Katër britanikë rrezikojnë dënimin me vdekje pasi u arrestuan në Bali me akuzën e trafikimit të kokainës me vlerë 1.6 milion sterlina në ishullin indonezian.
Mes tyre ishte edhe shtëpiakja Lindsay Sandiford, 56 vjeç, pasi akuzohet se tentoi të fusë drogën në ishull nga Bangkoku.
Pasi u arrestua në aeroport, ajo doli në një konferencë për shtyp me zyrtarët e doganës nga pas, ndërsa ajo tentonte të mbulonte fytyrën me duar. Droga u zbulua në valixhen e gruas.
Praktika e nxjerrës së trafikantëve përpara medias shërben për t’i turpëruar ata. Përpara medias, zyrtarët hapën kutitë me thikë duke zbuluar pluhurin e bardhë.
Indonezia ka ligje ekstreme për drogën dhe trafikantët e dënuar mund të ekzekutohen. Aktualisht janë 140 trafikantë në pritje për tu ekzekutuar. Një e treta e tyre janë të huaj.
Bali dikur ishte një parajsë për trafikun e drogës, por dhjetë vitet e fundit autoritetet kanë nisur një sulm frontal ndaj trafikantëve. Gjithkush që kapet me pak gramë drogë rrezikon vdekjen.
Hajte mos ta nine se dele pej burgu gjaja lidhjen e pshto jep pare se skan qka te bojne mire ja ke ba se ndryshe spo munet me bo pare njeri .
nuk eshte se duan ti turperojn por ashtu eshte , se kur anglezet arrestojn indonezjanet ju e dini se si tallen me to , anglezet jane nder perdoruesit me te medhenj ne bote te droges , ato do shpetoj se shteti i tyre do paguaj , por po te ishin tjeter kombesi ata dhe mund te denohen ,
Ej o Kola mos ja fut kot or burre se Britania eshte i vetmi vend ne bote ku toleranca eshte aq e madhe sa te duket sikur ketu nuk ka shtet fare. Ketu burgjet jane sikur je ne kamp veror dhe jo sikur je ne burg.
O Kola,po pse i ke vizituar ti burgjet angleze?
do te vije koha shpejte edhe ne shqiperi kur te vendosim ligjet tona te kuranit