr te te kundershtoj per cfar shkruan por dy gjera mund te ti them pa te ofenduar e prekur. di Rama nuk eshte heret per shqoperine por me shpejt ai duhet te kishte marre drejtimin e Shqiperise. Edi Ramen nuk e kupton vetem 5% e pop[ullsise por vetem po ti referohesh rezultateve te zgjedhjeve per Pushtetin Lokal matematika ta hedh poshte me me shume se 10 fishin kete 5%-ndesh. Rilindja kerkon Rilindas. Ai qe di te shkruaje si njeri qe i ka te qarta gjerat ne koke e ka vizion, sic shkruan edhe ti, eshte nje Rilindas.

    2. anticensurë says:

      o aldooo,
      në një farë mënyre të jap të drejtë!ai nuk është për kohën e sotme!për gjëndjen që është shqipëria!
      ai është në shqipëri sikur në luftën e dytë botrore në krye të sheteteve të aleancës anti nazi fashiste të ishin piktorët,shkrimtarët dhe muzikantët dhe këta të provonin të mposhtnin zgjeben fashiste me “art”,me fjalime!
      po të të ketë rënë radha të shohësh filmin e f.f.kopolës”kumbari” të kujtohet se si i thotë m.brando r.dyvalit!
      “ti je i zoti për kohë paqe,nuk je i zoti për kohë lufte”!
      kjo është dhe për edin!ai është për kohë paqjeje!
      sot jemi në luftë!
      lufta nuk fitohet me fjalime të “bukura”në selanik!

      1. Aldo says:

        Po te pergjigjem une ne vend te adashit!
        Merre pushken e dil malit e leri blogjet. Nese jemi ne gjendje lufte sic thua ti nuk rregullohet asgje as ne politike e as ne internet.
        Mblidh nja 100 djem e vrituni per atdhe!
        Nazifashistet nuk u munden me metoden e Edit ne politike por as me metoden tende ne blogje interneti.
        Do te keshilloja te lexoje artikullin e te komentoje mbi te e jo mbi politikat e artikull-beresit!

        1. anticensurë says:

          e kam bo o adash i aldos me a të vogël!

          1. Aldo says:

            Ke lexuar artikullin apo ke marr pushken e ke dale?!!
            Se nuk kam degjuar per luftetare lirije keto dite neper Shqiperi!!!

            1. anticensurë says:

              kam komentuar artikullin!
              për ata “luftetare lirije”që ke dëgjuar,nuk ke shkuar ti spiunosh?
              saliu paguan mirë!!!
              provoje një herë ndoshta të del më mirë se këto përgjigjet që jep këtu!

  9. england says:

    Shqiperise i mungojne mendje te hapura!
    imagjinoni per nje moment Shqiperia te kishte shume si Edi Rama
    dhe mos te kish plakushin,qe e ka bo ate vend lesh-corapi
    Tipat si ai i Chikagos qe permend betonizimin,do i thoja se megjithese
    pen dhe boje kam shume,po mjaftohem duke te thene qe je nje PALLE…

  10. Ed says:

    Shume dobet. Me beri te ndjehesha inferior, njelloj si te ben Saliu te ndjehesh kur flet anglisht. Nuk e jam fjalen per anglishten e Rames, por per mesazhin. Kur e degjoja mendha me shkonte tek hipokrizia e lidereve tane, dmth tek takimi i lalezit dhe mundesia e koalicionit me LSI.
    Nuk them se Rama nuk beri asgje per te ndryshuar Tiranen. Jo, sigurisht ngjyrat, rehabilitimi i rrugeve dhe vecanerisht Gjelberimin e Lanes. Por, nuk la vend pa dhene leje ndertimi duke mbingarkuar infrastrukturen si ujesjellesi, kanalizimet, energjine etj. Por nuk eshte e vertete se ish admistrata e bashkise nuk ishte e korruptuar. Pyesni ndertuesit per kete.
    Ka dhe nje problem. Shkruajini Rames ne twitter duke kritikuar per ndonje nga veprimet e tij dhe shikoni pergjigjen. Pyeteni psh per takimin me Meten. Por kujdes se pergjigja mund te jete ” me do trapi”. Boh, fatkeqesisht eshte njelloj si Saliu, mos mendoni se do degjoje ndonje ekspert te ndonje fushe, jo do beje cti thote mendja. Dhe kam frike se nga bresheri Sali do biem po ne bresherin Rama.
    Dreqi e mori, kur do kemi nje KM te jete ekonomist ose inxhinier.

    1. kujtim says:

      Ed, duke lexuar komentet e tjera, po beja gati te shkruaja edhe une dicka. Kur lexova se cfare kishe shkruar ti, mu duk se i kisha shkruar vete. Nuk i heq dhe nuk i shtoj asnje presje shkrimit tend. Lexojeni zonja dhe zoterinj te nderuar. Besoj se ka shume te drejte.

    2. Aldo says:

      Ed
      Po e filloj nga pyetja jote e fundit:
      Do rritesh do te kuptosh se mbas 10-15 vite pune ne nje kompani cfaredo ti mund ta drejtosh ate edhe pse mund ta kesh filluar si specialist i fushes ku kompania operon, IT, i sigurise, administrates, HR etj. Pra nuk eshte e nevojshme te kemi nje KM inxhinier apo ekonomist (ministrat duhen te tille). Eshte e nevojshme te kemi nje shtet qe e fut KM ne burg nese e shkel. Eshte e nevojshme te kemi nje shtet ku KM vetem sherben.
      Me e rendesishmja KM duhet te dale i zgjedhur nga populli dhe pas 4 vjetesh te jape llogari me zgjedhje!!

  11. geno says:

    Pse s’te hengri mortja ty qe drejton opoziten dhe mjere ata mavri shqiptare qe te besojne ty se do qevrisesh ti me sukses< Ti je per hartime debilash o i mbaruar

  12. erioni says:

    o england ke te drejte ..i duhen shqiperise me shume rama dhe si puna jote, qe mos ta shikoje vendi drite me sy

  13. luis says:

    Kurre ne historine e kombit shqiptar nuk eshte pare nje lider i tille si Edi Rama plot vullnet,miresi,zgjuarsi elegance dhe nje anglishte te perkryer gje qe te ben te jesh krenar te keshe ne krye te vendit nje njeri te tille,por qe fatkeqesisht turma inatcish dhe injorantesh nuk e pelqejne kulturen dhe prosperitetin,por rrugacerine dhe injorancen,bajraktarizmin dhe orientin.
    Jam i sigurt se po te behet nje sondazh se kush do Saliun dhe kush do Edin perfundimi do ishte se per Saliun do rreshtoheshin te gjithe personazhet dru me pre,hajdutet,kriminelet,dhe bythlepiresit ndersa per Edin elita properendimore me bagazh kulturor dhe profesinal.
    Le te shpresojme se e mira kesaj here do triumfoje dhe jo e keqja qe ka qene bashkudhetare e perjetshme ne kombin tone ngaqe nje popull i lig ne shpirt krijon lidera te pashpirte.

    1. anticensurë says:

      “Le te shpresojme se e mira kesaj here do triumfoje dhe jo e keqja qe ka qene bashkudhetare e perjetshme ne kombin tone ngaqe nje popull i lig ne shpirt krijon lidera te pashpirte.”
      me 50 vitet që ke në kurriz o luis,vështirë se ti mund të ndërrosh!më parë i vija faj moshës tënde,të mendoja të ri!të paktën gjysmës se asaj që ke!
      je tmerrësisht kontradiktor dhe i pa pjekur!
      shpreso o luis shperso!
      dhe unë shpresoj se kur të zgjohesh të mos kesh rënë nga krevati,dhe të mos kesh përplasur kokën pas komodinës!jo se më vjen keq për kokën tënde,por kam frikë se mos thyesh dritën e natës!aq të rëndë e ke kokën!varè fare!

  14. s says:

    Bukur, shume bukur ! Gjithcka permblidhet me dy fjale : vizion dhe besim. Edhe ndertimi i frazave ne gjuhen angleze tingellon shume mire …
    GO WEST !

  15. anticensurë says:

    si të gjithë shkrimet e pas ’97ës!
    pa vlerë dhe i dhjerë!
    një fillim për të thyer akullin e tij!që ma merr mëndja ishte i njëjtë me atë që me zorr të madh dhe me gota uji arriti ta thyente te fevziu!një shpërthim admirimi për atë që ai mendon se është,por që për fat të keq ka lindur në shqipëri!më pas një retrospektivë të asaj gjëje të vetme me vlerë që ka bërë!
    më pas një idjotësi që thotë se sistemi e bëka njeriun të korruptuar dhe jo njeriu ndërton një sistem të korruptuar!gjëja më e trashë që mund të thotë një njeri,imagjinoni ky është politikani i të “”ardhmes””!?na ruaj o fat!më pas flet për tifozllëk që me të vërtet po e mbështet pas morisë së dështimeve të tij,katastrofike për partinë që ai drejton dhe më të mëdha për kombin shqiptar!
    si snobist dhe adhurues i çdo gjëje “të jashtme”(mentalitet i adoleshencës së tij,vitet ’80)flet për rrjetet sociale të përdorura nga obama në amerikë!në vëndin e kompiuterve dhe të internetit!përpiqet ta vërë në punë në vëndin e “boratit”!kuje e zezë!bën “politikë nga “posht lart”,”dëgjon zërin e atyre posht”?!gallatë e madhe!në blogun e tij nuk kalon asnjë kritikë kundër tij,kalojnë vetëm lavdërime ose sygjerime se si mund ta zhvillojë “më mirë idenë e tij”!
    në fund na tregon se njerëzit dhe kohët nuk na janë njësoj!gjithkush e di se asgjë nuk është njësoj dhe dy,mender,pordhë të njëpasnjëshme nuk janë njëlloj!
    gjithashtu politika e tij po e këthen shpresën në një ngyrë gri të ndyrë!në një gri drejt të zezës që të vetmen shpresë që i jep këtij vëndi është pritja e ditës së fundit,në vegjetim total!

    1. Robert says:

      Lexo shkrim in e anticensures per te kuptuar pse gjysma e popullsise akoma voton per saliun. Antikultura dhe injoranca e tij persa I perket te kuptuarit te rolit te sistemit ne korupsion dhe zhvillimin e nje vendi te ben te qash dhe te nenqeshesh. Robert

  16. getozoari says:

    Per nje here me pelqejne shumica e komenteve te parafolesve te mi.
    Ndaj edhe une nuk do flas per gojet e liga qe duan vec te shajne.
    Besoj se tregon nje kurajo te pashoqe ky fjalim i nje lideri te nje vendi te vogel (sepse Rama eshte lideri, Saliu eshte hajduti qe ka vjedhur e po vjedh shtetin.) perpara nje audience ne nje vend te njohur per ndjenjat anti-shqiptare. Kjo kurajo eshte e njejta e perballjes per vite e vite me nej regjim mafioz e te shitur. Kjo kurajo do e sjelle Ramen ne krye te vendit ne zgjedhjet me te para. Une besoj tek ai! Akoma me shume besoj tek parafolesit, qe e kuptojne mire qe nuk vazhdohet keshtu. Ne 2013 sfida e Rames eshte Berisha — sfida e Berishes jemi te gjithe ne! DHe Berisha do humbe!!!!!!!!!

  17. elvana says:

    Super FJALIM!!!! BRAVO EDI!!!!

  18. ilo says:

    Po vjen koha e njerezve te hajrit ne ket vend! Boll ma me mret a diktator, Ed Rama do nryshoj ato qe po na kpusin kryt. Ne 2013 – dhe pak. fjalim BURRI SHTETI po nga ta prej vertteti

  19. adddaggg says:

    Anticensure – po ti e ke me veten apo qysh?
    Se jo cdo shkrim qe nga 97 ka qene si thu ti – e per me teper ky nuk eshte shkrim fare – eshte fjalim DAKU !
    Ndoshta po lexove pak me shume se 55 fjale do kuptosh – se fatet sjane njesoj – thote Arditi te Klani.
    Nejse njeri do kete fatin te drejtoj vendin – ky burri ketu siper – nje tjeter – ai burri qe ben sikur qan per mortet qe sjell vete – do sikteriset. MOS – pa Berishen ti do humbesh dhe shpresen ? — une them emigro!!!

    1. anticensurë says:

      o ti rokoko shkronjash,
      flm që më bëre të kuptoj se qeka fjalim i shkruar e jo shkrim i pa folur!!
      e dyta ke të drejtë që fatet sjanë njësoj!diktatorët gjithashtu!dhe ata ndryshojnë!pas ikjes së këtij të sotmit!të doktor morjes shpersoj që mos të na bëhet bojaxhiu dështak!ose më mirë shpresojmë që të mos e lëmë ne!ai për vete është duke u pregatitur!lidhjet e pista po i bën si natën dhe ditën!
      sa për emigrimin,arratisjen,nga shqipëria do ta kem parasysh!

      ps:shkrimet para ’97ës kishim mendim,brum,ishin me këmbë në tokë!sot janë përtym dhe pa asnjë lloj llogjike!një farë llogjike e kanë”dridhe like me lesh fabrike”,ka qënë shprehja e viteve ’80!për njërëz që e dridhnin si e dredh sot ky dështak që asnjëherë nuk ka pranuar asnjë dështim të tij!
      megjithatë të të rrojë e i pafsh hajrin ti si person,për shqipërinë është vetëm diktatori që kërkon të zëvëndësoj të sotmin!

  20. ermaku says:

    Bravo Rama: ky fjalim ishte nga ato qe te tregojne se cfare potenciali ka nje lider. Na ben te mendojm se ca potenciali ka Shqipria me ket ne krye.

  21. Eh un I mjeri, mire gomari qe na ngordhi…
    Po akoma o qorra s’u ngopet me Moster Bojazhiun qe vetem Çorb-fjalime sajon (kur te Vij une do hani me luge florini) e Ju sak boni vetem tifozllik o qorra Rurale!!!
    Ah I mjeri une si tallin b.. me pordhe ujku (Fyshekzjarre qe ‘ Rlindje vizionare’, ky Urbani I thote, e tjetri Moster,
    ky Rurali:
    ‘Te dytet j’u kam bae un Skenderbeg 2, po Superfuqi ne te gjiiiiiiiiitha pres me j’u bae…garuuuuuuuzhde florini prej meje Bac’ gjithshqiptarve, mbret S’po e them se ka Kohe per kte, une miku ma i madh i Bace Adem Jasharit, i Bace Rugoves…I BIGBac’ Obames, po me ne bisht: I Bac’Integrims Florinit (burri Monik laperes pi Fisi te nexhmieKucedres dhe Mikes se mbretit te Shqiptareve…. jau them un juve…)
    Te gjithe me bllok ne duar….’Punoni per FAMiILJEn time!’,
    na e kane nji here e mire porosine o milet!, te dy keto çeta Kellirash! …
    E ju habiteni si pulat o qorra!…
    Eh si j’u kan hudh trut e gomorit kaq fort qe s’kam me e mor vesht kurre o burra ( ju me mend e nder)!!!
    Eh un I mjeri, qe nga XhAHILNia (Mostrat e qorrat) nuk kina derman o burra!
    Uroj qytetari( nder & mend) !!

  22. Leka says:

    Rama eshte krejt antipod me fjalen kuraje.Vecse ka te beje, me pozicionin me ne neveritshem te fjales kuraje: I poshteruar nga Berisha ne menyrat me te skajeshme: (Votuesit i japin votat,Saliu ja vjedh,po keshtu ai e heq zvarre, ne gracken e reformave etj,) ai perseri,ka kurojen poshteruese te zvarriset ne karrigen e kryetarit te ps-es, e vetmja karrige qe i ka lene Saliu.

  23. Aldo says:

    Ne kete faqe ka shume komente negative per opoziten sidomos per Edi Ramen!
    Te gjithe komentet kane nje refren:
    Saliu eshte i keq,
    nuk kemi c’i bejme
    Edi nuk e rreh,
    ktij kemi c’i bejme
    Se ky nuk te vret.

    Per te gjithe antiopozitaret (jo kjo nuk ekziston ne fjalor) . . . opo-opozitaret (as kjo) . . . dreqin, nuk besoj se ju gjehet nje emer . . .
    nejse per ju kam nje ide merrni pushken dilni ne shesh e provojeni, nuk i dihet, e merrni pushtetin!

    1. anticensurë says:

      Aldoo
      të paska hyrë miza nën kësulë sot!kërcen përpjet dhe përgjigjesh për të gjithë!or lali je sumë i afërt me edin apo je vet edi?!
      po flet për opo-opozitarë e për pushkë!
      -e para është normale që të jesh në oponencë me këtë të asthuquajtur “twiter opozitë”!kjo nuk është opozitë kjo është përpjekje politike për të ndërruar rregjim!për të ndërruar bythën që do të vihet në karriken e parë të shtetit!
      -e dyta.pushkët që thua ti!nuk është gjë e thjeshtë të kapësh ato!por aspak e vështitrë gjithashtu!nëse ti nuk e keharruar,ose ke jetuar ’97ën!aty pushkët u morrën shumë kollaj!u morrën në mënyrë të çorganizuar,në anarki!e pamë se çfar përfundimi pati!një shkatërrim total të shtetit!përvetsim të gjakut të popullit nga një opozitë që ishte pothuajse po aq fajtore në atë kolaps piramidal të qeverisë!marrjen e pushtetit nga një grup njerëzish,që ndoshta më të mirë se satrapi berisha,por po të njëjtë në korrupsion e vjedhje!në atë kohë patëm vetëm ndryshim regjimi!sot unë,ne si popull nuk na intereson ndërrimii iregjimit!ne na intereson krijimi i shtetit!fillimi i demokracisë!funksionimi i ligjit!
      edi rama po flet brroçkulla,po cicëron,po flet në për tym kurse në veprimet e tij shikohen llogaritje të ndyra!në veprimet e tij shikohet vetëm një diktator më tinzar se ky që kemi!
      populli nuk edukohet me frymë demokratike me artikuj e shkrime twiteri!ai edukohet në rrugë në demostrata!edi ramës nuk i intereson një gjë e tillë!atij i interesojnë deputetët e tij shumngjyrësh!teputetët e tij që votojnë për diktatorin e tanishëm!që votojnë për mafjen e djeshme!ramës nuk i intereson populli!ja ka frikën atij!jo sot por nesër!një popull i edukuar nuk do ta linte një ditë në pushtet!në atë pushtet që ai po pregatitet të na servirë!nëse e lë ky i çmënduri i sotëm!
      aldo po u morr këtë radhë pushteti me pushkë,nuk do të jetë edi rama që do ta gëzojë!mjaftoi nano një herë!

  24. Landi- Sverige says:

    Edi Rama! Ju jeni nje qytetar, nje opozitar, nje europian, nje lider qe jeton e punon ne nje vend diktatorial qe udhehiqet nga nje fshatar, nga nje anadollak, nga nje vrases, nga nje vjedhes, nga nje sharlatan! Ju i bindeni llogikes, ndjenjave, ndersa ai (ata) vetem instiktit! Ju jeni modest prandaj jeni dhe superior ndaj egoistit dhe qesharakut Sali e kompani me sindromen e pasherueshme te inferioritetit!
    Po Edi, une (ne) besojme tek Ju sepse Ju do e beni ndryshimin, sepse Ju do e vazhdoni rrugen e nisur deri ne fund per te miren e vendit dhe te popullit Tuaj, per demokracine dhe shtetin e se drejtes, per kulturen qytetare, sepse dhe ne mendojme si Ju dhe do te vazhdojme se bashku me Ju!

    1. lirim,vlore says:

      Avash,avash se more superxhiro.Edi Rama eshte njelloj si ata dhe ke per ta pare nese do te arrije dot te kete pushtet.Vetm nese je militant dhe shume prane tij mund te mos e shohesh dot e ka per te t’u dukur ideali.Ai eshte shume me diktator se Berisha!!!

  25. sokol says:

    Hajt o Edo, se dhjetë deputetë do ja japësh Ilirit, dhe pastaj ta ze kokën me derë ai.Na fryve me demagogjitë e tua.

  26. Shqipetari,Copenhagen says:

    I dashur POPULL SHQIPETAR!mblidhuni te gjithe e kapini per zverku Sali Berishen dhe Edi Ramen futini ne nje dhome dhe jepuni te dyve nga nje teme ku te flasin e te shkruajne kuptohet vetem ne anglisht me te regjistruar e te shkruar,nga jeta ne Shqiperi dhe ne Bote te flasin per gjithcka nga ngjarjet aktuale kudo,dhe te testohen nga nje komision,me mire do te thoja i huaj dhe te shikojme se kush do te mare vleresimin e merituar nga te dy.

  27. dario says:

    RILINDJE ME BASTARDIN ILIR META DHE GRUPIN E TIJ VRASES,HAJDUT,MAFIOS.
    KETE RRADHE SKE NEVOJE TE BESH ALEANCE ME DJALLIN ME TE PABESIN, SEPSE ME ATE KOKE LOPEN NUK KA RILINDJE POR VETEVRASJE.

  28. Pavaresia says:

    Edi Rama nuk eshte as i para kohshem e as jasht kontureve te zhvillimeve aktuale te Shqiperise. Edi Rama ka dy ,,difekte” : I pari: Nuk ben si ben Saliu, madje as nuk di te beje si ai.. Dhe i dyti: Edi Rama nuk mund te plotesoje deshirat e mercenareve te Saliut qe nuk mungojne te cfaqen edhe ne keta komente, ku pervec mercenarizmit, manifestojne dhe nje injorance klasike…. Ja, keta dy ,,difekte” ka Edi Rama dhe uroj qe te mos i korigjoje asnjehere!

  29. luis says:

    Pavaresia shume i sakte komenti yt dhe do shtoja se pavaresisht se ai ne kete qelbesire qe eshte mbjelle anekend ketij vendi nga politikanet injorant dhe te paskrupullt me ate butesine e tij qe shumkush prej opozitareve trima nuk e pelqen ai do triumfoje dhe do e kemi se shpejti kryeminister per te sjelle miresine dhe perparimin e ketij vendi.
    Kaq i sigurte jam per kete qe po them se do vija bast me njefare Anticensure sa ne vend qe te perplas koken une sic thoshte ai ne nje koment do ndodhte e kunderta.

    1. anticensurë says:

      “njëfarë anticensurë” është gati të vërë bastin me ty o luis!
      me atë çoroditje që ti ke dhe sikur të fitojë edi rama,për mua nuk do të thotë demokracia,ti do të justifikosh veprimet e ardhëshme të tij si më demokratike se të saliut!ti do ti komentosh si komenton OSBE zgjedhjet e radhës në shqipëri!më të mira se të kaluarat,por gjithnjë të korruptuara!të vjedhura!po erdhi rama në pushtet!do të kemi një sali më të butë ndoshta,por prap do të kemi një sali dhe një popull të pa emancipuar!do të kemi prapë njerëz që do të tifozojnë për këtë ose atë diktator!
      luis ti kur nuk ke mësuar akoma në këto 50 vitet e para të jetës tënde,kur nuk je bërë më i ditur dhe pas arsimimit që ke marrë,të garantoj unë se nuk ke për të mësuar kurrë!ti do të jesh gjithnjë në ëndëra!nuk do të zgjohesh dhe sikur komodina të të bjerë në kokë!
      luis basti i parë është zgjedhja e krye mafjozit fatos nano!
      të gjitha gjasat të çojnë tek allishverishi rama-meta-berisha,dhe gjithë teatri “pd ka figura”e saliut dhe “nuk do pranijmë asnjë nga maxhoranca”e metës janë thjeshtë një justifikim për mbështetjen që rama do ti japë fatos nanos!
      në fund si rama dhe ti do të përdorni shprehjen”për të mos çuar vëndin në krizë qeveritare”!
      pavarësisht se atë kemi tre vjet që e kërkojmë!

  30. gjergji usa says:

    REPLIKE ME PAPAMVARESINE.
    i nderuar mos u bej avokat i keq i edi rames.
    -jam nje ish perkrahes i ish kryeopozitarit rama por me thene te drejten
    ai nuk eshte me ne opozite por ka hyre gabimisht ne vallen e nenshtrimit kur eshte koha o sot o kurre per veprime praktike brenda kornizes te nje shteti demokratik.me kete arsyetimin tuaj me vjen ndermend GAMORZ RUCI kur
    i thonte gjithe heroizem ne parlament berishes se ate amerika e kishte
    braktisur per 7 vjet ????
    Qe te kesh kurajo për të krijuar duhet te kesh kurajo per te kritikuar dhe duhet t’ja filloni me invazionin e ambasadoreve qe me teper sillen si gjenerale se sa dipllomate.Duhet te keni kurajon te kritikoni keto ambasadore qe ne menyre te hapur kane perkrahur kriminelin berishe dhe jane totalisht kunder jush..biles po tallin lesht me ju..

  31. KUJTIM says:

    ..NE ÇDO BISEDE ME SHOKE E MIQ E KAM THENE DHE NUK DO TE PUSHOJ TA THEM SE Z.EDI RAMA ESHTE NJERI ME VIZION,ME VIZION ARTISTI DHE SI I TILLE PREMTON SINQERISHT NJE VIZION TE TILLE EDHE SI POLITIKAN.POLITIKA NE PERGJITHSI E TEK NE NE VEÇANTI,KA NEVOJE PER NJE POLITIKAMN ME VIZION PERENDIMOR…ME KOT Z.RAMA QYSH NE FILLIM TE HERES KERKON FALJE ,PASI SHKRIMI NUK DO TE KETE CILESINE E DUHUR PASI ESHTE NJE PERKTHIM T VERSIONIT NGA ANGLISHTJA!ASNJE PROBLEM PER NE,SHKRIMI JUAJ DHE NE SHQIP ESHTE SHUME I QARTE QE VETEM NJE MJESHTER I PENES SI PUNA JUAJ,DIN TA SJELLE MESAZHIN KAQ BUKUR!NJE KERKESE KAM PER JU Z.RAMA.TANI KA ARDHUR KOHA QE SI SHEF I OPOZITES TE JENI I DREJTEPERDREJTE NDAJ TE GJITHA MAKINACIONEVE TE PARTISE NE PUSHTET PER TE VJEDHUR PERSERI ZGJEDHJET DHE AKOMA ME I DREJTEPERDREJTE EDHE NDAJ DISA PERFAQESUESVE NDERKOMBETARE QE GATI NE MENYRE FARE TE HAPUR, E MBESHTESIN S.BERISHEN PER TA KRYER VJEDHJN TE RADHES…DEKLARATA E PERFAQESUESIT TE ODIR-IT NE SHQIPERI LIDHUR ME NUMERIMIN ELEKTRONIK ISHTE QARTE NJE KOMARDARE SHPETIMI PER QEVERINE…A NUK E SHIKONI SE SI ESHTE KAPUR PAS SAJ Z.S.BERISHA…SAPO Z.GJINUSHI E TE TJERE FOLEN HAPUR KUNDER KESAJ DEKLARATE,ERDHI REAGIMI NGA JASHT…NE NUK JEMI KUNDER NUMERIMIT ELEKTRONIK POR….NUK JANE KUSHTET ETJ.PRA PO JU VODHI PERSERI, VETE E KENI FAJIN SE NE JU THAME…ETJ JUSTIFIKIME PREJ TYRE!S.BERISHA VODHI DITEN PER DIELL MU NE MES TE TIRANES PARA SYVE TE TE GJITHE POPULLIT E NDERKOMBETAREVE DHE PERFUNDIMI..NUK JU THA ASGJE.GATI SA PERFAQESUESIT NDERKOMBETARE NUK I DHANE NJE DEKORATE SI MJESHTER I ZOTI QE VJEDHJEN E KA NGJITUR NE PIEDESTAL,DUKE ARRITUR DERI ATY QE, PO NUK JE HAJDUT E MJESHTER I TE 99-TAVE DO TE TE LARGOJE NGA PUNA NESE JE NE PUNE OSE NUK DO TE TE VENDOSE KURRE,SADO SPECIALIST TE JESH,PO TE KERKOSH TE PUNESOHESH!ESHTE KRIJUAR BINDJA TEK NE TE GJITHE,QE TE BESH PERPARA, TE RUASH NJE VEND PUNE APO TE PUNESOHESH SOT NE ADMINISTRATEN PUBLIKE,DUHET TE JESH HAJDUT E ME 1000 E NJE TE ZEZA!!!!SE VETEM DUKE QENE I TILLE,JE I ZOTI!SE KETA TIPA DUKE VJEDHUR PER VETE MBUSHIN EDHE XHEPAT E SHEFAVE TE TYRE.I NDERSHMI,PUNTORI QE E DON DHE E RESPEKTON PUNEN KONSIDEROHET I DALE JASHT MODE,JASHT REALITETIT SHQIPTAR!UNE PERSONALISHT KAM BESIM TEK JU QE DO TA NDYSHONI KATE REALITET DUKE BERE PIKERISHT TE KUNDREN QE KA BERE E VAZHDON TE BEJE KJO QEVERI!BOLL ME ME LESHIME NGA KUSHDO QE TE VIJNE KERKESAT PER TI BERE!!!!PERGJIGJA ESHTE FARE E THJESHTE:I DETYROHEM ELEKTORATIT QE ME KA VOTUAR DHE QE DO TI DREJTOHEM PERSERI PER TI KERKUAR VOTAT! UROJ VETEM SUKSESE!

  32. Ed says:

    Ej Aldo,ne fakt, kur thashe Ing ose ekonomist kisha parasysh edukimin, dmth,racionalitetin e te menduarit dhe te vepruarit, nuk e kisha tek njohurite. Nje ing dhe ekonomist, duan apo sduan jane shume me racionale ne gjykim se profesionet e tjera. Ne fakt, jam dakort qe po te degjoje keshilltaret dhe ti zgjedhi tamam no problem edhe po te kete mbaruar juridikun e Kristalit.
    une jam aq i rritur sa te kuptoj se kjo bote eshte e ndertuar bazuar ne interes, dhe nuk jam aq emocional dhe nga ata qe shajne se vodhi njeri apo vodhi tjetri, shoh me shume se kaq,shoh sistemin qe nderton njeri apo tjetri dhe gjykoj te ardhmen.
    shume komente ketu jane emocionale,i perkasin njerit ao tjetrit krah,gjykime racionale ka pak, sidoqofte, jam dakort me propozimin tend per ta zgjedhur presidentin nga populli, por kam parasysh dhe dicka tjeter,rolin qe ka presidenti ne nje republike parlamentare? boh, kthen ligjet ne parlament do thuash ti, e pastaj, parlamenti do i votoje perseri dhe me kushtetute hyjne ne fuqi edhe pa firmen e presidentit. Problemi eshte se politka tek ne nuk ka as moralin me minimal,dhe per te hequr vemendjen e njerezve nga problemet e verteta te njerezve gre tymnaja si kjo e presidentit.Perderisa,Meta nuk denua, une nuk e di si mund te denohet nje nepunes i thjeshte, psh polic rrugor pse ne vend te gjobes te merr 10 mije leke te vjetra. Morali i fabules se Metes eshte morali i xhungles ku i fort sundon te dobetin, dhe e di kush i bie i dobeti? njerezit qe kane moral, qe kane vlera, qe e duan kete vend. meqe i je me i rritur se une, mund te me thuash me cfare shembulli duhet ti edukoje femijet, me ate te Metes apo te Myslym Pashajt?

    gjithe te mirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje