Anders Behring Breivik ishte shumë i përkushtuar për pamjen e tij. Kështu deklaroi një ish- mik i vrasësit norvegjez në sallën e gjyqit.
Ai tha se Breivik kishte bërë ndërhyrje në hundë që të dukej sa më ‘arian’, ndërkohë që përdorte pudër në fytyrë dhe kujdesej për modelin e flokëve, tha miku i tij, një zjarrfikës.
Sipas BBC, ai është një nga katër miqtë e tij që do dëshmojnë në gjykatë.
Identiteti i tyre nuk është zbuluar dhe gjatë dëshmisë Breivik është nxjerrë nga salla e gjyqit.
Kjo është dita e 26-të e gjyqit për ngjarjet e 22 korrikut të shkuar.
Ky b ketu,ma shume ngjan me Toren e Tirones sesa me racen Ariane.