Nga Nikollë Lesi
Pa i rënë rrotull fjalës e që të mos lodh lexuesin, edhe Ju, më lejoni t’ju drejtohem hapur: Duhet të pranoni kandidaturën e Presidentit të Republikës!
Nuk mundet që Ju, në këtë katrahure politike, ku vendi është shume pranë statusit kandidat për në Bashkimin Europian, të refuzoni apo të rrini duke e vrojtuar nga larg zjarrin që po vjen, zjarr që do të djegë edhe për disa vite ëndrrat e shqiptareve, për ato ëndrra e për atë shpirt për të cilin ju keni shkruar e derdhur në art, art për të cilin çdo shqiptar krenohet kur përmend emrin tënd, ISMAIL KADARE.
Nuk mundet të heshtni apo të refuzoni, nuk mund të pini kafen e mëngjesit i qetë apo të shkruani ndonjë vepër të madhe, edhe këto dite, kur me sa shikojmë të gjithë po turremi me vrap drejt greminës se nuk kemi emër, apo se nuk duam të merremi vesh për emrin e numrit një të shtetit shqiptar. Si mund të flini i qetë, nëse flini, kur edhe në rrugën tënde ku banon, do të dëgjosh brima sherri apo do të kaloni pa e vrarë mendjen për politikën duke menduar skicën e një libri të ri brilant, siç dini vetëm ju të shkruani?
Nuk mundet të rrini mënjanë, ndonese Ju mund të thoni, siç keni thënë, se jeni larg politikës dhe i përkisni botës së letrave, kulturës së kombit. Si mund të rrini e të refuzoni për President i gjithë shqiptareve, ku nuk ka shqiptar, i cili ndjehet më europian e më njeri, kur thotë emrin tend, aq më tepër kur je jashtë në Perëndim. Emigrantët, atyre iu shkëlqejnë sytë e ndjehen britanikë, amerikanë, francezë, gjermanë, italianë e spanjollë në sensin e kulturës e dinjitetit, pasi jeni edhe Ju që na keni lartësuar.
Natyrisht që Ju keni dalë nga ne, nga ky vend që po përpiqet, përdite e nga pak të lartësojë vetveten; porse a mund ta vini në pune imagjinatën tuaj shekspiriane nëse pranoni kandidaturën e Presidentit të Republikës. Provojeni njëherë sikur jeni President, bisedo me vetveten dhe me ndërgjegjen tende shqiptare, të përzier me atë franceze. Nuk ka njeri që nuk përulet para jush, jo ne sensin e servilizmit, por të respektit për institucionin e lartë të Presidentit të Republikës.
Çdo njeri, çdo politikan, nuk ka nga të shkojë e do të dridhet në sensin e shtetit kur do të mendojë se do të trokasë në zyrën e Kryetarit të Shtetit, aty ku mund të jeni Ju. Ky do te ishte shans i madh për ne, shqiptarët, por edhe për Ju, i dashur, i madhi Kadare. Nëse për çdo emër, sado të mire që mund të gjendet në politikë, porse politika do ta hajë e do ta masakrojë, tek Ju nuk mundet të përdoret kosa e masakrës së përditshme politike.
Ju i shërbeni shtetit, shqiptarëve e jo politikës së konflikteve apo pazareve të kulisave që janë bërë modë vitet e fundit. Ju mund të thoni se jam mire kështu, i nderuar e i respektuar e përse të bëhem “shoshë” nga “plumbat” e politikës?! Epo, nëse ndodh kjo, që edhe mund të ndodhë, atëherë ajo politikë apo ai politikan që do të ngre dorën e sulmit ndaj jush ka prerë biletën e pensionit ose edhe më keq, atë të mërisë popullore.
I dashur Kadare!
Ju mund të thoni se po fluturoni në boten e hamendjeve, pasi, edhe nëse unë dua, ende nuk kam propozim publik nga ata që kanë të drejtë të më propozojnë. Gaboheni ose gjeni mënyrën për të gabuar, duke mos pranuar! Edhe ata që mundet të mos duan brenda vetvetes janë të detyruar të vijnë tek Ju, pasi kanë pas vetes qindra e mijëra shqiptarë, të cilët, nesër janë vota. Dhe çdo vote është një njeri, një njeri që Ju nuk lejoni që vota t’i vidhet, që vota të merret e të keqpërdoret nga pushteti. Në fund të fundit Ju duhet ta jepni një mesazh, për ne, shqiptarët, se jeni gati të sakrifikoni diçka nga jeta juaj duke u vënë në lrye.
Dikush mund të të ketë thënë se është një stërmundim, porse nga stërmundimi, nganjëherë, mund të dalin veprat e mëdha edhe në fushën e letrave, i dashur Kadare. Nëse e pranoni, do t’i bënit një të mire jo vetëm popullit e vendit, por edhe krejt politikës. Politika do të bëhej më elokuente e më njerëzore. E detyruar, porse do të bëhej në pak vite, e tillë, siç ju thashë, pasi nuk mund të thuhet nesër nga asnjë politikan asnjë fjalë kundër Presidentit Kadare. Se të gjithë e dinë mirë se kur flet Kadare, nuk ka folur interesi personal apo klanor, por ka folur Kryetari i Shtetit. Në të vërtetë kanë folur edhe ndonjë President në këto 21 vite, me shpirt e me ndërgjegje shtetari, porse ose është akuzuar ose nuk është besuar deri në fund me hamendjen se “për kë po luan”. Ndërsa për Ju nuk mundet të ketë hamendje të tilla diversive. Se Ju i përkisni tjetër bote, asaj të drejtësisë, të shpirtit të madh, ose me saktë atje ku duam të gjithë të jemi, në një botë më të drejtë. Dikush mund të thotë se janë tone letrare apo hiperbolike këto qe unë po perdor. Mundet, porse a nuk kemi të drejtë të kërkojme më shumë e për më mirë?
Ndaj Ju, i Madhi Kadare, duhet të pranoni ose edhe vetofroheni për President se i bëni nder Shqipërisë, por edhe vetes Tuaj. Fjala vetofrim mund të ketë marre nje konatacion të keq gjatë këtyre muajve qëkur u vetofrua një njeri me emrin Fatos Nano, porse harrojeni atë, siç edhe e kemi harruar të gjithë. Nganjëherë del një ambasador dhe ia lakon emrin dhe bën gabimin më të madh diplomatik, pasi zoti Nano, dikur e në një kohë, akuzohej nga ata qe sot edhe mund ta propozojnë si “njeri që korrupton çdo njeri e çdo ambasador”. Dikur!
I dashur Kadare!
Unë jam njeri i lirë në këtë vend të bukur, por herëpashere të rrëmujshëm, rrëmujë që vjen vetëm nga politika. Ndaj politika ka nevojë, si dhe vetë shqiptarët, të kenë më në fund një njeri me vlera botërore, siç jeni Ju.
te lumte pena.Kadare president,do ishte preludi i lavdise per Shqiperine europiane.
Eshte noshta hera e pare qe jam dakort me Nikoll Lesin, pasi jam “Fanatik” i Ismail Kadare-se
Do ishte hera e pare qe pas Gjergj Kastriotit Shqiperia do kishte ne krye te saj nje njeri me “permasa” boterore
Zoti Nikoll Lesi, une bashkohem plotesisht dhe fuqimisht me idene dhe kerkesen e juaj. E keni formuluar dhe arsyetuar ne menyren me perfekte.
Ju lutem zoti Lesi mos u ndalni ketu duke thene une e bera timen. Udheheqesit dallohen nga ndjekesit sepse dalin vete ne udheheqje.
Organizo (me fal per keshillen) ndonje shoqate, ose miting ose grupim (ne jete reale ose ne internet) me idene ” Kadare President”..une do te jem nga te paret qe do te anetaresohem.
Jane mendime dhe emocione nga letra e juaj qe e mbeshtes plotesisht.
Ju faleminderit,
Agimi, Detroit, MI, usa.
Ka te drejte nikoll lesi, por duhet te bashkohemi te gjithe qe ai te jete meqenese saliun dhe ramen ai i tregon kufrin e nuk i le te bajne ca te duan. Nje figure te tille te kete shqipnija ne krye dhe nuk ka as sali mut qe han m e as rama qe te bej si te doje
do ishte nder i madh per kombin tone,me ne fund nje emer qe meriton ky popull i lodhur e i rrenuar nga keta politikane pisa qe vjedhin e vrasin po me voten e popullit qe normalisht duhet ti sherbejn por ndodh e kunderta e kthejn popullin ne sherbetor. ismail kadare eshte njeriu qe do i sherbej ketij populli per ti treguar vlerat qe i takojn
jam i nje mendimi Kadare eshte i vetmi shqiptar qe do ta drejtoj vendin tone te dashur
O njerez, pse rrini e shani, dikush kadaren e ndonje edhe lesin se pse propozon te madhin Kadare, dikush shkruan se Nikolla paska bere gabim ortografik ne leter e etj etj. Ore pse nuk merreni me thelbin se vendi ka nevoje per nje kryetar shteti te nivelit kadare dhe vetem ai mund ti ul ne gjunje keto soji politiknanesh. pse shani o njjerez dhe ndaj e meritoni sali rame edi berishen . te dy i doni ne kurrizs
.– Lajmes me te pa zote dhe me pa vlere paskan gjetur ti beje thirrje KADARES per president- kush eshte NIKOLL LESI , nje sharlatan nje intelektual pa asnje vlere . –Ku i kemi intelektualet ,apo nuk u intereson presidenti se ky president qenka i ne te tjereve por jo i tyre . –Kete leter duhet ta kishin shkruar intelektualet, akademiket dhe KADARE me siguri do ta mirepriste Pa dyshim qe Kadare eshte me vlere per president
kur pame studentet e shkodres me nje thirrje te tille,na u kujtue koha e Enverit kur organizatat “baze” fillonin fushatate per x apo y vendim!Vune bast me shoqin se a do te dale forumi i gruas apo lidhja e shkrimtareve me perkrah kete initiative te studenteve te rrethit edhe me ia propozuar “Partise”! E pra,na doli lidhja e shkrimtareve si dikur me nikolle leshin!!! ahh ahhh! shqiperi,ende nuk u shlirove nga fryma komuniste!
Jam dakord me propozimin e zotit Lesi, ne kete 100 vjetore Kadare eshte njeriu 100% i pershtatshem, e para ka autoritet te larte dhe ata qe do mendonin ta sulmonin do mendoheshin 2 here, e dyta Kadare njihet ne gjithe boten, dhe Kadare si president do i rriste shume reputacionin vendit tone, e do gezonte respekt maksimal, pastaj Kadare nuk eshte nga ato tipat qe mund ta perdoresh, askush nuk do kishte shance te perdorte Kadaren.
Une jam 100% dakord qe te jete presidenti i ardheshem, nese i madhi Kadare do pranonte do ishte nje dhurate e mire per kombin tone ne kete 100 vjetore.
Kadare for president ?
Sa bukur qe flet ky lesi. I zgjuar, analizat etc. I dhimset Shqiperia , i dhimset presidenti. Kjo tregon se eshte patriot dhe e do vendin e tij. Uh harova , ku ishe ti zoti lesi kur berisha i falte detin grekut, tokat me 1 euro fazlliçeve, dhe viçave te tjere. Ku ishe ti kur berisha vriste 5 veta ne mes te dites. Ku ishe dhe ku je, apo te dhimsesh karigia. Ske me fytyre te flasesh zoti lesi, nuk fole kur duhej, kur shitej vendi jot, kur vriteshin shqipetaret nga spiuni udb-s. Tani eshte shume vone. Asnje ste beson me, jo vetem ty por te gjithe ata qe ate dite votonon mareveshjen e turpit duke i shitur bythen grekut per ndonje mbeshtetje politike. Kete turp zoti lesi do ta mbash ti gjithe ata deputete dhe ministra dhe familjet tuaja per breza me radhe gjeri sa ti vije fundi kesaj toke. Tradhetia ndaj atdheut nuk eshte turp qe zgjat 3 dite dhe pihet me nje gote vere mbrapa, por zgjat ne shekuj dhe ne perjetesi.
Te lumte Nikoll Lesi!
Qellimi juaj eshte vertet idealist, do te ishte me e mira po te behej!
Mos ua var fare anonimeve te tipit “populli”.
Tung,
Nik
O Nikoll para se te kerkosh kontributin patriotik te z.Kadare ne çaste te veshtira te Shqiperise(sipas teje),a e ke pyetur veten ndonjehere se Ju personalisht e keni bere detyren tuaj qofte edhe minimalisht?
1.Ç’fare te puqi me njeriun qe arriti deri ne kercenime me jete ndaj teje,dhe te dogji pronen private sa eq u gjymtuan edhe gazetaret e ish gazetes suaj,,,Ti ata i harrove?!
2.Cili ishte qendrimi yt me maskaraden e 2009-tes?
3.Po me vjedhjen LIVE te Tiranes ne 2011-en?
4.21 janari si te eshte dukur grusht shteti apo mbyllje goje e njerezve te lire qofte dhe perjete?
5.Nese vendi yne eshte ne prag gremine siç deklaroni a eshte edhe kontributi juaj (si pjese e maxhorances) ne kete llum hajnish dhe zhatjesh te çdo gjeje?
6.Na thauj nje here te vetme kur ti dole nga rreshti dhe nuk pranove te behesh pjese e lojerave te pista qe na sollen skandale te pafund me gerdecera,trebicka,tan hoxha,pangosh e permbytjesh pa te keq sikur jeta e shqiptareve nuk vlen por vetem makuteria e pushtetareve e shume e shume skandaleve te tjera qe shkon shume gjate po ti permend?
Z. Nikoll me ju nuk ben me pune maska,se ju eshte zbuluar edhe shtylla kurrizore,mos u mundoni te beni patriotin tani kur pushteti ka marre tatepjeten me te vertete,jeni i pabesueshem perfundimisht.
Sa per te madhin Kadare,nese nuk e ndjen vete nuk ka pse ti lutet kush.
Z Kadare!
Mos bjere pre e nje politike te qelbur…
1.Personalisht:Nese behesh president do shkaterosh ate c ka ke arritur si shkrimtar.
Politika shqipetare qelb.Si mund te hysh ne nje rruge me balte e te dalesh i paster?????
2.Kandidimi juaj nuk eshte shpetim per Shqiperine.Jo se ju se meritoni apo jeni i paafte por sepse politikanet shqipetare jane te tille.
Kandidimi juaj si president do qetesonte situaten perkohesisht por do i linte zgjidhjet pezull.Mbase do ndihmonte per te futur shqiperine ne BE sot,dhe per ta nxjerre si Greqine neser.
Politikanet duhet te tregojne pjekuri…Prandaj duhen lene te piqen ose te digjen.
Shqiperia ne Evrope do shkoje me apo pa keta politikane
Suksese ne punen tuaj si shkrimtar.
Flm….
Kure nuk mund te pranonte Ismaili per tu bere mashe e nje te degjeneruari k/minister sic eshte Berisha.Ketu tek ne presidenti eshte ne rolin e Haxhi Lleshit qemoti se te tjerat i di partia prandaj o zotnia i artikullit e treqove edhe njehere fytyren tende prej lepurushi qe vjen verdalle per ndonje karote.Emergjente eshte largimi i ketij lugati nga pzicioni qe ka si k/minister permbysja totale e ketij regjimi i tipit ZULULU,kalimi ne zgjedhje te parakoheshme dhe zgjidhja e presidentit nga populli.Presidenti perfaqeson unitetin e popullit dhe jo k/ministri,vetem keshtu mund te ecim perpara ndryshe shqiperia do behet si Vicidoli se aq horizont ka ky trap qe po i gezohet mardhenieve te shkelqyera me qeverine e milosheviceve ne serbi.
si s’te vjen turp qe vazhdon akoma me pislleqe te dikurshme, te tipit “sa sherbimeve te huaja i ke sherbyer”… ti, qe shkruan me pseudonimin “populli shqiptar”, s’je vec nje njeri i vogel e i lig. Kadare hyn nder shkrimtaret me te medhenj boterore te gjysmes se dyte te shek XX, populli jone eshte me fat qe ne gjuhen tone, qe flitet nga pak milione njerez, eshte shkruar nje letersi e tille e madhe. edhe Dimri i vetmise se madhe, qe permend ti, ben pjese aty.
edhe njehere turp te te vije.
Dava dallkaukesh.Lesi mesa duket don te marri pak nga shkelqimi i Kadares duke bere propozimin e mesiperm.Kaq kohe ne politik nuk njef as kryteret e kandidimit per president.Perse nuk bene nje grupim prej aq deputetesh sa e percakton kushtetuta dhe te beje propozim ligjor pasi te konsultohet me kandidatin jo publikisht sic po ben me siper.Une letren e Lesit e kuptova keshtu:”Boll ndenje i paster o i madhi Malo eja dhe ti ketu ne llucen ku jemi zhyer ne se populli eshte inatosur keq dhe ka rrezik ne rrezim e siper te na mari edhe ne me vete ne gremine”
A jemi te sigurt se kete propozim nuk e bejne qarqet serbe.??
Kush eshte ky qe propozon.???
Perse pikerisht ky??
C’fare mund te beje nje president, qofte ky edhe Obama, me keto hapesira ligjore, qe politika dhe ky parlament muti, qe vetzgjidhet cdo kater vjet me vota te vjedhura, e propozon dhe na e ve ne krye.
Me nje gjykate te larte te korruptuar dhe te pafuqishme, me nje gjykate kushtetuese te skaduar mandatet dhe me gjygjtaret e sistemit gjygjesor qe cdo fundjave, per te mos thene cdo mbremje luaj bixhoz me parate e fituara nga ryshfeti, nuk eshte kollaj te besh presidentin ne kete vend. Ky vend do te kete nje president me vlera kur te zgjidhet vetem nga populli, “NGA HALEJA(parlamenti) DEL VETEM MUT” kete mos e harroni. Ne rralle te pare na duhet te gjejme dinjitetin e humbur, por kete mud ta beje vetem nje president i zgjedhur nga NE (populli), dhe ai duhet te ngehi ne kembe shtetin, te cilin politika e ka renuar me politikat qe rekomandohen nga serbet dhe greket. Ata na kane patur gjithnje hale ne sy, dhe sot ata jane te fuqishem dhe autoritar ketu, fale sherbimit qe agjentet e tyre (nje pjese e mire e parlamentit) i ofrojne. Mos harroni trafikun e naftes qe mbajti ne kembe makinen e luftes serbe kur president ishte ky qe sot eshte kyeminister.
Le ta provoje dhe z.Kadare, ne jemi mesuar me eksperimente, nuk na bejne pershtypje as ushqimet e skaduara qe vijne nga serbia me marka europiane.
O popull, na duhet dikush qe te na mesoje cdo te thote NACIONALIZEM pa kete ndjenje harroeni se mund te shkoni perpara, pa kete ndjenje nuk ka dinjitet dhe pa dinjitet ju e shihni si po jetoni.
UROJ TA LEXOJNE SA ME SHUME SHQIPTARE DHE PASTAJ SERBE DHE GREKE qe ta kuptojne se nuk jemi Budallenj.
E keni shume gabim. Artisti nuk eshte nje politikan i mire, dua te them i mire qe te fitoje me egersira si Saliu dhe Ilir Miu. Aty duhet nje dore qe t’ju vije hakut atyre matrapazeve te jashtezakonshem ! Nuk shoh ndonje horizont te hapur per atdheun tone te shkrete.
MALO : Mos prano… se do maresh sokakun e te mareve me vrap
Propozimi i Nikolles eshte nga me te goditurit. Do te ishte sherbimi me i madh qe do ti bente atdheut tone Ismaili, ne qofte se ai do ta prnonte.Eshte koha per tu bashkuar.
Po Nikolle, po. Harrove qe Saliu desh te vrau ne 98′? E ke tregu vet ne kujtimet e tua. Nuk e leshon kollaj ai. vetem nese keni bo pazar bashke.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html
O Nikoll Lesi je shume lesh nga trute e kokes lol
Nikoll, rilexo ato qi ke shkrujt ne webfaqen tande mbi ngjarjet e 98′ me Pjeter Arbnorin e shkrete!
per shqiperin per shqiptaret do ishte fantastike,por pyetja ime eshte a do pranoje i madhi KADARE,TE ULET NE ATO NIVELE.
JEPNI PËR NËNËN
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n’Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thuresh
Dhe me bijt’ e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit t’onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.
1917
__________________
daku for prasident
mire qe jane plehra vete,por duan te fusin ne valle edhe ato pak figura qe na kane mbetur,O MESUES FSHATI nikoll,arite si arite aty ku je por mbetesh po ay malsor i pa moralshem qe je,oferta jote tregon edhe njehere meskinitetin tuaj,por Z Kadare e ruajt zoti aty ku eshte ka me shume vlera se njecoban i preopozuar nga bagetia politike qe ju propozoni
asnje coment nuk eshte i sakt, nikoll lesi nuhat fatosin president. edi don me ba vote mosbesimi per qeverin ne qofte se nuk zgjidhet presidenti koncensual(era fatos).kreshnik spahiu tha dhe ne qofte se fiton ps eshte thjesht rrotacion politik pa ndryshuar asnje gje per jeten e qytetarit. do shohim tosin president ky eshte me i mundeshmi te fitoje ne parlament me vote deputetesh.pse nuk e ndryshojn ligjin te zgjidhet presidenti nga populli? ti zoti nikoll nuk bane asnje gja per leksin qe u vra mes tiranes nuk dole asnje dite a nate te naj tele te denoje te pakten gjestin,dhe te 2 jeni pak a shume nga i njejti vend.
?????????????????????????????????????????????????????????????????
Mendim i shkelqyer as nje nuk mund te jete kandidati me i mire se i nderuari KADARE.
S eshte e vertete qe kadare nuk ka ardhur ne Shqiperi , pjesen me te madhe te vitit e kalon ne Tirane , shime pak ne Paris.Pra eshte e mundshme perzgjedhja e tij si president.Po te ngrihet gjithe rinia ne kembe , ai do pranoje te behet president , vetem kjo do ta detyronte moralisht .
ZOTI KADARE;TE RESPEKTOJ PER SHKRIMET E TUA,sidomos per ato pas viteve 90. meriton me shume nga te gjithe shqiptaret vendin e presidentit.Kunder teje do te votojne vetem antishqiptaret.
E vertete por te bijen e ka ne sherbimin diplomatik ne kundershtim me te gjitha ligjet e vendit, bile duke ju bere presion te gjithe ministriave dhe ish ministrave te jashtem. Megjithate kur krahasohet me te tjeret eshte goxha me mire.
Nga gjithe komentet e mesiperme rreth 90% e tyre jane kunder kesaj letre
neveritese nga nje person akoma me neverites.Por une habitem me dy gjera
1-pse gazeta tema aq e sukseseshme ne luften kunder berishes i le hapsire nje zagari te tij.?
2-perse eshte censuruar nje koment i meparshem i imi ku gabimisht
kisha shkruar Nikolle Leshi ?
3-Peseri do ngelem nje “fans” i gazetes “tema” por ju lutem kini kujdes
me figura te tilla komplet te shperfyteruar dhe te urryer.Kete e tregoi
dheshumica e komentuesve ketu.Sidoqofte RESPEKTE PER GAZETEN TEMA QE ESHTE KTHYER NE GAZETEN ME TE BESUESHME DHE ME TE FUQISHME NE SHQIPERI
PER NE SHTETASIT AMERIKANE & EUROPJANE ME ORIGJINE NGA SHQIPERIA.
e pershendes z.lesi per kete kerkese,kam qar kur e kam lexuar.te lutem z. kadare prano se kjo do ishte shpetim per shqiperine.prrshendetje
Tema! Keni filluar te aplikoni rregullisht censuren. Ne komentin tim ketu skishte as sharje as ofendime, vetem nje hollesi ligjore per faktin qe Kadare nuk mund te behet President sepse Kushtetuta nuk e lejon. Ky koment nga ana juaj eshte fshire.
(Te Lutem Mero Baze botoje kete qe te shkruaj, se jam nip ne Lezhe dhe te tjerat i kupton perse shkruaj keshtu).
Jo Jo kjo thirrje e Nikoll Lesit nuk eshte per nje President vertete President te Shqiperise, por per te shpetuar Koalicionin Qeverises te votes se vjedhur, pronave te vjedhura, kapjes mafioze e diktatoriale te shtetit ne cdo hallke, vrasjeve nga me mafiozet ne rajon te Malokeve te tij Berisha e Meta, qe mbajne dhe Nikollen me rroge zv/ministri (megjithse nuk ka asnje qe i shkon nga pas ), por me biznese te pista. KADARE o Nikolle Lesi i Lezhes te njeh mjafte mire ty dhe shefin tend Berishen, qe te ka vene ty te dalesh Tellall ne Media per Presidentin “Konsensual”. A thua se Kadare ju ka harruar se cfare flliqesirash u treguat me te jo larg, por vjet disa dite pas zgjedhjeve Lokale per Bashkine e Tiranes, kur si gjeniu kombetar akoma gjalle Ju drejtua djalit te adoptuar te Berishes Lul Bashes qe te pranonte humbjen edhe pse ajo ishte me 10-Vota (nderkohe qe ti e di fort mire sa vota jane futur fallso e me dhune ne Tirane nga Berisha e Meta, jo me pak se 22-mije me Kosovare e mercenare nga brenda Shqiperise). Perse nuk ju drejtove atehere Kadares dhe ti thoje: PO i madhi Kadare jam me ty, qe ai sot te kete besim ne Letren tende edhe pse kete Leter e ke te sugjeruar nga bisha Berisha. ABSOLUTISHT gjeniu Kadare nuk mund te pranoje te behet President me nje Qeveri e Koalicion me Vota te Vjedhura, Vrastare qe tashme konkuron bindshem edhe rregjimin e Enver-Ramizit, Hajdute ne ekstremitet te pa pare me pare ne Shqiperi ne keto 100-vite pseudo-Pamvarsi, sa cdo Institucion Nderkombetare (sidomos State Dep. US. ne Raportin e para pak diteve te lexuar vete nga Sekretarja KLINTON) nuk po behet akoma gati tju tregoje DOWN_in, qe seshpejti do e keni edhe me te forte se ne 1997. Ti je nje lakua si dhe te tjeret e “Klub-Lezha” ne Media e Biznes…OK.
Pershendetje Nikoll,si po ja kalon ne Amgli?Kete kerkese qe ti ia ben te nderuarit z,Kadare e ka konsumuar privatisht me z.Bujar Hudhri kur po kerkohej nje president konsensual,ne kohen qe u be president Alfred Moisiu.!Ishte koha e duhur atehere qe z.Kadare te behej president,por ai nuk pranoi,pasi e ka deklaruar edhe hapur kete gje.Tani ,mendoj se kerkesa e juaj eshte teresisht e drejte ,por une mendoj se tani,nuk eshte koha e duhur qe z.Kadare te zgjidhet president i republikes.Arsyet jane te ndryshme,por une i qendroj mendimit dhe vazhdoj qe te kem po te njejten kerkese per Ju,kur ti shkruajte para disa kohesh per z.Nano,ku te shkruajta se Ju mund te ishit kandidatura perfekte per te qene president i republikes,pasi i plotsoni te tera kushtet dhe vini nga njhe parti e djathte,nuk ka rendesi se cfare permasash ka ajo dhe nqse nuk do te pranoni Nanon,kete vend plotsoje ti dhe vendi te beje rrotacionin politik.Pra i nderuar Nikoll.mos e ngaterro zotin Kadare ,kjo mendoj une per shume arsye…?Une po jua perserish qe nje kandidature nga e djathta,edhe aleatet,nga vini Ju,do te ishte rruga mer e drejte dhe ne kohen dhe ne vendin e duhur,per vendin tone.Por per prapaskenat apo per perspektivat e Shqiperisw ne tw ardhmen asgje nuk eshte e garantuar,per sa kohe qe nuk jemi anetare te BE.Pra,miku im ,per mua mund te zgjidheni ju,por Jo,zoti Kadare!Ose do te ishte me mire qe te rrinte me mire z.TOPI,pavarsisht inateve apo mospelqimet,keto te mbesin personale midis vete politikaneve,ose te zgjidhet me referendum duke dhene cdo parti kandidatin e vet!Nikoll te uroj gjithe te mirat.!
Ore goje hale perse e krun me malesine apo ke bashku mendjen me greqine?kape me Salen & jo me krahine.Nuk ka shqypni pa malci o injorant i historis.Mjafton me lexu pershtypjet e tua per identitetin e kombit(Malcine) se sa Shum e don ti shqypnine.Mos pshtyj krahine por duaje shqyptarine