Dikur aty kishte ujë e anije, tani është shkretëtirë (FOTO)

28 Maj 2012, 19:27Lifestyle TEMA
Dikur aty kishte ujë e anije, tani është shkretëtirë

Në mes të shkretëtirës, ndoshta do të duket e habitshme të shohësh këto anije fantazmë. Por ato janë kujtesë se aty dikur ishte një zonë e pasur me ujë, peshk dhe banesa.

Bëhet fjalë për liqenin Aral në Uzbekistan, që tani është tharë thuajse komplet.

Dikur ishte një nga katër liqenet më të mëdhenj në botë, por tani është ndarë në katër liqene të vegjël, krejt të papërfillshëm.

Gjithçka nisi kur qeveria e Bashkimit Sovjetik vendosi që uji të përdoret në pjesë të tjera të shkretëtirës për të prodhuar pambuk dhe produkte të tjera.

Fillimisht u devijuan lumenjtë që mbushnin këtë liqen.

Uji nisi të zhdukej me shpejtësi. Gjithçka ishte një shpërdorim i vërtetë. E keqja erdhi më vonë. Industria e peshkut u zhduk, zonat rreth e qark liqenit u mjeruan. Uji i mbetur u bë me kripë dhe u ndot shumë.

Vetëm pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Uzbekistani nisi punën për të rikthyer në jetë liqenin. Por misioni është shumë i vështirë. Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, e ka quajtur këtë një nga katastrofat më të mëdha ambientale.

8 komente në “Dikur aty kishte ujë e anije, tani është shkretëtirë (FOTO)”

  1. Nentori kuq e zi says:

    Shikoni se cfare bejne byrazeret e Saliut… Ja Kane kopjuar pa dijenine e tij kete model ekonomik te shkelqyer,qe donte ta implementonte ne luginen e Karavastase..e ta kthente ate me pas ne fshat turistik..por nuk eshte vone ende,edhe mund ta beje,mevotat e Ben Chicagos dhe gjytrymit Kelmendasi..

    1. njeriu pa syze says:

      o ti i nentorit 29 fol nje llaf per shkaktaret e vertet te kesaj katastrofe per ate sistem te mbrapeshte qe viktimizoj gjthcka me shume sesa edhe vete lufta e dyte boterore jo per na nje gje po ben efektin e kundert po ben me salen edhe ata qe nuk kan qene kurre me te,gjithmon nese nuk eshte ky qellimi yt i thell

    2. njeriu pa syze says:

      o ti i nentorit 29 fol per shkaktaret e vertet te asaj katastrofe qe shkoi qe viktimizoj gjthcka me shume se edhe vete lufta e dyte boterore sesa comente pa lidhje qe kan edhe efekt te kundert se i bie qe na ben me salen edhe ne qe nuk kemi qene kurre me te,gjithmon nese nuk eshte ky qellimi yt i fshehur

  2. burgaxhiu UK says:

    Se mos e ka marr vesh Balliu i 55-tes se u nis per Uzbekistan me i shit per skrap_______

  3. Ed says:

    Kjo eshte kr kunder njerezimit. No comment.

  4. klodiani says:

    O SA SKRAP QE PASKA KETU?!

  5. anticensurë says:

    një gjë nuk kuptoj unë në këtë shkrim,në fakt fotografitë!
    nuk ka LSI në uzbekistan????

  6. tipi says:

    YYYYYYYYYYYY!!!!!
    Shpejt ato Anijet ti kthejme ne Skrap o Djemaaaa!!!
    se keta nuk ia kane haberin me shit hekur keta vellezirit e Sales
    hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje