Zvarrë si kryeministër!

25 Maj 2012, 22:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sali Berisha nisi dje një proces konsultimi me aleatët e vet në qeveri, për të konsumuar procesin formal të bisedimeve, ndërkohë që dha sinjale të qarta se nuk ka ndërmend të bisedojë për një president konsensual me opozitën. Takimet e tij me LSI, partinë çame dhe atë republikane, në të vërtetë duan të përcjellin mesazhin se ai është duke punuar për një president të shumicës qeverisëse dhe jo për një president konsesual. Ndërsa në vitin 2002 dhe 2007 bisedimet janë bërë mes Berishës dhe Nanos, e Berishës dhe Ramës, dje Berisha refuzoi qartazi takimin me Edi Ramën për presidentin konsensual. Ky është sinjali më i fortë politik që Berisha ka dhënë kundër gjithë ëndërrimtarëve të presidentit konsensual. Ndaj në këtë pikë nuk besoj se ia vlen më të bëhet debat për ndonjë emër konkret që do të prekë në zemër Berishën për president konsensual, apo për ndonjë presion ndaj tij. Ajo që Berishës i intereson është të ruajë formalisht koalicionin me LSI deri në fund të procesit të zgjedhjes së presidentit, që të ketë një shumicë legjitime dhe të përdorë trafikun e votave për një president jolegjitim të një shumice legjitime. Filozofia e tij është që me “hijen” e pushtetit t’i marrë të gjithë zvarrë pas vetes, t’i përbaltë, t’i mundë dhe në fund t’i flakë. Llogaritë e tij mbi presidentin bëhen nga pozicioni i tij si kryeministër i një shumice legjitime dhe nga shembujt e shpërblimit që ka dhënë ndaj atyre që i kanë dhënë pushtetin dhe shembujt e ndëshkimit ndaj atyre që i kanë dalë kundër. Në një farë mënyre Berisha po i mund të gjithë me hijen e vet, dhe jo me fuqinë reale që ka. Në shoqërinë shqiptare tashmë ekziston miti i tij si një udhëheqës i fortë që nuk mundet, ekziston miti i tij si një hakmarrës, ekziston miti i tij si një shpërblyes i madh, ekziston miti i tij si një pazarxhi i madh dhe si për ironi të fatit kur ia bashkojnë bashkë gjithë këto pisllëqe, formojnë dhe mitin e tij si “politikan i madh”. Të gjitha këto i “besohen” se ai është në pushtet dhe ka mundësi t’i realizojë.

Për të çmontuar këtë hije të frikshme të tij, LSI, nëse e ka seriozisht betejën me të, duhet të çmontojë koalicionin qeveritar. Përpjekjet e tij për të gjetur një president brenda gardhit janë qartazi në kundërshtim me platformën e saj politike dhe angazhimet e saj publike për një proces që duhet të shkojë në një gjatësi vale me Evropën dhe duhet të dalë nga koalicioni, para se Berisha të legjitimojë procesin e zgjedhjes së presidentit të tij me LSI në koalicion. Dalja nga koalicioni është akt politik, që i tregon Perëndimit se Presidentin nuk po e zgjedh as shumica, por klani Berisha me pare të pista. Një dalje në opozitë e LSI para se Berisha ta përdorë atë si noterizuese të procesit të një presidenti me 71 vota, do të bënte që procesi të delegjitimohej dhe Berisha të gjendej përballë alternativës së dytë, asaj të votëbesimit.

Problemi i dytë që ekziston në këtë Kuvend, përveç partive të vogla, janë ata që quhen deputetë të pavarur. Kastriot Islami, Dritan Prifti, por dhe Gazmend Oketa, janë deputetë të ikur nga paritë me të cilat kanë marrë mandatin, dhe në lojën e numrave natyrisht që marrin rëndësi. LSI, si partia më e madhe ndaj të vegjëlve, duhet që jo vetëm të bëjë aktin e largimit nga qeveria, por duhet të formojë një pol të partive të vogla në Kuvend, të cilat bashkohen në një pikë, atë të Presidentit konsensual. Kjo aleancë parlamentare e re, nëse realizohet ende pa u konsumuar ky proces, do t’i japë partive të vogla peshën që tentuan t’u heqin dy partitë e mëdha me reformën kushtetuese. Nëse ato formojnë polin e Presidentit konsensual në Kuvend, atyre u lind e drejta që ta diktojnë atë, ose të diktojnë një shumicë të re në vend. Fuqia për të bërë bashkë deputetët e partive të vogla në Kuvend si kusht ndaj dy partive të mëdha, do t’i japë legjitimitet real procesit të presidentit konsensual. Një pol i tillë parlamentar do të sillte një pasuri të re në jetën politike shqiptare të këtij muaji, por mbi të gjitha do ndalte tërheqjen zvarrë që Berisha po i bën parlamentit drejt presidentit të tij. Një pol i tillë ka shanse reale dhe të drejtën legjitime të votëbesojë dhe Berishën si kryeministër nëse ai tenton të shkatërrojë deri në fund procesin dhe të mos i bindet kandidatit të tyre. Dhe siç dihet, ai proces është shumë i thjeshtë. Të vegjlit në qeveri me disa ministra teknikë si shtesë dhe vota mbështetëse të opozitës e çojnë Berishën më shpejt se ç’mendon dhe ai vetë në pension. Berisha po tenton t’i marrë zvarrë si kryeministër deri sa të zgjedhë Presidentin, kurse ata duhet ta detyrojnë të zvarritet pas tyre.

Keni për të parë sa qesharak do të duket, sa i dobët, sa banal, sa frikacak dhe sa i përunjur kur të numërojë në tabelë 71 vota kundër tij. Dhe sa shumë trima do dalin pastaj kundër tij rrugëve, në parlament, biles dhe në PD.

51 komente në “Zvarrë si kryeministër!”

  1. analist says:

    Asnjeri nuk do ta shikonte Berishen humbes sipas skenarit real qe pershkruan dhe z.Baze:Ai do pesoje infarkt dhe largohet perfundimisht nga qeverisja dhe ndoshta dhe fare nga kjo bote te cilen e beri sa mundi per vite me radhe.

    1. analist says:

      Asnjeri nuk do ta shikonte Berishen humbes sipas skenarit real qe pershkruan dhe z.Baze:Ai do pesoje infarkt dhe largohet perfundimisht nga qeverisja dhe ndoshta dhe fare nga kjo bote te cilen e beri pis sa mundi per vite me radhe.

      1. Mallakastrioti says:

        …@Analist! Dhe te Nderuar Komentues nga Burime te “Mirebesuara” merret vesh se Sali Berisha e ka “Gjetur” Kandidatin per President te Shqipetareve..dhe per tju shuar “Kureshtjen” ata jane :
        1-Grupi i Saliut..Xhozefines dhe Ilir Metes ne menyre unanime vendosen qe per president te Shqipetareve te jete DAMIR FAZLLIC..
        Serbo-Boshnjaku miku i Respektuar i Saliut dhe Bandes se tije..
        2-Vasil Bollano…ky i fundit mbetet nje Opsjone rezerve per Sali Berishovicin dhe Banden e tije..pra Plan B… Sali Berisha, ne Mirenjohje per greqine nuk munde te leje Vasil Bollanon jashte Loje…dhe per me teper ,saliu i ka Kerkuar falje grekerve qe de fakto nuk u realizua marrveshja detare..dhe per kete po kerkon ti beje “Dhurat” Shqipetare nje President si Vasil Bollano…
        pra te Nderuar shqipetare:Keni dy alternativa ose Damir fazllicin ose Vasil Bollanon……ky eshte vendimi i “Doktorr rrumpalles” …sa per Edi Ramen…kush e pyet ate…..

  2. *_Realist_* says:

    Me pelqen optimizmi yt,por AMERIKA si pjellen e vet qe e ka Bishen,ka per ta ndihmuar serisht,ne mos te riciklohet serisht ne POLITIKE,duke i dhen garanci qe FAMILJA e tij mos ti preket !
    Dhe ketu nuk hyjne fare ata DEPUTETE te vegjel me ca kartona prej letre ne DORE,qe tentojne te bejne PRESION,duke patur dojet e KRIMIT PLOT.

    Nga do qe te rrotullosh,Bisha eshte ok,sepse PAKTET e BABALLAREVE nuk mund te prishen nga te BIJTE z.Baze!

    1. Vlora says:

      shum sakte ,,,dhe pasi berisha te mari presidencen, koklopa ilir ska per ti hyre me ne pune,,,prandaj e mban zvare

      dhe berisha dhe iliri dhe te gjithe e dine qe koklopa pa ndihmen e berishes apo rames ne 2013 ska per te mare me mandat.

      keshtu qe berisha duke pasur dhe presidentin dhe ilirin pa mandat ka per ta ndeshkuar per tradhetine qe po i ben.

      dhe do te ishe gjeja e duhur qe do ti bente se iliri felliqi gjith politiken,
      dhe merej hak edhe per gjith ps qe e la ne opozite per tete vite rresht

  3. vlonjati says:

    Ruci nuk ka pse shkon ne takim pasi ftesen i pari e ka bere PS po shkoj fyen PS simpatizantet dhe kryetarin e tij.te punohet pwr tw mbrojtur institucionet e pa varura shish,prokurori pasi ngjykatat si e larte dhe kushtetuese jane te mara.
    Sala eshte kocke e forte deri tani ka bere cfar ka dashur, me hir apo me pahir nese zgjdh presidentin te jap garanci per institucionet pasi edhe per N/kryetarin e KL Patosi ka deklaruar se do ta vendos presidenti jon.

    1. Ben Chicago says:

      Mero, edhe ti qe e njeh aq mire ke dyshim ne aftesite e tij si politikan,une nuk mund te garantoj sa raunde do shkoj procesi,por ajo qe di une eshte ne fund te procesit Shqiperia do kete per here te pare nje presidente femer,dhe mardheniet Rama-Meta do jene ne piken e tyre me te ulet.Do jete nje fat,dhe ogur i mire per vendin nqse zgjidhet nje femer per Presidente,tregon civilizim,qetesim,paqesim te gjakrave,zbutje,dhe nje sinjal i mire per te ardhmen e vendit.Femra eshte dhurata me e bukur qe ka bere zoti.Have a nice weekend,ju dhe te gjithe mengjarashet e Temes.

      1. aldo says:

        Problemi qendron, a eshte femer Xhorrefina! Cfare ka treguar qetesuese kjo femer si kryetare e kunvendit, pervec se gjuhes se saj halldupe dhe zheleve.

      2. Olti says:

        O komunisti i Sales, nuk jan femra ATo qe kercenojne per vrasje APo shesin vendin e popullin e tyre thjesht se Kane bile!
        Fare e keqe ju komunistAt e Salise, mbas Enveristave ju do i vini perfundimisht shqelmin Ne fyt atij vendi!

        1. pd-ist says:

          Po kush jane femra sipas teje,ato qe dine te hapin vec kembet?

          1. Olti says:

            Nuk eshte ceshtja tek hapja e kembeve por hapja e mendjes dhe zemres! shiko intervisten e saj me Fevziun qe te hapesh syte e te pyesesh veten ku mbiu Kjo injorance mes Shqiptareve! Jozi provon thjesht qe politika Shqiptare ka bere keto 15 vjete shume mbrapa! Hiq tualetin disi te arrire Kjo figure nuk rrezaton feminitet por shkaterrim, harbutesi e maskilizem! Jozi nuk eshte Ne gjendje te perfaqesoje popull e hallexhinj por mund te jete e suksesshme Ne promovimin e biznesit te familjes se Saliut!
            REspect!

      3. NjeQytetarOptimist says:

        Ehhh qerrata…Sa bukur e me fines na e paske pikturuar rrolin e gruas…Hera e pare, civilizim, qetesim, paqesim gjakrave plot brrockulla e na e karakterizon nje femer ne postin me te larte qeverritar..Se me demek sipas teje, shqiptareve u ka munguar nje femer nga gjithe ato qeveri qe kemi kaluar total 6-shte (ne 100 vjet pamvaresi) dhe ky veprim na jep nostalgji te bute dhe te civilizuar…Na u bere direkt hyjnor more buzequmesht sic do behet dhe Gadafi duke hedhur te njejten karte ate dite ne Parlament (po ishte ne pushtet)…

        Ja ku e ke Avokaten-Gjykatesen-Prokuroren…Shume paqesim te gjakrave do jete midis marredhenies opozite-mazhorance…
        http://www.youtube.com/watch?v=aSLbFthCOK8&feature=related

        Ja ku e ke “perfaqesuesen” e BE-se-Avokaten-Gjykatesen-Prokuroren..Shume ogure e mire eshte..
        http://www.youtube.com/watch?v=aSLbFthCOK8&feature=related

        Ja ku e ke nje femer qe i flet nje femre tjeter (lavire bulevardi) sa zbutje ka per te sjelle..
        http://www.youtube.com/watch?v=K5ucDWiGty8&feature=related

        Dhe ja kjo eshte me e bukura…Dy injoranta ne poste te gabuara..Ketu ka perfunduar Shqiperia…

        http://www.youtube.com/watch?v=jS6ikySI2fQ

        1. beso says:

          Qytetari optimist,hahahhaahahahaha.Pashe kete postimin e fundit,kur jozefina i thote Fevziut,injorant,budalla,etj.Pa lere,po jozefina kishte perpara nje kanaçe Redbull,hahahhahahhahahhahahhahaa,Redbull me kanaçe ne nje studio dhe e pinte nje grua!!!!!!!Me falni,po jozefina qenka nje rrote k..ri,e te besh president kete fare rrote eshte turp kombetar.Ftoj kedo ta shikoje kete video,qe te kete nje ide se çfare malli kemi ne parlament.Po riokthehet prape gjesti i Kaligules,qe emeroi konsull kalin e vet.Atehere po vendos ne rolin e perandorit Ameriken,qe vendos kalin(saliun9si konsull te Shqiperise,dhe ky nga ana e tij leshon bajgen per postin e presidentit.Harram e paçim kete mut demokracie!

  4. I-liri says:

    Z. Baze! Berisha iku, mori fund. Po si se kapet ju, qe kur filloi tatepjeta e tij. E kam theksuar,qe diten kur u kthye pas takimit me Hillary Klinton para nje muaji. Ajo i kishte futur dajak.
    Tani cdo gje qe ben, eshte per te mbajtur lart moralin e ushtrise se tij te shpartalluar.
    Presidenti do te zgjidhet ne raundin e pare me 123 vota. PIKE.

  5. moralisti says:

    Do rroj dhe pak,
    Une ujku plak,
    Si qen terhiqem zvarre,
    Oh mos me godisni, kini meshire
    Se vete po shkoj ne varre…

  6. fule says:

    Qe po u rrezua, pastaj behet i pashprese kjo dihet. Po ti lidhesh ter fijet kunder tij eshte e veshtire sot per sot.

  7. Nadia Shabani says:

    Ah ke te drejte o Mero vetem kur lexojme editorialet e tua gjejme pak qetesi dhe shprese se jemi te zhgenjyer jashte mase nga kjo qeveri e korruptuar.E shikoni e filloj lojen Berisha duke bere gjoja se po ben negociata per nje president konsesual dhe ne anen tjeter do te behet ajo qe do ai si gjithmone.Po flitet qe me Ilir Meten nuk eshte marre vesh sot dhe eshte nxehur shume prandaj po i ben ftese Rames nepermjet Patosit dhe Rucit por une nuk e besoj se e ka seriozisht ai e di qe Edi Rama nuk do ta pranoje nje takim te tille dhe ne fund do te thote qe ja ne deshem te negoconim por Edi Rama e ka fajin si gjithmone ai nuk deshi te takohej me ne.Kishte vajtur me Jozefinen ne Razem te Shkodres sonte per te qare hallet dhe te pregatitin corben e presidences.Ah sikur te behej ajo qe thua ti o Mero qe te organizoheshin partite e vogla dhe te krijonin polin e tyre ne parlament sa qef do te kisha ta shikoja ate parazit dhe hajdut te popullit shqiptar ti ulej hunda dhe te qerohej qe atje, fjala jote ne vesh te perendise por nuk e besoj se do te behet nje gje e tille. Le te shpresojme se do te ndodhe nje gje e tille por nuk besoj se ai do ike me qe andej.

  8. kelmendasi says:

    Berisha zvarre. Sa budalllek eshte te mendosh keshtu.
    Berishen nuk e hoqen zvarre me 1997 falangat komuniste te armatosur me te gjithe kriminelet e nxjerre nga burgjet greke dhe shqiptare.Berishen zvarre se terhoqen kur komunistet moren pushtetin ne vitin 1997 deri 2005.Berishen zvarre nuk e terheqen dot kur djali i Xhelil Gjonit tentoji ta arrestoje naten si bandit.Berisha qenderoji ne presidence me 12 mars 1997 kur sulmuan me arme presidencen.Berisha nuk u largue nga zyra me 21 shkurt 2011 kur ushtaret e Rames deshe te hynin brenda.Zvarre rreshqiti Rama me 2007 kur nuk bllokoji zgjedhjen e presidentit.Zvarre rreshqiti Rama me 21 shkurt kur u zbyth nga sulmi.Zvarre shkoji Rama ne gjirin e Lalezit.Zvarre po ece Rama edhe tani.
    Harrojeni.SALI BERISHA NUK ESHTE NGA ATA BURRA QE ZVARRITET.

    1. eri says:

      o ti kertodhe kelmendas, po qe fatos nanon e zhveshi nga faji i vrasjes se azem hajdarit publikisht duke dale ne TV ne konference shtypi e duke thene qe Nano nuk ka gisht ne vrasjen e tij, po qe pranoi qe nano ti shpetonte qeverine ne 2007 per presidentin, por per zgjedhjet lokale ne 2007 kur i beri lajka nanos ne menyre qe ta fuste edi ramen ne zgjedhje duke na thene biles qe nanon e ka sulmuar vetem per loje politike nderkohe qe ne 8 vjet opozite ka pasur plot militante qe kane dhene jeten per PD apo edhe buken e gojes duke e ndjekur ngado. perse flet idiotesira o kelmendas kur ai idhulli yt i tha nanos CIRAK I KReTES dhe per vete i kishte dhene nafte atij burrit ne Serbi, po qe Rambujeja eshte tradheti kombetare kush e tha? Po me 14 Shtator kur sulmoi qeverine perse nuk shkoi vete me arme ne dore ta sulmonte ne krye te turmes por coi arkivolin e atij rrezikut qe vdiq duke e perdhosur edhe ne nje grusht shteti, atehere me thuaj ku eshte ajo trimeria e tij te cilen ti po e stigmatizon aq shume???? Po ik o letyre se mbete neper blogje sa ne nje gazete ne tjetren…

    2. Xhok Xhokaxhiu says:

      kelmendas, salija vetem zvarre i ka bere punet, ashtu ne hije siç thote mero … ndersa ne ekran del si trim, kapedan, bajraktar, biles edhe loton, ashtu si xhaxhi enver nje vakti, pa pike burrnije … per shekullin e XX mund te pertypej salija, per XXI stonon jashtezakonisht, eshte dordolec me pushtet, me plot kuptimin e fjales!

    3. Titan says:

      Nje koment te vogel per kelmendasin,
      Kelmendas, me dukesh si kalli pa kokerr.
      Ne demokraci votohesh dhe jo te vjedhesh e te ekspozosh muskujt. Megjithate muskujt e Berishes jane rrushkur.
      Berisha jot nuk e njeh sistemin e votimit, prandaj dhe ditet i ka te numruara.
      Nuk ja vlen me teper te te komentoj per ty.
      Poshte Berisha

    4. dymi says:

      Kelmendasi,akoma me perallat e Mujit e Halilit ti? Akoma me “kenget e maje krahut”? Lum si ti per mendjen qe ke! Po pse Kreshnik te duket ty ngordhalaqi Sal-i? Kujto marsin e 1997 kur i lutej opozites” mos ma prishni “tovolinen”.ME KEQ DO TE KATANDISET TANI,MBAJE MEND!

  9. edi says:

    mos ngaterro endrrat e tua me realitetin shoku gazetar

  10. Lleshi says:

    Zoti Baze!
    Presidenti do zgjidhet, se jane votat aty dhe kjo dihet.Aty ku jane gjetur dhe heren tjeter aty jane perseri. Por surpriza e kesaj radhe eshte se do te kete nje “koke turku” dhe besoj se eshte Ilir Meta!
    Berisha don qe te sigurohet per paprekshmerine e tij ne opozite dhe e arrine. Rama vjen i qete ne pushtet vitin tjeter(ndryshe riperfundon tek spageti i karitasit ne Paris). Berisha iken, i lodhur nga kjo lloj mazhorance dhe nga kriza qe po troket. “Dopio gjashta” i mbetet Rames(i cili do shkoi si Papandreu..).
    Meta shkon ne burg simbas serialit :Prifti 2″ .

  11. FENOMENI says:

    Kelmendasi…Si nga mbiemri me dukesh me origjine kosovare,por ska rendesi shume por doja te thoja dicka per ty cfare simbolizon Sali Berisha si figure politike DEMOKRACINE apo KOMUNIZMIN

  12. Kumarxhiu says:

    Nuk besoj se ajo qe parashikon Meroja do te ndodhe. Ne mos deputetet e LSI, Saliu do te gjeje disa langaraqe te tjere dhe do tu bleje voten per disa kocka qe do lepijne.
    Tani nqs flasim per kete “kokekarin”, Ben Chicagon eshte muhabet tjeter. Idiota si ky ka plot. Mire po te ishe ne Shqiperi dhe te kishe ndonje post dhe te beje miliona, do ta kuptoja disi simpatine tende per Monstren Berisha, por te jesh ne emigracion, ne Amerike dhe te ngelesh kafshe si ke ngelur ti, te perkrahesh akoma Sali e Josefine, eshte e paimagjinueshme.
    Dy fjale edhe per Kelmendasin. Ti je nje cope injorant, qe nuk ke shok. Shprehja e Meros, te hiqet “zvarre”, nuk nenkupton aktin fizik the te hequrit zvarre, ndonese Sali Berisha ka 20 vjet qe e meriton ate fund, por ne kuptimin figurativ ti jape fund qeverisjes hajdute ne kete menyre duke prishur maxhorancen e votave te vjedhura. Ti je akoma ne boten e Lek Pordhe Dukagjinit, jeton me idiotizmat e “burrerise” qe nuk hiqet zvarre. Ju nuk keni per tu bere asnjehere njerez, do ngeleni kafshe me fytyre njeriu qe fale Saliut dolet nga rezervati. Kot nuk u mbante Enveri ne Kelmend dhe ua sillte ushqimin me bollek, me helikoptere cdo vjeshte, vetem qe te rrinit atje ne kopshtin zoologjik qe quhet malesi dhe te mos zbrisnit ne Shqiperine e qyteteruar. Ne nje fare menyre e kuptoj pse e doni Saliun, sepse u hapi deren e kafazit dhe u la te lire te kafshoni kudo e kedo.

  13. kelmendasi says:

    Fenomenit.
    Berisha simbolizon antikomunizmin.Po te ishte ndryshe nuk do ta shanin te gjithe komunistet tu fillue tek Ramiz Alija.Nexhmije Hoxha e deri tek Fuat Cela ai komunisti qorr i Skraparit.A i ke ndigjue tue sha PPsh me Enverin kete komunistet?Jo se jane bijte e tyre .
    Ne se nuk je i ri a te kujtohen mbiemrat Bushati,Gjermeni,Peza,Gjoni,Kapo
    Shamku,Cami,Abdiu,Rama,Ylli,Gegprifti,Ruci, Gjinushi, Bregasi e shume te tjere.Keta urrejne dhe e shajne Berishen.Kush kane qene keta?
    Thirri mendjes Fenomen .Ujku qimen e nderron vesin nuk e harron.
    Mao Ce Dun (ishte filozof por komunist)ka thane ;Armiqet po nuk na shane jemi si ata.

    1. Olti says:

      Qe Sala eshte Bolshevik Ne e dime dhe spresim te na e sqaroj ndonje Serb i mbetur ende Ne Kosove!

  14. Bbb says:

    Takimi i sotem i felliqsirave Berisha Meta, tregon Mero se 71 deputete Sala i merr duam apo zduam ne. Berisha Meta do rrine ne qeveri bshke edhe ne 2013 nqs populli eshte sylesh ti jape vote atyre.

  15. Curi says:

    Berisha: Ilir do me besh kakardhi do me besh!
    Meta: Jam i ndershem une.
    Berisha :E di e di, por ai i Kontrollit te Shtetit nuk mendon ashtu…
    Meta: Doktor se mos po ma nxit ti atë?!
    Berisha: Joo çeshte ajo qe thua? Ti e din, une nuk e du, ate e pranova nga zori. Ilir, shiko, presidentin po e zgjedhi me Ramen, se ti e kupton, BE-ja, Amerika, m’kupton apo jo? Duhet ta bajme ate pune. Per hire te stabilitetit te vendit.
    (nderkohe Berishes i vjen nje leter nen dore e derguar nga Prifti. Pasi e lexon shpejt e shpejt, vazhdon biseden)
    Berisha: Ilir me ke mue. Me pate edhe kur kishe gjyqin e apelit. Une nuk erdha kot nje nate perpara per darke tek ti. Gjyqtaret e moren vesh se te kam mik. Edhe do te te keme prape, do te vij prap edhe heren tjeter por do te vij per darke nje nate pas gjyqit, do te vonohem pak por ti me prit ….

  16. SKENDER BEU I VJETER says:

    SALIJA NUK ESHTE NGA ATA BURA QE ZVARITEN O KELMENAS SEPSE ESHTE BERE GRUA OSE NGA ATO SPECIE QE FUTEN NE KANALE KUR SHEH OREN E KEQE DHE QE JU I THONI MINI,NE I THEMI MI HALEJE.

  17. Frank Florida says:

    Z.Mero te lumte per shkrimin dhe per guximin e trimerine qe pasqyron realitetin sic eshte.Bisha Sali duhet hequr urgjentisht sa nuk eshte vone.Opozita duhet te bashkohet per te miren e shqiptareve dhe te Shqiperise dhe Jo te bejne pazare per pushtet(karike)

  18. behari usa says:

    Kam pershtypjen se asnje gje nuk do te ndodhe.Keto jane skenare inteligjente qe realisht kane perqendruar gjithe prozhektoret vetem
    te heroi kryesor qe gabimisht shqiptaret e quajne kryeminister.Gjithe ambasadat,mediat dhe opozitaret po kerkojne nje gje teper minimale:
    president me konsensus.Duken qarte dy vija te forta ne politiken amerikane me shqiperine:
    1-Linja zyrtare e cila mbeshtetet ne principet e pastra te demokracise amerikane e cila sot per sot ne lidhje me berishen eshte e pafuqishme
    ku nje nje nga egzemplaret e saj eshte ish ambasadori john withers
    2-Linja e fshehur qe perfaqsohet nga segmente te sherbimeve sekrete,te afereve korruptive miliarda dollareshe si disa zyrtare
    me rendesi(lobiste) qe kane lidhje direkt me gerdecin,me rrugen e kombit etj etj qe per aresye etike nuk po permend emra qe tashme dihen.
    Ajo qe eshte vendimtare sot do jete reagimi i shoqerise civile ne shqiperi i cili duhet te jete fuqishem per linjen zyrtare.Per mendimin tim rreziku me i madh nuk eshte berisha por Edi Rama i cili flet hapur fare per karriken e tij si k/m ne 2013 qe do te thote se eshte rene dakort te harrohet 21 janari…eshte rene dakort per te mos bere as zhurmen me te vogel per ndonje proteste…eshte rene dakort dhe per ndonje emer presidenti si “xhol” ne momentin e duhur per aresye madhore per integrim leshi ne be.Koha do ta vertetoje si me gerdecin,21 janarin dhe votimin e tiranes qe u kaluan “me shkathtesi” dhe me gishtin ne beithe nga kryeminstri real me emrin arvizu.Po keshtu do kaloje dhe kjo furtune ne nje gote uji.Me shume frike nga zgjedhja e presidentit ka dipllomacia amerikane se mos po u iken zogu nga duar qe ata e krijuan me aq shume mundime si agusto pinocetin ne kili para 30 e ca vjetesh.Ne fakt berisha i “tremb” amerikanet se ai i di ca “dirty job” qe eshte bere rreth viteve 1990 kur cia amerikane kishte nje bashkpunim te shkelqyer me udb jugosllave.Kete e vertetoi dhe boshti enigmatik TOM RIDGE-DAMIR FAZLLIC DHE “MIKU” I TIJ I FAMILJES SERBERISHA.Por dhe berisha ka nje frike te jashtzakoneshme nga amerikanet.Ne viziten e tij te fundit ne amerike sipas nje burimi shume te besueshem berisha ka nje person shoqerues i cili provon cdo lloj ushqimi apo pije perpara se ta konsumoje vete ai.
    Nje gje dihet me siguri: qe berisha e ka kaluar kufirin e durimit
    te amerikanve te cilet ne raste te tilla nuk nxitohen shume.Kjo ndodhi
    dhe 1997 kur koka e berishes u fal nga ca qyrrashe si bashkim fino gramoz ruci dhe disa monstra te tjera.Nqs berisha kalon provimin e “presidentit” me sukses atehere shqiperia kthehet automatikisht ne nje krahine autonome me parametra superfuqie ne arrore dhe arvizurrore.
    Nuk do jete e larget dita qe ai te dekorohet me medalje heroizmi
    ne 21 janar.Ndoshta dhe nje dhurate nga edi rama me nje pikture
    me berishen me pushke ne krah me dicituren:
    NJE MALSOR ECEN BUZE MBREMJES
    What are these lofty mountains thinking about
    As the sun sets in the distance beyond the highway?
    A mountaineer sets out at the fall of night,
    His long rifle
    Casting a hundred-mile-long shadow on the ground.

  19. luis says:

    Te gjithe e dini mire se si u paraqiten njeri pas tjetrit politikanet tane ne USA dhe moren udhezimet se cfare duhet bere me tej.Per mendimin tim takimi Meta dhe Rama eshte negocim i amerikaneve per te rrezuar Berishen me rastin e zgjedhjes se presidentit prandaj Berisha nuk duket i qete dhe ka shume frike se dicka eshte kurdisur ne kurriz te tij.Takimi i Berishes me zonjen Klinton ishte thjeshte per ti treguar ashtu sic e kane zakon amerikane se ju jeni (fire) shqip pushuar nga detyra,prandaj ai dukej pas takimit me te si nxenesi i zene ne faj para mesuesit.
    E po mjaft u hapi gropat te tjereve tani i ka ardhur radha te bjere vete brenda sepse nuk mund te gjendet nje njeri qe tere energjite e tija ti vere ne sherbim te poshtersive.
    Ate qe nuk eshte ne gjendje ta beje ky popull megjithese shume i revoltuar por i paguximshem po e ben dipllomacia amerikane.
    Miqesia e Berishes me amerikanet ka marre fund njeher e mire dhe prandaj shpresat i kam te plota se ky i ka ditet e numeruara se po te ishte per popull dhe europe ai do tallte trapin deri sa te ishte gjalle.
    Nuk ishte me pak kryeforte as Edi Rama ne qellimet e tija jo te keqija kete nuk e ve ne dyshim por se per amerikanet nuk po tregonte klas si politikan prandaj ai kaloj ne nje menyre tjeter te te berit politike sepse amerikanet qe shohin teper larg e kane shinjestruar si njeriun e domosdoshem per bashkepunim ne te ardhmen me te dhe qe ia njohin mjaft mire edhe aftesite e tija drejtuese.
    Dita qe do bjere Berisha le te jete nje dite entuziaste me hare dhe fishekzjarre se me ne fund u hoq qelbesira qe ia kishte zene frymen Shqiperise.

  20. lymi tutit says:

    hahahaa (ben chicago) dhe (kelmendasi)i fusin nje xixe pastaj te gjithe lukunia i turret mbrapa…. hahahaaa

  21. lili says:

    do kemi zgedhje te parakoshme,se vetem keshtu Berisha e parandalon fitoren e aleances,e cila cdo dite po rritet e po behet partia opozitare n1!Berisha e di ma mire se ju kete edhe do veproje para se te jete vone(dmth para se aleanca te behet faktor me votat e popullit!)edhe keshtu do t’i zgate vetit edhe nje mandat!

  22. dario says:

    PO FLISNI JU NGA KURVA ME LESH,KUCI,TERBACI,TRAGJASI JU MALOK 100 KARATESH KOMUNISTA JU QE JU MORI ENVERI NGA MALET E JU SOLLI NE BLLOK E U DHA NGA 1 PISTOLETE DHE 8000 LEK E VRATE E PRETE PER 45VJET KETE VEND DHE
    E KETHYET NE VENDIN ME TE VARFER TE BOTES SE QYTETERUAR DHE ME QESHARAKUN NJEKOHESISHT. LOKU DO TJU A RRASI PRAP.TUNG

  23. Pavaresia says:

    As ti, Mero nuk e ke gjet! As ju komentuesit e tjere! Vetem ,,Beni i Qi kagos” dhe ai ,,burri” i ,,Kelmendit” i kane ,,da” nane loken, ore heeeej! Hajde mercenare, pa pagese, hajde! Cdo ngjarje, cdo fenomen, cdo gje qe lind e vdes, i bashkon nje ligj: Lindje-zhvillim-fund. Edhe bajraktari juaj nuk mund ti shpetoje kesaj ligjesie. Ju rekomandoj te mesoni tekniken primitive te konservimit(pastermase) per ta ruajtur per gjithemone.

  24. Al says:

    Ceshtja eshte qe keta politikanet e partivete vogla e dine qe kane pak shanse te jene perseri ne parlament. Ata nuk jane afatgjate dhe ndaj mezi presin te largohet Meta nga qeveria qe ti afrohen me voten e tyre, tashme me peshe te shtuar, Berishes dhe ti marrin ndonje post Ministri per te bere lek ne muajt e mbetur te qeverisjes. Skenari i Meros funksionon ne Europe, ketu nuk ka standarte dhe sisteme vlerash te partive. Sidomos deputetet e pavarur qe mezi presin te varen diku dhe te keputin copen e Shqiperise qe “ju takon” .

  25. aron says:

    a do mbreteroje aresyeja ndonjehere ne vendin tim ,ne Shqiperi? Deri tani shumica jane me loje te piset,qeveri e poshter e poshtersive me te medha qe egzistojne ,njerezit i japin voten(ose ja tjetersojne)per te qeverisur,keta lakeenj sillen si hiena per shqyer me çfare u del perpara,copa shqiptare dhe me keto copa bejne islame e palaço e mbajne ne kembe qeverine vrastare te turpit,dhe oketa qe deri me sot i ka mbajtur anen ne vrasje e vjedhje.PSE DUAN KAFSHET TE NA NDRYSHOJNE ME FORCE,TE BEHEMI SI ATA? KUSH PO DURON PO SHKATERRON VETEN.
    PSE kaq problem kush do jete president,mendoj TOM DOSHI APO TAULANT BALLA ,ata qe jane trima duhen qe ti tregojne vendin gjithe hajduteve.Valle nenat shqiptare qe i pollen te tille hajdute si sheqerja apo te tjera i edukuan kriminele e vrases e tradhetare ,hajdute te pashembullt apo nuk i degjojne keshillat e nenave te tyre .PRESIDENT TE JETE KUSHDO VETEM TE ZBATOJE LIGJET E SHTETIT .RROFTE SPARTAK NGJELA TE GEZOJE DEMOKRACINE PER TE CILEN BERI BURG DHE NUK PO SHEH AKOMA DREJTESI.

  26. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    BRAVO BRE BERISHE SE I PLASE KETA SOCIALKOMUNISTET E TEMES ME APO PA LSI PRESIDENTE DO JETE TOPALLI BERISHA GJITHNJE DEL FITUES.

  27. Ben Chicago says:

    lsi nuk largohet se humbet para te madhe nga pushteti
    o kumarxhi
    une paguhem per te shkruar ato qe shkruaj
    me le rehat se kam buken e kalamajve

  28. Bali Cepa says:

    Po c’presim ne nga mostra si Ilir Monika etj qe kan vjedhur miliarda dhe ne vend qe te jene ne burg na jane politikane dhe rrine me vesh ngrehur se kush po i fut brenda..dhe sa te jene keta Berisha do livadhise sa te mundet.

  29. m,m says:

    Bravo Baze…Vertet ,ky eshte skaneri politik i ketij fare trimi…..Por mos haroni;-eshte pjella me e shemtuar e UDB-se Jugosllave….

  30. skenderi says:

    Z Mero kur mungon morali ne politike,ju thoni ta zevendesojme salihen me lojen e nje pjelle tjeter po aq te shemtuar sic eshte ilir meta e kush i vjen pas,Pra zevendesojme plehun e vjeter me nje pleh te ri. Me kosto te pranushme kemi qe te leme plehun qe eshte,derisa politikes ti vije pak era moral,dite kjo qe s’besoj qe vjen,pra bejme thjesht rotacion te plehit

  31. landi says:

    zoti mero edhe dje shkruajta mbi artikullin tend por nuk e shoh tek mess. se sa konsesual do te jete presidenti i ri ate do ta tregoje koha por kam dyshimin e madh qe edhe kete here do te luhen lojra te pista ne kurriz te shqipetareve, lojra te cilat vendosen jashte tiranes e zbatohen ne te ashtequajturin parlament te shqiperise. a nuk ke ardhur koha qe presidenti te zgjdhet nga vete populli shqipetar.

  32. brukli says:

    o ben lesh cikagoja cfare mbaresije do i sjelle shqiperise nje lavire si zhozi ,nje bushter si ajo ,qe eshte bere deputetja me e pasur ne evrope ,me vjedhje dhe tani ne ta kemi presidente kete lavire , kete buce te sal ajvanit dhe ti o lesh na thua mbaresi nje bushter si ajo qe e beri carcaf parlamentin

  33. fredi ny says:

    Zoti mero ju falenderojme per keto artikuj qe pa frike do te ndikojne ne rrjedhjen e ngjarjeve politike ne Shqiperi.
    Ajo qe nuk bie dakort me ju dhe me shume analiste dhe politikane ne shqiperi eshte mungesa e nje kulture per te kritikuar me argumente gabimet dhe fajet e administrates amerikane ne lidhje me ngjarje kryesore qe kane ndryshuar dashje pa dashje shume gjera ne shqiperi jo per mire:
    1-masakra e dyshimte e 2 prillit 1991
    2-prishja e qeverise stabilitetit
    3-fushata e elektorale e rajrsonit 1991-2
    4-mos hapja e dosjeve nga berisha & rajersoni
    5-tolerimi fatal i 26 majit 1996
    6-neglizhimi ne varrosjen e shtetit 1997
    7-puci i turpshem ne 14 shtator 1998
    8-perkrahja e berishis ne 2005
    9-injorimi i gerdecit ne 2008
    10-injorimi i votimeve 2009
    11-perkrahja e hapur pro berishe ne 21 janar 2011
    12-ndihma nen rrogoz ne votimet e 8 majit 2011.
    13.komedia per presidentin ne 2012
    Jam krenar qe jam qytetar amerikan me origjine shqiptare po kjo nuk me ndalon te mendoj se admistrata amerikane nuk duhet te terheqe me zvarre
    drejt rruges te demokracise nje popull te tere duke toleruar dhe ndihmuar nje kriminel ,egomaniak dhe vrases gjakftohte si berisha.
    Duket sikur shqiperia eshte pushtuar dipllomatikisht qe nga 1992 dhe sot e kesaj dite dhe po terhiqet zvarre nga dipllomate te cdo kalibri.
    Prandaj Administrata amerikane duhet ti japi fund invazionit te ambasadoreve dhe te largoje urgjentisht berishen dhe te ndaloje ardhjen e socialisteve ne pushtet si bashkfajtore dhe te paafte per te drejtuar vendin me gamorz rucat.Gjerat jane teper te thjeshta:
    -debimi i berishes
    -neutralizimi i edi rames dhe sheikeve te ps
    -formimi i nje qeverie teknike
    -votimi nga populli i presidentit
    -zgjedhje te reja pas 100 vjetorit
    Lind pyetja Kush po i terheq zvarre shqiptaret qe kemi arritur deri ne ate pike sa te mendohet qe ne jemi te paafte te vetqeverisemi pra jemi popull nomad dhe me fise tribu akoma? KUSH PO NA TERHEQ ZVARRE QE ME SHUME PO KERKOHEN TE RESPEKTOHEN PEDERASTET DHE LEZBIKET SE SA GJAKU I PROTESTUESVE TE VRARE ME DUAR NE XHEPA NGA BERISHA SIPAS RECETAVE TE ARVIZUSE ?

  34. gjon says:

    O MERO mire e ke ti Por me ke e ke ti ,me KASTIOT ISLAMIN qe me siguri SALA ja ka mbushur xhepat,Apo GAZMEND OKETEN qe i ka bizneset ne dore Apo qyrravecin DRITAN PRIFTI qe e ka gati per ta futur ne burge,me thuaj?Apo me ILIR METEN qe vdese per te qene ne QEVERI.Keta jane palo politikanet tane qe ju shofte fare me soje e sorollop.

  35. kurveleshi says:

    Por,si mund të krijojnë një koalicion këto partitë e vogla,kur egzistencën politike e kanë të lidhur me berishën…As që mund të mendohet të bëhet kjo mo Mero,pa si skenar është i përkryer…Eh!,,..sikur të ndodhte vërtet ajo që ju bukur analizoni….?!Por,nuk është as Shqipëria dhe as ne populli i saj poseduesit e këtij fati…!Ilir Meta,është shitur njëher e përgjithmonë….Veç nëse bëhet një pakt me të…Të dali nga koalicioni dhe ti ulet dënimi që do të marrë për abuzime dhe vjedhje të pasurisë popullore e kombëtare….Por,pasuria do ti konfiskohet e gjitha…!

  36. X says:

    Malokut i qendron hapur VARRI, tani pritet vec te futet brenda!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje