Hollandë, hapet hoteli që u ndihmon të divorcoheni

29 Maj 2012, 12:14Lifestyle TEMA

Një sipërmarrës holandez u ka ofruar çifteve një fundjavë ndryshe. Duke qëndruar në hotelin e tij, ata do mund të finalizojnë divorcin.

“Divorce Hotel” i ndihmon çiftet që pas dy ditëve qëndrim aty, të dalin si njerëz të ndarë.

Hoteli i ofron të gjitha mundësitë për të diskutuar opsionet e divorcit, avokatë, psikologë, ndërmjetës etj. Aty mund të hartohet dokumentacioni dhe gjithçka që përgatitet për javë e muaj të tërë, bëhet gati për dy ditë.

Pasi largohen nga hoteli me pesë yje, të ndarët mjafton që të dërgojnë marrëveshjen e tyre para gjykatës dhe gjërat marrin fund.

4 komente në “Hollandë, hapet hoteli që u ndihmon të divorcoheni”

  1. Nentori Kuq e Zi says:

    A ka qene cifti Berisha- Meta tek ky Hoteli ,qe po e finalizojne ndarjen kaq embel??

    1. genti says:

      Ty o nentori kuq e zi te genjen mendja se jane ndare ata te dy ketu jane bashke qe te gjithe (perfshi edhe Ramen) pavarsisht se bejne sikur zihen si qente.Populli edhe ti bashke me te tjeret hani bar.

  2. net says:

    gjeja me e urryer por qe lejohet tek Zoti eshte divorci ose me sakte shkaterrimi i nje martese…

    keta bejne punen e djallit duke ja lehtesuar per te shkaterruar me qindra familje dhe duke lene femijet jetime…

    1. balzac says:

      Ke te drejte jane institucione qe stimulojne divorcin.Kane shkaterruar familje te tera.Cili djall mund tu rezistoje?!(mora guximin te pergjigjem, kohe te gjate jetoj ne k’te vend)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje